
Postuar mė parė nga
Linguisti
Kurrė falė mos i qofsha!
Mė shumė ka prodhuar sherr ky institucion, se sa dobi.
Sikur tė mos ishte themeluar fare, shumė pozitė mė tė mirė e mė tė lakmuar do tė kishim patur sot. Paj pėrte se me mijėra intelektualė janė profiluar nė atė subjekt dhe prapseprap shteti na udhėhiqet nga tė pashkolluarit. Qė do tė thotė se edhepse disa nga oligarkia dominuese aty kėtu posedojnė arsimime tė kualifikuara e gjegjėse, pėr shkak tė papjekurisė sė nivelit njerėzor e pėr shkak antikombtarisė sė theksuar e prepotente, ata dėshmojnė qartė se ai universitet nė asnjė mėnyrė nuk i ka pėrmbushur aspiratat e pėrshpresuara tė masės sė gjėrė popullore, dhe asisoji pa dyshim automatikisht edhe kategorizohet si projekt esencialisht i dėshtuar!
Robėria nuk ėshtė fenomen i lehtė pėr asnjė popull. Rrugėtimi i mundimshėm e shekullor drejt clirimit dhe lirisė pėrfundimtare duhet tė konceptohet me maturi dhe me mencuri apropriative. Tė drejtat njerėzore elementare janė ato mė primare tė cilat duhet tė e preokupojnė njė tė okupuar. Ato institucionale tė konsideruara nė proces si fakultative, nuk duhet kurrė tė i tejkalojnė pėrmasat e aftėsive objektive tė tė okupuarit, pėr menaxhim tė drejtė.
Qė tė gjithė nga ne e dimė mirė se nė atė universitet qė nga themelimi e deri nė periudhėn e masave tė dhunshme, kanė diplomuar disa mijėra studentė. Shumė nga ta mjerisht, pa merita tė duhura kompetente. Profesorėt e fabrikuar nė universitete tė kryeqendrave tjera tė shtetit tė shpėrbėrė federativ, tė verbuar nga "patriotizmi" i nėnvetėdishėm nxitues, pak brengoseshin se cfarė kuadro do tė dalin nga ajo pamendėsi e tyre e romantizmit stihik nacional. Dhe realiteti pastaj si qė edhe supozuar, katastrofik. Tė paaftėsuarit, tentojnė tė aftėsojnė breze tė reja. Absurditet i shkallės sė lartė. Ndėrkohė qė rezultatin e tėrė atij eksperimenti tė gabuar, e kemi tė servuar si pėrditėshmėri tė pamohuar, nė jetėn tonė tė mizorshme, tė sotme konkrete. Ai eksperiment pėrndryshe nė prapaskenėn e tij tė kamufluar, kishte edhe karakter mjaft tė potencuar politik. Cdo manipulim e lėvizje nė sistem, ishte nėn survejimin konstant tė shėrbimeve agjenturore tė pushtetit qėndror. Asgjė nuk lihej pėr surprizė. Aparati udhėheqės komunist e dinin mirė se me dėshtimin e kėtij projekti arsimor, eventualisht e nė kohė tė imponuar, medoemos do tė dėshtoj edhe iniciativa e ngritjes sė cėshtjes kombėtare. Ata tė marrė nuk ishin. Por tė shkathėt, dhe dredhakė.
Pėr tė mos cekur mė tutje, se njė numėr i konsiderueshėm i profesoratit ishte anteriorisht i nėnshtruar objektivave tė definuara pushtetore.
Jo, ne nuk na duhen universitete tė dhuruara. (Ndonėse cmimi i kėtij nė fjalė, ka qenė i formės sė gjakut). As profesorė e doktorė me gradė. Sė paku jo kėso si qė kemi sot. Ne cka na duhet ėshtė rrespektimi i nocionit robėri. Gjetja e vetės sonė si njerėz pėrbrenda pikave pėrkufizuese tė saja, dhe praktikimi i diturive e i cilėsive tė prokuruara nga tė parėt, me synim tė etablimit dhe konsolidimit tė lidhjes vėllazėrore e kombėtare nė perspektivė. Jeta nė botė nuk ėshtė proces i imagjinuar tė funksionoj me ngutėsi e aproksimativizėm, por me ngadalėsi e planifikim. Hap pas hapi! Gjithėsia posedon kohė me mjaftėsi. Asgjė nuk u krijua enkas pėr ne. Ne jemi vetėm pjesė e njė tėrėsie magnate tė ciklit tė pėrgjithshėm evolutiv tė Natyrės. Dhe nė konformitet me ate qė jemi, me predispozitat tona realistike ekzistuese, ne duhet tė japim maksimumin e kontributit posedues, pėr arritjen e dimensioneve tė pranueshme tė definicionit konvencional, nė rradhė tė parė tė konceptit parimor njeri, e pastaj edhe tė njė tė tillė, kombėtar!
nderime!
Krijoni Kontakt