Close
Faqja 17 prej 21 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 207
  1. #161
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Di vetem ekzakt qe Kisha Greke e ka denuar me VDEKJE z. Baleta(?)!!!!
    Kisha, qofte kjo dhe greke, nuk leshojne fermane te tilla, arabet po. Ku e ke lexuar ke te gje?
    Pastaj si i zgjuar qe je duhet ta kuptosh se Baleta per ata qe nuk e duan Shqiperine, vlen me shume i gjalle se sa i vdekur.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Korcar - L1
    Po ti o ē'pate? Tėmėn e sėmės! Nga na mbive bre kaurr kaq i aftė dhe i thekur...sa te me vlersosh mua si te menēur!?...ke harruar denimet me vdekje dhe me helmim te Kishes greke o korēarkė?! Apo Petro Ninin, Thaskalin, Naumin etj.etj. zotrote i ke harruar????
    I ke bėrė zahiretė mo korēark?.....
    ēap andej nga gratė e pyet njeherė....!
    Une te rekomandoj te besh nje meshė per Ligjin GAY. Mbase te qetsohet shpirti bre Antiislamik.
    Me pelqeu shume mendimi yt prej "sigurimsi" qe Baleta u duhet antishqiptarve me shume i gjalle sesa i vdekur! Taman psikologji mjerane prej kaurri toskeran!
    Turp te kesh! Po une nuk jam prokurori yt as avokati i Baletes, mor by...thkė pe Korēe. Kur shkruaj ketu hedh vetem te verteten nė shesh.

  3. #163
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    U foli dhe Doci kultur madh...... Ik o bjeri qemanese ti se nuk je per keto pune.
    Sot jemi ne 2009 nqs nuk e di. Mos fol gjepura u turk por nxir fakte! Ku e ke kete te verte qe kisha e paska denuar me vdekje?? Ku jane Faktet mor turk i qelbur qe gjasme te paska ardhur keq per petro ninin me shoke. Keshtu eshte kur meson histori te shkruar nga shoqkat tende. Po tregona keto fakte qe kisha helmoi keta njerez ?? se mos me japesh ndonje link youtube-i me ndonje film shqiptar.

    KE FAKTE mor DOCi??
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    SI E BĖRI ABDI BALETA GAZETĖN “BOTA SOT” ORGAN TĖ AL-QAEDA-s
    (Nė botėn e errėt tė “Bota Sot”, Misioni Baleta-Mazrekaj)



    Gazeta “Bota Sot”, me qendėr nė Zurich tė Zvicrės, ėshtė gazeta mė e madhe shqiptare dhe e vetmja gazetė shqiptare qė qarkullon nė tė gjithė botėn, tash 9 vite qė kur u krijua nė 1995. Pėr kėtė gazetė ėshtė folur e shkruar mjaft qė kur ajo ka filluar tė botohet, por tė vėrtetat e saj asnjėherė nuk janė thėnė deri nė fund.

    Kur bėhet fjalė pėr gazetėn “Bota Sot”, praktikisht bėhet fjalė pėr dy njerėz, botuesin e saj, Xhevdet Mazrekaj dhe analistin e saj kryesor, Abdi Baleta. Tė dy kėta njerėz nuk u takuan pėr herė tė parė kur filloi tė botohet gazeta “Bota Sot”. Nė njė tubim shqiptarėsh qė mbajti “Bota Sot” nė nėntor 1997, Baleta u shpreh se kjo ėshtė hera e parė qė ai dhe Xhevdet Mazrekaj po takoheshin. Por kjo nuk qe e vėrtetė. Kėta dy njerėz nuk u takuan pėr herė tė parė kur filloi tė botohet kjo gazetė. Baleta dhe Mazrekaj u takuan pėr herė tė parė pikėrisht nė Zvicėr nė vitin 1987. Nė vitin 1987, Abdi Baleta, nė cilėsinė e misionarit tė regjimit komunist shqiptar, kreu njė udhėtim nė Zvicėr dhe nė Gjermani pėr tė inspektuar lėvizjen enveriste nė diasporėn shqiptare me origjinė nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare n ėish-Jugosllavi.

    Gjatė kėtij udhėtimi Baleta u takua me Xhevdet Mazrekajn, i cili atėhere militonte nė organizatat enveriste nė Zvicėr. Xhevdet Mazrekaj ka lindur nė vitin 1959 nė njė katund nė pjesėn e krahinės sė Hasit qė gjendet pėrtej kufirit tė 1913-s, pra nė territorin e Kosovės. Nė katundin e vet, Mazrekaj kreu shkollėn fillore, tė vetmin nivel arsimor qė e ka kryer tė plotė.

    Pasi kreu sherbimin ushtarak gjeti punė nė Prishtinė, si roje nė njė park publik. Nė vitin 1981, pas demonstrative tė pranverės nė Kosovė, nė institucionet krahinore u bėnė pastrime tė mėdha tė njerėzve tė dyshimtė pėr regjimin e Beogradit. Pastrime u kryen dhe nė policinė e Kosovės prej sė cilės u larguan shumė shqiptarė tė akuzuar se qenė treguar tė butė me “irredentėn kundėrrevolucionare”. Nė kėtė kohė serbėt ndoqėn politikėn e futjes nė institucione tė shqiptarėve sa mė tė besueshėm pėr ta. Nė kėtė kohė u fut nė polici edhe Xhevdet Mazrekaj. Mungesa e shkollimit nuk iu bė pengesė, pas tė gjitha gjasave pėr shkak se ai qe njeriu i besuar i serbėve dhe qe vėnė nė sherbim tė SDB-s ndoshta qė kur shėrbente nė ushtri.

    Mazrekaj shėrbeu nė policinė e Kosovės deri nė vitin 1986 kur u largua pėr shkak se iu hap njė perspektivė mė e mirė. Motra e Xhevdet Mazrekajt, zonja e mirėnjohur Shqipe, qe martuar me tė famshmin Hajdin Sejdia, babain e piramidave financiare nė Shqipėri, i cili e kishte nisur k**rierėn e vet si militant i grupeve enveriste tė emigracionit shqiptar nė Zvicėr. Nė atė kohė Hajdin Sejdia kishte krijuar dhe njė kompani me anė tė sė cilės u shėrbente familjeve tė mėdha tė nomenklaturės komuniste tė Tiranės pėr tė qarkulluar dhe investuar fondet e mėdha nė valutė perėndimore qė ato fitonin nė vitet ‘ 80 nga kontrabanda e cigareve dhe drogės me Italinė, tė realizuar nėpėrmjet bashkėpunimit tė Sigurimit tė Shtetit dhe “Sacra Corona Unita” (mafia pugliese). Por kjo kompani qe e implikuar nė shumė punė tė pista. Hajdin Sejdia gjithashtu kishte lidhje biznisi dhe me familje tė mėdha sheikėsh nė Lindjen e Mesme, duke pėrfshirė edhe familjen e Bin Ladenit, me trafikantėt shqiptaro-turq tė narkotikėve tė “Balkans Route”, si dhe me qendrat qė furnizonin me armė rezistencėn e moxhahidinėve nė Afganistan, si dhe shitėt nė luftėn civile nė Liban.

    Nė vitin 1986 Hajdin Sejdia tėrhoqi nė Zvicėr edhe kunatin e vet, Xhevdet Mazrekaj. Xhevdet Mazrekaj nė Zvicėr hapi njė agjenci turistike me paratė qė i dha kunati i vet, Hajdin Sejdia. Kjo agjenci turistike i duhej Sejdisė si njė instrument pėr tė kryer njė pjesė tė punėve tė pista qė deri mė atėherė i pati kryer me kompaninė e vet. Kėshtu Hajdin Sejdia mbronte reputacionin e vetes dhe tė kompanisė sė vet. Nė agjencinė turistike tė Xhevdet Mazrekajt u pastruan paret e pista tė narkotrafikut, kontrabandės sė armėve dhe cigareve.

    Si njė shėrbim ekstra pėr regjimin komunist tė Tiranės, por dhe pėr t’ u maskuar, Hajdin Sejdia militoi nė grupet enveriste tė diasporės nė Zvicėr, ku u mor kryesisht me shpėrndarjen e librave tė Enver Hoxhės, gjė pėr tė cilėn qe nė pozitė tė favorshme, duke pasur agjencinė turistike. Pikėrisht Hajdin Sejdia ishte ai qė e prezantoi Abdi Baletėn me Xhevdet Mazrekajn. Nuk mundet most ė konstatohet fakti se misioni Baleta nė diasporė dhe takimi i tij me Sejdinė dhe Mazrekajn nė Zvicėr, ndodhi nė vitin 1987, pra nė kohėn qė regjimi komunist shqiptar kishte filluar pėrgatitjet pėr zbatimin e platformės sė Katovicės. Duke konsideruar lidhjen qė Baleta dhe Mazrekaj kanė pasur mė vonė, ėshtė e qartė se misioni Baleta nė vitin 1987 ka pasur pėrmasa mė tė gjera se inspektimi i lėvizjes enveriste nė diasporė.

    Nė vitin 1986 Xhevdet Mazrekaj u rekrutua nga Hajdin Sejdia, qė ishte njė nga rezidentėt e Sigurimit tė Shtetit shqiptar nė Zvicėr, si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit shqiptar. Pseudonimi i Xhevdet Mazrekajt ishte “Alltia”. Qė nė vitin 1987 “Alltia” (Xhevdet Mazrekaj) u lidh ngushtė me “Stilografin” (Abdi Baleta) nė njė mission tė konceptuar nga Sigurimi i Shtetit.

    Nė janar tė vitit 1991, zėvendėskryeministri i qeverisė sė Adil Ēarēanit, Fatos Nano ndėrmori njė udhėtim nė Zvicėr pėr tė marrė pjesė nė Forumin e Davosit. Nga Zvicra Nano u kthye sė bashku me Hajdin Sejdinė, i cili shoqėrohej dhe nga kunati i vet Xhevdet Mazreakj. Nano ua paraqiti Sejdinė shqiptarėve si njė miliarder shqiptar, i cili kishte lidhje me njerėzit mė tė pasur tė botės dhe qė do tė bėnte mrekullinė ekonomike nė Shqipėri. Pėr disa muaj, para dhe pas zgjedhjeve tė para pluralistė tė vitit 1991, Hajdin Sejdia okupoi ekranin e tė vetmit telivizion nė vend, atij shtetėror, si dhe faqet e gazetave, duke u paraqitur si njė Mesiah, qė do ta shndėrronte Shqipėrinė nė Eldorado. Nė rast se do tė rishfaqeshin kronikat televizive tė kohės, do tė shihej qartė se nė krah tė Hajdin Sejdisė qe dhe Xhevdet Mazrekaj, i paraqitur si ekspert pėr ēėshtjet e turizmit.

    Hajdin Sejdia ishte nė krye tė njė kompanie tė quajtur “Iliria Holding”, e cila nė atė kohė nėnshkroi njė marrėveshje me qeverinė shqiptare, nė krye tė sė cilės nė ndėrkohė Nano kishte zėvendėsuar Ēarēanin, nė 21 shkurt 1991. Sipas kėsaj marrėveshjeje, qė u botua nė dy faqe nė gazetėn “Zėri i Popullit”, shteti shqiptar i jepte kėsaj kompanie tė drejta nė shumė fusha pėr tė kryer investime qė prej infrastrukturės (rrugė, ura, hekurudha, energjitikė, ujė etj), turizmit, minierave, sistemit banker, industrisė, ndėrtimit, artit, mediave private, tregėtisė (supermarketeve, fast food-ve etj.), hoteleri.

    Ėshtė e qartė se Hajdin Sejdia, i asistuar nga Xhevdet Mazrekaj qe k**ta kryesore elektorale e qeverisė sė fundit komunsite pėr tė fituar zgjedhjet e 31 marsit 1991. Nė njė darkė qė shtroi Hajdin Sejdia nė hotel “Tirana”, me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjes, mori pjesė edhe Abdi Baleta, gjė kjo qė u denoncua nė PD nga Azem Hajdari. Baleta nė atė kohė qe kandidat pėr deputet i PD-sė dhe sigurisht qė nuk qe opportune qė ai tė merrte pjesė nė njė darkė kun ė tryezė qe Fatos Nano dhe i biri i Ramiz Alisė. Por Baleta u mbrojt duke thėnė se ai shkoi pėr shkak se pati njė ftesė nga kunati i Sejdisė, pra nga Xhevdet Mazrekaj, pėr tė cilin Baleta tha se nuk mund t’ ia prishte pasi ai qe njė “patriot” shqiptar. Baleta shtoi se, derisa ai nuk qe anėtar i PD-sė dhe pėr pasojė veprimtaria e tij private nuk mund tė influenconte mbi reputacionin e kėsaj partie pėr mirė apo pėr keq. Pėr njė diplomat tė sprovuar tė regjimit komunist si Baleta nuk qe e vėshtirė qė tė justifikonte sjelljen e vet, por fakti mbetet se Baleta qe njė njeri qė gjendej nė mes tė skemave tė dyshimta qė lidhnin regjimin komunist me njerėz si Sejdia dhe Mazrekaj. Nė kėtė episod qė daton nė fillim tė vitit 1991 origjinon edhe urrejtja e Abdi Baletės pėr Azem Hajdarin. Mė vonė Baleta do ta luftonte ashpėr Hajdarin nė forumet e PD, ku Baleta merrte pjesė kur i interesonte, si dhe nė shtyp.

    Nė vitin 1991 Sejdia e ngarkoi Mazrekajn me detyrėn qė tė financonte fushatėnn elektorale tė disa kandidatėve pėr deputetė, si dhe ndonjė person qė ishte futur nė ndonjė gazetė opozitare. Kjo gjė bėhej me rekomandimin e dyshes Alia-Nano, nė mėnyrė qė kėta persona, qė qenė tė gjithė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit, tė fitonin reputacionin e njerėzve qė kishin mbėshtetje nė diasporė. Sejdia dhe Mazrekaj financuan fushatėn elektorale qė bėri Abdi Baleta nė zgjedhjet e para dhe tė dyta parlamentare nė vitin 1991 dhe 1992 me nga 50 mijė USD, sipas regjistrave qė iu kapėn Hajdin Sejdisė, kur u arrestua nė verėn e vitit 1992. Natyrisht qė shumė pak prej kėtyre parave Baleta i pėrdori nė fushatė, ndėrsa pjesėn mė tė madhe tė tyre i futi nė xhepin e vet. Ndėr njerėzit e tjerė qė u financuan qenė vėllezėrit Albert dhe Ylli Rakipi, respektivisht “Arsimtari” dhe “Drita”, tė cilėt nė atė kohė u futėn me mision nė gazetat “Alternativa SD” dhe “Republika”.

    Paratė pėr kėto financime Sejdia i mbuloi nga paratė qė grumbulloi nė tė parėn piramidė financiare qė ngriti nė Shqipėri nė vitin 1991 dhe qė administrohej nga Xhevdet Mazrekaj. Pra, Baleta ka qenė i pari politikan nė Shqipėri qė ėshtė financuar nga njė firmė piramidale, duke krijuar kėshtu njė precedent qė mė pas do tė njihte shumė ndjekės tė tjerė.

    I vetmi “investim” qė Hajdin Sejdia bėri nė Shqipėri ishte hapja e gropės famėkeqe nė mes tė Tiranės, ku sipas Sejdisė do tė ndėrtohej hoteli shumėkatės “Sheraton”, i cili do tė qe mė i madhi dhe mė i bukuri nė Ballkan. Duke pėrfituar nga fakti se qe fillimi i tranzicionit dhe njerėzit qenė shumė tė varfėr toka iu ble ish-pronarėve nga dyshja Sejdia-Mazrekaj pėr njė copė bukė, nėn kėrcėnimin se ata mund ta merrnin edhe falas nga pushtetarėt, qė i kishin miq. Qė atėhere dhe deri mė sot ish-pronarėt e truallit kanė bėrė shumė pėrpjekje pėr tė rifituar truallin e tyre, qė praktikisht iu mor me mashtrim.

    Por, ajo qė edhe sot e kėsaj dite njihet si “gropa e Hajdin Sejdisė” nė fakt duhet tė quhet gropa e Xhevdet Mazrekajt, pasiqė, duke qenė se Xhevdeti supozohej tė qe eksperti i “Iliria Holding” nė turizėm, si drejtues i njė agjencie turistike, Sejdia ia besoi atij projektin “Sheraton”. Nė promovimin e ndėrtimit tė “Sheratonit”, ose siē mund tė thuhet me siguri nė retrospektive 13 vjeēare, tė “gropės Mazrekaj”. Nė hapjen e gropės, u krye njė ceremoni ku veē pushtetarėve folėn edhe Sejdia dhe Mazrekaj. Nė kėtė ceremoni mori pjesė dhe miku i Sejdisė dhe Mazrekajt, Abdi Baleta, qė atėhere qe zgjedhur deputet i PD-sė.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e bnik
    Anėtarėsuar
    27-12-2007
    Postime
    152
    Ėshtė e tepėrt t’ i tregosh lexuesit pėr fatin e projektit “Sheraton”. Zbatimi i tij nuk eci pėrtej hapjes sė gropės sė madhe nė qendėr tė Tiranės, e cila gropė ėshtė shndėrruar nė WC-nė dhe bordellin nė natyrė mė tė mėdha qė nuk mund t’ i gjesh as nė njė kryeqytet afrikan. Nė kėtė “Sheraton” (nė kėtė rast pėr kėtė fjalė duhen dy palė thonjėza) tė vetmet “kameriere” qė punojnė janė prostitutat e rangut te fundit.

    Nė vitin 1998 Xhevdet Mazrekaj u nis tė vinte nė Tiranė, por u ndal nė aeroportin e Rinasit dhe u kthye mbrapsht. Mazrekaj shkrojti tek “Bota Sot” se ai u pengua nga qeveria e Fatos Nanos tė hynte nė Shqipėri pėr shkak se ai ėshtė antikomuniste ka denoncuar lidhjet e qeverisė sė majtė shqiptare me Serbinė dhe Greqinė.

    E vėrteta ėshtė se Mazrekaj u kthye mbrapsht pasi e njoftuan se ish-pronarėt e truallit ku qe hapur gropa e madhe, tė cilėt kishin marrė vesh pėr ardhjen e Mazrekajt nė Shqipėri, ishin betuar ta merrnin peng dhe ta hidhnin brenda nė gropė, duke mos e lėnė tė dilte qė prej andej para se t’ u kthente pronėn qė u ishte marrė me mashtrim.

    Nė korrik 1992 nė Tiranė erdhi njė hetues zviceran me njė fletė arresti tė lėshuar nga njė gjykatė zvicerane nė emėr tė Hajdin Sejdisė si dhe tė Xhevdet Mazrekajt, i tė cilėt akuzoheshin pėr pėrfitime tė arritura nga mashtrimet financiare tė kryera nė Zvicėr.

    Hajdin Sejdia u arrestua nga autoritet shqiptare dhe u ekstradua nė Zvicėr, ndėrsa Xhevdet Mazrekaj, i cili akuzohej pėr gjėra mė tė vogla dhe qė nuk kėrkohej me aq ngulm nga autoritetet zvicerane, shpėtoi sepse Abdi Baleta, i cili nė atė kohė qe njė deputet me peshė i PD-sė, ndėrhyri energjikisht nė favor tė mikut tė vet Mazrekaj tek autoritetet shqiptare, duke u bėrė avokati i tij politikisht, por edhe juridikisht, pasi nė atė kohė Baleta kishte marrė edhe licencėn e avokatit. Kjo qe ēėshtja e parė penale me tė cilėn u mor avokat Baleta. Thuhet se avokat Baleta ka paguar njė shumė tė mirė parash pėr llogari tė Mazrekajt tek disa pushtetarė tė kohės, qė ky i fundit mos tė ekstradohej.

    Pjesė e misioni tė Sejdisė dhe Mazrekajt nė Shqipėri nė vitin 1991 ishte qė tek shqiptarėt e Republikės sė Shqipėrisė tė krijohej njė resentiment (urrejtje) pėr shqiptarėt e Kosovės si mashtrues dhe kriminelė, sipas skemės tė Sigurimit tė Shtetit dhe tė SDB-sė serbe. Nė fakt propaganda e sofistikuar dhe diabolike qė sillet rreth sloganit “Ja se kush janė kosovarėt” startoi dhe u ushqye sė pari me bėmat e Hajdin Sejdisė dhe tė Xhevdet Mazrekajt nė Shqipėri nė vitin 1991. Nė kėtė skemė qe dhe Abdi Baleta, i cili sot ironikisht hiqet si mbrojtės i madh i Kosovės.

    Xhevdet Mazrekaj, pasi i shpėtoi ekstradimit nė Zvicėr, shkoi nė vendet e Lindjes sė Mesme me njė pasaportė falco nėn emrin Ali Gurabardhi. Ai u shpėtoi shpejt problemeve me drejtėsinė nė Zvicėr edhe pėr shkak se kunati i vet Hajdin Sejdia e mbrojti duke e marrė tė gjithė fajin pėrsipėr, pėr shkak se donte qė dikush tė vazhdonte punėt pėr llogari tė tij. Kėshtu, nė vitin 1993 Xhevdet Mazrekaj qe i lirė tė kthehej nė Zvicėr.

    Nė fillim tė vitit 1996, ish-polici Xhevdet Mazrekaj, i cili pas arrestimit dhe dėnimit tė kunatit tė vet pati kaluar njė periudhė vėshtirėsish tė mėdha financiare doli befas si botuesi i njė gazette tė madhe dhe tė pėrditshme shqiptare me titull “Bota Sot” me qendėr nė Zurich tė Svicrės dhe me qarkullim nė Europėn Perėndimore, Kosovė, SHBA-tė, Kanada etj. Si i erdhi kjo ide Xhevdet Mazrekajt, i cili deri mė atėherė jo vetėm qė nuk ishte marrė kurrherė me gazetari (Sikur tė pėrjashtojmė pjesmarrjen e tij nė 1982 nė keqtrajtimin e disa gazetarėve nė Prishtinė kur qe polic), por qė nuk heziton tė pohojė se ai as qė e lexon gazetėn qė boton? Veē kėsaj, ku i gjeti paratė Mazrekaj pėr tė botuar njė gazetė tė pėrditshme qė pėr nga cilėsia teknike ėshtė e barabartė me cilėndo gazetė tė madhe perėndimore dhe qė ka po atė kosto pėr ēdo kopje qė kanė edhe gazetat e mėdha perėndimore, por qė, ndryshe nga ato, jo vetėm qė nuk ėshtė fitimprurėse, por del me humbje tė madhe, pasi shitej dhe vazhdon tė shitet nėn kosto dhe tė ardhurat nga reklama i ka irrelevante kur ėshtė fjala pėr mbulimin e defiēitit tė vet? Tė ardhurat qė ka siguruar Xhevdeti nga bashkėpunimi me kunatin e vet nuk do tė mjaftonin as pėr tė mbuluar humbjet e njė vitit tė “Bota Sot”. Atėhere, kush i mbulon shpenzimet gjigande tė “Bota Sot” tash tetė vite? Kush qendron pra, pas tre vėllezėrve Mazrekaj, qė paraqiten si pronarėt e gazetės dhe qė tė tre sė bashku kanė tre klasė shkollė, si dhe kanė lexuar dy libra?

    Qė t’ i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje duhet tė hysh thellė nė botėn e errėt tė “Bota Sot”, duke ndjekur fillin e misionit Mazrekaj-Baleta. Abdi Baleta ėshtė krijuesi i vėrtetė i “Bota Sot” dhe Xhevdet Mazrekaj nuk ėshtė veēse njė puppet-string e Baletės. Nė verėn e vitit 1995, gjashtė muaj para se tė delte gazeta “Bota Sot”, Baleta bėri njė udhėtim nė Riad tė Arabisė Saudite sė bashku me Xhevdet Mazrekaj. Nė atė kohė Baleta tashmė qe afirmuar si kampioni zhurmėmadh i Islamizmit nė politikėn shqiptare, gjė pėr tė cilėn kishte fituar respektin dhe mbėshtetjen e qarqeve relevante nė botėn islamike, duke u bėrė njė interlocutor i rėndėsishėm i tyre nė hapėsirėn shqiptare. Nė vitin 1995 disa qarqe fundamentaliste nė botėn islamike, gjurmėt e tė cilave ēonin tek Al-Qaeda e Bin Ladenit ishin tė gatshme qė tė financonin hapjen e njė gazete tė madhe shqiptare, qė do tė mbronte ēėshtjen islamike. Idea ishte qė kjo gazetė tė qe njė mjet propagandė nė shėrbim kryesisht tė Abdi Baletės, nė mėnyrė qė ky dhe grupi i propagandistėve politikė islamikė i mbledhur rreth tij tė kishin ku tė shprehnin idetė e tyre dhe tė polemizonin me cilindo qė kundėrshtonte orientimin islamik tė Republikės sė Shqipėrisė, Kosovės dhe krejt trevave shqiptare. Misioni i kėsaj gazete do tė ishte qė tė mbante gjallė dhe tė potenconte frymėn politike islamike tek shqiptarėt kahdo qė ndodheshin nė botė. Pėr t’ u maskuar, gazeta do tė paraqitej si e djathtė dhe nacionaliste. Njė tjetėr arsye pėr tė cilėn bėhje kjo gjė ishte qė e djathta shqiptare dhe nacionalizmi shqiptar tė identifikoheshin me Islamizmin, teori kjo qė e kanė elaboruar gjerėsisht Abdi Baleta dhe Hysamedin Feraj.

    Pėr kėtė projekt Baleta dhe Mazrekaj morėn aprovimin dhe tė padronėve tė tyre tė vjetėr t ėish-Sigurimit tė Shtetit dhe tė sherbimit sekret serb, pasi Partia Socialiste nė Tiranė dhe regjimi i Beogradit, por edhe Athina e kuptonin mirė pėrfitimin qė do tė kishin nė rast e djathta antikomuniste shqiptare si dhe nacionalizmi shqiptar paraqiteshin nė Perėndim nėn shenjėn e fundamentalizmit islamik nė faqet e gazetės mė tė madhe shqiptare me qarkullin tė pėrditshėm nė botė. Kėshtu, e majta shqiptare, Beogradi dhe Athina do tė gjenin njė argument shtesė pėr tė mbėshtetur para Perėndimit tezėn e tyre se shqiptarėt janė fundamentalistė islamikė dhe se duan tė krijojnė njė bastion islamik nė Europė, dukė ndėrtuar “Shqipėrinė e Madhe”.

    Pėr financuesit e kėsaj gazette, u gjet mė konvenuese qė kjo gazetė ta kishte qendrėn nė njė vend perėndimor, nė mėnyrė qė tė ishte e mbrojtur dhe tė bėnte mė tepėr efekt tek lexuesit. Si qendėr e gazetės u zgjodh Zvicra dhe Zurich-u dhe kjo nuk ėshtė njė gjė e rastit. Shtetit zviceran, tregohet mjaft tolerant me radikalėt islamikė pėr shkak se nė bankat e tij janė depozituar shumė prej parave tė tyre, duke pėrfshirė dhe ato tė familjes sė Bin Ladenit. Si njeriun nė emrin e tė cilit do tė qe gazeta, Baleta propozoi Xhevdet Mazrekajn. Kandidatura e kėtij u pranua pa vėshtirėsi pėr shkak se ky i fundit kishte patur qė mė parė lidhje me qarqet fundamentaliste islamike, siē kam treguar mė lart. Me ndihmėn e njė banke zvicerane tė kontrolluar nga fundamentalistėt islamikė u ngrit njė skemė e financimit tė gazetės. Kėshtu u krijua gazeta “Bota Sot”. Gazeta “Bota Sot” nxjerr mesatarisht 120 mijė kopje nė ditė, pra rreth 43, 8 milion kopje nė vit. Shpenzimet e saj vjetore, duke inkluduar prodhimin, transportin, pagat e stafit, qiranė e ndėrtesave tė selisė dhe redaksive nė botė, shpėrblimin e bashkėpunėtorėve arrijnė nė 15 milion USD nė vit. Ndėrsa nga shitja e gazetės (njė pjesė e madhe e kopjeve dhurohen nė diasporė dhe nė xhamiat dhe teqet nė Kosovė, FYROM etj.), si dhe tė ardhurat irrelevante nga reklamat, nuk mbulohen mė tepėr se 50% e shpenzimeve. Kush e mbulon gjysmėn tjetėr tė shpenzimeve, ose 7. 5 milion USD nė vit, ēka do tė thotė se nė 8 vite tė ekzistencės ėshtė mbuluar defiēiti i gazetės nė shumėn 60 milion USD? Kuptohet qė tė vetmit qė mund ta bėnin kėtė gjė janė “bamirėsit” e Al-Qaida-s. Vetėm nė sajė tė kanaleve tė financimit tė tyre kjo gazetė me shpenzime kolosale vazhdon tė mbijetojė prej 8 vitesh.

    Qė Baleta ka pasur dorė nė nxjerrjen e gazetės “Bota Sot” kuptohet dhe prej fatit se pak kohė para se tė delte numri i parė i “Bota Sot”, Baleta filloi tė nxirrte nė Tiranė gazetėn “Rimėkėmbja” e cila shpejt do tė shndėrrohej nė aneks tė gazetės “Bota Sot”, duke qenė se tek “Rimėkėmbja” ribotohen shkrimet analitike qė botohen tek “Bota Sot”. Pra, “Rimėkėmbja” praktikisht kompenson mungesėn e “Bota Sot” nė Republikėn e Shqipėrisė.

    Baleta nuk u shfaq qė nė fillim tek “Bota Sot” dhe kjo u bė sipas njė plani tė paramendur. Nė mėnyrė qė gazeta most ė kishte probleme nė fillimet e saj dhe derisa tė konsolidohej u gjet opportune qė Baleta nė fillim most ė botonte shkrime atje, pasi ai njihej botėrisht si njė fundamentalist islamik. Krijuesit e gazetės madje nė fillim, dinakėrisht deshėn tė japin pėrshtypjen sikur ata do tė afronin praėn gazetės intelektualė me prirje antiislamike. Kėshtu drejtor i gazetės u bė Teki Dervishi, njė shkrimtar qė ishte shprehur pėr konvertimin e shqiptarėve nga muslimanė nė kristianė. Shef i redaksisė sė Tiranės u bė poeti katolik Agim Doēi. Por ky qe vetėm njė dekor fillestar. Njė vit pas daljes sė numrit tė parė tė gazetės Baleta filloi tė shkruajė shumė shpesh nė tė, praktikisht ēdo ditė, ēka e ktheu gazetėn “Bota Sot” nė “Bota Baleta”. Bashkė me Baletėn nė faqet e gazetės u dyndėn dhe propagandistėt islamikė radikalė nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe diaspora shqiptare nė Perėndim. Qė nė vitin 1997 Baleta u bė shef i redaksisė sė rėndėsishme tė Tiranės nga ku gazetės i vijnė thuajse tė gjitha analizat. Qė prej asaj kohe Baleta ka punuar pėr largimin nga gazeta tė tė gjithė atyre analistėve tė Tiranės qė shkruanin tek “Bota Sot” dhe qė nuk kishin njė frymė islamike. Praktikisht sot redaksia e Tiranės e “Bota Sot” ka si bashkėpunėtorė vetėm entourage islamike tė Baletės tek “Rimėkėmbja”. Redaksia e “Bota Sot” nė Tiranė ėshtė bėrė kanali me tė cilin Baleta dhe entouragė e vet e gazetarėve islamikė nė Tiranė financohen nga Al-Qaeda. Baleta paguhet 2000 USD nė muaj si shef i redaksisė, ndėrsa merr edhe 1000 USD tė tjera si honorare pėr shkrimet e veta tė shpeshta. Selia e redaksisė sė “Bota Sot” nė Tiranė mund tė konsiderohet si selia e celulės sė Al-Qaeda nė Tiranė.

    Baleta, me t’ u shfaqur tek “Bota Sot” me artikujt e vet, i dha kėsaj gazete njė frymė tė theksuar islamike. Nė faqet e kėsaj gazete, Baleta, i ndihmuar dhe nga leitnanti i vet Feraj paraqiti paradigmėn e vet se feja islamike ėshtė boshti i shpirtit nacional tė shqiptarėve, se kombi shqiptar duhet tė orientohet nga bota islamike, duke e refuzuar Perėndimin si armik, se organizimi shtetėror, politik, social, kultural i shqiptarėve duhet tė bazohet mbi Islamin, se duhet tė ndėrtohet njė bosht islamik Tiranė-Prishtinė-Tetovė-Sarajevė etj. Kėtė gazetė Baleta e ktheu nė njė tribunė tė terrorizmit islamik dhe tė antisemitizmit, ku merren nė mbrojtje talebanėt, Al-Qaeda, kamikazėt palestinezė, Hamasi etj. Pėr kėto gjėra kam shkruar hollėsisht nė librin tim “Nacional-islamizmi shqiptar: Baleta & Feraj”, duke sjellė citime tė shumta nga artikujt dhe librat e Baletės (nė fakt librat e tij janė pėrmbledhje artikujsh) dhe nuk ėshtė vendi qė tė zgjatem kėtu.

    Gjatė luftės sė Kosovės Baleta, duke ndjekur misionin e tij, u bėri thirrje tė hapur shqiptarėve tė Kosovės qė tė bėjnė luftė tė shenjtė islamike, Xhihad, siē e kam treguar me citim nė librin tim.

    Baleta e kontrollon “Bota Sot” me “dorė tė hekurt” si njė diktator i vėrtetė. Kjo gjė u provua nė vitin 2000 kur pati njė pėrplasje mes Baletės dhe drejtorit tė gazetės, Teki Dervishi. Dervishi qe kundėr frymės radikale dhe agresive islamike qė Baleta po i jepte gazetės. Por Xhevdet Mazrekaj mbajti anėn e Baletės, edhe pse Dervishi publikisht njihej si ideuesi dhe themeluesi i gazetės. Dervishi nė shenjė proteste dha dorėheqjen nga posti i drejtorit. Kėshtu u pėrgėnjeshtrua pėrralla qė kishte treguar Mazrekaj se ideja pėr hapjen e gazetės qe e Dervishit dhe ai e mbėshteti atė. Nė fakt ky ėshtė njė rast nga manuali sesi shėrbimet sekrete manipulojnė njė njeri pa qenė ai i vetėdijshėm pėr kėtė gjė pasi Mazrekaj shkoi tek Dervishi me paramendim pėr ta ndihmuar Dervishin tė hapte njė gazetė, tė cilin Mazrekaj donte ta pėrdorte pėr qėllime pėr tė cilat Dervishit as qė i shkonte mendja. Sesi e kishin manipuluar Dervishi e kuptoi veē kur humbi duelin me Baletėn. Nė rast se Dervishit i bie rasti tė lexojė kėtė artikull ai do tė kuptojė dhe shumė gjėra tė tjera, sesi e kanė pėrdorur si Van der Lube-n.

    Unė personalisht u afrova tek “Bota Sot” nė fillim tė vitit 2000 me ftesėn e Teki Dervishit dhe u largova nga kjo gazetė Brenda vitit, i tronditur nga largimi i Teki Dervishit po atė vit. Tashmė prej kėsaj gazette ėshtė larguar praktikisht ēdo analist dhe komentator qė nuk ka bindje radikale islamike. Baleta e ka kthyer gazetėn “Bota Sot” nė organ tė Al-Qaeda-s. Kjo ėshtė e vėrteta e “Bota Sot”, e gazetes qe, sidomos ne epoken e pas 11 shtatorit 2001 eshte kthyer ne rrezik nacional per shqiptaret ne te dy anet e kufirit, pasi i stigmatizon ata si fundamentaliste islamike.



    Kastriot Myftaraj
    #

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    A more Kastriot rrenci po si mund te thuash qe gazeta Bota Sot eshte islamike
    Po e din ti se aty nuk mujn me shkrue komunistat e per qata koke dhez
    dmth Kombetarja Bota Sot te ko nje lloj Sherbimi sekret ne veti
    Tjeter sen shkruan qe 14 vjet e tjeter sen mendon
    O Zot O Zot
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

  7. #167
    du me q. pas buke Maska e Luke
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Postime
    37
    Doc i dashur ne dy postime permend Jugore,Toske dhe kaurre,c'ka tregon qe je verior, geg dhe Musliman.Kuptueshem shkon mendja ne nevojen tuaj per heronj te cilet duhet te jene veriore,bashkefshatare dhe muslimane, nese nuk do te kishit kaq hunde te madhe qe ju pengon shikimin,do te shihnit!Feja me patriotizmin kursesi nuk mund te jene bashke,nacionalizmi me komunizmin po ashtu,provincionalizmi me endrren e c'do shqiptare shqiperi etnike gjithsesi nuk shkojne.Abdiu eshte!Fetar musliman ekstremist,nje ish komunist qe mbetet pak a shume i tille dhe me e keqja midis gjithe ketyre, provincionalist qe e shumta mund te flase ne emer te katundit te tij jo te shqiptareve. Mbetet po ai si shume ish komuniste te tjere qe sot u zgjuan si demokrate te oreve te para,ata qe gezonin privilegje ne komunizem sepse ishin spiune dhe sahanlepires,ata sot po mbrojne me zell popullin shqiptar qe nuk po ambjentohet me ''demokratet'' made in Baleta & Co,te cilet per fatin tone mjeran jane shume.Perfundimisht Baleta & Co mbeten gjarperinj qe duke u zvarritur kane mbijetuar ne te gjitha kohet,megjithate askush mos trembet sepse kush ka lindur per tu zvarritur nuk mund te fluturoje dhe per fatin tone te mire keta jane zvarranike.
    Nese zoti do te egzistonte padyshim qe do te ish me prejardhje shqiptare

  8. #168
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Baleta nuk eshte fenomen,,,,...
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Nuk do shume logjike per te kuptuar se cka shkruhet me lart per gazeten"Bota sot"dhe per personalitetin e atdhetarit ,politikanit dhe publicistit z.Abdi Baleta eshte nje genjeshter e sajuar.Ne radhe te pare gazeta "Bota sot"eshte nje gazete mbarekombetare qe shperndahet ne te kater anet e globit te banuar nga shqiptaret.Kush e ka lexuar kete gazete ka pare frymen e theksuar kombetare qe percjell kjo gazete nder shqiptaret ane e kend botes.Pra akuzat qe i behen kesaj gazete si islamike jane sa ta sajuara aq edhe te poshtra.Kuptohet qarte qe nepermjet ketij shkrimi synimi kryesor eshte denigrimi i atdhetarit Abdi Baleta dhe kjo behet nepermjet nje personi anonim si Kastriot Myftaraj.Une e njoh shume mire kapacitetin e Myftaraj-t dhe e kuptoj shume bukur se keto shkrime nuk jane te tijat.Myftaraj vetem sa ka vene firmen ne fund te artikullit dhe per kete ka marre ca pare te qelbura per kete sherbim prej mercenari.Figura e respektuar e Baletes si atdhetar tashme njihet jo vetem ne shqiperi por ne te gjitha trojet etnike shqiptare dhe duhet mare si piknisje per te gjithe ata qe ndjehen shqiptare.Sulmet qe i behen z.Abdi Baletes nepermjet disa palacove si Kastriot Myftaraj apo disa minoritare greke etj,jo vetem qe nuk ja ulin vlerat personalitetit te Baletes,perkundrazi ai behet akoma me shume i njohur ne rrethin e shqiptareve qe tashme e kane kuptuar se eshte nacionalizmi ai qe do ti sjelle prosperitetin e munguar kombit shqiptar.Do te kisha shume deshire qe ata qe e sulmojne Baleten nepermjet Myftarajt ose edhe vete Myftaraj te ballafaqohen ne nje debat publik per ti bere te ditur opinionit te gjere shqiptar te vertetat qe ekzistojne sipas tyre.
    Me shume dua shqiperine.

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar mė parė nga bnik Lexo Postimin
    Ėshtė e tepėrt t’ i tregosh lexuesit pėr fatin e projektit “Sheraton”. Zbatimi i tij nuk eci pėrtej hapjes sė gropės sė madhe nė qendėr tė Tiranės, e cila gropė ėshtė shndėrruar nė WC-nė dhe bordellin nė natyrė mė tė mėdha qė nuk mund t’ i gjesh as nė njė kryeqytet afrikan. Nė kėtė “Sheraton” (nė kėtė rast pėr kėtė fjalė duhen dy palė thonjėza) tė vetmet “kameriere” qė punojnė janė prostitutat e rangut te fundit.

    Nė vitin 1998 Xhevdet Mazrekaj u nis tė vinte nė Tiranė, por u ndal nė aeroportin e Rinasit dhe u kthye mbrapsht. Mazrekaj shkrojti tek “Bota Sot” se ai u pengua nga qeveria e Fatos Nanos tė hynte nė Shqipėri pėr shkak se ai ėshtė antikomuniste ka denoncuar lidhjet e qeverisė sė majtė shqiptare me Serbinė dhe Greqinė.

    E vėrteta ėshtė se Mazrekaj u kthye mbrapsht pasi e njoftuan se ish-pronarėt e truallit ku qe hapur gropa e madhe, tė cilėt kishin marrė vesh pėr ardhjen e Mazrekajt nė Shqipėri, ishin betuar ta merrnin peng dhe ta hidhnin brenda nė gropė, duke mos e lėnė tė dilte qė prej andej para se t’ u kthente pronėn qė u ishte marrė me mashtrim.

    Nė korrik 1992 nė Tiranė erdhi njė hetues zviceran me njė fletė arresti tė lėshuar nga njė gjykatė zvicerane nė emėr tė Hajdin Sejdisė si dhe tė Xhevdet Mazrekajt, i tė cilėt akuzoheshin pėr pėrfitime tė arritura nga mashtrimet financiare tė kryera nė Zvicėr.

    Hajdin Sejdia u arrestua nga autoritet shqiptare dhe u ekstradua nė Zvicėr, ndėrsa Xhevdet Mazrekaj, i cili akuzohej pėr gjėra mė tė vogla dhe qė nuk kėrkohej me aq ngulm nga autoritetet zvicerane, shpėtoi sepse Abdi Baleta, i cili nė atė kohė qe njė deputet me peshė i PD-sė, ndėrhyri energjikisht nė favor tė mikut tė vet Mazrekaj tek autoritetet shqiptare, duke u bėrė avokati i tij politikisht, por edhe juridikisht, pasi nė atė kohė Baleta kishte marrė edhe licencėn e avokatit. Kjo qe ēėshtja e parė penale me tė cilėn u mor avokat Baleta. Thuhet se avokat Baleta ka paguar njė shumė tė mirė parash pėr llogari tė Mazrekajt tek disa pushtetarė tė kohės, qė ky i fundit mos tė ekstradohej.

    Pjesė e misioni tė Sejdisė dhe Mazrekajt nė Shqipėri nė vitin 1991 ishte qė tek shqiptarėt e Republikės sė Shqipėrisė tė krijohej njė resentiment (urrejtje) pėr shqiptarėt e Kosovės si mashtrues dhe kriminelė, sipas skemės tė Sigurimit tė Shtetit dhe tė SDB-sė serbe. Nė fakt propaganda e sofistikuar dhe diabolike qė sillet rreth sloganit “Ja se kush janė kosovarėt” startoi dhe u ushqye sė pari me bėmat e Hajdin Sejdisė dhe tė Xhevdet Mazrekajt nė Shqipėri nė vitin 1991. Nė kėtė skemė qe dhe Abdi Baleta, i cili sot ironikisht hiqet si mbrojtės i madh i Kosovės.

    Xhevdet Mazrekaj, pasi i shpėtoi ekstradimit nė Zvicėr, shkoi nė vendet e Lindjes sė Mesme me njė pasaportė falco nėn emrin Ali Gurabardhi. Ai u shpėtoi shpejt problemeve me drejtėsinė nė Zvicėr edhe pėr shkak se kunati i vet Hajdin Sejdia e mbrojti duke e marrė tė gjithė fajin pėrsipėr, pėr shkak se donte qė dikush tė vazhdonte punėt pėr llogari tė tij. Kėshtu, nė vitin 1993 Xhevdet Mazrekaj qe i lirė tė kthehej nė Zvicėr.

    Nė fillim tė vitit 1996, ish-polici Xhevdet Mazrekaj, i cili pas arrestimit dhe dėnimit tė kunatit tė vet pati kaluar njė periudhė vėshtirėsish tė mėdha financiare doli befas si botuesi i njė gazette tė madhe dhe tė pėrditshme shqiptare me titull “Bota Sot” me qendėr nė Zurich tė Svicrės dhe me qarkullim nė Europėn Perėndimore, Kosovė, SHBA-tė, Kanada etj. Si i erdhi kjo ide Xhevdet Mazrekajt, i cili deri mė atėherė jo vetėm qė nuk ishte marrė kurrherė me gazetari (Sikur tė pėrjashtojmė pjesmarrjen e tij nė 1982 nė keqtrajtimin e disa gazetarėve nė Prishtinė kur qe polic), por qė nuk heziton tė pohojė se ai as qė e lexon gazetėn qė boton? Veē kėsaj, ku i gjeti paratė Mazrekaj pėr tė botuar njė gazetė tė pėrditshme qė pėr nga cilėsia teknike ėshtė e barabartė me cilėndo gazetė tė madhe perėndimore dhe qė ka po atė kosto pėr ēdo kopje qė kanė edhe gazetat e mėdha perėndimore, por qė, ndryshe nga ato, jo vetėm qė nuk ėshtė fitimprurėse, por del me humbje tė madhe, pasi shitej dhe vazhdon tė shitet nėn kosto dhe tė ardhurat nga reklama i ka irrelevante kur ėshtė fjala pėr mbulimin e defiēitit tė vet? Tė ardhurat qė ka siguruar Xhevdeti nga bashkėpunimi me kunatin e vet nuk do tė mjaftonin as pėr tė mbuluar humbjet e njė vitit tė “Bota Sot”. Atėhere, kush i mbulon shpenzimet gjigande tė “Bota Sot” tash tetė vite? Kush qendron pra, pas tre vėllezėrve Mazrekaj, qė paraqiten si pronarėt e gazetės dhe qė tė tre sė bashku kanė tre klasė shkollė, si dhe kanė lexuar dy libra?

    Qė t’ i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje duhet tė hysh thellė nė botėn e errėt tė “Bota Sot”, duke ndjekur fillin e misionit Mazrekaj-Baleta. Abdi Baleta ėshtė krijuesi i vėrtetė i “Bota Sot” dhe Xhevdet Mazrekaj nuk ėshtė veēse njė puppet-string e Baletės. Nė verėn e vitit 1995, gjashtė muaj para se tė delte gazeta “Bota Sot”, Baleta bėri njė udhėtim nė Riad tė Arabisė Saudite sė bashku me Xhevdet Mazrekaj. Nė atė kohė Baleta tashmė qe afirmuar si kampioni zhurmėmadh i Islamizmit nė politikėn shqiptare, gjė pėr tė cilėn kishte fituar respektin dhe mbėshtetjen e qarqeve relevante nė botėn islamike, duke u bėrė njė interlocutor i rėndėsishėm i tyre nė hapėsirėn shqiptare. Nė vitin 1995 disa qarqe fundamentaliste nė botėn islamike, gjurmėt e tė cilave ēonin tek Al-Qaeda e Bin Ladenit ishin tė gatshme qė tė financonin hapjen e njė gazete tė madhe shqiptare, qė do tė mbronte ēėshtjen islamike. Idea ishte qė kjo gazetė tė qe njė mjet propagandė nė shėrbim kryesisht tė Abdi Baletės, nė mėnyrė qė ky dhe grupi i propagandistėve politikė islamikė i mbledhur rreth tij tė kishin ku tė shprehnin idetė e tyre dhe tė polemizonin me cilindo qė kundėrshtonte orientimin islamik tė Republikės sė Shqipėrisė, Kosovės dhe krejt trevave shqiptare. Misioni i kėsaj gazete do tė ishte qė tė mbante gjallė dhe tė potenconte frymėn politike islamike tek shqiptarėt kahdo qė ndodheshin nė botė. Pėr t’ u maskuar, gazeta do tė paraqitej si e djathtė dhe nacionaliste. Njė tjetėr arsye pėr tė cilėn bėhje kjo gjė ishte qė e djathta shqiptare dhe nacionalizmi shqiptar tė identifikoheshin me Islamizmin, teori kjo qė e kanė elaboruar gjerėsisht Abdi Baleta dhe Hysamedin Feraj.

    Pėr kėtė projekt Baleta dhe Mazrekaj morėn aprovimin dhe tė padronėve tė tyre tė vjetėr t ėish-Sigurimit tė Shtetit dhe tė sherbimit sekret serb, pasi Partia Socialiste nė Tiranė dhe regjimi i Beogradit, por edhe Athina e kuptonin mirė pėrfitimin qė do tė kishin nė rast e djathta antikomuniste shqiptare si dhe nacionalizmi shqiptar paraqiteshin nė Perėndim nėn shenjėn e fundamentalizmit islamik nė faqet e gazetės mė tė madhe shqiptare me qarkullin tė pėrditshėm nė botė. Kėshtu, e majta shqiptare, Beogradi dhe Athina do tė gjenin njė argument shtesė pėr tė mbėshtetur para Perėndimit tezėn e tyre se shqiptarėt janė fundamentalistė islamikė dhe se duan tė krijojnė njė bastion islamik nė Europė, dukė ndėrtuar “Shqipėrinė e Madhe”.

    Pėr financuesit e kėsaj gazette, u gjet mė konvenuese qė kjo gazetė ta kishte qendrėn nė njė vend perėndimor, nė mėnyrė qė tė ishte e mbrojtur dhe tė bėnte mė tepėr efekt tek lexuesit. Si qendėr e gazetės u zgjodh Zvicra dhe Zurich-u dhe kjo nuk ėshtė njė gjė e rastit. Shtetit zviceran, tregohet mjaft tolerant me radikalėt islamikė pėr shkak se nė bankat e tij janė depozituar shumė prej parave tė tyre, duke pėrfshirė dhe ato tė familjes sė Bin Ladenit. Si njeriun nė emrin e tė cilit do tė qe gazeta, Baleta propozoi Xhevdet Mazrekajn. Kandidatura e kėtij u pranua pa vėshtirėsi pėr shkak se ky i fundit kishte patur qė mė parė lidhje me qarqet fundamentaliste islamike, siē kam treguar mė lart. Me ndihmėn e njė banke zvicerane tė kontrolluar nga fundamentalistėt islamikė u ngrit njė skemė e financimit tė gazetės. Kėshtu u krijua gazeta “Bota Sot”. Gazeta “Bota Sot” nxjerr mesatarisht 120 mijė kopje nė ditė, pra rreth 43, 8 milion kopje nė vit. Shpenzimet e saj vjetore, duke inkluduar prodhimin, transportin, pagat e stafit, qiranė e ndėrtesave tė selisė dhe redaksive nė botė, shpėrblimin e bashkėpunėtorėve arrijnė nė 15 milion USD nė vit. Ndėrsa nga shitja e gazetės (njė pjesė e madhe e kopjeve dhurohen nė diasporė dhe nė xhamiat dhe teqet nė Kosovė, FYROM etj.), si dhe tė ardhurat irrelevante nga reklamat, nuk mbulohen mė tepėr se 50% e shpenzimeve. Kush e mbulon gjysmėn tjetėr tė shpenzimeve, ose 7. 5 milion USD nė vit, ēka do tė thotė se nė 8 vite tė ekzistencės ėshtė mbuluar defiēiti i gazetės nė shumėn 60 milion USD? Kuptohet qė tė vetmit qė mund ta bėnin kėtė gjė janė “bamirėsit” e Al-Qaida-s. Vetėm nė sajė tė kanaleve tė financimit tė tyre kjo gazetė me shpenzime kolosale vazhdon tė mbijetojė prej 8 vitesh.

    Qė Baleta ka pasur dorė nė nxjerrjen e gazetės “Bota Sot” kuptohet dhe prej fatit se pak kohė para se tė delte numri i parė i “Bota Sot”, Baleta filloi tė nxirrte nė Tiranė gazetėn “Rimėkėmbja” e cila shpejt do tė shndėrrohej nė aneks tė gazetės “Bota Sot”, duke qenė se tek “Rimėkėmbja” ribotohen shkrimet analitike qė botohen tek “Bota Sot”. Pra, “Rimėkėmbja” praktikisht kompenson mungesėn e “Bota Sot” nė Republikėn e Shqipėrisė.

    Baleta nuk u shfaq qė nė fillim tek “Bota Sot” dhe kjo u bė sipas njė plani tė paramendur. Nė mėnyrė qė gazeta most ė kishte probleme nė fillimet e saj dhe derisa tė konsolidohej u gjet opportune qė Baleta nė fillim most ė botonte shkrime atje, pasi ai njihej botėrisht si njė fundamentalist islamik. Krijuesit e gazetės madje nė fillim, dinakėrisht deshėn tė japin pėrshtypjen sikur ata do tė afronin praėn gazetės intelektualė me prirje antiislamike. Kėshtu drejtor i gazetės u bė Teki Dervishi, njė shkrimtar qė ishte shprehur pėr konvertimin e shqiptarėve nga muslimanė nė kristianė. Shef i redaksisė sė Tiranės u bė poeti katolik Agim Doēi. Por ky qe vetėm njė dekor fillestar. Njė vit pas daljes sė numrit tė parė tė gazetės Baleta filloi tė shkruajė shumė shpesh nė tė, praktikisht ēdo ditė, ēka e ktheu gazetėn “Bota Sot” nė “Bota Baleta”. Bashkė me Baletėn nė faqet e gazetės u dyndėn dhe propagandistėt islamikė radikalė nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe diaspora shqiptare nė Perėndim. Qė nė vitin 1997 Baleta u bė shef i redaksisė sė rėndėsishme tė Tiranės nga ku gazetės i vijnė thuajse tė gjitha analizat. Qė prej asaj kohe Baleta ka punuar pėr largimin nga gazeta tė tė gjithė atyre analistėve tė Tiranės qė shkruanin tek “Bota Sot” dhe qė nuk kishin njė frymė islamike. Praktikisht sot redaksia e Tiranės e “Bota Sot” ka si bashkėpunėtorė vetėm entourage islamike tė Baletės tek “Rimėkėmbja”. Redaksia e “Bota Sot” nė Tiranė ėshtė bėrė kanali me tė cilin Baleta dhe entouragė e vet e gazetarėve islamikė nė Tiranė financohen nga Al-Qaeda. Baleta paguhet 2000 USD nė muaj si shef i redaksisė, ndėrsa merr edhe 1000 USD tė tjera si honorare pėr shkrimet e veta tė shpeshta. Selia e redaksisė sė “Bota Sot” nė Tiranė mund tė konsiderohet si selia e celulės sė Al-Qaeda nė Tiranė.

    Baleta, me t’ u shfaqur tek “Bota Sot” me artikujt e vet, i dha kėsaj gazete njė frymė tė theksuar islamike. Nė faqet e kėsaj gazete, Baleta, i ndihmuar dhe nga leitnanti i vet Feraj paraqiti paradigmėn e vet se feja islamike ėshtė boshti i shpirtit nacional tė shqiptarėve, se kombi shqiptar duhet tė orientohet nga bota islamike, duke e refuzuar Perėndimin si armik, se organizimi shtetėror, politik, social, kultural i shqiptarėve duhet tė bazohet mbi Islamin, se duhet tė ndėrtohet njė bosht islamik Tiranė-Prishtinė-Tetovė-Sarajevė etj. Kėtė gazetė Baleta e ktheu nė njė tribunė tė terrorizmit islamik dhe tė antisemitizmit, ku merren nė mbrojtje talebanėt, Al-Qaeda, kamikazėt palestinezė, Hamasi etj. Pėr kėto gjėra kam shkruar hollėsisht nė librin tim “Nacional-islamizmi shqiptar: Baleta & Feraj”, duke sjellė citime tė shumta nga artikujt dhe librat e Baletės (nė fakt librat e tij janė pėrmbledhje artikujsh) dhe nuk ėshtė vendi qė tė zgjatem kėtu.

    Gjatė luftės sė Kosovės Baleta, duke ndjekur misionin e tij, u bėri thirrje tė hapur shqiptarėve tė Kosovės qė tė bėjnė luftė tė shenjtė islamike, Xhihad, siē e kam treguar me citim nė librin tim.

    Baleta e kontrollon “Bota Sot” me “dorė tė hekurt” si njė diktator i vėrtetė. Kjo gjė u provua nė vitin 2000 kur pati njė pėrplasje mes Baletės dhe drejtorit tė gazetės, Teki Dervishi. Dervishi qe kundėr frymės radikale dhe agresive islamike qė Baleta po i jepte gazetės. Por Xhevdet Mazrekaj mbajti anėn e Baletės, edhe pse Dervishi publikisht njihej si ideuesi dhe themeluesi i gazetės. Dervishi nė shenjė proteste dha dorėheqjen nga posti i drejtorit. Kėshtu u pėrgėnjeshtrua pėrralla qė kishte treguar Mazrekaj se ideja pėr hapjen e gazetės qe e Dervishit dhe ai e mbėshteti atė. Nė fakt ky ėshtė njė rast nga manuali sesi shėrbimet sekrete manipulojnė njė njeri pa qenė ai i vetėdijshėm pėr kėtė gjė pasi Mazrekaj shkoi tek Dervishi me paramendim pėr ta ndihmuar Dervishin tė hapte njė gazetė, tė cilin Mazrekaj donte ta pėrdorte pėr qėllime pėr tė cilat Dervishit as qė i shkonte mendja. Sesi e kishin manipuluar Dervishi e kuptoi veē kur humbi duelin me Baletėn. Nė rast se Dervishit i bie rasti tė lexojė kėtė artikull ai do tė kuptojė dhe shumė gjėra tė tjera, sesi e kanė pėrdorur si Van der Lube-n.

    Unė personalisht u afrova tek “Bota Sot” nė fillim tė vitit 2000 me ftesėn e Teki Dervishit dhe u largova nga kjo gazetė Brenda vitit, i tronditur nga largimi i Teki Dervishit po atė vit. Tashmė prej kėsaj gazette ėshtė larguar praktikisht ēdo analist dhe komentator qė nuk ka bindje radikale islamike. Baleta e ka kthyer gazetėn “Bota Sot” nė organ tė Al-Qaeda-s. Kjo ėshtė e vėrteta e “Bota Sot”, e gazetes qe, sidomos ne epoken e pas 11 shtatorit 2001 eshte kthyer ne rrezik nacional per shqiptaret ne te dy anet e kufirit, pasi i stigmatizon ata si fundamentaliste islamike.



    Kastriot Myftaraj
    #
    E tėrė kjo qė ka shkarravitė Kastriot Myftaraj rreth Abdi Baletės dhe gazetės "Bota Sot" janė gėnjeshtra dhe shpifje tė mbarėsuara me gjelozitė mė makabre qė mund tė posedojnė qeniet njerėzore nė kėtė botė.
    Abdi Baleta nuk ėshtė themelues i gazetės "Bota Sot", veēse njė nga pėrkrahėsit e themelimit tė saj, gjegjėsisht i caktuar nė marrėveshje me editorin Xh. Mazrekaj si pėrfaqėsues dhe kolumnist i saj nga Tirana. Hiē mė shumė dhe hiē mė pak. Qė nga dalja e kėsaj gazete (1995) A. Baleta ka qenė ndėr kolumnistet kryesorė tė kėsaj gazete, shkrimet e tė cilit janė lexuar nga mijėra lexues shqiptarė nė diasaporė me admirim tė madh, pėr shkakun se ato kishin pėrmbajtje kryekėput kombėtare, frymė nacionaliste, bile ishin shkolla e vetme politike pėr opinionin shqiptar jashtė atdheut nga e cila shqiptarėt mėsonin ABC-nė politike, qoftė atė brendakombėtare, qoftė atė ndėrkombėtare. Shkrimet e tij ishin dritare e vėrtetė e nacionalizmit shqiptar, nga e cila shqiptarėt mėsonin se si duhet dhe ruhet atdheu nga armiqėt e jashtėm. Kaptinė e veēantė e kolumneve tė tij ishin ngjarjet nė Kosovėn e robėruar nga ēetnikėt e Serbisė nė krye me kasapin e Ballkanit, S. Millosheviēin ku nė hollėsi dhe kompetencė tė lartė trajtonte ēėshtjet e ēlirimit dhe pavarėsisė sė Kosovės. Vizioni i tij pėr tė ardhmen e Kosovės ishte frymėzim edhe pėr udhėheqjen politike tė Kosovės, ishte udhėrrėfim dhe fanar qė ua ndriēonte rrugėn e vėshtirė nėpėr tė cilėn po kalonte i gjithė populli shqiptar i Kosovės, ndaj me tė drejt mund tė thuhet se A. Baleta i ka shėrbyer ēėshtjes kombėtare shqiptare, nė veēanti asaj tė Kosovės shumė mė shumė se sa vetė kasta politike e asaj kohe nė Tiranė. Ata tė cilėt nuk ia njohin kėtė kontribut dhe kėtė meritė A. Baletės, thjeshtė janė miopė politikė.
    Se gazeta "Bota Sot" ka qenė proserbe, siē rrenė K. M. ėshtė sikur tė thuash se gazeta "Zėri i Popullit" nė kohėn e Enver Hoxhės tė ketė qenė proamerikane...!?
    Ndėrsa, e vėrteta e angazhimit tė tij (K.M.) si kolumnist nė gazetėn "Bota Sot" pėr njė vit, siē thotė, ėshtė fakti se aty ka hyrė pikėrisht me rekomandimin e Baletės tek editori, e jo pėrmes Teki Dėrvishit, i cili njėjtė sikur K.M. pėr disa vite ishte larguar nga kjo gazetė nga vetė editori Xh. Mazrekaj.
    Sa i pėket gėnjeshtrės sė tij tė radhės se Baleta "e kishte kthyer gazetėn "Bota Sot" nė organ tė "Al-Qaidas", kjo akuzė do tė kishte qenė fat sikur tė ishte e vėrtetė, sepse sė paku editori i saj do tė shfrytėzonte me bollėk fondet e Bin Lladenit, e jo ta hiqte tė zitė e ullirit pėr ta mbajtur gjallė gazetėn, duke huazuar tė holla herė tek njė agjensi, herė tek ndonjė mik i tij nė Zvicėr, derisa arriti tė stabilizohet financialrisht. Pra, e vėrteta ėshtė se gazeta "Bota Sot" dhe editori i saj Xh. Mazrekaj kurrė nuk kanė qenė proislamik, pėrkundrazi kanė qenė antiislamik nė formėn mė ekstreme, deri nė atė masė sa brenda 14 viteve tė daljes sė saj, kurrėnjėherė nė faqet e saj nuk ka botuar ndonjė fotografi tė ndonjė xhamie, tė ndonjė hoxhe me kaukė, ose tė ketė pasur ndonjė shkrim me tematikė fetare islame. Ndėrsa pėr kishėn dhe klerin katolikė shqiptar kjo gazetė ka botuar me qindra fotografi, artikuj dhe reportazhe nga manifestimet fetare katolike. Dhe, ta akuzosh Baletėn se kėtė gazetė e kishte bėrė organ tė Al-Qaida-s ėshtė njė rrenė e madhe sa nuk e ēon dot as bjeshkėt e Tomorroit, qė donė tė thotė se K. Myftaraj pėr motiv tė tėrė kėtyre akuzeve dhe shpifjeve ka pasur hakmarrjen e tij personale ndaj Abdi Baletės. Ndaj tė gjitha kėtyre rrenave dhe shpifjeve iu ka pėrgjigjur vetė Baleta tė botuara para disa viteve nė vazhdime nė gazetėn "Bota Sot" si dhe gazetėn e tij "Rimėkambja". Pėr tė mos e zgjatur mė shumė; K. Myftaraj krejt ēka ka thėnė nė shkrimin e tij mė lartė ka gėnjyer opinionin i cili pėr tė gjitha kėto shpifje, sikur ne shqipatrėt tė kishin shtet ligjor (qė mjerisht ende nuk e kemi), ai do duhej tė pėrgjigjej para organeve gjyqėsore pėr dėmtim tė imazhit, qoftė tė gazetės "Bota Sot", qoftė tė intelektualit, politikanit dhe diplomatiti shqiptar me renome ndėrkombtare siē ėshtė Abdi Baleta.
    Zoti na ruajtė nga njerėzit e ligj dhe tė pamoralshėm!!

Faqja 17 prej 21 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •