Plagët
Që në kohën e apostujve në Kishë u dukën përçarjet, pastaj edhe besimet e gabueshme (“herezia”), bjerrja, tradhtimi i fesë (“apostazia”) dhe ndarjet (“shizma”, apo “skizma”) – p. sh. ndarja e Kishave ortodokse (në shekullin 11) dhe protestante (në shekullin 16).
Të gjitha këto nuk ndodhen pa mëkate njerëzore në të dy anë. Sepse ku është mëkati, atje janë edhe besime të gabueshme, përçarja dhe ndarja, kurse ku është virtyti, atje është bashkimi, i cili bën që besimtarët të jenë një zemër e një shpirt.
Ata që sot lindin në Kishat e ndara prej Kishës Katolike, nuk kanë faj për ndarje. Me pagëzim janë bërë gjymtyrë të Korpit të Krishtit. Me plot të drejtë quhen të krishterë. Kisha Katolike i nderon si vëllezër.
Shumë mjete të shenjtërimit dhe shume pasuri e së vërtetës gjenden edhe jashta kufijve të dukshme të Kishës Katolike: Bibla – fjala e Zotit, hiri, feja, shpresa, dashuria, sakramentet... Të gjitha këto të mira vijnë prej Krishtit dhe prijnë kah Krishti – na nxisin në bashkimin e të gjithëve.
vazhdon-->
Krijoni Kontakt