Mezi e gjeta temen... pse nuk e kthejme atje ku ishte?
Nje predikim shume i bukur nga Ate Gjon Korapi (John Corapi) dhene sot per EWTN.
Te fala ne Krishtin!
Mezi e gjeta temen... pse nuk e kthejme atje ku ishte?
Nje predikim shume i bukur nga Ate Gjon Korapi (John Corapi) dhene sot per EWTN.
Te fala ne Krishtin!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
I dashuri Deshmuesi, e barta këtu kete shkrim per asrye se te komuniteti protestant, Peniel na ka perzënë duke na thënë;
Prandaj pasi qe ketu mund të diskutojnë te krishterët edhe vendosa qe ta barti këtë shkrim dhe mund të debatojmë sa te duash.Postuar më parë nga Peniel
nëse dëshironi të flisni më tepër për këtë çështje mund të kaloni atje.
Maria dhe shenjtërit qe respektohen dhe nderohen në Kishen katolike.
Kush jane shenjterit?
Shenjtërit janë ata njerëz qe nepërmjet pagezimit dhe thirrjes per shenjtëri qe mirret në Pagezim, kanë bërë një jetë të bazuar në Ungjillin e Shenjt, të kushtuar ekskluzivisht Zotit dhe të afermit te tyre.
Thirrja per shenjtëri i përket çdo besimtari. Por qe kjo mvaret nga liria personale, pastaj, a e realizoj kete thirrje apo jo?
Shenjtërit janë pikerisht ata të pagëzuar qe kanë realizuar këtë thirrje në jetën e tyre.
Si rrjedhoje, per ne që jemi ne ecjen e fesë, ata nuk na sherbejnë për “adhurime” por para se gjithash, ata na kujtojnë se shenjtëria është e mundshme, jo per meritat tona, por sepse Jezu Krishti, i vdekur dhe i ringjallur për ne na shenjtëron. E jona kerkohet të ketë dhe është vetëm pergjigjja pozitive.
Pos asajë; shenjtërit – deshmitarët e Krishtit janë edhe ndihmetarët tanë në këtë ecje. Pra, meqe ata vetë e kanë persosur ecjen e tyre dhe gjinden ne Trininë Shenjtë per amshim;“që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne”,(Gjn 17;21) me lutjen e tyre drejtuar kësaj Trinie Hyjnore per ne na nxjerrin hiret e nevojshme per ecjen tonë të fesë, pra per shenjterimin tonë. Nga ketu del se; JO shenjterit na i japin hiret nga vetvetja, por lutja dhe ndermjetesimi i tyre i persorur na i nxjerr keto hire nga Hyji, i cili është i vetmi burim i hireve.
Puthja dhe nderimi I ikonave dhe truporeve në Kishen katolike:
Puthja apo lloje tjera nderimi i ikonave dhe i truporeve nuk është ADHURIMI i shenjtërve, por NDERIMI i tyre dhe i meritave te jetës së tyre virtuoze, sikurse puthim të dahurit tonë në jetën e perditshme (të gjallë apo ikona), ne I puthim të afermit por nuk I adhurojmë per hyjni. Unë psh e puthi nënen time por nuk do të thotë qe unë e adhuroj, ajo është shprehje e dashurisë qe kam dhe nderim. Kështu ndodhë edhe me shenjtërit-deshmitarët e Krishtit. Pos asajë edhe at dashuri qe e kemi me ta, e gjithë ajo është në emer të Krishtit dhe nepermes dashurisë që kemi në Jezusin Zotin tonë; këtë dashuri e shprehim edhe në sherbëtorët e Krishtit qe tani kan arritur shenjtërinë. Në anen tjeter; çka nëse Zoti don të bëjë mrekulli "me shkopin e Moisiut" - Shenjt? Nëse Zoti dhuron kështu, kush jemi ne të dalim kunder?! Per ndryshe, në Kishen katolike, asnjë mësim, asnji meshtar apo rregulltar, asnjëher nuk kam ndegjuar, as nuk ke ndigjuar ti qe po lexon, të ketë thënë apo mësuar dikë qe të adhurohet Maria apo shenjtërit si Hyji apo per Hyji. Kushdo qe thotë është duke folur te paverteten.
Lutjet e besimtarëve:
Katoliket I luten Zotit. Katoliket I Luten Trinisë dhe lutja është neper Krishtin. Lutja shenjtërve është lutje sikurse unë nëse porositi lutje tek ti qe po lexon apo dikush qe unë besojë se është person I besueshëm qe e dua dhe besoj se mund të porositet per lutje; “lutu Hyjit per mua” kështu edhe kjo porosi u ipet shenjtërve; “O shenjti…. Lutu per mua…. Neper Krishtin….! Ato lutje janë pasi besohet se ata janë sipas Bibles, sipas asajë qe Krishti thotë; “edhe ata të jenë një në ne” te ndermjetesojnë për ne tek Hyji. Nëse i degjoni me vemendje lutjet e dites së ndonjë shenjti gjatë meshes, askund nuk thuhet per shembull: "Shen Antoni, te lutem me bëj të krishterë të persosur", por lutjet e meshës fillojnë gjithmonë me ketë lloje formule apo me te tilla si kjo, por qe kane te njejten permbajtje: "O HYJ, Ate i Shenjtë, ti nepermjet Jezu Krishtit e shpetove boten, bëj qe ME NDERMJETESINE e këtij shenjti ....(emri i shenjtit), te jetojme ne hirin tënd....", etj., etj. Pra, lutjet i drejtohen Hyjit, me NDERMJETESIMIN e shenjtit/shenjtereshes.
E gjithe kjo bazohet tek FEJA JONË që e shpallim saherë qe recitojme/lusim "Besojmen". Ne "Besojmen" është një formulë qe thotë:"Besoj... ne bashkesine e shenjterve", pra si të pagëzuar ne jetojmë ne bashkësi shpirtërore me çdo të pagëzuar mbi tokë dhe me çdo të pagëzuar qe ecjen e tij e ka persosur e qe tani gjindet i shenjteruar në qiell. Mos te harrojme se Kisha mbi tokë është një kishë në ecje në bashkim me Kishen Qiellore dhe ne drejtim te Kishes Qiellore, ose, e quajtur me një gjuhë biblike dhe të Etërve të Kishes: "Jeruzalemi tokësor ecen me Jeruzalemin Qiellor dhe drejt Tij".
respekte Deshmuesi
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 11-04-2010 më 16:34
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Më vjen keq që ndjehesh i përzënë nga forumi protestant.Postuar më parë nga Toni77
Ja se ç'thotë Bibla mbi kush janë shenjtorët:Kush jane shenjterit?
Shenjtërit janë ata njerëz qe nepërmjet pagezimit dhe thirrjes per shenjtëri qe mirret në Pagezim, kanë bërë një jetë të bazuar në Ungjillin e Shenjt, të kushtuar ekskluzivisht Zotit dhe të afermit te tyre.
Thirrja per shenjtëri i përket çdo besimtari. Por qe kjo mvaret nga liria personale, pastaj, a e realizoj kete thirrje apo jo?
Shenjtërit janë pikerisht ata të pagëzuar qe kanë realizuar këtë thirrje në jetën e tyre.
Si rrjedhoje, per ne që jemi ne ecjen e fesë, ata nuk na sherbejnë për [/i][/b] “adhurime” por para se gjithash, ata na kujtojnë se shenjtëria është e mundshme, jo per meritat tona, por sepse Jezu Krishti, i vdekur dhe i ringjallur për ne na shenjtëron. E jona kerkohet të ketë dhe është vetëm pergjigjja pozitive.
Pos asajë; shenjtërit – deshmitarët e Krishtit janë edhe ndihmetarët tanë në këtë ecje. Pra, meqe ata vetë e kanë persosur ecjen e tyre dhe gjinden ne Trininë Shenjtë per amshim;“që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne”,(Gjn 17;21) me lutjen e tyre drejtuar kësaj Trinie Hyjnore per ne na nxjerrin hiret e nevojshme per ecjen tonë të fesë, pra per shenjterimin tonë. Nga ketu del se; JO shenjterit na i japin hiret nga vetvetja, por lutja dhe ndermjetesimi i tyre i persorur na i nxjerr keto hire nga Hyji, i cili është i vetmi burim i hireve.
Acts 9:13 Atëherë Anania u përgjigj: ''O Zot, nga shumë veta kam dëgjuar për këtë njeri se sa të këqija u ka bërë shenjtorëve të tu në Jeruzalem.
Acts 9:32 Por ndodhi që, ndërsa Pjetri po e përshkonte gjithë vendin, erdhi edhe te shenjtorët që banonin në Lida.
Acts 9:41 Ai i dha dorën dhe e ndihmoi të ngrihet; dhe, si thirri shenjtorët dhe gratë e veja, ua tregoi të gjallë.
Acts 26:10 Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.
Rom 1:7 për ju të gjithë që jeni në Romë, të dashur nga Perëndia, të thirrur shenjtorë: hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zoti Jezu Krishti.
Rom 8:27 Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë.
Rom 12:13 ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.
Rom 15:25 Por tani unë po shkoj në Jeruzalem, për t'u shërbyer shenjtorëve,
Rom 15:26 sepse atyre nga Maqedonia dhe Akaia u pëlqeu të japin një ndihmesë për të varfërit që janë ndër shenjtorët e Jeruzalemit.
Rom 15:27 Kjo u pëlqeu atyre me të vërtetë, sepse u janë debitorë; sepse, në qoftë se johebrenjtë, pra, janë bërë pjestarë bashkë me ta për të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbejnë atyre edhe me të mira materiale.
Rom 15:31 që unë të shpëtoj nga të pabesët në Jude, dhe që shërbesa ime që po bëj për Jeruzalemin t'u pëlqejë shenjtorëve,
Rom 16:2 që ta pranoni në Zotin, sikurse u ka hije shenjtorëve, dhe ta ndihmoni në çdo gjë që të ketë nevojë nga ju, sepse edhe ajo ka ndihmuar shumë veta, edhe mua vetë.
1Cor 1:2 kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit:
1Cor 6:1 A guxon ndonjë nga ju, kur ka ndonjë çështje kundër një tjetri, të gjykohet përpara të padrejtëve dhe jo përpara shenjtorëve?
1Cor 6:2 A nuk e dini ju se shenjtorët do të gjykojnë botën? Dhe nëse bota do të gjykohet nga ju, a thua nuk jeni të zotët të gjykoni gjërat më të vogla?
1Cor 14:33 sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve.
1Cor 16:1 Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.
1Cor 16:15 Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),
2Cor 1:1 Pali, apostull i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetin e Perëndisë, dhe vëllai Timote, kishës së Perëndisë që është në Korint, bashkë me gjithë shenjtorët që janë në gjithë Akainë:
2Cor 8:4 dhe na u lutën, pa na u ndarë, ta pranojmë dhuratën dhe pjesëmarrjen në ofertën për shenjtorët.
2Cor 9:1 Sa për shërbesën në dobi të shenjtorëve, është e tepërt t'ju shkruaj,
2Cor 9:12 Sepse kryerja e kësaj shërbese të shenjtë jo vetëm përmbush nevojat e shenjtorëve, por sjell edhe një mbushulli falëndërimesh ndaj Perëndisë,
2Cor 13:12 Përshëndetni njeri tjetrin me një puthje të shenjtë, të gjithë shenjtorët ju përshëndesin.
Eph 1:14 Prandaj edhe unë, qëkur dëgjova për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj gjithë shenjtorëve,
Eph 1:17 dhe t'u ndriçojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat janë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët,
Eph 3:7 Mua, më të voglit nga të gjithë shenjtorët, m'u dha ky hir për të shpallur midis johebrenjve pasuritë e papërshkrueshme të Krishtit,
Eph 3:17 që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia,
Eph 4:11 për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit,
Eph 5:2 Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;
Eph 6:17 duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,
Phil 4:20 Përshëndetni të gjithë shenjtorët në Jezu Krishtin.
Phil 4:21 Vëllezërit që janë me mua ju përshëndesin; të gjithë shenjtorët ju përshëndesin, sidomos ata të shtëpisë së Cezarit.
Col 1:3 sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,
Col 1:11 duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.
Col 1:25 misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij,
1Thess 3:12 për të bërë të pa tundura zemrat tuaja, pa të meta në shenjtëri përpara Perëndisë dhe Atit tonë, në ardhjen e Perëndisë sonë Jezu Krisht bashkë me gjithë shenjtorët e tij. Amen.
2Thess 1:9 kur ai të vijë, atë ditë, për të qenë i lavdëruar në shenjtorët e vet, për të qenë i admiruar në mes të atyre që kenë besuar, sepse dëshmia jonë tek ju u besua.
1Tim 5:9 dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.
Phlm 1:4 sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,
Phlm 1:6 Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë.
Heb 6:9 sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve.
Heb 13:22 Përshëndetni të gjithë të parët tuaj dhe gjithë shenjtorët! Ju përshëndesin ata të Italisë.
Tani, i dashur vëlla, pasi ke pa se kush janë shënjtorët kam dy pytje: A e quan veten apo vëllaznit dhe motrat e tjera në kishën tande, shënjtorë, ashtu siq i quan edhe Pali? Dhe e dyta, a mund t'i them unë Zotit në lutje: "O Zot të lutem ban qi me ndërmjetësinë e shenjtit Toni77 të jetoj në hirin tand."?
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Marcus1, unë sikurse e kam thënë edhe në shkrimin e mëpatshem, pra shenjtërit janë ata njerëz qe nepërmjet pagezimit dhe thirrjes per shenjtëri qe mirret në Pagezim, kanë bërë një jetë të bazuar në Ungjillin e Shenjt, të kushtuar ekskluzivisht Zotit dhe të afermit te tyre. Kështu qe mendoj se kjo është gjithëperfshiese dhe shumë e kuptueshme por qe nuk ethash në mënyrë specifike.
Unë nuk di nese e ke lexuar kete rresht qe po e perseris; “kanë bërë një jetë të bazuar në Ungjillin e Shenjt” dhe mendoj se kjo nuk perjashton askënd qe bënë kete jetë, pra janë ata njerëz qe nepërmjet pagezimit dhe thirrjes per shenjtëri qe mirret në Pagezim. Kanë bërë apo bëjnë një jetë të bazuar në Ungjillin e Shenjt, kjo nuk e perjashton asnjë person por qe jeta e tij jetë të bazuar në Ungjillin e Shenjt.
Dhe e dyta, a mund t'i them unë Zotit në lutje: "O Zot të lutem ban qi me ndërmjetësinë e shenjtit Toni77 të jetoj në hirin tand."
Marcusi1, në mungesë e të kuptuarit ndodhë edhe me akuza apo keqkuptime/keqiterpretime ndaj Kishes nganiher. Unë dua ta jap ni shembull dhe nëse nuk e kupton meniher, të lutna qe të mendojsh pakez ma gjatë per këtë qe unë e them.
Do te provoj qe mos te zgjatna por dua të jap ni shembull; psh, unë lutna per ndoni person, ne-ni - far forme, (mënyre) kjo eshte ndermjetsim I imi para Zotit per at person sepse unë po lutna per të. Kjo nuk ka diçka te keqe dhe lutja ime sigurisht mund ti ndihmoj atij njeriut. Të pakten keshtu besoj. Prandaj, edhe shenjti mund të lutet per ndoni person nëse ai kerkon. As vet nuk e kuptoj se pse per ju kjo eshte pengesë derisa, apo nëse ju besoni se njeriu qe beson Jezusin nuk vdes, dhe nëse besoni në Ungjill ku shpjegon se Krishti deshiron se aty ku është Ai deshiron të jenë edhe shenjtërit, apo kur thotë; "edhe ata të jenë një në ne”,(Gjn 17;21), pra Shenjti eshte në lavdi para Zotit i pa vdekshem dhe ai mundet edhe të luet per at person qe kerkon prej tij. KUJDES, JO shenjterit na i japin hiret nga vetvetja por lutja dhe ndermjetesimi i tyre i persorur na i nxjerr keto hire nga Hyji, i cili është i vetmi burim i hireve.
Njeriu lutet në Frymene Shenjt, keshtu besoj, i udhëhequr nga Fryma (Shpirti), mirpor duhet të kujtojmë se shenjtërit janë në; “edhe ata të jenë një në ne”. Unë nuk mund të besoj se janë jasht dhe largë kësaj qe thotë Jezusi; "ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne”.
Unë si I krishter, sot e kam arritur ni shkallë të besimit, falë Zotit dhe kjo nuk eshte e imja por dhuratë e Zotit. Tani në mua, nga Zoti është ngritur forca e besimit dhe kur lutna nuk ndiej edhe aq nevojë per ndihemen e dikujtë në lutje, por mos harro se në besim asnjë person nuk është I rritur menihet, secili ia fillon si fëmijë, ngadal duke u ushqyer dhe forcuar dhe rritur nëbesim (fe), ai ka nevojë per perkrahejne shenjtërve; shenjtërit – deshmitarët e Krishtit janë ndihmetarët tanë në këtë ecje dhe rritje dhe kurrsesi marcus1 ata nuk jan pengesë. Kjo ngjason sikurse gjymtyret e trupit të sherbejnë (nen ndikim e kreut-KRISHT) të ndihmojnë njëra tjetres. Pra nëse ni gjymtyr e trupit eshte e pa fuqishme dhe kerkon ndihmë dhe tjetra nëse I ndihmon, kjo nuk eshte gjë e keqe.
Tjetra; sikurse disaher e kam perseritur se shenjtnorët janë ndihmetarët tanë në ecje me Krishtin meqe ata vetë e kanë persosur ecjen e tyre dhe ne besojmë se ata janë “që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne”,(Gjn 17;21). Ata jan shembull I besimit, duke filluar nga apostujt dhe deri te I fundit. PSH, per ne ne këtë kohë është edhe nënë Tereza shembull I besimit në Krishtin, çfar te keqe ka kjo?
marcusi1, bota ka nevojë per shenjtër dhe mendoj se asnjëher ma shumë nuk ka patur. Ne duhet të lutemi Perendisë qe sa ma shumë të jep shenjtër keshtu qe të jenë ndihmetarët tanë në ecje me Krishtin e jo ti perjashtojmë ata dhe as mos ti kujtojmë kurr, mos të kujhtojmë kurr lirinë qe ata ia dhan Krishtit qe të veproj në ta. Të kujtojmë shembullin e e tyre se si nuk e kufizuan Zotin vetem në pagëzim por ata ia dhan lirinë Zotit të flet dhe të veproj në ta deri edhe në shenja dhe mrekulli, etj etj.
Eshtë tjetra, sikurs ekam thënë me parë se, Kisha mbi tokë është një kishë në ecje në bashkim me Kishen Qiellore; “edhe ata të jenë një në ne” pra ne drejtim te Kishes Qiellore, ose, e quajtur me një gjuhë biblike dhe të Etërve të Kishes: "Jeruzalemi tokësor ecen me Jeruzalemin Qiellor dhe drejt Tij".
Unë personalisht, nuk jam ni person qe mendoj apo lexoj shumë per shenjtërit, por vertetë I nderoj jasht mase dhe besoj në bashkesine e shenjterve qe edhe edeshmojmë në BESOJM-en. Tjetra, Kisha, doktrina dhe mësimet kishtare nuk e thotë se besimtarët të adhurojnë shenjterit, perkunder asaj, shumëher terheket verejtja dhe në asnjëher në jeten time, në Meshë as takime te ndryshme nuk kam degjuar te jetë predikuar as meditur tjeter liturgji pos Bibles – fjales së Perendisë. Prandaj, duhet të ketë kujdes në vlersime në ato qe I sheh dhe në vepra te ndoni individi, dhe në doktrinen e Kishes, keto janë të ndara. Me rendesi eshte se çka Kisha meson- shpjegon dhe jo çka ndoni individ vepron. Kisha na meson qe vetem ZOTI ADHUROHET.
Ndersa ato shkrime qe I ke postuara te kopjuara nga Bibla, unë nuk jam kunder se ti I ke postuar, por nuk kuptoj se pse I postove marcus1 derisa unë te gjitha ato I besoj. Gjithsesi më shrebyen dhe me k/naqesi i lexova te gjitha. Por, besoj edhe ma shumë se sa ato. marcus1, ti vëlla nuk e di se si I kupton këto qe dua ti them në vijim:
Kur lexojmë ungjijt mësojmë se kur Zoti ishte në tokë, ishte në gjymtyrë - njeri, mirpor sipas ungjijve Ai asgjë nuk bëri në mënyrë të ndarë nga mishi - nga gjymtyret.
Mirpor, pas kalimit të Zotërisë në Lavdinë e Atit, Zoti e ka vendosur Veten në Kishene Tij. Pra, pas vdekjes së Zotërisë, ngjalljes dhe ngjitjes së Tij në Lavdi, fuqia dhe puna e Tij gjenden në Kishen e Tij qe është gjymtyrë e Krishtit, a është ashtu marcus1 apo jo?
Pra, I dashuri marcus1, Ai kur ishte në trup (mish) asgjë nuk bëri në mënyrë të ndarë nga mishi - nga gjymtyret, sigurisht se ne të njëjten menyrë, Zoti ja ka besuar te gjitha veprat e Tij Kishes dhe Kisha eshte gjymtyrë e Tij. KJo është shenjtëria te cilen Kisha katolike bazohet tek FEJA JONË që e shpallim saherë qe recitojme/lusim "Besojmen". Ne "Besojmen" është një formulë qe thotë:"Besoj... ne bashkesine e shenjterve", pra si të pagëzuar ne jetojmë ne bashkësi shpirtërore te cilëve Zoti ua ka besuar te gjitha veprat e Tij (Kishes), çdo të pagëzuari mbi tokë dhe çdo të pagëzuar qe ecjen e tij e ka persosur e qe tani gjindet i shenjteruar në qiell.
Prandaj, pse keni probleme ju me kete?
Unë derisa e besoj se Zoti ishte në mish, poashtu besoj se kur Zoti ishte në trup (mish) asgjë nuk bëri në mënyrë të ndarë nga mishi - nga gjymtyret, sigurisht se ne të njëjten menyrë besoj se Zoti ja ka besuar te gjitha veprat e Tij Kishes - gjytyrë e Tij (jemi ne ata). Dhe, duke lexuar Biblen unë lexoj dhe kuptoj dhe besoj kete:
"Pjetri u çua e shkoi me ta. Posa arriti, e çuan në dhomën e sipërme. Atëherë e rrethuan duke qarë të gjitha vejushat dhe i tregonin veshjet dhe petkat që i kishte punuar Shuta kur ende ishte me to. Pjetri i nxori jashtë të gjithë, ra në gjunjë në lutje. Pastaj u soll drejt kufomës dhe tha: “Tabitë, çohu!” Ajo hapi sytë, shikoi Pjetrin dhe u ndreq ndenjur. Pjetri i dha dorën dhe e ngriti. Atëherë thirri shenjtërit dhe vejushat e ua tregoi të gjallë. (Vap 9; 39-41)
Atëher nuk e kam problem të besoj se Pjetri (Kisha gjymtyrë e Zotit), ni Pjeter I tjeter, (Shenjti), me lutje dhe besim në Zotin mund të ngjall nga vdekja dhe të kthej njeriun në jetë.
Ku eshte problemi marcus1?
Zoti në Jezusin, njeriut I ka dhënë shumë nëse njeriu din ta çnoj dhe ta shfrytezoj, nëse nuk mbyllet I rrethuar në mure dhe duke patur frikë se nuk arrinë asgjë. Gjithçka eshte e mundur per atë qe beson në Perendi neper Krishtin dhe degjon – zbaton vullnetin e Tij. AMEN
KJo është per ty i dashuri vëlla:
Pastaj u kthye kah nxënësit dhe u tha atyre veçanërisht: “Lum sytë që shohin çka po shihni ju"!
Respekte.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 11-04-2010 më 19:17
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
I dashtun vëlla Toni, të falem nderës për përgjigjen, por më duhet me marr disa gjana me rrallë.
Të kuptoj, por dua ma tepër skjarim prej teje. Ti e quan krenari dhe të gabueshme të quhesh i shenjtë apo e quan biblike? Pra, nëse unë i them dikujt, p.sh. se po diskutoja me shenjtorin Toni77, a të duket tepri apo mendon se asht ma se e zakonshme dhe e mirë?Postuar më parë nga Toni
Unë të kuptoj se qka don me than, por unë mendoj se asht diqka tjetër me u lut vllaznit e motrat e nji kishe me njani tjetrin e tjetër gja me u lut shenjtorët qi janë pranë Krishtit në qiell.Postuar më parë nga Toni
Unë mendoj se asht shumë e randsishme me i kërkue njani tjetrit me u lut, sepse kështu tregohet solidariteti dhe dashunia PRAKTIKE e jetës së kishës. Po të mos ishte e nevojshme nji gja e tillë, nuk do kishim nevojë për kishë, por gjithsecili do kishte jetën personale me Krishtin. Nuk e di a më kupton, asht tjetër gja me u lut për njani tjetrin, me u kujdes për njani tjetrin, me nda me njani tjetrin e gjithqka me e ba bashkë, sepse kur e bajmë bashkë dhe funksionojmë si kishë, aty asht edhe Krishti në gjith plotësinë e Tij.
Kur unë i them nji shenjtori në tokë; lutu për mue se kam shumë nevojë, ktu tregohet dashunia e përbashkët. Nji herë tjetër, kur të ketë ai nevojë do jem unë qi do lutem për shëntjorin tjetër.
Pse t'i lutem unë shënjtorit qi ndodhet pranë Krishtit, kur unë mund t'i lutem Krishtit direkt? Kush lutje ka ma shumë fuqi, ajo qi i drejtohet shënjtorit apo direkt Krishtit?
Ndërsa për shënjtorët në tokë asht ndryshe se të gjithë lutena së bashku. Dhe lutja së bashku e të gjithë kishës asht shumë ma e fuqishme se lutja e nji individi. Sepse kur lutet kisha, asht sikur po i lutet Krishti Atit.
Ja se qfarë thotë Pali këtu:Postuar më parë nga Toni
Por nuk e di se jeta në mish të jetë për mua një punë e frytshme, as mund të them çfarë duhej të zgjedh, sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë, por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju. Këtë e di me siguri, që do të rri dhe qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj që mburrja tuaj për mua të teprojë në Jezu Krishtin, për praninë time sërish midis jush. (Filipisianët 1:22-26)
Këtu duket kjartë se shenjtorët janë të nevojshëm për ne, për sa kohë ata jetojmë midis nesh. Nëse nuk do ishte kështu, Pali nuk do i thoshte ato fjalë, sepse edhe pasi Ai të ikte tek Jezusi, shenjtorët në tokë do i luteshin Palit.
Jam plotësisht dakort me ty. Bota, ma shumë se kurrë ka nevojë për shenjtorë, por për shenjtorë këtu në tokë. Shënjtorë që do përdoren si drita dhe krypa e botës. Më beso, ma shumë vlerë ka nji grusht i vogël shënjtorësh këtu në tokë, të cilët deklarojnë Krishtin me fjalët, jetën dhe veprat e tyne, se shënjtorët në qiell që po jetojnë në praninë e Zotit.Postuar më parë nga Toni
Nuk e ke idenë se sa fort e besoj unë kyt gja, se me shpirt e besoj. Po, Zoti Krisht fliste jetonte dhe vepronte nëpërmjet trupit të Tij për sa kohë ishte në tokë. Sot, Ai përsëri flet, jeton dhe vepron nëpërmjet trupit të Tij, Kishës. Dhe trupi i Tij jena na, unë, ti, dëshumesi, matrix etj. Të gjithë na qi kemi besue te Ai dhe i qëndrojmë besnik Atij. Kisha e Tij janë edhe ata, qi kanë fjetur tashme por ata e kanë mbaruar funksionin dhe rolin e tyne në tokë dhe na e kanë lanë neve stafetën të cilët duhet me e mbajt fort dhe me jua dorëzue të tjerëve kur të ikim prej kësaj jete.Postuar më parë nga Toni
Asht në dorën tonë se sa mirë kena me e nderue stafetën qi ata na kan dhanë dhe sa ma mirë e mbajmë kyt stafetë aq ma shumë i nderojmë ata.
Ti e din shumë mirë se ishte Krishti që veproi përmes Pjetrit. Pra Krishti e ngjalli prej së vdekurish atë vajzë. Por mos harro njerëzit kishin tendencën qi t'i banin idhuj ata njerëz. Të kujtoj rastin e Palit dhe Barnabës, qi u deshën me shkye rrobat dhe me u thanë atyne se edhe ata janë njerëz si të gjithë.Postuar më parë nga Toni
Ti jeton në kosovë dhe keni pak katolikë dhe asht e logjikshme qi të jeni pak e sak. Por unë jetoj në greqi dhe e shoh qdo ditë idhujtarinë e njerëzve të thjeshtë. Ata mbajnë ikona në shpia, sidomos plakat, dhe i luten shenjtorëve për ndonjë mrekulli. Unë kam nanën e pronarit tim këtu, e cila lutet vazhdimisht Maries për gjithqka ka të bajë me birin e saj. Për me i shkue biznesi mar, për me i shkue shëndeti mar, e shumë e shumë gjana të tilla. Dy gjana kam vue re: Nuk i asht lut as nji herë të vetme Krishtit dhe gjithmonë i lutet për gjanat e kësaj bote. Si nuk bani nji herë nji lutje frymore, nji lutje për me u ba vullneti i Tij. Gjithmonë i lutet Maries për me i shkue jeta asaj edhe fmive të saj sa ma mir e me u pasurue sa ma shumë.
Këto pra, nuk i ban vetëm nji njeri, por pjesa DËRRMUESE e ortodoksëve.
Më thuej tash, a kena të drejtë me u indinjue kur shohim dikë tuj ju lut Maries?
Ta them unë ku asht problemi vëlla! Problemi asht kur akuzohena se besimi ynë nuk asht i plotë, për faktin se i lutemi vetëm Krishtit dhe jo shenjtorëve të tjerë. Problemi asht kur akuzohena se jena të ngjashëm me D.J.-të se i lutena vetëm Krishtit dhe jo shenjtorëve të tjerë. Problemi asht kur akuzohena se jena si muslimanët sepse i lutena vetëm Krishtit dhe jo shenjtorëve të tjerët. Problemi asht kur akuzohena se jena heretikë se i lutemi Krishtit dhe jo shenjtorëve të tjerë. Problemi asht kur thona se Ikona dhe Imazhi i kishës asht Krishti dhe jo shënjtorët e tjerë.Postuar më parë nga Toni
Më thuej ti mue, a asht herezi të bash Krishtin qendër të jetës tande? Absolutisht jo! Edhe na, jena tuj ba Krishtin qendër të jetës sonë. Krishtin dhe vetëm Krishtin. Ai asht Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit dhe në rasë se akuzohena se e bajmë ata Gjithqka në Gjithqka, atëhere jam krenar të akuzohem si heretik.
Përshëndetje të shenjta,
vëllait tim dhe shënjtorit Toni77.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Marcus,
Te nderosh Marine ose shenjtoret nuk do te thote qe te largohesh nga qenderzimi ne Krisht.
Por, te besosh se vertet Vdekja dhe Ringjallja e Krishtit dha fruta konkrete. Dhe keto fruta ishin pikerisht te shenjtet e Tij.
Nqs nje Pjeter u shnderrua nga nje peshkatar i rendomte ne nje te shenjte, nje Mateo u shnderrua nga nje taksambledhes ne nje te shenjte, nje Maria Magdalene nga nje prostitute e pushtuar nga demonet ne nje te shenjte, nje Pal nga nje persekutor te shenjtesh ne nje te shenjte....
Duke vazhduar me shenjtoret e mevonshem qe kane jetuar ne cdo epoke, qe nga kishat protestante nuk njihen ose njihen shume pak....
Nqs tek ata pra pati nje shnderrim kaq radikal, atehere dhe tek ne ka nje siguri se dhe jetet tona nqs ndjekim Krishtin do te transformohen ashtu sic u transformuan jetet e tyre.
Jeta e shenjtoreve eshte jeta e Krishtit e jetuar ne shekujt 1,2,3...21... por tashme ne njerez te rene duke i transformuar keta njerez ne ene lavdie!
Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 12-04-2010 më 03:23
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
E di si është puna, Matrix? Po jap një shembull nga jeta e përditshme. Shumë njerëz, pasi vdesin nderohen me nderimet më të mëdha nga fëmijët apo të afërmit e tyre. Ata u ndërtojnë varre madhështore, vizitojnë varret çdo moment, mbajnë fotografitë e tyre në çdo dhomë dhe qajnë shpesh për ta. Por sa ata ishin gjallë, nuk merrnin nderimin, respektin dhe dashurinë e duhur.
E njëjta gjë ndodh edhe këtu. Ne nuk e kemi për gjë të ofendojmë, gjykojmë apo flasim ashpër me një shenjtor me të cilin komunikojmë çdo ditë, por nga ana tjetër u japim nderimet më të mëdhaja shënjtorëve që janë me Krishtin. Jam më se i bindur se të njëjtët shenjtorë që ne i nderojmë sot, sa ata ishin gjallë, akuzoheshin, persekutoheshin, ofendoheshin nga bashkëshenjtorë të tjerë.
Nëse ne pra mësojmë të duam, të respektojmë dhe të nderojmë shenjtorët me të cilët ne bashkëjetojmë, është shumë herë më e lartë se sa të bësh një nderim për ata që janë tashmë me Krishtin. Të qëndërzosh Krishtin do të thotë të duash, të respektosh dhe të nderosh shënjtorin më të vogël në mbretërinë e Tij.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Nuk mund te them vecse AMEN per kete qe ke shkruar, sidomos per fjalin e fundit te cilen, me lejen tende, po e vendos si firme
Sigurisht, ata qe e nderojne nje shenjt pas vdekjes dhe nuk i duan shenjtet e gjalle nuk e kane njohur Krishtin fare!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 12-04-2010 më 03:48
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Marcus,
Shenjterit e qiellit, me Marine ne krye, i therrasim ne ndihme qe te luten bashke me ne. Ne nuk jemi kurre te sigurt se lutja jone eshte ne te vertete ajo qe Zoti e do prej nesh. Ketu e fus si veten, ashtu edhe te gjithe njerezit qe jetojne ende ne kete bote. Kurse shenjterit e qiellit dine se si te luten. Ne mesojme prej jetes se tyre, prej shembullit te tyre, se si ta duam Krishtin dhe t'i sherbejme atij cdo dite ne njerezit qe na rrethojne. E shembull me te mire se Maria nuk ka! Ajo eshte Nena e Kishes, pra nena e neve te gjalleve. Le ta therrase gjithkush ne ndihme si nenen e vet e do ta shohe qe nuk do te dale kurre duarbosh. Normalisht, qe kush i lutet Zotit per vullnetin e vet, atehere e kthen ate ne sherbetor. E kjo eshte kryekeput gabim! Cdo lutje duhet bere per te kuptuar dhe per te bere vullnetin e Atit, pasi jemi bij te tij!
Te fala ne Krishtin!
Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!
Krijoni Kontakt