nji pyetje..
ate dite qe u vrane ata dy djemte e vetvendosjes.. nga policet nderkombetare.. ku ishte albini?
sa metra larg ka qen nga keta dy djemte?
nji pyetje..
ate dite qe u vrane ata dy djemte e vetvendosjes.. nga policet nderkombetare.. ku ishte albini?
sa metra larg ka qen nga keta dy djemte?
Jo DardanAU, ju jeni nder ata qe ju mungon Serbi dhe Serbija per kete arsye ju pakica qe jeni mundoheni me mish e shpirte te beni propaganda kunder levizjes vetvendosjes dhe albinit, dhe perkrahni UNMIK/Eulex made in Serbia. Ndersa Albini vetem don lirine e vertete te Kosoves te cilen liri e ka shume te cunguar po nga ket evropianet e tu.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Kundėr gjykimit tė Kurtit, 150 mijė nėnshkrime
Publikuar: Sot, mė 07 mars 2010
Prishtinė, 7 mars - Kėshilli kundėr procesit gjyqėsor ndaj Albin Kurtit, bėri tė ditur sot se janė grumbulluar afėr 150 mijė nėnshkrime valide pėr peticionin kundėr kėtij gjykimi dhe pėr hetimin e vrasjeve tė 10 shkurtit 2007.
Nėnshkrimi i peticionit ka pėrfunduar tė premten, ndėrsa nesėr do t’i dorėzohet kėrkesa kryekuvendarit Krasniqi nė njė takim me pėrfaqėsuesit e Kėshillit, ku do t’i kėrkohej atij njė seancė e jashtėzakonshme pėr ngjarjet e 10 shkurtit, ka raportuar sot RTK.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Zanier: OKB trajton rrafshin e kompensimit pėr 10 shkurtin
Publikuar: E mėrkure, mė 10 shkurt 2010
Prishtinė, 10 shkurt - "Vetėvendosja” dhe organizatat pėr tė drejtat e njeriut sėrish akuzuan organet pėrgjegjėse pėr mungesė tė drejtėsisė dhe pėr prolongim tė procesit nė tėrėsi. Shefi i UNMIK-ut, nė Kosovė, Lamberto Zanier, i tha Radios Evropa e Lirė se organizata qė ai pėrfaqėson, u ka ofruar familjarėve tė viktimave kompensimin nė tė holla dhe se pėr pėrmbylljen e procesit kriminal janė pėrgjegjėse autoritetet nacionale, ku po trajtohet ky rast.
Pėrfaqėsues tė misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė janė zotuar se do tė bėjnė pėrpjekje pėr zgjidhjen, jo vetėm nė aspektin e kompensimit financiar, por edhe nė nivelin e procesit kriminal, tė rastit tė vrasjes sė Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe dhjetėra personave tė tjerė tė lėnduar gjatė protestės sė organizuar nga Lėvizja “Vetėvendosje” mė 10 shkurt 2007.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, i tha Radios Evropa e Lirė se Kombet e Bashkuara po merren me ēėshtjen e kompensimit pėr familjet e viktimave, ndėrsa do tė bėhen pėrpjekje qė autoritetet nė Rumani ta pėrmbyllin rastin nė aspektin kriminal.
“Mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė hetimet, apo procesi kriminal tė pėrmbyllet sa mė mirė qė tė jetė e mundur. Nuk dua tė zbuloj ndonjė shtet anėtar, por mund t’ju siguroj se kam intervenuar personalisht te pėrfaqėsuesit e atij shteti pėr tė siguruar se ėshtė duke vazhduar hetimi kriminal”.
“Mė kanė siguruar se ėshtė (duke vazhduar) dhe mė ėshtė bėrė me dije se ėshtė afėr pėrmbylljes. Shpresoj se kjo qėndron. Do tė vazhdoj tė pėrpiqem pėr kėtė, sepse hetimi kriminal adreson pėrgjegjėsi personale nė kėtė aspekt dhe kjo gjė duhet tė pėrcillet nga autoritetet vendore”, tha Zanier.
Tri vjet pas protestės sė 10 shkurtit, e cila rezultoi me dy tė vrarė dhe dhjetėra tė plagosur, Lėvizja “Vetėvendosje” kritikoi misionin e OKB-sė nė Kosovė dhe autoritetet rumune pėr prolongimin e rastit Xheladini-Balaj.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
150 mijė nėnshkrime pėr mbylljen e procesit ndaj Kurtit
Kėshilli Kundėr Procesit Gjyqėsor ndaj Albin Kurtit ka mbyllur peticionin pėr mbylljen e procesit gjyqėsor ndaj kreut tė Lėvizjes Vetėvendosje, ndėrsa javėn e ardhshme do tia dorėzojnė peticionin kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, nga i cili do tė kėrkohet mbajtja e njė seance tė jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės, ku do tė trajtoheshin kėrkesat e nėnshkruara nga rreth 150 mijė qytetarė tė Kosovės.
Anėtarė tė Kėshillit tė dielėn nė njė konferencė pėr media kanė bėrė tė ditur se tė premten ėshtė mbyllur peticioni pėr mbylljen e procesit ndaj Albin Kurtit dhe fillimin e hetimeve ndėrkombėtare pėr ngjarjet e 10 shkurtit.
Sipas tyre, pėr 19 ditė janė mbledhur 148.183 nėnshkrime, prej tyre nė 2.414 nėnshkrime mungojnė numrat personal tė nėnshkruesve tė peticionit, andaj konsiderojnė se tė pranueshme janė 145.769 nėnshkrime.
Valon Murati tha se peticioni do ti dorėzohet krerėve tė institucioneve tė vendit, ndėrsa do tė kėrkojnė njė takim me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, nga i cili do tė kėrkojnė mbajtjen e njė seance tė jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės, ku do tė trajtohen kėrkesat e nėnshkruara.
Ne peticionin do tė ua dorėzojmė kryetarit tė Republikės sė Kosovės, kryeministrit dhe kryetarit tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės Jakup Krasniqit me kėtė tė fundit ne do tė kėrkojmė njė takim tė veēantė ku do tė kėrkojmė qė nė emėr tash mė jo vetėm tė kėshillit, por tė 150.000 qytetarėve tė Kosovės qė kėto kėrkesa tė shtrohen nė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr tė trajtuar nė Kuvendin e Kosovės, ka thėnė Murati.
Pėr mė tepėr ai ka thėnė se peticioni ėshtė nėnshkruar nė 28 komuna tė Kosovės, por edhe jashtė Kosovės, por nuk ka dhėnė shifra konkrete pėr numrin e nėnshkrimeve.
Ajo qė ne kemi dėshmuar mė tepėr me aktivitetin ėshtė se shoqėria jonė ka forca pėr tė tejkaluar ndarjet qė ekzistojnė pėr ēėshtje caktuara politike dhe ideologjike, nėse mund tė bashkohemi nė funksion tė njė ēėshtje qė e konsideron tė dobishme pėr demokracinė nė Kosovė. Pėrgjigjja e qytetarėve ndaj peticionit dhe kėrkesave tė shtruara nė tė dėshmojnė pėr kėtė zhvillim pozitiv brenda shoqėrisė sonė, ka thėnė Murati.
Sipas tij, nėnshkrimi i peticioneve ėshtė bėrė edhe nė trojet e tjera shqiptare, ndėrsa nė mėnyrė simbolike tė gjitha kėto peticione do ti dėrgohen edhe presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė Bamir Topi dhe njėkohėsisht do tė dorėzohet peticioni te shefja e diplomacisė evropiane Ketrin Eshton, sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara Ban Ki Mun, si dhe tė gjitha organizatat kryesore ndėrkombėtare qė merren me tė drejtat e njeriut.
Igballe Rogova nga Rrjeti i Grave tė Kosovės, ka bėrė tė ditur se pėr 19 ditė nė 28 komuna tė Kosovės janė mbledhur 148.183 nėnshkrime.
Peticioni ėshtė mbajt nė 28 komuna brenda Republikės sė Kosovės, prej kėtyre fatkeqėsisht po them janė 2.414 jo valide pėr shkak se mungon numri personal kėshtu qė konsiderohen valide 145.769 nėnshkrime tė qytetarėve tė Kosovės. Dhe sipas radhitjes nėnshkrime janė mė sė shumti janė mbledh nė Prishtinė 43.694 nėnshkrime, pastaj radhitet Gjilani me 14.673 nėnshkrime dhe Prizreni mbi 12.000 nėnshkrime, ka thėnė Rogova.
Kėshilli Kundėr Procesit Gjyqėsor ndaj Albin Kurtit pėrbėhet nga 64 organizata dhe aktivistė tė shoqėrisė civile tė cilėt janė tė shqetėsuar pėr rihapjen e procesit gjyqėsor ndaj Albin Kurtit dhe pėr mungesėn e hetimit pėr vrasjen e dy demonstruesve mė 10 shkurt 2007.
Organizatat dhe individėt e kėtij Kėshilli janė Rrjeti i Grave tė Kosovės, Qendra pėr tė Drejtat e Njeriut e Universitetit tė Prishtinės, Ēohu, Lėvizja Fol, Instituti i Prishtinės pėr Studime Politike (PIPS), Forumi pėr Iniciativė Demokratike (FID), Alter Habitus, Shoqata e ish tė Pėrndjekurve Politikė, Emancipimi Civil Ma Ndryshe, Fondacioni pėr Iniciativė Demokratike (FDI), Mileniumi i Ri, Syri i Vizionit, Shoqata Kosovare pėr tė Drejta tė Njeriut dhe tė Fėmijėve (KAHCR), Qendra pėr Trajnime dhe Studime Gjinore (QTSGJ), etj.
Mė 15 shkurt 2010 Misioni Evropian pėr Sundimin e Ligjit nė Kosovė EULEX ka rifilluar gjyqin kundėr Albin Kurtit nga Lėvizja Vetėvendosje. Kurti akuzohet pėr organizimin e njė turme qė ka kryer vepėr penale, pėr drejtimin dhe pjesėmarrjen nė njė grup qė ka penguar personat zyrtarė nė kryerjen e detyrave tė tyre zyrtare, si dhe pėr thirrje nė rezistencė me forcė ose me kėrcėnim tė rėndė mė 10 shkurt 2007.
Atė ditė Lėvizja Vetėvendosje ka mbajtur njė demonstratė paqėsore nė Prishtinė, por ndaj sė cilės ėshtė ndėrhyrė dhunshėm nga policia e UNMIK-ut. Si pasojė dy protestues paqėsorė u vranė nga policia rumune e UNMIK-ut dhe mė shumė se 80 tė tjerė u plagosėn dhe lėnduan. As sot e kėsaj dite policėt rumunė nuk kanė dalė para drejtėsisė, por pak kohė pas vrasjes, ata janė kthyer nė shtėpi.
UNMIK-u mbajti Albin Kurtin nė paraburgim pėr njėmbėdhjetė muaj dhe inicioi kundėr tij njė gjyq qė ėshtė dėnuar nga organizatat e tė drejtave tė njeriut nė gjithė botėn pėr shkeljet e tij tė shumta. Gjyqi u pezullua nė shkurt tė 2008-sė kur avokatėt e Kosovės e mbėshtetėn thirrjen e Albin Kurtit pėr tė mos e mbrojtur dhe u distancuan nga ky procesi gjyqėsor.
Padia kundėr Albin Kurtit, nga shumė organizata vendore e ndėrkombėtare u cilėsua si politikisht absurde, dhe ligjėrisht e pabazė. Si shembull, nė dhjetor tė vitit 2007 Amnesty International me korrektėsi e pėrshkroi rastin si "politikisht tė motivuar".
Lideri i Vetėvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur procesin tė montuar politik dhe nuk ėshtė paraqitur nė asnjėrėn nga seancat e deritashme gjyqėsore, ndėrsa seanca e re ėshtė caktuar pėr datėn 13 prill. /kosovapress/
Life's too short to remove USB safely.
Kosovarve nuk i duhen gjygjet dhe drejtesi , tash e tutje beni cka te doni veq mos harroni ti mbledhni nenshkrimet!!!
Krijoni Kontakt