
Postuar mė parė nga
L-7
UĒK-ja ka pasur kampe torturash nė Shqipėri
| 09 prill 2009 | Nga Altin Raxhimi, Michael Montgomery and Vladimir Karaj
The building that served as a KLA prison at the factory compound in Kukes
Dėshmitarėt thonė se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ka mbajtur njė rrjet tė burgjeve ilegale nė bazat e tyre nė Shqipėri, gjatė dhe pas luftės tė vitit 1999. Detajet nga ajo qė ka ndodhur nėpėr kėto kampe, dalin nė pah tek pas dhjetė vitesh.
KUKĖS, Shqipėri Nė njė kompleks industrial tė rrėnuar, me xhama tė thyer dhe suva tė rrjepur, pulat sorollaten pėr tė gjetur ushqim dhe dy kamionė qėndrojnė nė mes tė oborrit tė rrethuar me depo tė ndryshkura dhe njė ndėrtesė dykatėshe gati tė shkatėrruar.
Nė mes tė kėtij kompleksi ėshtė njė ndėrtesė njėkatėshe qė dikur ka shėrbyer si zyrė e njė fabrike qė ka prodhuar gjithēka, prej kapanxhave e deri tek kafazėt e ashensorėve.
Por, gjatė fushatės sė bombardimeve tė NATO-s kundėr ish-Jugosllavisė, mars qershor 1999, ky objekt ka shėrbyer pėr njė tjetėr qėllim. Forcat guerilje tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒK-sė, e kishin zėnė pėr ta shfrytėzuar si bazė pėr tė pėrkrahur operacionet e tyre nė Kosovė.
Fabrika nuk ishte thjesht bazė pėr gueriljet qė luftonin kundėr regjimit tė Sllobodan Millosheviqit pėr ta pavarėsuar Kosovėn nga Serbia.
Ajo kishte marrė njė qėllim mė tė ligė: aty dhjetra qytetarė, kryesisht shqiptarė tė Kosovės tė dyshuar si bashkėpunėtorė tė regjimit serb, por edhe serbė e romė, burgoseshin, rriheshin dhe torturoheshin. Disa ishin vrarė dhe eshtrat nuk u janė gjetur ende. Njerėzit qė thuhet ti kenė drejtuar keqtrajtimet kanė qenė oficerė tė UĒK-sė.
Dėshmitarėt thonė se sė paku 25 njerėz kanė qenė tė burgosur nė Kukės. Nė mesin e tyre kanė qenė dhe tri femra shqiptare nga Kosova. Nė kėtė kamp janė vrarė sė paku 18 persona, kurse disa tė tjerė, mė vonė, janė shpėtuar nga trupat e NATO-s.
Duket se qendra nė Kukės ka qenė njėra ndėr disa qendrat sekrete tė paraburgimit nė Shqipėri dhe Kosovė dhe se tė burgosurit janė transferuar nga njė objekt nė tjetrin.
Edhe pas ndėrhyrjes tė NATO-s, njė kamp ka vazhduar tė funksionoj nė Baballoq, nė Kosovė, ku janė mbajtur rreth 30 serbė dhe romė, pėr tė cilėt ende nuk dihet se ku janė. Sipas katėr burimeve, serbė tė rrėmbyer nė Kosovė, mund tė jenė mbajtur nė kampe tjera nė Shqipėri.
Emrat e disa tė dyshuarve si bėrės tė kėtyre veprave kanė qenė tė njohur pėr UNMIK-un pėr kohė tė gjatė.
Njėri nga tė pėrfshirėt, tash mban pozitė tė lartė nė sistemin gjyqėsor tė Kosovės, ka zbuluar Balkan Insight.
Ndėrkohė Bislim Zyrapi, zyrtar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Kosovės, i cili ka qenė pėrgjegjės pėr operacionet e UĒK-sė nė Kukės, ka thėnė pėr Balkan Insight se nė bazėn nė fjalė, si dhe nė rrethinėn e Kukėsit, nuk janė vrarė civilė.
Dy nga udhėheqėsit kryesor tė UĒK-sė, nė intervista tė ndara pėr BBC-nė, po ashtu kanė hedhur poshtė tė gjitha kėto pohime.
Hashim Thaēi dhe Agim Ēeku i kanė thėnė BBC-sė se ata nuk kanė qenė nė dijeni pėr ndonjė burg tė UĒK-sė ku tė burgosurit janė keqtrajtuar apo ku janė mbajtur civilė.
Thaēi ka thėnė se ka qenė nė dijeni se ka pasur individė qė e kanė keqpėrdorur uniformėn e UĒK-sė pas luftės, por ka sqaruar se UĒK-ja ėshtė distancuar nga akte tė tilla. Ai ka shtuar se keqpėrdorime tė tilla kanė qenė minimale.
Gjeneral Ēeku ka thėnė se UĒK-ja ka zhvilluar luftė tė pastėr.
Por, Jose Pablo Baraybar, ish shef i Zyrės pėr Persona tė Zhdukur dhe Forensikė nė UNMIK, thotė: Ka njerėz tė gjallė tė cilėt kanė qenė tė burgosur nė atė kamp nė Kukės. Kėta njerėz kanė parė njerėz tė tjerė aty, shqiptarė dhe jo-shqiptarė. Pjesėtarė tė udhėheqjes sė UĒK-sė kanė kaluar nėpėr atė kamp. Shumė emra janė pėrmendur dhe do tė thosha qė ky ėshtė njė fakt.
Baraybar ka ndjekur gjurmėt e personave tė zhdukur nė Kosovė dhe pėrtej kufirit nė Shqipėri.
***** Limdal, zėdhėnėse e EULEX-it, ka thėnė pėr Balkan Insight se EULEX-i ėshtė nė dijeni pėr pohimet rreth rastit tė Kukėsit dhe se prokurorėt po i shikojnė dėshmitė pėr tė parė nėse mund tė ngritin aktakuza.
MERCEDESI I VDEKJES
Zbulimet pėr kampin e Kukėsit nė veri-perėndim tė Shqipėrisė bazohen nė intervista me disa burime: dy dėshmitar okularė njė ish i burgosur dhe njė ish-pjesėtar i UĒK-sė, shėnime nga njė varreze nė Shqipėri dhe dokumente tė OKB-sė tė cilat i zotėrojmė e tė cilat japin detaje nga dėshmitė e tė keqtrajtuarve nė Kukės.
Sė bashku, ato paraqesin pamje tė njė regjimi brutal burgu qė ėshtė nė kundėrshtim me pohimet e ish-liderėve tė UĒK-sė tė cilėt thonė se i kanė respektuar konventat ndėrkombėtare pėr tė drejta tė njeriut dhe asnjėherė nuk kanė keqtrajtuar civilė.
Abuzimet nė Kukės mund tė mos kenė qenė raste tė izoluara. Sipas ish-luftėtarėve tė UĒK-sė tė cilėt kanė folur pėr Balkan Insight, si dhe sipas dėshmive tė pavarura dhėnė hetuesve tė OKB-sė, UĒK-ja ka mbajtur njė rrjet tė zgjeruar tė sė paku gjashtė burgjeve sekrete nė bazat e tyre nė Shqipėri dhe nė dy baza qė i kanė pasur nė Kosovė, gjatė dhe pas luftės.
Kėto burgje, shumė prej tyre afėr bazave tė UĒK-sė nė Shqipėri, janė pėrdorur pėr hetime dhe marrje nė pyetje, procese kėto qė kanė pėrfshirė rregullisht torturimin, thonė burimet e intervistuar pėr kėtė artikull.
Shumica e ish-ushtarėve tė UĒK-sė janė krenarė pėr luftėn e tyre me forcat serbe, aksionet e pėrgjakshme tė tė cilave kanė detyruar ikjen masive tė qindra mijėra shqiptarėve tė Kosovės nga shtėpitė e tyre nė vitin 1999.
Por disa thonė se janė ndjerė tė turpėruar nga veprat qė disa komandantė dhe liderė tė UĒK-sė kanė bėrė nė emėr tė luftės.
Nė atė kohė nuk dukej e ēuditshme, thotė njė ish-ushtar i UĒK-sė, i cili i ka parė ngjarjet nga afėr.
Por tani, kur shikoj prapa, e di se disa gjėra qė u janė bėrė civilėve tė pafajshėm kanė qenė gabim. Njerėzit qė i kanė bėrė kėto gjėra bėhen sikur tė mos tė ketė ndodhur asgjė dhe vazhdojnė ta lėndojnė popullin e vet, shqiptarėt.
Njė tjetėr dėshmitar okular, shqiptar i Kosovės, thotė se ėshtė mbajtur nė Kukės nėn pretekstin se ka qenė spiun i Serbisė, pandehje tė cilėn ai e mohon fuqishėm.
Ky njeri, qė dėshiron tė mbetet anonim, ka shpjeguar se ka parė ushtarėt e UĒK-sė duke keqtrajtuar dhe torturuar tė burgosurit nė kėtė bazė me javė tė tėra, shpesh nėn mbikėqyrjen e oficerėve tė UĒK-sė.
I kam parė njerėzit tek rriheshin, thereshin, dhe goditeshin me shkopinj bejzbolli, thotė ai. Kam parė njerėzit tė lėnė pa ushqim pėr pesė apo gjashtė ditė. I kam parė arkivolet tek hidheshin nėpėr varre. Kam parė njerėz tė vrarė.
Ky njeri pohon se shumica e tė burgosurve nė Kukės kanė qenė civilė, kryesisht shqiptarė qė akuzoheshin se punojnė pėr regjimin e Millosheviqit, dhe disa romė. Ka pasur edhe disa ushtarė tė UĒK-sė, tė burgosur pėr shkaqe disiplinore.
Sipas tė dy burimeve, tre nga tė burgosurit kanė qenė femra shqiptare tė Kosovės. Dy kanė qenė rome nga Prizreni. Tė tjerėt kanė qenė meshkuj shqiptar tė Kosovės, 20 deri 27 vetė, tė gjithė tė akuzuar pėr bashkėpunim me forcat serbe. Njė i burgosur ka thėnė se ka dėgjuar britma nė gjuhėn serbe nga tė burgosurit qė po torturoheshin nė njė distancė tė vogėl nga kompleksi.
I burgosuri thotė se ka dėgjuar njerėzit duke bėrtitur dhe ulėritur ndėrsa po torturoheshin dhe kam mundur tė dalloj qartė se atje po flitej gjuhė amtare serbe.
Ai thotė se disa tė burgosur shqiptarė janė vrarė apo rrahur deri nė vdekje nė bazė derisa tė tjerėt janė larguar me njė Mercedes tė verdhė. Njė i burgosur shqiptar ka vdekur para shtatė vetave nė qeli kur u godit me plumb nė kofshė dhe u la pa u trajtuar.
Shėnimet e varrezės nė Kukės ndriēojnė rastin e njeriut qė ka vdekur pasi ėshtė goditur me armė zjarri nė kėmbė.
Sipas shėnimeve tė varrezave, ai ėshtė varrosur katėr ditė para se forcat serbe tė largoheshin nga Kosova mė 10 qershor 1999, nė pjesėn e varrezave tė rezervuar pėr shqiptarė tė Kosovės tė cilėt kanė vdekur nė Shqipėri gjatė konfliktit.
Sa herė e kam parė atė Mercedes tė verdhė, dikush ėshtė marrė me tė dhe mė nuk e kam parė atė njeri, thotė burimi qė ka qenė i burgosur. Nuk janė gjetur kurrė.
Ky ish i burgosur thotė se beson se njerėzit janė mbajtur aty pėr arsye tė ndryshme, si p.sh. hakmarrje dhe lakmi, si dhe pėr arsye se janė pandehur tė kenė qenė spiunė tė Serbisė.
Njė i burgosur ka punuar si polic nė qytetin perėndimor tė Gjakovės nėn regjimin e Millosheviqit. Ai ėshtė marrė nė kėtė Mercedes tė verdhė dhe qė atėherė nuk ėshtė parė mė.
Njė tjetėr ka qenė mėsues, i cili ėshtė mbajtur pėr arsye se ka pasur leje pėr tė bartur armė nga autoritetet serbe.
Ish i burgosuri thotė sė beson se mė shumė se 25 persona janė mbajtur aty nga marsi deri nė qershor tė vitit 1999.
Tė burgosurit kanė qenė kryesisht nga qyteti i Prizrenit dhe fshatrat pėrreth. UĒK-ja i ka kapur ata nga turmat e kosovarėve kanė arritur nė Kukės gjatė periudhės sė luftimeve. Sipas tė dy burimeve, sė paku njė nga ta ėshtė arrestuar nė Durrės apo Lushnje, nė Shqipėrinė qendrore.
Njė i burgosur kujton njė tė burgosur tjetėr, shqiptar nga Kosova, duke u thėnė trupave nė oborr nga dritaret mbyllura se nėse e vrasin atė, ai ka gjashtė vėllezėr qė do tia marrin hakun. Ēka do tė bėni me ata? i pat sfiduar ai.
Sipas burimeve tė njėjta, dhe dokumenteve tė UNMIK-ut gjatė hetimit tė rastit, menjėherė pas luftės disa nga tė mbijetuarit janė transferuar nė qelitė e stacionit policor nė Prizren, Kosovė.
Mė 18 qershor, ata dhe tė burgosur tjerė nga UĒK-ja nė Prizren janė liruar nga trupat gjermane tė KFOR-it tė cilėt e kanė bastisur ndėrtesėn.
Burime tė njėjta vlerėsojnė se 18 tė burgosur mund tė jenė vrarė nė Kukės.
Burimi qė ka qenė ushtar i UĒK-sė, thotė: E kuptoj qė kanė bashkėpunuar me serbėt dhe kanė shkaktuar shumė dėm. Kjo do ti tėrbonte njerėzit kur mendon pėr masakrat qė po ndodhnin nė anėn tjetėr tė kufirit. Por ata janė trajtuar nė mėnyrė brutale. Nganjėherė mė vinte keq pėr ta.
Ish i burgosuri me tė cilin kemi biseduar ishte skeptik se ndonjė nga tė burgosurit ka bashkėpunuar nė mėnyrė aktive me njėsitė vrastare serbe.
Edhe nėse kanė merituar tė ndėshkohen, askush nuk ka tė drejtė tia bėj atė [torturė] dikujt [tjetėr], thotė ai. Askush nuk ka tė drejtė tia bėj atė njė qenie tjetėr njerėzore.
RRJETI I KAMPEVE
Kukėsi ka qenė vend me rėndėsi strategjike pėr UĒK-nė. Armėt, uniformat, paratė dhe rekrutėt e rinj kanė kaluar nėpėr kėto depo dhe ndėrtesa.
Baza ka qenė e rėndėsishme edhe pėr policinė ushtarake tė UĒK-sė, e cila supozohet se ka mbledhur tė dyshuar nga masa e civilėve qė largohej apo ishte dėbuar nga forcat serbe pėr nė Shqipėri.
Sipas disa policėve qė i kemi intervistuar, njė njėsit i Ushtrisė Shqiptare i stacionuar nė bazėn e Kukėsit e ka ndihmuar UĒK-nė nė organizimin e operacioneve tė policisė ushtarake.
Duket se Kukėsi ka qenė njė ndėr qendrat e shumta tė burgimit nė Shqipėri dhe Kosovė. Tė burgosurit transferoheshin nga njėra nė tjetrėn.
Dy tė burgosur ishin sjellė nė Kukės nga njė objekt i ngjashėm i UĒK-sė afėr qytetit tė Burrelit, thotė ish i burgosuri, ku UĒK-ja kishe baraka pėr trajnim tė ushtarėve gjatė dy muajve tė fundit tė luftės.
Na treguan se njerėzit po vriteshin atje, dhe po hidheshin nė gropa tė gėlqeres, tha ai. Mund tė shihja ēka po ndodhte nė Burrel edhe nga gjendja nė tė cilėn i sillnin... Ishin torturuar keq.
Sipas dokumenteve tė OKB-sė, intervistave me pjesėtarė tė UĒK-sė dhe tė burgosur, tė burgosur tjerė ishin transferuar nė Kukės nga qendrat e UĒK-sė nga sė paku dy vende tjera, Durrėsi, dhe pas luftės, nga Prizreni.
UĒK-ja kishte njėsi tė inteligjencės dhe polici ushtarake nė shumicėn e bazave qė i mbante nė Shqipėri.
Halil Katana, gazetar ushtarak nga Tirana, shkruan nė biografinė e tij tė autorizuar tė Kudusi Lamės, komandant i divizionit tė Kukėsit Kudusi Lama: Gjeneral i luftės: Ato njėsi [tė policisė ushtarake tė UĒK-sė] kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė vendosjen e disiplinės nė grupet e UĒK-sė tė trajnuara nė rajonin e Kukėsit, si dhe nė kapjen e agjentėve serb tė cilėt hynin nė vend nė mesin e refugjatėve nga Kosova.
Sipas burimit tonė tė tretė, pjesėtar tjetėr i UĒK-sė, kėto njėsi mbanin qeli burgu nė Babine, qendėr e logjistikės aftėr rajonit kufitar tė Tropojės, nė kampin e trajnimit nė Burrel, si dhe nė bazėn e UĒK-sė nė Durrės.
Bislim Zyrapi, aktualisht zyrtar nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė Kosovės, ka qenė pėrgjegjės pėr operacionet e UĒK-sė nė kėtė bazė nė Kukės nga fillimi i majit deri nė pėrfundimin e bombardimeve tė NATO-s kundėr ish Jugosllavisė, mė 10 qershor.
Ai thotė se tė burgosurit nė burgun nė Kukės kanė qenė ushtarė me probleme disiplinore dhe se nuk ka pasur tė vrarė nė bazė ose jashtė saj. Por, ai shton se e kishte gjetur UĒK-nė tė ērregullt, me ushtarė tė armatosur dhe individė qė bridhnin lirisht nė qytet dhe vende tjera nė Shqipėri. Njė ndėr gjėrat e para qė duhet tė bėja ishte ti disiplinoja, tha ai.
KRYESIT NĖ LIRI
Sipas dėshmitarėve okularė, dy qytetarė shqiptarė, tė pėrfshirė nė UĒK, kanė marrė pjesė nė procesin e marrjes nė pyetje.
Njėri, i cili pėrshkruhet tė ketė pasur flokė tė gjata tė zeza, ka qenė posaēėrisht brutal ndaj romėve tė Prizrenit, sipas njė burimi.
Njė burim thotė se luftėtarėt e UĒK-sė qė ktheheshin nga luftimet nė Kosovė nganjėherė zbraznin tėrbimin e tyre nė tė burgosurit.
Tjetri thotė se tė burgosurit torturoheshin pėr tė pranuar se kishin bashkėpunuar mė forcat serbe tė sigurimit shtetėror, UDBA. Hetuesit dėshironin ti incizonin tė burgosurit duke pranuar bashkėpunimin me Serbinė.
Burimet e njėjta qė kanė qenė dėshmitar tė bazės nė Kukės kanė thėnė se hetuesit nė Kukės kanė qenė eprorė tė UĒK-sė tė cilėt kanė qenė tė pėrfshirė nė kapjen e tė dyshuarve si bashkėpunėtorė.
Tė dy burimet tona nė lidhje me bazėn kanė identifikuar disa oficerė tė UĒK-sė si tė pėrfshirė nė keqtrajtimet nė Kukės.
Njėri nga ta aktualisht ėshtė zyrtar i lartė nė sistemin gjyqėsor nė Kosovė.
Balkan Insight nuk po i boton emrat e kryesve tė pandehur pėr tė mos rrezikuar burimet tona.
Sipas ish-ushtarėve tė UĒK-sė qė i kemi intervistuar, disa njerėz tė pėrfshirė nė keqtrajtimet nė Kukės kanė qenė tė pėrfshirė edhe nė rrėmbimin e qytetarėve tė Kosovės pas luftės.
Cak i tyre nuk ishin tradhtarėt shqiptarė por serbėt dhe romėt qė kishin mbetur nė Kosovė pas hyrjes sė trupave tė NATOs.
Njė shqiptar i Kosovės qė ishte kthyer tė luftonte nė Kosovė pasi kishte jetuar shumė vite jashtė vendit, na ka treguar se ka parė afėr 30 serbė dhe romė qė mbaheshin nė njė kamp tė UĒK-sė nė Baballoq, aftėr Deēanit nė Kosovėn perėndimore, edhe pas luftės, nė verėn e vitit 1999.
Ai tha se kishte dėgjuar britma nga ky vend dhe kishte supozuar se tė burgosurit po torturoheshin. Kur patrullat e NATO-s kalonin andej, tė burgosurit fshiheshin nė njė punėtori, shton po ky burim.
Ky ish-luftėtar i UĒK-sė thotė se dyshon se ky grup ėshtė dėrguar pėrtej kufirit nė Shqipėri dhe ėshtė asgjėsuar. Kurrė nuk i kam parė mė, nuk kam lexuar pėr ta nėpėr gazeta, thotė ai. Kėshtu qė me siguri janė zhdukur nė male.
Altin Raxhimi ėshtė gazetar nė profesion tė lirė nė Tiranė. Micahel Montgomery ėshtė korrespondent special pėr Qendrėn pėr Gazetari Hulumtuese nė Berkeley, Kaliforni. Vladimir Karaj ėshtė gazetar i tė pėrditshmes tiranase Korrieri
Hulumtimi pėr kėtė artikull ėshtė sponzoruar nga Alumnni Fund for Balkan Felloėship for Journalism Excellence. Njė pjesė e fondeve ėshtė siguruar nga SCOOP, strukturė e Asociacionit Danez pėr Gazetari Hulumtuese qė ndihmon sponzorimin e gazetarisė hulumtuese nė Evropėn lindore.
Krijoni Kontakt