Edhe nje arsye me shume per te ndenjur Zhandarmerija Serbe neper Lugine...
Dyshoje se cdo gje eshte e parapergaditur mire nga Beogradi!!!
Edhe nje arsye me shume per te ndenjur Zhandarmerija Serbe neper Lugine...
Dyshoje se cdo gje eshte e parapergaditur mire nga Beogradi!!!
Nga shpërthimi i një bombe në Preshevë janë plagosur dy veta
Dy persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombe që ka ndodhur mbrëmë në Preshevë. Shpërthimi ka ndodhur përballë ndërtesës ku banojnë anëtarët e forcave të policisë së Serbisë, kanë raportuar mediat në Beograd. Ky është incidenti i dytë i tillë në pesë ditët e fundit në Luginën e Preshevës.
Sipas mediave serbe nga fuqia e shpërthimit janë thyer xhamat në ndërtesat përreth, ndërkohë që të plagosurit janë vendosur në spitalin e Vranjes.
Në lagjen e Hekurudhës në Preshevë kryesisht jeton popullata serbe. Gjatë natës policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që aty ka dalë edhe xhandarmeria.
Informata më të hollësishme pritet të jepen gjatë ditës. /B92/
Ish-Kryetari i OVL-UÇPMB-së Lulzim Ibishi dhe pasardhësi i tij Sadat Nuhiu janë të shqetësuar me situatën e sigurisë në Luginë të Preshevës.
Ata thonë se aksionet e xhandarmerisë dhe policisë në kombinim me ato ushtrisë të udhëhequra nga BIA-së nuk kanë të ndalur ndaj ushtarëve të UÇK-së dhe UÇPMB-së.
“Kjo nuk është hera par ku ish ushtarët e UÇK-së ,UÇPMB-së janë cak i sulmit me qëllim të tensionimit të situatës ne Luginë të Preshevës ku mekëto bastisje , doza e pasigurisë i shtohet popullatës civile e cila asht duke jetuar ne Luginë të Preshevës”, thuhet në komunikatën e OVL-UÇPMB-së.
Sipas kësaj shoqate, popullata shqiptare e cila ka jetuar në ish Jugosllavi që nga viti 1912 e deri më sot Serbia ka vazhduar me pastrimin etnik,vrasje dëbime arrestime tortura prej ma të ndryshmëve.
Të mërkurën xhandarmeria dhe policia serbe kanë bastisur familjen ish komandant Lulit në fshatin Norçë, dhe njëherit ish kryetar i OVL-të UCPMB-së.
Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në mungesë të Lulzim Ibishit merret nëna e tij plak e moshës mbi 70 vjeçare rreth pesë orë në stacionin e xhandarmerisë për bisedë informative.
Në të njëjtën ditë është bastisur edhe familja e Sadat Nuhiut ku janë maltretuar shumica e familjarëve të Nuhiut, me pretekst të kërkimit të armëve në Preshevë.Gjithashtu është bastisur edhe familja e Gafurr Dalipit në fsh. Geraj.
Në këto tri bastisje kanë marrë pjesë mbi 300 xhandar që do të thotë se secila shtëpi ka qenë e rrethuar me nga 100 forca të policisë.
OVL-UÇPMB-së apelon te të gjitha organizatat ndërkombëtare si,OKB, OSBE, KËSHILLIT TË SIGURIMIT si dhe partive politike shqiptare të cilët veprojnë në Lugin të Preshevës atyre në Kosovë, Maqedoni,dhe Shqipëri të jen më aktivë dhe më të zëshëm ndaj situatës në Luginë të Preshevës.
Gjitha këto aksione janë ndërmarrë pas shpërthimit të një bombe ku janë plagosur nënë e bir në qytetin e Preshevës, që është i banuar me popullatë shumicë shqiptare.
Shpërthimi ka ndodhur përballë ndërtesës ku banojnë anëtarët e forcave të policisë së Serbisë. Ky është incidenti i dytë i tillë në pesë ditët e fundit në Luginën e Preshevës.
Preshevë- Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka akuzuar pjesëtarët e xhandarmerisë serbe se, në mënyrë brutale po hyjnë në shtëpitë e shqiptarëve në Komunën e Preshevës dhe po i maltretojnë madje edhe fëmijët e vegjël.
"Nëse vazhdojnë aksionet brutale të xhandarmerisë, secili oborr dhe shtëpi në Preshevë dhe rrethinë do të jenë të hapur, pasi nuk dëshirojmë që ata të thyejnë dyert dhe dritaret për të hyrë. Çdo gjë do të jetë e hapur dhe në disponim të tyre”, ka thënë Mustafa, transmeton agjencia Fonet.
Mustafa po ashtu është shprehur se, “nuk do të ketë arsye që pushteti lokal të punojë, nëse vazhdon ky represion”. "Do të hapim godinën e Kuvendit dhe institucioneve të tjera, dhe le ta vendosë policia dhe xhandarmeria pushtetin e vet. Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj”, është shprehur ai.
“Në situatën kur xhandarmeria në mënyrë brutale futet në shtëpitë e njerëzve, dhe maltreton madje edhe fëmijët e vegjël, nuk kemi çfarë të themi tjetër pos që - nëse vazhdon kjo gjë - do të tërhiqemi nga organet zyrtare të pushtetit komunal”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, gjëra të tilla kanë ndodhur gjatë dekadës së kaluar në Kosovës. "Policia njësoj është sjellë edhe në Kosovë, dhe e dimë se çfarë ka ndodhur atje. Serbia e ka humbur Kosovën. Mos në këtë mënyrë po e shtyn edhe Luginën e Preshevës drejt Kosovës”, ka pyetur ai.
Mustafa po ashtu ka vlerësuar se, është problem i madh që përfaqësuesit e pushtetit lokal nuk mund të arrijnë deri të përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë. "Askush nuk flet me ne – vetëm në gazeta lexojmë deklaratat e tyre. Këtu ekziston një problem i madh dhe dikush duhet të flasë me njerëzit, të shohim si ta zgjidhim atë”, është shprehur ai. /Telegrafi/start
Ministri serb i Puneve te Brendshme, Ivica Dacic ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk ka ndermend te terheqe xhandarmerine nga Lugina e Presheves.
Reagimi i tij erdhi pas deklarates se Kuvendit komunal te Presheves, qe kerkonte nga xhandarmeria nderprerjen e bastisjeve agresive ne shtepite e popullsise shqiptare dhe largimin e saj nga territori.
Dacic ka theksuar se xhandarmeria serbe ka vepruar me rreptesi nga domosdoshmeria, por kurre nuk e ka tepruar me perdorimin e forces dhe shkelur kompetencat.
“Xhandarmeria serbe nuk mund te terhiqet nga zona. Operacionet e saj ne jug jane kryer ne perputhje me ligjin dhe sherbimet e sigurise kombetare ishin informuar rreth tyre”, ka pohuar Dacic./tch/
Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkimit të saj me Kosovën, në rast të një ndryshimi të qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare, njofton BBC.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, tha se në rast të ndryshimit të qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare Lugina e Preshevës do të riaktivizonte referendumin e vitit 1992, me të cilën kërkohet bashkimi me Kosovën.
Deklarata e zotit Kamberi pasoi qëndrimin e një ligjvënësi amerikan, Dana Rohrabacher, për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan.
Por mundësia e shkëmbimit të territoreve është kundërshtuar nga sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, i cili ka deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet as kushtetuese dhe as politike për një zgjidhje të tillë.
Ai tha se të dyja palët duhet të ulen për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.
Ndërkohë, autoritetet në Prishtinë thonë se nuk ka patur bisedime në nivel ndërkombëtar për shkëmbim territoresh dhe kanë vlerësuar se Beogradi ende nuk është një partner serioz për të biseduar për çfarëdo çështje. /INA/
shum keq kemi mbet ne meshiren e Zotit na Kosova Lindore
Ti je Bota ........
po flitet se ne kosoven lindore po pregaditen nje konflikt i armatosur ecila dote filloj shum shpejt para ca dite me njoftuan disa miq sa esht e vertet nuk mund ta di ju lutem ata qe jetojn ne kosoven lindore akan informata per ket gje dhje si esht setuata e siguris
NJOFTIM
TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
Medvegja Forum ju njofton se të dielën më datën 8 Gusht 2010, do të organizoj turnir në futboll të vogël që do të mbahet në Fushë Kosovë në sallën që gjendet në oborrin e shkollës fillore Selman Riza .
Turniri do të jet i karakterit human,të gjitha mjetet që grumbullohen do të shkojnë për ndihmë disa familjeve me kushte të rënda ekonomike në Medvegjë.
Paraqitja e ekipeve mund të bëhet nga data 01 gusht deri më 06 gusht 2010, në zyrën e Medvegja Forum në Fushë Kosovë ose te cili do antar i stafit. Paraqitja e ekipit kushton 12 €. Sistemi i lojës do të jetë 4+1, dhe çdo ekip mund ti ketë më së tepërmi 7 lojtarë.
Ndërkaq po të njejtën ditë në ora 19 në shtëpin e kulturës do të mbahet një koncert .
Diqka nga aspekti kulturor
Nje keng kushtuar Medvegjes nga e madhja bilbili i Kosoves Shyhrete Behluli,me kete rast ne videoklipin e kesaj kenge paraqitet edhe veshja tradicionale e shqiptareve te Medvegjes.Veshje kjo qe ne vitin 2006 u zgjedh veshja me karakteristike e te gjitha trojeve shqiptare.
Shyhrete Behluli-Medvegje Toka ime(popullore)
http://www.youtube.com/watch?v=tBFlpuaZZC0
Nje keng shum do me thenese qe i kushtohet Medvegjes eshte edhe kjo,qe gersheton ne vete te gjitha vendbanimet shqiptare ne komunen e Medvegjes.
Hetem Hajrrullahu dhe Hashim Shala - Du Tupallen (Folklorike)
http://www.youtube.com/watch?v=NZDhhuMfUVc
Nderkaq kenga qe me se shumti prek historine e ketyre Trojeve padyshim se eshte kenga Amaneti te cilen e interpreton Gol AG
http://www.youtube.com/watch?v=zeHsRkGW6pk
Vazhdojm me prezentimin e nje kange Qameria mjaft do me thanese,te kenduar nga nje preshevar Gold Ag ne takimet e medvegjasve ne Fushe Kosove
http://www.youtube.com/watch?v=VQ0sh...layer_embedded
Krijoni Kontakt