Flet Abdi Baleta
Nga RIMEKEMBJA 04/ 02/ 2003
Shkruan Abdi Baleta
ADVERTISEMENT
PRODI : “ ERDHA T’JU LAG SOT QĖ T’JU RRUAJ MOT”
Shqiptarėt gjithmonė i kanė pritur politikanėt e huaj si fėmijėt jetimė kur u vinte daja. Shumė shqiptarė kėshtu e pritėn edhe Romano Prodin nė ditėt e fundit tė muajit janar 2003, ndonėse ky Romano shumė shqiptarėve u kishte lėnė kujtimin e hidhur kur nė vitin 1997 erdhi nė Vlorė t’i vendoste fatet e Shqipėrisė nė takimin me Luiza Hoxhėn, pėr tė cilėn u tha se kishte pirė gjak demokratėsh, dhe nėn garancitė e Zani Ēaushit qė komandonte kallashėt e rebelimit tė armatosur..
Atėherė Prodi ishte kryeministėr i Italisė, njėrės nga fajtoret pėr tragjedinė shqiptare tė vitit 1997, njėrės nga pėrfitueset nga tragjedia shqiptare e atij viti. Tani Romano Prodi ėshtė “kryeministėr” i Bashkimit Europian dhe erdhi tė bėjė “hapin e madhe” pėr t’u treguar shqiptarėve se dyert e Europės sė Bashkuar mbeten edhe pėr ta tė hapura, por pragu i kėtyre dyerve ėshtė shumė i lartė pėr t’u kapėrcyer. Sipas parashikimeve mė entuziaste dhe falleve mė dashamirėse tė Prodit shqiptarėt do tė pėrgatiten e stėrviten pėr njė kohė mjaft tė gjatė qė tė kapėrcejnė kėtė prag dhe do tė mund ta kapėrcejnė atė me tė vėrtetė kur tė ketė ndodhur ajo qė ende nuk e beson ish homologu shqiptar i Prodit nė vitin 1997, Aleksandėr Meksi, i cili kryerjen e punėve tė vėshtira e lidh me qethjen e viēave. Ende nuk e ka shpjeguar homologu i dikurshėm i Prodit pse qethja e viēave i duket si vėshtirėsi mė serioze se mbirja e flokėve nė njė kokė tullace dhe se dalja e qimeve nė faqet e qoses pėr ta vėnė si kusht pėr arritjen e caqeve tė zorshme.
Sidoqoftė Prodi erdhi me avion civil, jo me anije e helikopterė luftarakė si nė vitin 1997. Nuk do tė harrojmė kurrė ato skenat kur nga helikopterėt italianė zbritėn nė Vlorė kokoshėt e ushtrisė italiane dhe sa vinin kėmbėt nė tokė zinin pozicione luftimi qė tė impresionin shqiptarėt e rebeluar se Prodi do tė mbrohej me shkencė e jo me kaēakllėk, ndonqėse nė fund mbrojtjen e vėrtetė e pati nga bandat e Vlorės. Prodi tani pa me symbyllur gjithė arritjet madhėshtore qė ka mundėsuar rregjimi qė ai bekoi e ndihmoi atėherė nė Shqipėri. Tani Prodi mund tė jetė i kėnaqur se u realizuar edhe njė dėshirė e politikės italaine qė Shqipėria pas rebelimit tė bėhej vend shkarkimi pėr tepricat e Mafias siēiliane, kalabreze e pulieze. Prodi fitoi pa asnjė mundim tjetėr njė titull “Qytetar nderi” qė do t’i vlejė pėr ta futur nė jetėshkrimin e vet se kur ishte kryeministėr i Italisė ka bėrė gjėra tė mėdha pėr Shqipėrinė duke e ndihmuar tė fitojė statusin e Siēilisė e tė Kalabrisė nė historinė e Mafias.
Prodi erdhi tė nėnshkruante atė marėveshjen e famshme pėr tė hapur ca bisedime qė do tė bėhen me siguri shumė tė famshme pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė njė Traktat tė Shoqėrizim-Stabilizimit tė vendeve tėe Ballkanit perėndimor qė do ta afrojė atė tek portat e Europės sė Bashkuar. Se kur do tė ndodhin tė gjitha kėto mrekulli Prodi nuk e di dhe as ka pėrse ta dijė se ai nuk do tė jetė kryeministėr i Europės sė bashkuar kur tė afrohet Shqipėria tek portat e saj tė hapura. Mirėpo Prodi e tha se portat e hapura tė Europės sė Bashkuar pėr shqiptarėt janė po aq tė hapura sa porta e Parajsės pėr mėkatarėt. Zoti portat e Parajsės i ka tė hapura pėr tė gjithė, me njė kusht tė vogėl qė tė mos jenė tė ngarkuar me mėkate nė shpinė kur tė paraqiten para kėtyre portave. Pėrndyshe ai engjėlėi qė bėn roje i drejton nga porta e Ferrit. Tani pėr tani shqiptarėt janė mė mėkatarėt nė Europė sipas vlerėsimeve tė inspektorėve engjėllorė tė Bashkimit Europian. Por Prodi si komshi i mirė erdhi dhe tė paktėn e vuri firmėn qė tė fillojnė bisedimet pėr inspektimet periodike qė tdo tė bėjė Europa pėr tė parė se si shqiptarėt po i ikin gjynahut qė tė fitojnė dashamirėsinė e Padishahut nė Bruksel.
Prodi na tha se kishte ardhur qė tė kėshillonte shqiptarėt se si duhet tė zhvillohen, tė strugohen, tė paqtohen, rė ēkriminalizohen, tė begatohen, tė kulturohen para se tė kėrkojnė tė europianizohen. Me njė fjalė Prodi na tha se puna jonė do tė shikohet e tė rregullohet atėherė kur ne shqiptarėt tė kemi rregulluar ēdo gjė mirė e bukur vetė dhe ai Bashkimi Europian asnjė telash mė tė mos ketė. Kėshtu foli Prodi fjalė tė sakta prej miku dhe kėrciti e iku. Por, pushtetarėt e politikanėt shqiptarė qė mbetėn kėtu me nė filluan tė bėjnė be e rrufe se kishin arritur njė sukses tė madh, se tashmė Shqipėrinė e kishin shpėtuar, edhe pse ajo Europa e bashkuar sikur na doli edhe mė e larguar. Aq i madh ishte gėzimi i pushtetarėve e politikanėve shqiptarė sa qė e humbėn fare torruan dhe filluan tė festonin aspka europianēe . Edhe Prodin qė ekishine nde tek dera e harruan dhe filluan tė rriheshin me grushte nė sallėn e parlamentit pėr tė marrė myzhdenė e miletit. Pėr njė ēast na u krijua pėrshtypja e frikėshme se Prodi ishte edhe kėsaj radhe shumė ters dhe po na risillte nė skenėn e politikės pėrleshjet me kallash tė vitit tė mbrapsht 1997. Po shyqyr kishte qenė vetėm punė grushtash sa pėr qyfyr. E kanė shpjeguar barinjt e deleve se kur deshtė majmen shumė nga kullota ( siē majmen politikanėt e deputetėt nga kontrabanda) fillojnė dhe u hanė brirėt dhe zėnė e pėrplasin kokat.
Prodi erdhi, pa, fitoi, bisedoi, nėnshkroi dhe shkoi. Pra bėri shumė mė tepėr se Jul Ēezari qė tha vetėm : “erdha , pashė, fitova”. Helbete jetojmė nė kohėra tjera. Pastaj Europa e Bashkuar do tė jetė perandori mė e fuqishme se ajo romake. Vetėm nė njė gjė sikur ka filluar t’i ngjajė shumė shpejt asaj Perandorisė Romake, nė punėt e degjenerimt e perversitetit. Kur nė Tiranė ishte Prodi nė Bruksel po celebroheshin martesa burrė me burrė e grua me grua meqenėse edhe Belgjika e miratoi ligjin qė i lejon tė tilla martesa. Thonė se Perandorisė Romake kėshtu i erdhėn shenjat e para tė shkatėrrimit. Megjithatė ne shqiptarėt jemi ende mbrapa Europės sė Bashkuiar dhe mbase Brukseli nuk na e vė si kusht qė pėr pranimin nė Europė tė miratojmė ligjin e martėsės burrė me burrė.
Prodi iku. Ne pėrsėri na la kėtu ku ishim. Na ka thėnė se na pret nė Bruksel kur nga njė thellė tė bėhemi gjel. Na tha “ ju laga sot dhe do t’ju rruaj mot” nėse nuk vazhdoni tė bėni mė kot. Se kur ėshtė ajo “ e rruajtmja mot” e di vetėm njė Zot, se kėto punėt e integrimve europiane nuk maten me mot e kalendarike. Ka rrezik qė tė thahet e lagura qė na bėri Prodi dhe kur tė vijė ai “moti” tė na takojė pėr pjesė tė na rruajnė thatė. Turqia ka dekada qė pret atė “ tė rruajtmen mot”. Mund ta pėsojmė edhe ne ashtu.
Megjithėse disa duan tė krijojnė idenė se myslimanizmi po merr fund nė Shqipėri nė sytė e Europės ne pėrsėri mbetemi vend mė shumė mysliman. Edhe sikur tė themi se u krishterizuam tė gjithė si me urdhėr tė peshkut ( ose tė Xhorxh Sorosit e tė Pirro Mishės) pėrsėri nuk do tė na besojnė. Europpa e ka humbur besimin tek shqiptarėt pėr shumė arsye dhe pėr mė shumė mosarsye. Ajo mė shumė na merr pėr gėnjeshtarė, kurvarė, kontrabandarė, klandestinarė, gomonarė, kriminarė, mėrgimtarė. Europa na do kavie pėr eksperimentet e kthimit tė kombit nė shoqėri multietnike, pėr hyzmeqarė tė kontrabandės e tė prostitucionit qė bėn vet, pėr fillestarė tė veprimtarive mafizoe qė i komandon vetė.
Prodi ishte i sinqertė kur la tė kuptohet qasrtė se dita e intergrimit tė Shqipėrisė nė Europė ėshtė e largėt, se pėrshumė vite do tėbėhet fjalė pėr “shoqėrizim”, pėr ”motėrzim”, pėr n jė afrim mė tė madh se tani me Europėn. Por edhe sikur Prodi tė na pranonte nė Bashkimin Europian qysh nė pritjen qė u dha pėr tė nė Pallatin e Brigadave, pėrsėri Europė e zhvilluar ne nuk bėhemi dot shpjet. Pėr gjėrat tjera jemi Europė e shkuar Europės. Na mungon vetėm ajo dreq lėvizje e lirė pa viza qė tė ikim nga Shqipėria dhe tė lėmė sa mė shumė vend pėr kinezėt qė duan tė vinė kėtu. Prandaj kot tė merremi me pallavrat e integrimit. Le tė merren Nano e Berisha me kėto punė, meqenėse nuk kanė punė dhe nuk dinė tė bėjnė tjetėr punė.
Krijoni Kontakt