Close
Faqja 26 prej 31 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 302
  1. #251
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Filmi i fundit i BD ėshtė i mbushur me cliché nėse e sheh me kėtė sy, por nuk duhet drejtuar syri tek cliché-tė; duhet tė dalėsh jashtė tyre, ndoshta ideja mė e mirė ishte tė mos ta bėnte filmin, por ja qė ne film shkojmė tė shohim.
    Nė Hadewijch punon shumė mirė dhe ajo qė ndodhet jashtė ekranit (atė qė kamera nuk e kap me qėllim) le hors champ. Tė paktėn kėshtu mė duket mua. BD, ndėrsa filmon L'Ile st Louis, filmon gjithashtu dhe Institutin arab qė ndodhet jo larg (pėr kush e njeh pak Parisin). Ndoshta BD i ėshtė futur njė pune qė Abdellatif Kechiche e bėn mė mirė, mė me talent se di se pėrse flet... Mė vjen kėtu nė mendje filmi i tij La faute ą Voltaire (i gjithė faji ėshtė i Volterit). Por BD s'besoj se merret me probleme tė tilla nė filmin e tij. Ai e pėrcjell kėtė duhmė tė fortė socilogjike ku njerėzit ndahen nė klasa nga shijet, fetė dhe lagjet ku ato banojnė.
    Tė kuptoj se je zhgėnjyer, se e pėlqeje fort kėtė regjizor. Kuptohet se forcėn e dikurshme sikur po e humb, por nuk duhet aq rreptėsi... Ai me tė vėrtetė ka filmuar nė Paris, e ka lėnė Flandrėn e tij, Veriun e ftohtė dhe fshataresk, por qyteti ngjan ndryshe, me mė pak zhurmė...

  2. #252
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga peoples Lexo Postimin
    Filmi i fundit i Bruno Dumont ėshtė i mbushur me cliché nėse e sheh me kėtė sy, por nuk duhet drejtuar syri tek cliché-tė; duhet tė dalėsh jashtė tyre....
    Po ja qe syte shkojne vetė se !

    Serizoisht : pse i besohet asaj lidhjeje spirituale midis heroines se filmit dhe vellait te te dashurit ??? Cliché e gjalle ! Po aq cliché, pra skematike sa dhe anoreksia e heroines, islamizmi apo terrorizmi ! Po te dua te "mesoj" mbi anoreksine, une blej revisten "Femme actuelle" (homologia ne shqip do ishte "Gruja Shqiptare") dhe ja ku mbaroi puna ! Une prandaj shkoj ne kinema, qe mos blej revisten ne fjale !! Dhe nese dua te shikoj periferine skematike pariziane me pittbull dhe arabe injorantė/fanatikė, hap TV dhe shikoj lajmet cliché te ores 8 !

    Pastaj, ku do me dale Bruno Dumont me kete film, qe te le shijen e amalgames midis terrorizmit dhe islamit ??! Sepse nese nuk do ishte keshtu si mendoj une, regjizori nuk kish pse te jepte intervistė pas intervistash per te shpjeguar qe "jo jo, une nuk bej asnje aluzion, islami dhe terrorizmi nuk jane kurrsesi e njejta gje". Pra ka diēka, qe e detyron ate te insistoje ne kesi lloj deklaratash... Pra ka diēka, qe e ben "Figaro"-nė te shkruaj fjalet me te mira per filmin

    Megjithate, mund te konstatohet diēka interesante ne reagimin e kritikes serioze ndaj filmit: ata kritikė (Cahiers du Cinéma- psh) qe me pare nuk kane qene pothuaj kurre simpatizante te filmave te Bruno Dumont, kesaj rradhe i dalin ne mbrojtje. Ne fakt, shpjegimi vjen nga fakti qe kesaj rradhe - dhe kjo eshte e vertete - Dumont eshte me i lirshem ne filmim. Eshte e vertete qe partia qendrore e filmit eshte gati-gati e lezeēme (amusante), gjė e pa-imagjinueshme mė parė per kete regjizor rigjid dhe "te thate". Parė ne kete prizem, po, mund te thuhet se Dumont nuk eshte mė aq i "ngurte" si ne filmat e tij te meparshem, dhe ndofta ne nje fare menyre, duhet pershendetur. E megjithate, mendimi im eshte se kaq gjė nuk eshte e mjaftueshme per ta bere filmin ne fjale nje film te mire.

    E di si e perjetova une filmin ? (u perpoqa ta shikoj i pa influencuar nga ideja qe e ka bere filan apo fistek regjizor i madh.... blablabla) : Ne fund te tij (sigurisht, permes skenes mbyllese), pata ndjesine qe autori, permes filmit te tij ka dash te tirumfoje mbi dy absolutizma : 1. mbi personifikimin (incarnation) permes mortifikimit, 2. mbi personifikimin (incarnation) permes aktit shkaterrues. Dhe del tek nje absolutizem te trete: seksi ! Por del si pa dashje, pa arritur ta kuptojė as ai vete ! Pra pa krijuar nje pikeshikim (point of view) te tij mbi kete te tretin (pra seksin).

    Ose thene popullorēe: duket sikur pa vetedije, regjizori na thote : heroina ime eshte keq per...


  3. #253
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Postime
    29

    "La mujer sin piano" - Javier Rebollo (Spain-2009)




    "La mujer sin piano" eshte filmi i dyte ne karrieren artistike te Javier Rebollo-s me te cilin, regjisori i ri premtues spanjoll, u prezantua ne festivalin e filmit ne Tirane (TIFF-2009). Filmi ne fjale arriti te fitonte jo pak por ēmimin e pare te festivalit, ēmim te cilin ne fakt e ndau me filmin tjeter grek "Akadimia Platonos" me regji te Filippos Tsitos.
    Filmi s'rrefen gje tjeter veēse odisene e nje udhetimi, ne nje nate te vetme, te nje gruaje shtepiake e cila papritur vendos te te braktise apartamentin e saj per tu "leshuar" rrugeve te Madridit. Ne fund fare, rrugetimi do ta ktheje serisht ne apartamentin e saj. Kaq eshte historia e nje filmi i cili, perveēse na zbulon shijen e holle kinematografike te regjisorit, si dhe nje fare talenti te tij ne skenar dhe regji, e cila premton per mire ne te ardhmen, nuk eshte se sillte diēka te "re" ne kinematografi. Me te "re" nuk nenkuptoj aspak subjektin sesa qasjen kinematografike ne te cilen ndihej qarte ndikimi i Chantal Akerman si dhe, deri diku, perngjasimi i zbehte me format kinematografike te Tsai Ming Liang (sidomos ne perdorimin e formulimit muzikor, elementi me i arrire i filmit, i cili nderfutet "pa vend" ne film duke me rikujtuar disi kryevepren the "The hole" te regjisorit tajvanez). Per te gjitha keto asocacione qe me lindin gjate filmit vendosa te pyesja vete regjisorin, ne nje bisede te shkurter qe pata me te ne fund te shfaqjes, i cili, jo per ēudi, mi konfirmoi te gjitha keto duke me permendur madje dhe titullin e nje nga filmave te Chantal Akerman (qe tani s'me kujtohet) nga ku ishte frymezuar shume.
    Projekti i ardhshem kinematografik i Javier Rebollo-s, te pakten nga ato ēfare me tha, do te jete bashk-shkrimi i nje skenari per filmin e rradhes te argjentinasit Lisandro Alonso, ose thene ndryshe nje nga kineastet me premtues, sot per sot, ne bote.

  4. #254
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga fuorisync Lexo Postimin

    "La mujer sin piano" eshte filmi i dyte ne karrieren artistike te Javier Rebollo-s me te cilin, regjisori i ri premtues spanjoll, u prezantua ne festivalin e filmit ne Tirane (TIFF-2009)...

    Projekti i ardhshem kinematografik i Javier Rebollo-s, te pakten nga ato ēfare me tha, do te jete bashk-shkrimi i nje skenari per filmin e rradhes te argjentinasit Lisandro Alonso, ose thene ndryshe nje nga kineastet me premtues, sot per sot, ne bote.
    Nuk di ku degjova (lexova, pashė...) fjale fort te mira per kete film, ne nje tjeter festival filmi (me duket ne ate te San Sebastian-it apo te Marrakech-it).

    Ne 2007, kam pas pare filmin e pare te Rebollo-s : "Lo que sé de Lola " (Ato qe di per Lolėn), film qe me ka pas pelqy. Dhe me pat lene pershtypjen se do vazhdoja ti shihja filmat e ketij regjizori. Tek lista 2007, po konstatoj se filmi figuron i 69-ti, midis 109 filmash qe pata pare ate vit. Jo keq ! Po ta ribej listen, do ta vendosja pa frike tek 30-40 te parėt : http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=345


    Sa per Lisandro Alonso-n, hmmm...
    Une nuk e pashe dot filmin e fundit te tij, sepse drejtori i kinemase ku shkoj me shpjegoi se "Liverpool" i ishte dukur shume i dobet dhe nuk e programoi fare. Por po aq ftohte filmi ishte pritur ne Kanė... (me duket se ishte ne kategorine "15 regjizore"). Dhe kritika serioze, qe zakonisht ka qene plot elozhe per kete regjizor argjentinas, me kujtohet te kete qene goxha e zhgenjyer.
    Gjithsesi, vete nuk e kam pare ate film...

  5. #255
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    Sa per Lisandro Alonso-n, hmmm...
    Une nuk e pashe dot filmin e fundit te tij, sepse drejtori i kinemase ku shkoj me shpjegoi se "Liverpool" i ishte dukur shume i dobet dhe nuk e programoi fare. Por po aq ftohte filmi ishte pritur ne Kanė... (me duket se ishte ne kategorine "15 regjizore"). Dhe kritika serioze, qe zakonisht ka qene plot elozhe per kete regjizor argjentinas, me kujtohet te kete qene goxha e zhgenjyer.
    Gjithsesi, vete nuk e kam pare ate film...
    Filmi i Lisandro Alonso, "Liverpool", nuk mund tė jetė i dobėt, apo i pavlerė. Ai mun mund t'i pėlqejė njė drejtori, njė programatroi kinemaja, apo dhe nuk mund tė bėjė hyrje qė tė paguajnė punėn e njė ansambli folklorik (qė janė punonjėsit nė dhe pėr kinemanė).

    E kam parė kėtė film dhe mė ka mjaftuar vetėm skena e parė qė t'i them bravo regjizorit! Po pse kaq shpejt? Ndosht jam gabim, por tė ndjekėsh njė burrė, nga i cili nuk dimė asgjė, nga vjen, ēfarė bėn, pse ėshtė larguar nga shtėpia, pse i rikthehet rrethit familjar, pse paguan dikė pėr tė parė nėnėn apo tė jatin (tė cilėt nuk dihet se a janė tė vėrtetė apo jo). Pse dimri, alkooli, ngjyra e rėndė e njė pijetoreje meshkujsh?
    Shumė pyetje qė nė filmin e Alonso nuk marrin ndonjė pėrgjigje, por vetėm sygjerime. Se personazhi (i cili nuk mė kujtohet emri) mund edhe tė jetė nė njė delir tė vertetė.
    Ia vlen ta shohėsh kėtė film. Gjynah qė nuk e ke parė. Sepse ėshtė mė mirė ta shohėsh dhe pastaj tė japėsh ndonjė gjykim, qoftė edhe negativ. Mua mė krijoi njė zonė tė mirė, njė mėnyrė interpretimi pėr tė thėnė qė diēka bėhej nė kinemanė e kėtij regjizori, i cili na qenkėrka shpresa e kinemasė; pėr kėtė nuk e dija, jo sinqerisht!
    Ndjek pak kėshillat e tua tė dikurshme autori: sa mė pak tė lexosh mbi njė film (para) aq mė mirė ėshtė. Dhe kritika (mbrapa) nuk ma ndėrron shumė opinionin e bėrė me njė shikim.

  6. #256
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Murgesha Portugeze - film franco-portugez nga Eugčne Green





    Shkruaja ne nje mesazh pararendės se, "Hadewijch", edhe pse film i universit spiritual, nuk eshte i depertuar (haunted) nga mistikja, nga spiritualja, krejt e kunderta nga ē'ndodh me "Murgeshėn portugeze" (A Religiosa Portuguesa), padyshim nje nga dy-tre filmat me te bukur te 2009-es.

    Dhe me kalimin e diteve, i mbetem ketij opinioni : asgje nuk eshte teorike ne kete film, dhe sinqerisht, regjizori Eugčne Green eshte unik e i pa pabarazueshem ne regjistrimin e portreve (per te dale tek ideja qe hodha ne nje mesazh tjeter, mbi menyren per ta shfaqur mistiken permes portretit, i cili, sa me shume behet i padepertueshem per syrin e spektatorit, aq me shume realizohet kalimi nga realja tek mistikja, realizohet kalimi nga trupi (mishi) tek shpirterorja.

    ***

    Kapja e te padukshmes ne kinema, eshte nje nga temat e medha te mizaskenes (regjise) ne filmat autorialė. Por per te folur me kembe ne toke, sigurisht qe e padukshmja nuk mund te kapet (syu nuk do ta shihte !). Megjithate, mund te kapet aspirata per diēka te padukshme. Dhe sigurisht qe ka shume menyra per te shfaqur aspiraten. Sigurisht permes mizaskenes.

    Pikerisht tek mizaskena dua te dal, tek forma e nje filmi, por mbi te gjitha, tek raporti i pandashem qe ka ajo me permbajtjen, me rrefimin e ngjarjes, me narracionin. Per fat te keq, nuk jane te paket filmat (qofte dhe ata autorialė !) ku mizaskena veēse nenvizon rrefimin, shoqeron rrefimin, e komenton atė. Ndersa tek "Murgesha portugeze", mizaskena krijon rrefim, krijon narracion.

    Te marr nje shembull gjithmone nga filmi ne fjale : Te gjitha skenat kur heroina e filmit shkon ne nje lagje te Lisbones (me duket se jane tre ose kater te tilla) dhe takon nje femije te vogel, jane filmuar nen te njejtin aks : filmohet e njejta rruge, e njejta shtepi, ne te njejten menyre. Ne fillim, keto plane filmike mu duken disi "pertace" dhe thoja me vete : "ah, ēudi, gjithshka eshte e magjishme ne kete film, ndersa planet e lagjes ne fjale qenkan perseritese, monotone". Sigurisht, nuk kisha kuptuar ende finalitetin e filmit : se pari, regjizori krijon nje fare familjariteti me ato plane, kuadro filmike, duke ti treguar disa here, gati ēdo 20-30 minuta. Dhe, kur kuptova se finaliteti i filmit ishte pikerisht birėsimi i atij femije, gjė per te cilėn nuk dyshohej as ne fillim e as ne mes te filmit, kuptova se, ne fakt, regjizori na e kish thene tashmė nje gje te tille permes mizaskenes, regjise, formes se filmit (perseritja e planeve ne fjale) : forma arrin te krijoje... permbajtje ! (dhe jo thjesht ta komentoje, ta shoqeroje atė, pra te kthehet ne qellim ne vetvete).

    ne foto, skena finale e filmit:




    Dy-tri fjale per regjizorin, sepse i meriton disa rreshta : Eugčne Green, regjizor enigmatrik, thuhet se eshte amerikan per nga origjina, por prej vitesh punon ne Europe. E ka filluar me pjese teatrale, dhe ne keto 10 vietet e fundit, ka realizuar gjithesej jo me teper se 3 filma. I kisha pare ne 2004 filmin e tij te dyte, "Ura e Arteve" (Le Pont des Arts), nje film qe nuk e harroj, gje qe konfirmon se mė kish lene tashme gjurme ne kujtese. (ketu eshte lista e filmave qe pata pare ate vit: http://forumishqiptar.com/showpost.p...91&postcount=1 Sigurisht, sot renditjen do ta revizionoja ndjeshem !

    Me kujtohet po ashtu, se kisha qene pak skeptik me teatralitetin ne dukje te sforcuar te lojes se aktoreve, me diksionin disi te "panatyrshem" te tyre, sepse me dukej se nje gje e tille mund te ishte nje far shtirjeje artistike; po aq sa isha skeptik per nje fare simbolizmi te mbyllur ne vetvete, nje far manierizmi.
    "Murgesha Portugeze" me konfirmoi se nuk behet fjale shtirje, manierizem, por per nje raison d'źtre (reason for being): ajo qe kujtoja se mund te ishte fé (besim) tek manierizmi (mungesa e jetes), ishte fé (besim) tek jeta ! Per me teper qe, "Murgesha portugeze" flet per relixhiozitetin (spiritualitetin) e raportit te qenies njerezore me jeten, me boten. Nese ne filmin pararendes te Eugčne Green planet filmike me ishin dukur sikur nuk komunikonin fort me njeri-tjetrin, tek ky i fundit ata jane ne ndervarje te vazhdueshme, depertohen nga energji qe nuk pushojne se transformuari nga nje forme ne tjetren.
    Dhe sigurisht, ideja e filmit, ajo qe do te na thote autori (le propos du film), mė mrekulloi. Te gjithe personazhet jetojne intensivisht ne ekran, gjithe duke qene te veshur plot mistere : burri qe kish nje takim, aktori i lumtur i martuar, kineasti, femija, nena adoptive, murgesha, don Sebastiani...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  7. #257
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "VINCERE"- film italian nga Marco Bellocchio




    Na ishte ē'na ishte njehere e nje kohe, na ishte nje kinematografi qe besonte tek mjetet e fuqishme shprehese te saj: tek loja e aktoreve, tek muzika e filmit, tek ngyrat, tek dekoret, tek... tek te gjithe elementėt "kompozues" te nje filmi. Pastaj, disa producentė e qeflinj te paepur te parasė abuzuan me te gjitha keto, dhe sallat e kinemave u mbushėn me histeri, dhune vizuale, kakofoni efektesh qe harboen ne te gjitha senset pa krijuar sens. Shkurt, televizioni e vrau kinemanė.

    Dua te them qe fajin nuk e kane as ngjyrat, as muzika, as dekoret, as kamerat. E ka abuzimi me to. Perdorimi i tyre si ne TV. Marco Bellocchio kesaj rradhe kish bere pikerisht nje film "si nje here e nje kohe", gjithe muzike, gjithe ngjyra, gjithe dramė, por... te mrekullueshem ! Si nje here e nje kohė !

    Marco Bellocchio nuk eshte nje regjizor "dosido" : kemi permendur shpesh Nani Moretti-n, si regjizor italian post-fellinian qe eshte perpjekur keto 20-30 vite ti rezistoje vdekjes se kinemase italiane. Por ne fakt, zėri i parė qe eshte ngritur ne fillim te viteve '70 kunder kesaj vdekjeje, ka qene ai i Marco Bellocchio-s. Dhe sot qe ai ka 70 vjeē, rralle kam njohur regjizore te kesaj moshe qe te bejne serish filma sikur te kishin ... 30 vjeē ! Pra, sikur te ishin ne fillim te karrieres.

    Me pelqen shume ky regjizor ! Ende kam ne mendje imazhe nga filmi i tij i parafundit, "Il regista di matrimoni", per fat te keq i kaluar jo pak ne heshtje ne France... (http://filmjournal.net/autori/2009/0...ho-bellocchio/).

    Kesaj rradhe, Marcho Bellocchio eshte marre me figuren e Mussolinit, dhe mė saktesisht, me nje lidhje te fshehte jashte-martesore te tij, andej nga vitet 1910-1920. Nga nje lidhje e tille lindi nje femije, te cilin Mussolini e mohoi, sikunder mohoi lidhjen e fshehte jashte-martesore. Sikunder mohoi ekzistencen e ish te dashures se tij, e cila del nga mendt.

    Ka 1001 gjera per te thene per kete film, tmerresisht inteligjent, tmeresisht i pasur vizualisht, artistikisht. Nje opera e vertete ne ngjyra, aktrim, muzikė, copeza te rralla dokumentaresh te vjeter. Futurizėm dhe melodramė perzier bashke. Kinemaja pa zė. Tragjedia greke. Historia. Sigurisht, Historia me H te madhe. Film qe ka ambicien te jete i Madh, me M te madhe; i Hatashem, me H te madhe. Film qe deshiron te triumfojė, tė VINCERE, tamam si klithma e Mussolinit, drejtuar turmes.
    Pa dyshim, film edhe me kontradikta (melodrama dhe tragjedia, ne princip, nuk rrinė dot bashke). Por meditimi mbi kinemane pa zė eshte i mrekullueshem ! Po aq sa dhe perzierjet e kino-ditareve te kohes me fiksionin.
    Mussolini na shfaqet si aktor i lindur, oportunist i thekur, klloun. Ida, e dashura e fshehte, nuk ndryshon, gjithmone njelloj, e ēmendur pas tij. Me nje fjalė, Antigona. Ose... vete Italia !


  8. #258
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Paranormal Activity" - film amerikan me regji te Oren Peli (USA)




    Qe prej suksesit te "Cannibal Holocaust" (1981) dhe "The Blair Witch Project" (1999) - te paret filma ku personazhet filmojne veten dhe ngjarjen me kameren e tyre, ka patur dy tre tentativa te suksesshme, siē ishin vjet "Cloverfield" ose [REC]. Megjithate, kjo nuk do te thote se, meqe kostoja e nje filmi te tille eshte shume e ulet, o burra te marrim nje kamera e te filmojme veten.

    Tek "Paranormal Activity", nje ēifti te ri i eshte fiksuar ne mendje se nė apartamentin e tyre ka hyre djalli apo nje si pune shpirti i keq. Qe vjen dhe i shqeteson naten. Cifti i ri vendos te instaloje nje sistem video, per te filuar dhomen e gjumit. Kaq eshte filmi i cili nuk ka kushtuar me teper se 15 mije euro, dhe ka korrur jo pak sukses ne box-office. Pra, "ka bo pare te modhe" !

    C'eshte per te ardhur keq eshte se vitet e fundit, gjithe e me shume, filmat horror amerikanė, per nga cilesia, po u ngjajne filmave porno. Dhe mund te ndahen ne dy kategori:
    1. ne njeren ane, jane filmat e tipit "SAW", me estetike ultra te detajuar, qe kanė per qellim te na tregojne ne imtesi ēarje kirurgjikale, gjak, mish, dhe qe mund te perblidhen me nje fjale si filma ku, nje shufer hekuri qe hyn ne mish, korrespondon ne nje film porno me nje penis qe hyn ne vagine.
    2. Ne anen tjeter, kemi filma horror te ashtuquajur amatorė, te filmuar me nje dv (kamera te thjeshte), pa piken e mizaskenes (me demek per ta pershfaqur "sa mė origjinal realitetin" !), a thua se eshte fqinja jote, komshija e katit te peste, qe masakrohet/dhunohet (zgjidh nje nga dy versionet, -njeri per filmat me demek horror/amator, tjetri per filmat porno.

    Paranormal Activity
    futet tek kjo kategoria e dyte, dhe ne fakt, filmi s'ka asnje ndryshim nga nje film porno amator : gjithshka eshte pa piken e estetikes, e pa menduar, jo artistike, pa piken e interesit. Tamam si ne filmat porno !! Here pas here, ndonje shperthim i vogle orgazme, me falni, desha te them adrenaline dhe... kaq !

    Kur dola nga filmi (ose me sakt, kur ika nga salla e kinemase andej nga treēereku i tij), po mendoja me vete : a ha, prandaj kur njeriu sheh nje film porno, i thote vetes: "gjithsesi, s'kam nevoje ta shoh te gjithin" !


  9. #259
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    AVATAR - film amerikan me regji te James Cameron




    Kur beri nje film siē qe ai TITANIC, James Cameron arriti tre fitore:
    1. realizoi filmin me fitim-prurės ne historine e kinemase
    2. fitoi 11 OSCAR
    3. filmi u kthye ne mit planetar qe s'ngeli njeri pa e pare.

    Nga ana tjeter, James Cameron nuk eshte ndonje zanatēi blockbuster-ash qe xhiron njeri pas tjetrit filma te komanduar nga Hollywoodi (psh, si puna e Emmerich me "indipendence day" apo "2012"... mora nje shembull). TITANIC-un, Cameron-i e realizoi plot para 12 vitesh, e qe atehere, s'kish bere ndonje film tjeter. Nje armė e forte per te besuar qe eshte menduar mire pa e ka realizuar AVATAR-in e tij, qe ka dale me 16 dhjetor, njeherazi ne USA, Europe e kudo neper bote. Dhe siē thuhet, kish 12 vjet qe "priste" qe teknologjia te arrinte ne ate nivel qe te mund ta lejonte berjen e nje filmi te tille (nje perzierje e efekteve kompiterike me lojen reale). Shto ketu qe ai vete eshte skenaristi, regjizori, por dhe producenti i AVATAR. Shkurt, jo pak faktorė per tu tunduar e per te shkuar me e pą nje film te tille, qe ne aparence, duket se i drejtohet nje publiku me se shumti adoleshent.

    Ndaj dhe lind pyetja: AVATAR, me mire apo mė keq se TITANIC-u ??

    Zakonisht, regjizorėt qe kane disi respekt per lirine e krijimit te tyre dhe qe arrijne nje sukses si ai i TITANIC-ut, pas berjes se nje filmi te tille, angazhohen e bejne nje film mė modest, me "te vogel", me "me kembe ne toke" (gjithmone, ne planin financiar), per te pasur neser-pasneser nje hapsire manovrimi per filmat e tyre te ardhshem si dhe per tu mbrojtur disi nga sfida e famshme : "lart e me lart".

    Ne kundershtim me kete llogjike (edhe pse kufiri ishte i larte sa s'ka mė per "shkak" te triumfit te pa-precedent te TITANIC-ut !), eshte me se e dukshme ambicja e James Cameron-it me AVATAR-in e tij per te tentuar per mė lart, akoma e akoma per mė lart. Per shembull : ka punuar me teknikat e reja grafike mbi 10 vjet qe te arrinte per shembull qe, shprehjet e fytyres njerezore, te mund t'ja ngjiste avatarėve (ufo-ve) te tij krejtesisht numerikė; ose perdorimi i kamerave 3 dimensionale (une nuk e pash ne 3D : nuk shfaqej i tille ne kinemane ku shkova).

    Por pikerisht, ne kete pike (performancat teknologjike e grafike), filmi me bindi mė se pakti ! Per te mos thene qe me se shumti mė la indiferent (ndonjehere edhe me irritoi...). Me gjithe prirjen e mire qe kisha per ta pelqyer.
    Jo pak gjera duken "déją vu" (te para mė pare), sidomos ne lojrat video apo ne filmat e animuar...

    Zeri po ashtu lė per te deshiruar...., muzika shpesh korale alla-afrikane, me flaute alla-Titanic; vertet asgje e re dhe shpesh here kitch (kiē).

    Megjithate, mbetet narracioni (gjeja qe me pelqen veēanerisht tek Cameron, pikerisht tek TITANIC-u, eshte narracioni), narracion qe regjizori e zoteron fort mire; ose vizioni qe ka ai per boten, per njeriun dhe eksperiencat e tij (interesante keto gjera ne film !!), edhe pse personifikimi (incarnation-i) nuk eshte gjithmone ne forme harmonike dhe teresisht bindese.


    (James Cameron)


    Historia e filmit : jemi shume e shume shekuj pas atij te XXI. Njerezimi ka zbuluar nje planet, planetin Pandora, dhe shkon atje per te zbuluar nje mineral te ēmuar qe zgjidh krizen alarmante te energjise ne Tokė. Ne kete planet, jetojne disa qenie jashtetokesore, te quajtur Navis. Nje si pune tribuje.
    Jake, heroi i filmit, zoteron ne vetvete nje avatar, nje veti metamorfozuese, per tu infiltruar midis popullates se planetit ne fjale, qenie te gjata 3 metershe ngjyre blu e me bisht shume funksionalesh. Dhe prap se prap, te duket se "i ke pare diku" !

    Dhe ne fakt, banorėt e planetit Pandora te kujtojne indianėt e Amerikes ! Sikurse dhe filmi te kujton TITANIC-un. Vetem se kesaj here, pikeshikimi regjizorial nuk eshte ne anen e pushtuesve (anglezeve), por ne anen tjeter, ne ate te popullates vendase (indianet e amerikes = popullsia e planetit Pandora). A thua se, edhe pse Tokėsorėve u ka ardhur ne maje te hundes te qenit njerezorė (AVATAR do te thote metamorfozim), edhe pse "shpetimi" shihet tek kontakti me jashtetokesoret (alienėt -- kesaj rradhe, nuk jane ata, por jemi ne mė tė zhvilluar), tek post-humanizmi, prap se prap bishti i qenit mbetet... bisht !
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #260
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar mė parė nga autori Lexo Postimin
    ose perdorimi i kamerave 3 dimensionale (une nuk e pash ne 3D : nuk shfaqej i tille ne kinemane ku shkova).
    Dmth, nuk e paske pare me syze filmin? Disa thone qe ta shohesh pa syze humb shume... sepse filmi eshte konceptuar i tille, pra te shihet me syze qe te te kalli friken, ose me moderne: te impresionoje (per asgje ne fund te fundit). Une akoma s'e kam pare, po i le pak kohe turmave qe dynden ne ato kinema ku syzet nderrohen shpejt...

Faqja 26 prej 31 FillimFillim ... 162425262728 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •