Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    FUQITE PLANIFIKOJNE BE BEJNE KRIMIN E LIKUIDIMIT TE SHTETIT TE KOSOVES SHQIPTARE


    33. Ngjarjet zbulojne se agjenda sekrete perfshin skenarin e likuidimit te Shtetit te Kosoves Shqiptare. Ky likuidim eshte nje "domosdoshmeri" per gangun gjencidal Serb dhe bashkepunetoret e tij, Fuqite. Arsyeja per kete "domosdoshmeri" qendron ne faktin se kombi Kosovar Shqiptar perben 90% te popullates se Kosoves Shqiptare, dhe vendosja e demokracise do te rezultonte ne nje sistem Kosovar Shqiptar te jetes dh ete kultures.
    Eshte e qarte se Fuqite ngulmojne per te ndalur qe kjo gje te ndodhe. I vetmi opsion i plotfuqishem qe ata kane eshte likuidimi i shtetit te Kosoves Shqiptare, e per kete ata i dhane te gjitha rastet e mundshme gangut gjenocidal Serb per te krijuar kushtet e nevojshme per nje likuidim t etille. Pjeset qe kane mbetur nga skenari i likuidimit te shtetit te Kosoves Shqiptare jane:

    33.1 Serbise t'i jepet me shume kohe pe rte rritur numrin e viktimave te gjenocidit brenda Kosoves.

    33.2 Lejimin e me shume kohe te nevojshmer per perkeqesimin e kushteve te shendetit dhe demoralimin e masave te debuara.

    33.3 Lejimin e forcave Serbe te qendrojne brenda Kosoves per te zbatuar konflikte te armatosura me forcat nderkombetare dhe me kombin Kosovar Shqiptar, njlloj sic ndoshi ne Bosnje e Hercegovine.

    33.4 Kohe shtese permes paraqitjes se perseritur te ndalim-zjarrit, rezolutave, dhunimit te marreveshjeve etj., mes forcave Serbe dhe atyre te sigurimit nderkombetar.

    33.5 Vendosjen e masave te debuara ne Shqiperi dhe vende te tjera, me pretekstin se nuk eshte krijuar ende nje ambjet i pershtatshem paqesor.

    33.6 Madje ndarja e Kosoves Shqiptare, ashtu sic ndodhi ne Bosnje Hercegovine nuk ka te ngjare te zbatohet, sepse nje ndarje e tille do t'i jepte minoritetit Serb vetem maksimumi 10% te vendit. Per kete arsye, Serbia nuk pranon asnje ndarje, dhe kerkon sovranitet mbi te gjithe Kosoven Shqiptare, me mbeshtjetjen e Fuqive.

  2. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    REPUBLIKA E KOSOVES SHQIPTARE PLOTESON TE GJITHE ELEMENTET E SHTETESISE SIPAS LIGJIT NDERKOMBETAR BASHKEKOHOR


    34. Operacionet e perseritura gjenocidale Serbo-Jugosllave dhe pengimi i Shtetit te Kosoves Shiptare, dhe perzierja e Fuqive ne te dy krimet, kane ardhur si reaksion i arritjes se shtetesise se Kosoves Shiptare bazuar ne ligjin nderkombetar bashkekohor. Ndertimi ligjor sipas ligjit ndekombetar bashkekohor qe kemi sjelle, dhe qe eshte permbledhur me poshte, mbeshtetet ne studimin krahasimor me rastet e Rodezise se Jugut (Zimbabwe) dhe Palentinen, te titullura: Manipulimi i Shtetesise, Faza me e Larte e Imperializmit (Hage, 1969, 261 faqe).

    Elementet e kerkuar per te arritur shtetesine kane ndryshuar ne ligjin nderkombetar. Konsiderimi i Kosoves Shqiptare ne driten e e ligjit nderkombeta rbashkekohor deshmon arritjen e shtetesise nga ana e saj.

    34.1 Elementet e tokes, njerezve dhe kontrollit qe perbenin elemente te shtetesise sipas ligjit te vjeter, nuk kerkohen te gjitha sipas ligjit te ri nderkombetar, pasi kontrolli mund te shkaterrohet permes invadimit dhe okupimit, ose te imponohet nga nje fuqi e huaj ose minoritet, per te cilat arsye nje element i ligjshmerise ne shtetesi eshte derivuar nga e drejta e patjetersueshme per vete-vendosje, dhe mund te plotesohet vetem ne se kontrolli eshte rezultat i ushtrimit te lire dhe te plote te vetevendosjes nga shumica e pupullit autokton ne token ne fjale, duke perjashtuar kolonizatoret.

    34.2 Ndryshe nga ligji i vjeter barbar nderkombetar ku Shtetet qene te lira te njohin ose te mos njohin Shtete te tjera, ne ligjin e ri nderkombetar jane 3 nivele te njohjes:

    (a) Njohja e kombeve dhe e se drejtes se tyre per vetevendosje. Baza dhe niveli i pare i njohjes tashme eshte deklaruar nga instrumentat e ligjit nderkombetar bashkekohor (te fundit nda Traktati i KB dhe rezolutat ligjore te OKBs)

    (b) Njohja themelore nenkupton nje nivel te dyte te njohjes: njohjen e pushtetit per te deklaruar shtetet qe plotesojne elementet ligjore te shtetesise, duke qene shprehje e ushtrimit te plote dhe te lire te vetevendosjes nga pjesa dermmuese autoktone e kombit.

    (c) Niveli i trete i njohjes ne ligjin bashkekohor nderkombetar eshte njohja e Qeverise se nje Shteti te caktuar ligjor.


    34.3 Dy nivelet para te njohjes (njohja si rrjedhoje e traktateve dhe njohja e nenkuptuar) nuk mund te terhiqen, as edhe kjo deklarate ketu nuk mund te bllokohet, dhe Shtetet jane nden obligimin per te zbatuar njohjen te kombit ne fjale sipas traktateve, dhe njohjen e nenkuptuar te Shtetit te deklaruar nga vete ai komb, dhe ata jane si rrjedhoje dhe domosdoshmerisht nden obligimin qe te mos njohin asnje akt te pengeses apo agresionit ndaj ketij Shteti dhe territorit te ketij, sic elaborohet nga ICJ ne 1971 Opinion Keshillues mbi Afriken Jugperendimore (Namibia).

    Niveli i trete i njohjes, domethene njohja e qeverise ne nje Shtet ligjor, eshte dhe duhet lene ne deshiren e Shteteve per t'u ushtruar me mirebesim, keshtu qe ato jane te detyruara te njohin nje Qeveri ne se kjo ploteson detyrimet sipas ligjit nderkombetar bashkekohor, dhe t'i heqin njohjen nje qeverie ne se dhunon obligimet ne fjale, ku perfshihen edhe obligimet ndaj popullit te vet.

    34.4 Ne zbatim te elemeteve te thene te shtetesise sipas ligjit nderkombetar bashkekohor, te gjithe Shtetet jane nden detyrimet qe vijojne:

    (a) Detyrimin per te publikuar njohjen e Republikes se deklaruar te Kosoves Shiptare dhe per te krijuar lidhje me kete Republike, per arsye se mosberja e njohur e njohjes dhe frenimi nga njohja e Republikes se Kosoves Shqiptare e privon ate Republike dhe kombin e saj Kosovar Shqiptar nga ushtrimi i te drejtave te patjetersueshme, rrezikon sigurine e tyre, dhe per kete arsye formon nje akt bashkepunimi me agresionin Serb kunder tyre dhe Shtetit te tyre ligjor legjitim,

    (b) Detyrimin per te mos njohur aktin e aneksimit me dhune te Kosoves Shqiptare nga Serbia me 1989,

    (c) Detyrimin per te mos njohur prezencen e Republikes se Serbise dhe te RFJ ne Republiken e Kosoves Shqiptare,

    (d) Detyrimin per te terhequr njohjen e Qeverive te RFJ dhe Republikes se Serbise, dhe

    (e) Detyrimin per te terhequr "ndihmen e cdo lloji" dhene RFJ dhe Republikes se Serbise per te kryer krimin e dominimit te te huajve (alien domination). Ky obligim eshte konfirmuar ne Piken 11 te te rezolutes 210 (XX) te Asamblese se Pergjithshme te 20 Dhjetorit 1965, dhe rezolutes 2107 (XX) te saj lidhur me territoret nden administraten Portugeze, ku i kerkohet shteteve anetare te nderpresin marredheniet diplomatike me Portugaline, te mbyllin portet, bojkotojne tregtine, frenohen nga dhenia e ndihmes Qeverise Portugeze, dhe ndalojne furnizimin e saj me armatime.

    34.5 Republika e Shqiperise, permes deklarates se saj me 28 Shtator 1991 dhe 22 tetor 1991, i plotesoi detyrimet e saj nden pikat (a), (b) dhe (c).

    34.6 Plotesimi nga te gjithe shtetet te ketyre detyrimeve eshte bere me urgjenti per te ndaluar dhe permbysur situaten katastrofale ne te cilen gjendet kombi Shqiptar i Kosoves, dhe kjo duke hapur permes njohjes, rrugen per koperim me kombin Shiptar te Kosoves dhe demet e medha qe i jane shkaktuar, dhe per te drejtuar punet e veta te brendshme e te jashtme.

    34.7 Mosplotesimi nga shtetet i detyrimeve do te rezultoje ne inkurajimin, perkrahjen dhe promovimin e operacioneve te panderprera gjenocidale, dhe do te konsistojne ne bashkepunim ne keto krime nderkombetare, dhe pra detyrim per demtimet e shkaktuara, e kjo bazuar ne faktin se sipas ligjit nderkombetar bashkekohor Shtetet jane nden detyrimin per te vepruar dhe vendosur normat, aq me shume ne fushat e rregullit dhe sigurise nderkombetare, dhe te koperimit nderkombetar.

    34.8 Moszbatimi i detyrimeve me lart do te sjelle materializimin e planit te vjeter Serb per te vendosur koloniste te armatosur Serbe pergjate kufijve te Kosoves Shqiptare dhe Republikes se Shqiperise, dhe keshtu te rrezikoje sigurine dhe stabilitetin e Republikes se Shqiperise, gje qe do shkaktoje turbullira, konflikte te armatosura dhe mungese stabiliteti ne tere Ballkanin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 06-12-2009 mė 17:06

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Pershendetje javan.A do te ishte e mundur te na sillnit dhe dokumentacionin serb per pretendimet e tyre ne kosove?keshtu do te kishim mundesine te benim karhasimin dhe te paragjykojme perfundimin e gjyqit te Hages.

  4. #34
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    problemi eshte se asgje nga ky material nuk eshte prezentuar as do te prezentohet ne hage
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Pershendetje javan.A do te ishte e mundur te na sillnit dhe dokumentacionin serb per pretendimet e tyre ne kosove?keshtu do te kishim mundesine te benim karhasimin dhe te paragjykojme perfundimin e gjyqit te Hages.
    Sic tha Baptisti problemi eshte qe ky material i OKb nuk eshte pranuar nga Haga.

    Ajo qe dua te shtoj, per ata te cilet pertojne te lexojne, ose nuk kuptojne gjuhen ligjore eshte se:

    "Prezenca e Kosoves ne Hage ku shqyrohet e drejta e saj legale per te patur shtet eshte e JASHTELIGJSHME, sipas ligjit nderkombetar e konventave te OKB te pranuar dhe nenshkruar nga te gjithe vendet anetare."

    Shtetesia e Kosoves eshte e drejte e popullit te saj, dhe ne se ky popull 90% i paster etnikisht deklarohet si shtet i pavarur, asnje shtet ne bote, e aq me pak nje shtet kolonizator nuk ka te drejte ta mohoje.

    Kosova eshte automatiksht shtet posa e ka deklaruar kete, ne 1990, dhe po sipas ligjit, sikur asnje shtet mos prononcohet ta njohe, ajo eshte SHTET. Kosova ploteson tere elementet ligjore te kerkuara nga ligji nderkombetar per te qene shtet.

    Ajo qe qendron eshte se Shtetet e huaja kane ose jo te drejten te njohin bilaterisht QEVERINE e Kosoves, por JO KOSOVEN vete.

    Pra, gjyqi i Hages eshte i kunderligjshem, dhe pjesemarresit e tij deshirojne te njohin praktika kolonizuese te jashteligjshme.


    +++++++++++

    Sic kane ngritur zerin disa ne kete forum, shpallja e Kosoves se paster etnikisht, si shtet multi-etnik eshte nje hap per te denigruar Shtetesine e Kosoves.

    LEXONI NJEREZ. ZGJOJENI THACIN. A KENI AVOKATE A CFARE DREQIN CONI JU NE HAGE PER T'JU PERFAQESUAR?

    LAJMERONI EDHE RAMEN SE KA CESHTJE ME URGJENTE SE KUTIA E POSTES.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 06-12-2009 mė 21:13

  6. #36
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Materiali vazhdon. Sidomos tre kapitujt qe pasojne jane te rendesishem per proceset ligjore korente ku e kane futur ne kurth Kosoven. Ato po ashtu tregojen edhe gjuhen jo korrekte ligjore qe kane perdorur Gjermania, Italia, Belgjika etj, per te penguar pavaresisne dhe indipendencen aktive te Kosoves e Shqiperise.

    Sic thote materiali, Kosova ka qene pjese integrale e Shqiperise kur u shpall pavaresia me 28 Nentor, dhe anetare e Liges se Kombeve (sot OKB) si pjese e Shqiperise kur ajo aderoi ne kete marreveshje me 1920.

    Epo ca nga ne presin Ba kin Moon te na pranoje ne OKB, se ai e zboi delegacionin e Kosoves heren e fundit, pas protestes Serbe.

    A ka ndonje jurist ne delegancionet Shqiptaro/Kosovare, apo jane te zene duke shkuar nga ChinaTown per shopping?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 06-12-2009 mė 21:21

  7. #37
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin

    +++++++++++

    Sic kane ngritur zerin disa ne kete forum, shpallja e Kosoves se paster etnikisht, si shtet multi-etnik eshte nje hap per te denigruar Shtetesine e Kosoves.

    LEXONI NJEREZ. ZGJOJENI THACIN. LAJMERONI EDHE RAMEN SE KA CESHTJE ME URGJENTE SE KUTIA E POSTES.
    Ketu po gaboheni!
    Kutite e shpifura nje vit pas zgjedhjeve si dhe caktimi i zgjedhjeve lokale te Kosoves ne keto kohe - for tadiq hem ramo - jane me e rendesishme se cdo gje ne bote madje edhe se vet shteti e shtetsia dhe ekzistenca jone si komb.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Ketu po gaboheni!
    Kutite e shpifura nje vit pas zgjedhjeve si dhe caktimi i zgjedhjeve lokale te Kosoves ne keto kohe - for tadiq hem ramo - jane me e rendesishme se cdo gje ne bote madje edhe se vet shteti e shtetsia dhe ekzistenca jone si komb.
    Me sa duket mesazhi se po nuk pati Shqiperi e Kosove nuk ka as karrike e as kuti, gjen pengesa per t'u percjelle ne trute e tyre.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Meqenese ky matreial nuk qenka pranuar atehere le te bisedojme pak per te .une shoh disa pika kontradiktore, por po jap fillimisht vetem nje.Diku thohet se Turqia ishte aleate e Serbise , ne nje kohe qe ajo ishte ne lufte me Rusine dhe Serbine.Po ne te njeten kohe kemi dokumentin e lidhjes se Prizrenit e cila jo vetem u iniciua nga Porta e Larete por tregonte se shqipetaret ishin per te mbrojtur dhe zonat islamike ne bllkan ku perfshihej dhe bosnja-herzegovina.Ky dokument ka te hartuar dhe nje plan lufte kunder malit te Zi.Perfundimisht na del se shqipetaret ishin aleate te Turqise dhe per kete u ndeshkuan njelloj me te si humbes.Turqia i detyrohej rusise ti dorezonte 80% te sundimeve te saj.Dhe ne pjesen Jugore kur flitet per revolten greke, ishin po shqipetaret , Djali i Mehmet Aliut Ibrahimi erdhi nga egjypti per ta shtypur ate.Pra une nuk shof qe shqipetaret te jene te ndare nga Porta e larte dhe nuk shof ndojne arsye perse ato do te shkeputeshin prej saj.Per te shkuar me tej, shqipetaret musliman akoma dhe sot ndjene nostalgji per pushtuesin turk, jemi vellezer thone ne menyren me te sinqerte, pa dite se kjo nje dite ne nje gjykim si ai sotmi i kushton aq shume.Shqipetaret nuk kane ndejesi per krishteriminkur largimi prej saj ube dhe ne ditet tona ne shekulin e XIX, Tirana ishte e fundit te u konvertua ne islam.Kur te vdesin ndjesite per fene tene e tete pareve kur braktis kultet, si manastiret, kur bota sot dhe qente e rruges pokerkon ti akomodoje, kjo te con ne pikepyetje te medha. C'ka mbete shqipetare tek keto njerez?Nese rreshtohesh me armikun , nese uren fene tende dhe te vellezerve tuaj qe e ruajten ate, nese behesh pjese e dhunes , grabitjeve, si ne fqinjet dhe ne popullin tend, nes balshat e mbushen kalane e sjkodres me koka malazezesh, nese jo pak raste ke grbit e kercenuar vatikanin, nese te gjithe sunduesit tuaj ishin injorante e gjakesore si Mehme Ali i Egjyptit, Ibrahimi biri i tij, Ali Pasha, Balsha i shkodres Sulejman Pasha i Tiranes (teheranit)Kjo te jep nje pamje tekeqe , te frikshme qe po ta vesh re dhe deri ne ditet e soteme ne u drejtuam vetem nga njerez te dhunes e jo te mendjes.Une me duket se ceshta e knflikteve te mesjetes duhet te gjykohet me normat juridike te asaj kohe.Nuk jam i sigurte por nje ligj i luftes duhet te kete funksionuar ne kete kohe, e sidomos per popuj te cilet nuk ishin shtet formues.Tema me duket interesante pasi historia kurre nuk e shte e sakte dhe len vend per debat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 07-12-2009 mė 09:55

  10. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Materiali eshte nga avokatet me te mire te se drejtes nderkombetare te OKB dhe eshte LIGJOR. Arsyeja pse nuk eshte pranuar, nuk ka te beje me detajet historike dhe fetare, por me faktin se tregon qe procesi i Hages eshte i paligjshem, qe do te thote se gjykatesit, padite, deshmite etj, jane te jashteligjshme, sic do te jete edhe vendimi.

    Ky material eshte sjelle ketu per te permiresuar prezantimin e Shqiptareve te Kosoves ne Hage, dhe ne instanca te tjera perfaqesuese si psh OKB, ne se ndokush nuk do pertoje te marre shenime ne momentet e duhura historike.

    Debatet boshe i beni ne temat e tjera.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •