Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Pak korrigjim

    Citimi yt eshte keqkuptuar.

    Ai nuk eshte ajo qe pohoj une porse eshte e kunderta.

    Pra une them se krijimi i nje shteti te vetem nuk do sjelle krijimin e nje kombi te vetem perkundrazi do sjelle zhvillimin e elementeve kombetare.

    Kjo eshte alternativa qe besoj une. Rezultantja eshte nje dicka qe do ndodhe dhe ne vec mund t'a imagjinojme dhe te shkojme drejt asaj qe ne duam.

    Sa per parajsen qe permend aty se pari duhet perkufizuar parajsa dhe mandej te barazohet ajo qe kam thene une me termin parajse.

    Eleminimi i shteteve do lironte njerezit nga perpjekjet e grupuara per tiu kundervene kombeve te tjera.

    Porse perpjekjet do perqendroheshin ne luftimin e krimit dhe zhvillimin e harmonise njerezore.

    Une nuk e shikoj boten statike dhe ajo nuk ka qene kurre e tille.

    Ja si e mendon ti te ardhmen e kesaj bote.

    Lista ime e alternativave

    1. Kombet do armatosen ne shtetet e tyre dhe nga lufta midis tyre do zhduket bota.

    2. Kombet do armatosen ne shtetet e tyre dhe pas kesaj lufte do mbetet fitimtar vetem nje komb

    3. Kombet do armatosen ne shtetet e tyre dhe do ruajne tere jeten njeri tjetrin vetem duke e shkrepur nga pak

    4. Kombet dhe shtetet e tyre do e kuptojne se nje shtet i vetem do i kursente energjite te gjitheve per tu armatosur e luftuar me njeri tjetrin.

    Po pate ndonje alternative tjeter rreshtoje ketu dhe zgjidh tenden

    Une besoj tek alternativa 4 dhe bej pjese ne ata njerez qe perpiqen ne arritjen e kesaj alternative me metoda demokratike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baobabi : 06-06-2002 mė 15:23

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar baobabi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nuk besoj se bota eshte statike Baobab.
    Nuk e kam besuar kurre, do te ishte nje mangesi e madhe ne mendjen time, nese une do ta perkrahja nje gje te tille dhe une jam e ndergjegjshme per kete.

    Perkundrazi une them se dinamika e ben qe bota te jete ne levizje dhe me ben te mendoj se gjithe procesi i globalizimit mos te arrije te perfundoje ne paqe, per arsye se eshte dinamizmi ne baze te kesaj levizje. Ajo qe do te shfaqet do t'i perngjaje atyre probleme matematikore qe mbeten gjithmone te pazgjidhura dhe levizin ne nje rreth vicioz.


    4 alternativat qe ke parashtruar i lexoj dhe them se secila permban nga nje dicka ne vetvete, por e katerta i afrohet me shume edhe perfytyrimit qe kam.

    Kesaj alternative une do t'i shtoja qe ajo nuk mund te jete e qendrueshme ashtu sic nuk jane ekuilibrat ekonomike, nga ekuilibri dilet qofte edhe prej nje fatkeqesie natyrore, prej nje termeti, prej nje permbytje te permasave gjigande, prej nje lufte, prej nje deshire te nje kombi qe te arrije me shume ne krahasim me tjetrin.

    Nga ekonomia te permend optimumin Pareto. Per aq kohe sa te gjithe do te kene mundesi te perfitojne dicka, do te zgjerohen dhe do te shtrihen brenda globalizimit. Kur te arrihet ky optimum, atehere nuk do te mund te kete permiresim, pasi kjo do te shoqerohej me nje perkeqesim te tjetrit, ose jo mund te kete, por kjo do te sillte si pasoje konfliktin mes dy paleve.

    Qe ky optimum dhe ky ekuiliber (nje shtet i vetem, nje treg i vetem, dhe kombet brenda gjithe ketij sistemi te pare si individe me interesa personale) t'i rezistoje kohes do te duhej miresia njerezore, do te duheshin te mbizoteronin parimet e se drejtes (qe perseri do te kerkonte perkufizim), do te duhej qe njerezit te zbatonin parimet fetare dhe te kufizonin veten (po keshtu dhe kombet).

    Me thuaj nese beson vertet se njerezit jane te tille, se kombet jane te tille?

    Une vete nuk e besoj, me mjafton per kete te shoh rreth vetes dhe te kuptoj se nuk eshte keshtu. Ndoshta mund te zhvillohet dicka brenda ketij dinamizmi, por zhvillimi nuk do te jete ne te njejten mase per te gjithe njerezit(kombet) e per kete arsye nuk do te kete stabilitet.

    Do te shtoja edhe dicka. Duke thene se do te ekzistonte nje shtet i vetem dhe kjo per nje kohe te gjate me duket se bie ne kundershti me vetveten dhe dinamizmin qe duket se perkrah. Kjo do te perngjante me shume me dicka statizem.

    Ndoshta gabohem. Me korrigjo!

    Pershendetje!
    Dita

  4. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Lexova neper te shkrimet tuaja te mesiperme dhe me duket se keni dale paksa nga tema. Prandaj une po e ritheksoj edhe njehere temen:

    Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike

    Tema eshte shume direkte dhe une po i pergjigjem ne menyre praktike:

    - Ai/ajo shqiptar/e qe asnje nuk i hedh poshte vellezerit e nje gjaku, pavaresisht nga dallimet krahinore, fetare, zakonore, ai/ajo eshte nacionast.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe flet gjuhen shqipe dhe mendon ne shqip ne cdo sec te jetes se tij, pavaresisht se sa larg fizikisht nga Shqiperia, ai/ajo eshte nacionalist.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe braktis gjithcka ne jeten e tij, dhe shkon prane Atdheut te tij per te dale ne mbrojtje te interesave kombetare, ai/ajo eshte nacionalist. Nacionalistet e vertete me te shenjte kane Atdheun e tyre dhe per te jane gati te sakrifikojne gjithcka, edhe familjen e jeten e tyre.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe di te beje dallimin midis interesave kombetare dhe interesave politike, ai/ajo eshte nacionalist. Interesat kombetare qendrojne gjithmone mbi interesat politike dhe i bashkojne te gjithe shqiptaret pavaresisht nga bindjet e tyre politike.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe ka nje deshire dhe endje te madhe te njohi historine, traditen dhe kulturen shqiptare, dhe tua percjelli ate edhe pasardhesve te vet, ai/ajo eshte nacionalist.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe ngre zerin e vet sa here qe dikush guxon te cenoje apo shese interesat tona kombetare, ai/ajo eshte nacionalist. Te jesh shqiptar nuk do te thote vetem te kesh lindur i tille, por te jetosh gjithe jeten tende me pergjegjesite qe vine me te qenit shqiptar.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe studion dhe mbaron nje shkolle ne Shqiperi apo ne Perendim, me deshiren per ti sherbyer Atdheut te vet neser, ai/ajo eshte nacionalist.


    Nacionalist nuk te bejne fjalet por veprat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #14
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Albo,

    E drejte sa thua me lart. Kishte nevoje per nje rikthim ne nacionalizmin shqiptar.

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #15
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Gezohem qe je per piken 4

    Me behet shume qejfi qe je per piken 4

    Nje redaktim te vogel do e bej per Albon. Do fus pak matematiken aty qe te ndihmohet problemi dhe sejcili te gjeje veten.

    Une nuk di te jap ndonje perkufizim te pa kundershtueshem per nacionalizmin, por di te them se duke i dhene 100% perkufizimit ideal per nacionalizmin secili ka perqindjen e vet te nacionalizmit.

    Pra do ishte me vend te pohohej se une psh jam 63% nacionalist apo rreth 60%, ose Albo eshte rreth 80% nacionalist.

    Se te gjithe 100% nacionaliste nuk do behen. Do kete edhe nga ata qe do jene 30%

    Une them se shqiperia ka nevoje per shumen e nacionalizmave te cdo shqiptari dhe jo vetem per shqiptaret qe kane maksimumin e nacionalizmit.

    Prandaj ata qe jane me teper nacionaliste se te tjeret mundesisht t'u bejne vend edhe atyre qe jane me pak nacionaliste

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar baobabi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-01-2009
    Postime
    11
    NACIONALIZMI SHQIPTAR ME NE KRYE MID`HAT FRASHERIN

    Ne kete kohe te sotme kaq me rendesi te madhe, duhet qe shqiptaret te ndjejne me ndergjegje te thelle pergjegjesine e tyre kombetare.Bota an e mban gjendet ne flak; ne nuk mund te rrim indiferent. Nacionalizmi shqiptar ngre zerin dhe ky ze duhet te tingelloj thell ne zemrat e qdo shqiptari. Themi te qdo shqiptari se nacionalizmi i yne nuk eshte nje parti. Nuka eshte as dhe nje gup`eshte gumbull i madh i te gjith kombit shqiptar`, eshte lidhja e te tere Races Shqiptare, e krejt popullit qe flet gjuhen shqipe. Kjo race, ky Komb, ky popull e ndien veten e tije Vella dhe te pandar prej shoku- shokut dhe ka nje te vetum qellim, ky qellim eshte:
    - Te kete nje shqiperi te lire dhe Indipendent , Unike dhe e Bashkuar.
    -Te siguroj nje Shqiperi te perparuar, te zonjet per te jetuar, te nderuar e te vallezuar
    -Te ruaj kufijt e saje Etnik, te mbeshtjelle ne Atdhe djemet e saje
    -Te jene gati djemet e keti Kombi per qdo sakrific te mundeshme per te arritur qellimin Kombetar
    -Per te arritur kete qellim, duhet qe gjith shpresen ta kemime perpara te vetje e jone . Veten tone do ta shpetojm ne vete, me sakrificat tona , me perpjekjen tone , me vullnetin tone, me deshiren tone, dhe Zoti ka per te na ndihmuar
    -Nacionalizmi shqiptar deshiron qe me kombet dhe shtetet fqinje te kete mardhenje miqsore, te rroj ne harmoni me te. Kjo miqsi lypset te jete e themeluar mbi respektin e te drejtave te dy paleve.
    -Nacionalizmi shqiptar nuk qellon ti beje keq as kuj, por edhe don qe as kerkush mos ti beje te keqen Kombit Shqiptare. Done qe te mbroje veten.
    -Nacionalizmi shqiptar nuk bene lufte ideologjike. Primet e tije jane Patriotike dhe mundohen ta shtojne e ta forcoje kete patriotizum.
    -Sot, edhe vendi ne te cilin ideologjia ka gjetur nje zbatim, edhe ai vend po synon per kombesi dhe per atdhe. Prandaj edhe nacionalizmi shqiptar i keshillon krejt popullin ton te lere me nje ane ideologjit dhe te perpiqet vetem per Shqiperin, rreth flamurit te Skenderbeut, me patriotizem te pa tundur.
    Ky eshte qellimi i shenjt i Nacionalizmit shqiptar. Ky eshte sot dhe ky ka per te qen edhe neser, edhe gjithmon. Kjo rrug duhet ndjekur me intuziazem e me energji, se per kete kan punuar, jan munduar dhe kan shkrir veten e tyre ata qe na kan lan amanet kete Toke.
    Per te ndjekur keke rrug sot po e japim``Besen Shqiptare``.
    Ky ishte programi i nacionalizmit shqiptar i hartuar ne fillimet e vitit 1939 ne Shqiperi.

  11. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Shqiptaret e humben nacianlizmin kure u futen fet ne truallin ton, nese fet do vazhdojn te jen midis nesh, nacinalizmi do jet gjithmon ne ulje, dhe mos tju duket cudi ne nje periudhe afatgjate te shkrihemi si komb fare,duke u bere pjes e kombesive te tjera, dhe ky proces dhe kjo rjedhje ka shekuj qe ka nisur dhe vazhdon akoma dhe sot e kesaj dite, (dje myslimant u ben turq me miliona, sot ortodokst po i majn ise duke u ber grek me miliona).

    Njerzit behen natyrshem nacionalist, pa fet, sepse ne munges te feve ata do praktikojn vetem menyra jetese te vete tradites, por kure ke 200 fe ne shpi dhe secili praktikon menyre te ndryshme jetese ne baze te fes qe ai beson, rrjedhimisht e ka humbur ndjenjen nacionaliste dhe eshte bere skllav i fes ( kultures se huaj) .

    Nese duam te forcojm nacionalizmin ne vendin ton, gjeja e pare eshte te zhdukim fete, nese e bejm kete gje, mund te them me plot gojen se ja dolem mban.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sulioti pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #18
    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin
    Shqiptaret e humben nacianlizmin kure u futen fet ne truallin ton, nese fet do vazhdojn te jen midis nesh, nacinalizmi do jet gjithmon ne ulje, dhe mos tju duket cudi ne nje periudhe afatgjate te shkrihemi si komb fare,duke u bere pjes e kombesive te tjera, dhe ky proces dhe kjo rjedhje ka shekuj qe ka nisur dhe vazhdon akoma dhe sot e kesaj dite, (dje myslimant u ben turq me miliona, sot ortodokst po i majn ise duke u ber grek me miliona).

    Njerzit behen natyrshem nacionalist, pa fet, sepse ne munges te feve ata do praktikojn vetem menyra jetese te vete tradites, por kure ke 200 fe ne shpi dhe secili praktikon menyre te ndryshme jetese ne baze te fes qe ai beson, rrjedhimisht e ka humbur ndjenjen nacionaliste dhe eshte bere skllav i fes ( kultures se huaj) .

    Nese duam te forcojm nacionalizmin ne vendin ton, gjeja e pare eshte te zhdukim fete, nese e bejm kete gje, mund te them me plot gojen se ja dolem mban.
    Shqiptarve nuk na vyn nacionalizmi ne shekullin 21. po na vyn atdhedashuria, atdhetarizem, patriotizem.

    Sepse nacionalizem do te thot te ja hypish vleren kombit tend dhe tjera pakica kombetare qe jetojn ne trojet tona te jen te shtypura.

    Po pergjetsi atdhedashuria ne bote eshte duku u zhduk sepse jemi ne kohen e materializmit dhe kapitalizmit, pra gezohemi me material, kapital (pare).

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Val9 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Val9 Lexo Postimin
    Shqiptarve nuk na vyn nacionalizmi ne shekullin 21. po na vyn atdhedashuria, atdhetarizem, patriotizem.

    Sepse nacionalizem do te thot te ja hypish vleren kombit tend dhe tjera pakica kombetare qe jetojn ne trojet tona te jen te shtypura.

    Po pergjetsi atdhedashuria ne bote eshte duku u zhduk sepse jemi ne kohen e materializmit dhe kapitalizmit, pra gezohemi me material, kapital (pare).
    Cfare dashurie do te ngelin per atdhe, nese ja ke falur zemren dhe besimin nje feje te caktuar.

    A kuptove cfare thash une me lart apo jo??? DHJETE MILION U BEN TURQ----E DHJETE TE TJER GREK

    me heqjen e feve nuk behesh ultra nacionalist, por ngelet vend ne zemer per ATDHE.

    Njeriu qe nuk do traditen vendlindjen e tij, nuk ka vler, per asnje njeri.

    Kure nuk do veten tende si kerkon te duan te tjeret.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sulioti pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #20
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Lexova neper te shkrimet tuaja te mesiperme dhe me duket se keni dale paksa nga tema. Prandaj une po e ritheksoj edhe njehere temen:

    Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike

    Tema eshte shume direkte dhe une po i pergjigjem ne menyre praktike:

    - Ai/ajo shqiptar/e qe asnje nuk i hedh poshte vellezerit e nje gjaku, pavaresisht nga dallimet krahinore, fetare, zakonore, ai/ajo eshte nacionast.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe flet gjuhen shqipe dhe mendon ne shqip ne cdo sec te jetes se tij, pavaresisht se sa larg fizikisht nga Shqiperia, ai/ajo eshte nacionalist.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe braktis gjithcka ne jeten e tij, dhe shkon prane Atdheut te tij per te dale ne mbrojtje te interesave kombetare, ai/ajo eshte nacionalist. Nacionalistet e vertete me te shenjte kane Atdheun e tyre dhe per te jane gati te sakrifikojne gjithcka, edhe familjen e jeten e tyre.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe di te beje dallimin midis interesave kombetare dhe interesave politike, ai/ajo eshte nacionalist. Interesat kombetare qendrojne gjithmone mbi interesat politike dhe i bashkojne te gjithe shqiptaret pavaresisht nga bindjet e tyre politike.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe ka nje deshire dhe endje te madhe te njohi historine, traditen dhe kulturen shqiptare, dhe tua percjelli ate edhe pasardhesve te vet, ai/ajo eshte nacionalist.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe ngre zerin e vet sa here qe dikush guxon te cenoje apo shese interesat tona kombetare, ai/ajo eshte nacionalist. Te jesh shqiptar nuk do te thote vetem te kesh lindur i tille, por te jetosh gjithe jeten tende me pergjegjesite qe vine me te qenit shqiptar.

    - Ai/ajo shqiptar/e qe studion dhe mbaron nje shkolle ne Shqiperi apo ne Perendim, me deshiren per ti sherbyer Atdheut te vet neser, ai/ajo eshte nacionalist.


    Nacionalist nuk te bejne fjalet por veprat !
    besoj se eshte perkufizimi i vetem ideal i bere (cuditerisht) prej jush............
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar cool_shqype pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Immanuel Kant
    Nga fisnik nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 04:21
  2. Dituri Praktike!
    Nga Zana e malit nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 23:14
  3. Filloj zbatimi i Marrveshjes se Ohrit ne Maqedoni
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-09-2003, 14:02
  4. Praktike (internship) per Studente.
    Nga Alize nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-12-2002, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •