
Postuar mė parė nga
Preng Sherri
Vazhdon artikulli i marrė nga gazeta " Le Temps".
I ardhur nga Kosova nė Europėn pėrendimore nė moshėn 17 vjeēare, Behgjet Pacolli gjithnjė i ka mbajtur lidhjet nė Yougoslavi, lidhje kėto qė i ndihmuan pėr tu ngritur lartė. Kėshtu, i angazhuar nė mes tė viteve 70 nga ndermarrja e Tiqinos Interplastica, ai u ngjit shkallėve pėrpjetė, veqanėrisht nė bazė tė kontratave tė cilat i lidhi me biznismenėt e vendit tė vet. Pastaj, nga ato pozita, ai e shtriu influencen e vet duke angazhuar shumė nga bashkatdhetarėt e vet.
Nė fund, kur e themeloi ndermarrjen e vet, Mabetex-in, ai do angazhoi shumė nga ata nė poste me rėndėsi.
Mirpo nė ato vite nė Yougoslavi ishte vėshtirė ti ikėsh politikės. Dhe Behgjet Pacolli mbaroi duke lenduar, prekur, shqiptarė tė shumtė qė e donin pavarsinė, tė cilėt e ndihmuan qė tė eci pėrpara. Hidhėrimi i tyre bėhet edhe mė i madh kur televizioni i Beogradit e reklamon villėn e tij tė bukur tė cilėn ky biznismen e ka ndėrtuar nė Kosovė dhe duke e intervistuar para shtėpisė, babai i tė cilit kėnaqej (mahnitej). Kjo shėrben si provė pėr propaganden zyrtare se shqiptarėt mund tė kenė sukse nėse i kushtohen punės e jo subverzionit. Dėshmi pėr disa shqiptarė qė i janė «shitur armikut».
A ka ky biznismen vertetė lidhje tė privilegjuara me Beogradin ?
Shumė burime na sigurojnė, me kusht qė tė mesin anonim, se Behgjet Pacolli ka bashkpunuar fortė nė Rusi me dy ndėrmarrje tė mėdha yougoslave : me ndermarrjen publike Genex dhe perandorinė e vėllezėrve Kariq. Kėta dy gjigandė kanė si pikė tė pėrbashkėt lidhjet e forta me rexhimin e presidentit Slobodan Milosheviq dhe gjithashtu janė tė njohura pėr thyerjen e embargos. Ėshtė e pamundėshme qė informata tė verifikohet te autoritetet ruse sepse ēdo gjė qė ka tė bėjė me renovimin e ndėrtesave zyrtare ėshtė e klasifikuar si sekrete.
Sa i pėrket tė interesuarit, ai me tėrė forcė e mohon tė ketė pasur kėso lidhjesh dhe i denoncon keto si « thashetheme dashakeqėse». Megjithėketė, ai nuk mund tė japė spjegime se si pėr njė kohė tė gjatė ka mundur tė figurojė emri i « Genex, Belgrade » si sipermarrje nė faqen e tij tė internetit, nė faqet ne lidhje me renovimin e ndėrteses tė Parlamentit nė Kremlin. « Ėshtė fjala pėr njė gabim, pėr njė gabim tė rendė, pėrsėrit ai».
Sa i pėrket lidhjeve personale, sipas disave, me presidentin jugosllav dhe vėllaun e tij Bronisllavin (tani ambasador nė Moskė), Behgjet Pacolli ato i pėrgenjeshtron duke e vėnė dorėn nė zemėr. Megjithatė, ai pranon ta ketė takuar kėtė tė parin tre herė. «Vetėm tre herė » insiston ai.
« Pas katastrofes nė Drenicė (masakrat kur filluan armiqėsitė nė Kosovė), rrėfen ai, unė i kam hipur avionit tim dhe kam shkuar nė Beograd ku kam kėrkuar tė shoh presidentin me qėllim qė ti ofroj njė ndėrmjetsim. Milosheviqi mė ka pranuar por nuk ka treguar interesim pėr oferten time. Pasi qė jam kthyer nė Lugano, u ftova pėrsėri. Takimi i dytė ka zgjatur katėr orė. Unė i kam spjeguar se duhet ta ndalė dhunėn dhe tė ju kthejė shqipėtarėve mediat, univerzitetin dhe policinė e tyre si dhe ti kthejė nė vendet e punės nga tė cilat i ka larguar mė herėt. Pastaj, kam shkuar nė Prishtinė ku jam takuar liderėt shqiptarė Mahmut Bakallin (numer njė nė Kosovė nė kohėn e Titos) dhe Fehmi Aganin (i afėrt me presidentin e pavarsistėve Ibrahim Rugovėn) tė cilėt i kam lutur qė pa humbur kohė tė bisedojnė me Beogradin. Mirpo keta dy bashkbiseduesit e mi nuk kanė treguar interesim pėr kėtė.
Ata mė kanė bė tė kuptoj se kosova pėr ta ėshtė njė problem ndėrkombėtar dhe se kerkon njė ndėrmjetėsim ndėrkombėtar pėr tė zhvilluar bisedime. Pastaj kam shkuar, pėr tė tretėn herė dhe tė fundit te Milosheviqi pėr ti treguar se nuk kam pasur sukses.
Mahmut Bakalli vėrteton se ky takim ėshtė mbajtur, mirpo, saktėson ai, « Behgjet Pacolli neve nuk na ka thenė se ka zbritur nė Beograd. Ai na ka thėnė se se vinte direkt nga Moska dhe se na ka sugjeruar njė ndėrmjetėsim rus. Atėherė unė e kam kuptuar si njė biznismen te i cili papritmas shfaqen ambiciet politike.....por jo shumė serioze ».
Mbetet pyetja : si ka mundur njė sipėrmarrės i Tiqinos me prejardhje kosovare ta takoj pa pritė aspak njė shef tė shtetit qė ska besim siq ėshtė presidenti jugosllav? « Ai i njihte lidhet raportet e mia me klasen politike ruse dhe realizimet e mia nė Moskė, spjegon i interesuari. Kjo e ka bė ate tė besoj ».
Etienne Dubius
Bashkpunim
Erik Reumann, Moskė
Njė dele e zezė nė gjirin e komunitetit shqiptar
Behgjet Pacolli nuk pėrzihet aspak me bashkatdhetarėt e vet.
Pra, ai nuk e pėrkrahė luftėn pėr pavarėsi. Mirpo paraja qė ka i mundėson atij tė ketė njė influencė bukur tė madhe.
Pronari i Mabetex-it, Behgjet Pacolli, ėndėrron tė realizoj projekte jo vetėm nė Rusi ose Kazakstan por edhe me tė vetėt, me shqiptarėt.
Duke parė se shumė prej tyre nė Kosovė si dhe nė diasporė nuk kanė mė tepėr se dy orė nė ditė program tė televisionit nė gjuhėn e tyre (emisionet e emetuar nė mbrėmje nga Tirana), ai ka nisė projektin me qėllim qė tė krijoj njė kanal televiziv privat i cili do tė mbulonte vendet kryesore ku jetojnė shqiptarėt, nė Balkan si dhe nė Europėn pėrendimore. Emri i kanalit :ATV.
Behgjet Pacolli megjithate ka vėshtėrsi qė ta realizoj projektin e vet, i cil ėshtė priutr tė startoj nė fund tė vitit tė kaluar. «Ėshtė pėrgjegjėsi imja morale qė tė realizohet ky projekt » thotė ai me qėllim qė tė paraqet kėmbėngulėsinė e tij. Pa dyshim. Por mbi tė gjitha ėshtė interesi i tij : nuk ėshtė aq e sigurt se njė kanal i tillė televiziv do tė jetė aq dobiprurės, mirėpo atij do ti mundėson qė tė shtrijė influencėn e tij.
Ndėrkaq, ky biznismen ka njė peshė jo tė vogėl edhe nė shtyp. Nėpėr artikuj tė ndryshėm si nė intervistėn e gjatė tė titulluar «Berluskoni shqiptar » me datėn 24 maj1995 nė javoren EuroZėri tė Agim Malės, drejtor i fundit i televizionit kosovar titist. Ai ka gjithashtu lidhje tė forta me biznismenin kosovar i cili banon nė Zurich Xhevdet Mazrekaj i cili ėshtė pronar i njėres prej gazetave kryesore tė pėrditshme nė gjuhėn shqipe, Bota Sot, me 23 000 ekzemplar nė ditė dhe e cila mburret se pranon tė botojė «tema nga tė gjitha opinionet».
Po kjo e perditshme Bota Sot ka nisur para mė tepėr se njė viti operacionin « Oskari shqiptar » qėllim i sė cilit ishte qė tė kurorėzoj mė tė mirėt tė cilėt veprojnė nė lami tė ndryshme. Nė botimin e datės 30 nėntor 1997 qe caktuar Behgjet Pacolli si biznismeni mė i mirė, ndėrkaq mikesha e tij Ana Oksa, shumė e njohur nė Itali, qe zgjedhur kėngėtarja mė e mirė dhe trashėgimtari i fronit mbretėror Leka, i ndaluar nė fillim tė shkurtit nė Afrikė tė Jugut pėr trafik armėsh, politikani mė i mirė.
Dhe Behgjet Pacolli falė mjeteve tė tija tė shumta finaciare llogaritė nė obliguesit e tij tė shumtė. Kėshtu kur ne e pyetėm se ēka bėnė ai sot pėr Kosovėn, pėr shkak se ai si pak pėrzihet me bashkatdhetarėr e vet dhe refuzon qė tė angazhohet nė luftėn e tyre pėr pavarėsi, ai pa ngurruar pėrgjigjet se ėshtė i vetmi nga vendi i vet i lindjes qė paguan rrogat 3000 deri 4000 vetėve (puntorėve tė cilėt punojnė nėpėr kantieret e tija tė punės nė ish Bashkimin sovjetik). « Duke llogaritur se njė familje ka dhjetė antarė, pėrfundon ai, unė i ushqej atje me dhjetra mijėra njerėz ». Kush mund tė thotė diēka mė tė mirė .
Krijoni Kontakt