Gjyshi im e kujton ndryshe Ahmet Zogun.
Ne ate kohe shqiperia ishte lule.
Gjyshi im e kujton ndryshe Ahmet Zogun.
Ne ate kohe shqiperia ishte lule.
I support Papa Joseph Ratzinger.
Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.
KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!
Shkruan Profesor Ahmet Qeriqi
MARRĖVESHJA Zogu - Pashiq!
Marrėveshjet e turpit tė disa krerėve shqiptarė me Jugosllavinė
( Po i shpallin heronj, derisa nuk i shpallėm tradhtarė)
Nuk ėshtė pėr t’ u ēuditur pėrse Beogradi nuk heq dorė nga Kosova, edhe nėntė vjet ( edhe pas shpalljes sė pavarsisė, vėrejtje e Preng Sherrit) pas luftės tonė fitimtare dhe pas humbjes sė turpshme tė ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė. Mendėsia kolonizuese dhe hegjemoniste serbe pretendon me ēdo kusht ta rikthejė, nė mos pushtimin klasik nė Kosovė, atėherė “epokėn” e liberalizmit tė ashtuquajtur politik, tė kohės sė bashkim vėllazėrimit, kur mjerisht jo vetėm politika zyrtare marionete e Kosovės, por edhe njė pjesė e hutuar nga radhėt e popullatės shqiptare ishte bėrė digė e fuqishme e bashkim vėllazėrimit dhe jugosllavizimit, pėrbashkėsisė me Serbinė, duke “lidhur” fatin me popujt sllavė, me tė cilėt nuk i lidhte asgjė e pėrbashkėt, as gjuha, as kultura, as feja, pėrveē armiqėsia e pandėrprerė gjatė 13 shekujve tė kaluar.
Nėntė vjet pas luftės nė Kosovė, ish klasa e klonuar e bashkim vėllazėrimit ende i ka mbetur besnike politikės sė moēme tė jugosllavizmit, dhe kurrsesi nuk po mund tė pajtohet me humbjen dhe dėbimin e pėrjetshėm tė sundimit serb nga Kosova. Nė dukje kemi tė bėjmė me njė shėmti tė sėmurė, por nė esencė pas tėrė kėsaj fshihet edhe njė dredhi tipike e sundimtarėve serbė tė Beogradit dhe vasalėve tė tyre shqipfolės, tė cilėt i kemi me bollėk nė vendin tonė, meqė 87 vjet tė sundimit mizor serb e kanė bėrė tė veten.
Njė segment i bashkėpunimit tė disa bajraktarėve shqiptarė me serbėt ka ekzistuar nė kohė dhe rrethana tė caktuara, madje qysh nė tė kaluarėn jo aq tė afėrt. Dihen lidhjet antishqiptare qė ka pasur me Serbinė, Esad Pashė Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Ahmet Zogu, sikur ėshtė edhe marrėveshja pėr vasalitetin e plotė tė Shqipėrisė e nėnshkruar nga Pashiqi dhe Zogu nė gusht tė vitit 1924 dhe e publikuar shumė vonė.
KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!
Kjo marrėveshja theksonte:
“1. Shqipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.
2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njoh dinastinė Karagjorgjeviq.
3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.
4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.
5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.
6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.
7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerėt jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.
8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.
9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.
10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.
11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe tė bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.
12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.
13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.
14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.
15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.
16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve”.) ( Shyqri Hysi: Marrėveshja Nikolla Pashiē - Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924 )….
KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!
Nė vazhdim do tė lexojm se si Ceno Bej Kryeziu lajmėronte Mbretin Karagjorgjeviq dhe Nikolla pashiqin se si arritėn ti asgjėsonin Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrėn etj.
KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!
Krijoni Kontakt