Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Drogohej, rrihte burrin e vjehrrën, dhe më pas kërkon divorcin!

    Drogohej, rrihte burrin e vjehrrën, dhe më pas kërkon divorcin!

    ENTELA RESULI | 02/10/2009 | Kuriozitete

    Kishim dëgjuar që burri të ushtronte dhunë mbi gruan. Po të kundërtën? Që gruaja të ushtrojë dhunë mbi burrin dhe më pas të kërkojë divorc..., rrallë mund të na ketë rënë në vesh. Ka filluar bukur, si nëpër filma, por ka përfunduar trishtuar, gjithashtu si nëpër filma. Një histori dashurie, që pa mbushur ende 7 vjet nga kurorëzimi i saj, është përplasur në dyert e organit gjykues, për ti dhënë fund martesës së çiftit. Por këtë herë jo si gjithë të tjerat. Në një vendim të regjistruar në çështjet civile të Gjykatës së Tiranës, me gjyqtare Elona Gjokën, padia ka për objekt; zgjidhje martese. Këtu historia devijon nga rrjedha e zakonshme. Personi që ka ngritur padinë është gruaja, e cila ka mbaruar studimet e larta për rusisht. A. K 36 vjeç, e lindur në qytetin e Kuçovës dhe banuese në Tiranë dhe i paditur është bashkëshorti i saj, N.K 33 vjeç.


    Sipas rrëfimeve të çiftit, kjo martesë ka ardhur si pasojë e një lidhjeje të fortë dashurie mes tyre. Vitet e para të njohjes kanë ecur shumë mirë. Në vitin 2002, ata vendosin ta certifikojnë marrëdhënien e tyre, duke u celebruar në kryeqytet. Por, shumë shpejt, asgjë nuk po shkonte siç ata e kishin menduar. Në seancat gjyqësore, pretendimet e secilës palë për njeri-tjetrin janë të ndryshme. 36 vjeçarja A.K. pohon se: ish-bashkëshorti i saj është njeri i dobët, depresiv dhe nuk punon. Largimi në Greqi dhe më pas ardhja në Shqipëri, gjendja e vështirë ekonomike, kanë ndikuar në mosmarrëveshjet e vazhdueshme të çiftit në fjalë. Ndërsa, nga ana tjetër, bashkëshorti i saj ka një argument krejt ndryshe. Ai pohon se, gruaja e tij ka pasur probleme të rënda me lëndën narkotike, duke qene e varur vazhdimisht nga droga. Droga për këtë çift ka qenë prezente që në fillimet e njohjes së tyre. Nuk kishin kaluar shumë kohë nga martesa, dhe gruaja filloi të shfaqë shenjat e drogimit të saj, ishte e dhunshme dhe agresive. Shante e fyente me fjalë të paimagjinueshme, jo vetëm partnerin, por edhe nënën e tij (vjehrrën). Gjatë këtyre krizave, ajo nuk ka kursyer as të "rrahurën" ndaj bashkëshortit të saj dhe vjehrrës. Krahë në këtë rrugë, i janë bërë edhe familjarët e saj, të cilët e kanë mbështetur dhe në bashkëpunim me ta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortit.


    Pasi i ka bërë të gjitha këto, ajo nuk ka përfunduar me kaq. Ka mundur të vjedhë shumë sende me ndihmën e familjarëve të saj, duke e lënë përfundimisht njeriun më të cilin jetoi për aq kohë, jo vetëm pa grua por edhe pa ato pak gjera që ata kishin blerë bashkarisht me kursimet e tyre. Deri këtu, asgjë nuk kishte mbetur që ky çift të jetonte më bashkë, ndaj të dy ranë dakord që ti jepnin fund lidhjes 7-vjeçare të martesës. Në këtë përfundim arritën edhe togat e zeza të Gjykatës së kryeqytetit, të cilat me një vendim të tyre e shpallën të zgjidhur këtë martesë. Nga kjo martesë nuk ka pasur fëmijë, gjë që e ka bërë më të lehtë këtë ndarje me një histori jo si gjithë të tjerat.

    Neni 132 i Kodit të Familjes.
    "Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të renda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, sëmundjes mendore të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit, ose për çdo shkak tjetër, që përbën shkelje të përsëritur të detyrimeve, që rrjedhin nga martesa, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj për bashkëshortin paditës, ose për dy bashkëshortët".

    http://www.shekulli.com.al/2009/10/0...-divorcin.html
    shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Hahahaha kjo qeka si perralle per te te ven ne gjume , sa te rrojm do te degjojm e mesojme

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Xhuxho amin ishalla edhe ty nji si kjo, po vjehrren ska pse e prek me dore, ty ama mos te leje kusur.

    He mo se ben vaki edhe nuk ndodh po he.

  4. #4
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    mire qe e shkrove do armatosemi mire ne tani

  5. #5
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Hahahaha kjo qeka si perralle per te te ven ne gjume , sa te rrojm do te degjojm e mesojme
    te pelqeu kjo eeeeeee? perralla me e embel per nje grua

    kjo paska qene grua. po grua me dy rr GRRUA
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    te pelqeu kjo eeeeeee? perralla me e embel per nje grua

    kjo paska qene grua. po grua me dy rr GRRUA


    Mir e the po kujt ja the pa ha ha ha ha

    Me adore kshu lloj perrallash , go na tregosh ti ndonje sot ?

  7. #7
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Mir e the po kujt ja the pa ha ha ha ha

    Me adore kshu lloj perrallash , go na tregosh ti ndonje sot ?
    me cfare e ke qef perrallen sot? me gra qe hane burra? (se po shof edhe fimin Jenifer's Body, nje goc qe ha djem LoL) apo me gjera te tjera te ngjashme lol
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  8. #8
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    me cfare e ke qef perrallen sot? me gra qe hane burra? (se po shof edhe fimin Jenifer's Body, nje goc qe ha djem LoL) apo me gjera te tjera te ngjashme lol

    Un sdu me te hongme e du me kshu gjonash rrumantike , me shperthime emocionale shpirterore fiziko e di vet ti mo , po ka kshu po rri e degjoj perndryshe ncuq du

  9. #9
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Un sdu me te hongme e du me kshu gjonash rrumantike , me shperthime emocionale shpirterore fiziko e di vet ti mo , po ka kshu po rri e degjoj perndryshe ncuq du
    dicka rrumantike

    ai: cune rob zoti, i bukur po, i mire po, njish po (cun i papam eeeee)
    ajo: goc e bukur po, e mire po, e papame po (te bere per njeri tjetrin)

    ai, afrohet ngadale tek ajo.
    ajo, e sheh po ben si e ndershme.
    ai, kollitet
    ajo duket si e bezdisur
    ai, nuk dekurajohet shpejt
    ajo shpreson qe ky te mos dekurajohet
    ai: "hej"
    ajo: "ckemi"
    midis tyre: heshtje
    ai: "a beson ne dashuri me shikim te par?"
    ajo: "jo"
    ai: "ok, po iki te bej edhe nje xhiro"
    ajo, e zhgenjyer se si ky iki kaq shpejt
    ai akoma i inkurajuar
    kalojne pes minuta
    ai kthehet prap
    ajo ne te njejtin vend
    ai: "ckemi"
    ajo: "pfff erdhe prap ti?"
    ai: "te dua"
    ajo: "uaaaaa"
    ai : "ehe"
    ajo eshte gati per ti rene te fiket
    ai gati per e kapur rastin
    ajo: "i dashur"
    ai: "zogu vogel"
    ajo: "te dua"
    ai:: "prit se nuk eshte vendi ketu"
    ajo: "cfare?"
    ai: "kam makinen jashte...."
    ajo: "sgjete vend me te rehatshem?"
    ai: "me vone per rehatllik, tani per tani kalojme formalitetet"
    ajo: "dakord"
    ata te dy shkojne te apur prej dore ne makine
    ne makine ka shperthime emocionesh fizike, shpirterore dhe emocionale.




    te pelqeu si tregim


    ps: dicka e momentit vetem per ty
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    dicka rrumantike

    ai: cune rob zoti, i bukur po, i mire po, njish po (cun i papam eeeee)
    ajo: goc e bukur po, e mire po, e papame po (te bere per njeri tjetrin)

    ai, afrohet ngadale tek ajo.
    ajo, e sheh po ben si e ndershme.
    ai, kollitet
    ajo duket si e bezdisur
    ai, nuk dekurajohet shpejt
    ajo shpreson qe ky te mos dekurajohet
    ai: "hej"
    ajo: "ckemi"
    midis tyre: heshtje
    ai: "a beson ne dashuri me shikim te par?"
    ajo: "jo"
    ai: "ok, po iki te bej edhe nje xhiro"
    ajo, e zhgenjyer se si ky iki kaq shpejt
    ai akoma i inkurajuar
    kalojne pes minuta
    ai kthehet prap
    ajo ne te njejtin vend
    ai: "ckemi"
    ajo: "pfff erdhe prap ti?"
    ai: "te dua"
    ajo: "uaaaaa"
    ai : "ehe"
    ajo eshte gati per ti rene te fiket
    ai gati per e kapur rastin
    ajo: "i dashur"
    ai: "zogu vogel"
    ajo: "te dua"
    ai:: "prit se nuk eshte vendi ketu"
    ajo: "cfare?"
    ai: "kam makinen jashte...."
    ajo: "sgjete vend me te rehatshem?"
    ai: "me vone per rehatllik, tani per tani kalojme formalitetet"
    ajo: "dakord"
    ata te dy shkojne te apur prej dore ne makine
    ne makine ka shperthime emocionesh fizike, shpirterore dhe emocionale.




    te pelqeu si tregim


    ps: dicka e momentit vetem per ty




    Hhahaahahhahahaha tashi duhet me ta bo ne un ty , si ja boni ajo atij qe u ndan dru mas koke , cuno thash rrumantike jo tregime erotike
    Lene me mir se sot te paska len talenti hartimit ..

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •