Close
Faqja 2 prej 29 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 287
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shtrohet pyetja: Kur te varroset, do varroset me flamur serb??

    Ky njeri ne Kosoven e lire nuk ka qen asnjeher, gruaja e tij ka qen jo shqiptare dhe fakti tjeter fama e tij me shum ka ndiku pozitivisht ne reputacionin serb se sa shqiptar.

    Dhe ne fund vdiq ne Beograd, ne vendin me armik te mundshem te shqiptareve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 15-06-2010 mė 14:32
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #12
    Nje vdekje e tmerrshme per aktorin e famshem shqiptar Bekim Fehmiu.


    Ja vizita e tij ne Shqiperi, ne vitin 1972.


  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vetėvritet Bekim Fehmiu
    Beograd, 15 qershor - Nė moshėn 74-vjeēare nė Beograd vdiq sot Bekim Fehmiu, ikona e filmit qė arriti famė botėrore. Ai ėshtė gjetur i vdekur nė banesėn e tij nė lagjen “Zvezdara” nė Beograd, njoftuan mediat serbe. Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshėm serb, Ivica Daēiq, i cili ka thėnė se mendohet se bėhet fjalė pėr vetėvrasje, pasi Fehmiu ka vdekur nga arma e regjistruar nė emrin e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 15-06-2010 mė 15:02

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2010
    Vendndodhja
    @
    Postime
    383
    Nje aktor shume i njohur ne Ish-Jugosllavi,po aspak patriot .
    What goes around,comes around.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Kėtė shkrim e kisha postuar qė nė vitin 2004 nė FSH
    http://www.forumishqiptar.com/showth...ghlight=Fehmiu



    Ylli shqiptar i Holivudit-Bekim Fehmiu

    --------------------------------------------------------------------------------

    Pėrshėndetje!
    Deshta tė paraqes disa tė dhėna pėr aktorin shqiptar nga Kosova,i cili me talentin e tijė arriti deri nė Holivud...

    Tė flasėsh-shkruash pėr Bekim Fehmiun,do tė ishte mirė tė dimė pakė edhe pėr familjen e tijė pėrkatėsisht pėr babain e tijė IBRAHIMIN.

    Babai i Bekimit,Ibrahimi, ka lindur mė 1892 nė Gjakovė né njė familje tregtarėsh dhe arsimdashės.Mbaroi medresen nė Shkup,klasa e mėsuesis.Biografia e Ibrahimit,mund tė tregohet edhe nėpėrmjet emrave tė fėmijėve tė tijė tė cilėt i pagėzoi ai vet,duke u dhėnė tė gjithėve emra kuptimplote shqip,pėr dallim tė emrave tė asaj kohe qė zakonisht ishin arab ose turk.

    Vajzėn mė tė madhe e pagėzoi me emrin BESA-besnikėria e shqiptarit,pastaj vajzėn tjetėr e pagėzoi me emrin Shpresa-shpresė pėr ditė mė tė mira tė popullit shqiptar.Bashkim,ėshtė emri i djalit tė parė ose bashkimi i popullit shqiptar.ARSIM-arsimimi i popullit shqiptar.FATMIR-fat tė mirė popullit shqiptar.BEKIM-tė bekohet populli shqiptar.AFĖRDITA-dita e afėrt e lirisė pėr popullin shqiptar.Dhe LULJETA-tė lulėzoj jeta e popullit shqiptar-

    Me pushkė dhe me libėr nė dorė ,ishte dora e djathtė e Bajram Currit,gjatė kryengritjes sė shqiptarėve kundėr turqėve nė vitin 1912.Si njėri prej mėsuesėve tė parė shqiptar u angazhua shumė pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe nė Kosovė dhe Shqipėri.Nė kohėn e mbretėris jugosllave ,ai ishte gjithmonė i ndjekur pėr shkak tė ndihmės qė i jepte si Bajram Currit si Fan Nolit,pėr cka edhe mbreti Zog kishte shpallur njė shpėrblim prej 1000 napoleonash tė arit pėr kapjen e tijė,kurse jugosllavėt e kishin dėnuar me vdekje nė mungesė.

    Nė vitin 1929,u arrestua nga regjimi i i atėhershėm dhe u internua nė Valjevė,kurse familja e tiju dėrgua me dhunė nė Sarajevė,gruaja sė bashku me tre fėmijėt.Nė Sarajevė lindi edhe Bekimi.
    Nė vitin 1939.pas okupimit tė Shqipėris nga Italia,familja Fehmiu vendoset nė Shkodėr,kurse Ibrahimi fillon punėn si drejtor i shkollave fillore nė Shkodėr.Kėtu nė Shkodėr lind Afėrdita.

    Nė vitin1941,kur shpartallohet mbretėria jugosllave,familja Fehmiu kthehet nė Kosovė pėrkatėsisht nė Prizren,ku Ibrahimi vazhdon punėn si mėsues.
    Golgota e kėsaj familje vazhdon apo nuk ndalet edhe gjatė kohės sė Jugosllavis socialiste,ku nė njė proces tė montuar Ibrahimi dėnohet dhe mban burgun deri nė vitin 1951.Menjėherė pas lirimit nga burgu ai vdes.
    Hedija-Dija,ishte nėna e Bekimit.Ajo u lind nė Gjakovė nė vitin 1908.Gjatė gjithė kohės qoftė kur Ibrahimi ishte nė burg opo nė liri .ajo ishte gjithmonė pran tij dhe fėmijėve.
    Me njė qershor tė vitit 1936 lind Bekim Fehmiu.Ai i takoi gjeneratės sė parė shqiptare tė Prizrenit qė filloi dhe pėrfundoi shkollėn fillore dhe tė mesme nė gjuhėn shqipe.Pasi kreu shkollėn e mesme regjistrohet nė dramėn shqiptare pėrkatėsisht nė Teatrin Popullor tė Kosovės qė edhe ishte i vetmi teatėr profesional i asaj kohe.

    Nė vitin 1956,regjistrohet nė Akademin e Teatrit nė Beograd,nė klasėn e regjisorit tė njohur prof.Mate Milloshevic,ku paraprakisht kalon provimin pranues,por kushtėzohet qė sa mė shpejtė tė mėsojė gjuhėn serbo-kroate.Teatri i Prishtinės i ndanė Bekimit njė stipendi pėr studime nė Beograd,por meqė familja e tijė ishte e mallkuar dhe dėnuar nga sistemi i asaj kohe,bėri qė Bekimit,vetėm pas dy muaj ti ndėrpritet stipendia,Mirėpo falė ndihmės dhe pėrkrahjes qė i dha rektori i asaj kohe i Akadamis e Teatrit tė Beogradit,Bekimi vazhdon studimet.

    Nė vitin 1960,Bekimi regjistrohet si anėtar i rregullt i Teatrit dhe Dramės jugosllave,por vetėm shtatė vite mė vonė ai tėrhiqet nga TDJ nė shenjė proteste pėr trajtime dhe sjellje jo tė mira ndaj tij,kėshtu qė ai vazhdon karierėn e tij si artist i lirė,kurse deri nė kėtė kohė ai kishte interpretuar 40 role epizodike.tė mesme e kryesore.

    Pas suksesit qė arriti me filmin "Mbledhėsit e puplave" nė vitin 1967 , nė regji tė A.Petrovic e nė rolin e Beli Bora,ku ky film fitpi edhe dy cmime nė festivalin e filmit nė Kan-Francė,si dhe nominimit tė po kėtij filmi edhe pėr cmimin Oscar nė vitin 1968,Bekim Fehmiut i hapen dyert e Holivudit me cka edhe fillon kariera e tij artistike internacionale.Ai ishte ylli i parė i vendeve ballkanike dhe shteteve tė Evropės Lindore qė depėrtoi nė Holivud.Arrinė marrėveshje afatgjate me producentin e njohur italian Dino de Laurentis.Pastaj i ofrohen edhe shumė oferta tė tjera nga shtėpi e njohura filmike tė SHBA-ve dhe Evropės,derisa Bekimi kishte filluar xhirimet nė tė gjithe kontinentes e botės,kurse fliste kėto gjuhė:shqip,serbo-kroatisht,maqedonisht,gjuhėn rome.turqisht,spanjollisht,anglisht,frėngjisht dhe italisht.

    Gjeneratat e vjetra edhe sot e kujtojnė nė rolin e Odiseut tė Homerit,ku si partnere kishte aktoren Irena Papas,arvanite nga Greqia me tė cilė gjatė pauzave tė xhirimeve bisedonin nė gjuhėn shqipe.Daks,ishte personaxhi qė Bekimi interpretoi nė filmin "Avanturieri"....gjatė kėsaj kohe ai interpreton edhe nė filma tė tjerė me yjet mė tė njohur tė asaj kohe si:Xhon Hjuston,Ricard Kren,Cak Konors,Vudi Strond,Ava Gardner,Dik Bogart,Frederik Forest...pastaj vjen filmi "Ediela e zezė",film qė u emitua edhe nė qershor tė vitit tė kaluar nė Tvd2 me Robert Saum.Interpretoi edhe me Kladuia Kardinale e shumė tė tjerė.
    Qė ti ndahet roli kryesor nė filmin "Avanturieri"nė regji tė Luis Gilbert e qė finansohej nga shtėpia filmike multimiliardere Paramount,Bekimit iu deshtė qė gjuhėn angleze ta mėsojė pėr vetėm dhjetė javė.Kėtė edhe e arriti nė vitin 1968,vit kur edhe i lindi djali i parė tė cilin e pagėzoi Uliks,i frymėzuar nga Odiseu i Homerit.

    Menjėherė pas pėrfundimit tė premierės "Avanturieri",nė shenjė mirėnjohje ndaj yllit tė ri tė Holivudit,Bekim Fehmiut,u organizua njė pritje solemne nė hotelin e njohur Pjer tė Nju Jorkut.Nė atė mbrėmje morėn pjesė edhe shumė yje tė njohur tė Holivudit si:Olivije de Helivend,Ano Mofo,Kendis Bergen,Sharl Aznavur etj,kurse atraksion i mbrėmjes ishte vetė Bekimi,ku para mysafirėve u paraqit me veshjen e stilizuar kombėtare.
    Dhe vjen viti 1987,kur Bekimi nė mėnyrė demonstrative tėrhiqet nga skena teatrale-filmike e Jugosllavisė.
    Ishte duke interpretuar rolin kryesor nė dramėn Madam Kolontajn nė teatrin e Beogradit.Ai ndėrprenė nė gjysmė interpretimin e tijė dhe proteston publikisht kundėr propagandės dhe urrejtjes qė pėrhapej ndaj shqiptarėve nga shteti i Jugosllavisė.Dhe pastaj,Bekimi, zgjodhi heshtjen.Hamleti do tė thonte "...mbeti vetėm heshtja".

    Roli i profetit Jusuf (Jozef),ishte roli i fundit qė interpretoi pėr televizionin italian nė filmin "Fėmiu me emrin Jezus",nė regji tė Franko Rosi.Film i cili u shfaq edhe nė SHBA.Pėr herė tė fundit interpretoi nė vitin 1992 nė filmin "Xhingis Kan" e nė regji tė Ken Anekin,kurse prodhuar nga shtėpit filmike tė SHBA-ve dhe Italis.
    Sot Bekimi,jeton i tėrhequr sė bashku me gruan e tijė,aktoren e njohur Branka Petric dhe gjithnjė nė kontakte me motrat dhe vėllezėrit e tijė nė Prizren,Prishtinė e Beograd,kurse dy djemt e tijė Uliksi dhe Hedoni jetojnė nė SHBA.

    Bekim Fehmiu,interpretoi nė mė shumė se pesėdhjetė filma ,kryesusht nė rolet kryesore.Ti pėrmendim vetėm disa.
    -- "Vitet e nxehta" 1966,"Roj"1966,"I even met happy gupsies"1967,"Odyseja"1969,"Vajza"1965,"THE ADVENTURERS"1970,"THE DEZERTER"1971,"DEPS"1974,"CAGLIOSTRO"1975,"PERMISS ION TO KILL"1975,"MADAM KITTY"1976,"EDUKATA SPECIALE"1977,"BLACK SUNDAY"1977,"TĖ KUQĖT DHE TĖ ZINJTĖ"1985 etj.
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #16
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Shpirtin ma kputi, paj ktina kur nuk ju ka dhimt jeta e vet, ku pom dhimet mu!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  7. #17
    Pjese nga filmat ku ka luajtur Bekim Fehmiu:





    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 15-06-2010 mė 15:26

  8. #18

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    E qe e paska marr veten ne qafe,e hajt,cnncncnc keq... shum... keq....
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Fatkeqėsisht, ndryshe nuk shkon!

    Si do qe te jetė, Bekim Fehmiu ka qenė njeri i madh. Mendoi se ai ka luftuar gjithmonė pėr njė ideal qe ēdo njeri tė jetė kozmopolit. Jam i bindur qe e ka ditė edhe thėnien e prindėrve tonė: "shkau e ka mbajt sėpatėn nėn jastėk pėr tė ja hekė kokėn kumbarės sė vet shqiptar!” Por ideali pėr kozmopolit ja ka verbuar sytė dhe nuk ka mundur tė del nga ajo vorbull kozmopolite. Por pleqėria e ka treguar tė kundėrtėn, duke e kuptuar se shkau ėshtė shka, me ta nuk jetohet sepse nuk kam qenė as qe jam ne gjendje tė gjejė termin mė adekuat pėr nostrumet siē janė shkiet. Me shkaun ka kompromis deri nė momentin kur ai ka interes nga shqiptari. Nė momentin kur nuk ka interes, vetėm e pret momentin mė tė mirė pėr tė ja marr jetėn shqiptarit ose fizikisht ose psiqikisht duke e dhunuar atė. Me kujtohet ky burrė fortė mirė, ka qenė idol i imi si artist, por gjithmonė kam pasur rezervė ndaj ti pėr atė “kosmopolizmin” e ti. Pėr mua ka qenė dhe mbet burrė i madh i kinematografisė shqiptare dhe botėrore. Me kujtohet deklarata e tij pėr nėnėn e vet kur thotė: “ēdo punė qe e filloi dhe ujė kur pi, por edhe bukė kur ngrėni bej bismilahe..., kėtė e kam amanet nga nėna ime!” Andaj, dheu i lehtė i qoftė. Ngushėlloj Uliksin, atė fat e ka pasur!

Faqja 2 prej 29 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •