Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë?!


    Shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë?!


    Kongresmeni Rohrabacher ka vlerësuar se e vetmja zgjidhje për Ballkanin është shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.



    E diel, 02 Gusht 2009 09:08

    Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher, i cili dikur ka qenë shkrues i fjalimeve të presidentit Ronald Regan, ka vlerësuar se e vetmja zgjidhje funksionale për stabilizimin e rajonit të Ballkanit do të ishte një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

    Rohrabacher, njëri nga të paktët anëtarë të Kongresit amerikan që ushtron serfin, sportin e rrëshqitjes mbi dallgë, është po ashtu ndër të paktët sot në Kongres që interesohet për çështjet e Ballkanit. Ai mendon se plagët në atë pjesë të Evropës nuk janë shëruar.

    "Ne këtu në Amerikë që mbështetëm pavarësinë e Kosovës u përpoqëm shumë dhe unë jam krenar që isha pjesë e tyre. Por puna do të quhet e mbaruar vetëm kur në rajon të ketë normalitet, i cili ende nuk është arritur", ka thënë Rohrabacher në një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka folur për gjendjen në Ballkan.

    Kongresmeni thotë se ka ende disa njerëz të cilët nuk kanë arritur në përfundimin që transformimi i ish-Jugosllavisë ka marrë fund. Ai i referohet mes të tjerave edhe tensioneve që herë pas here acarohen në Luginën e Preshevës, një rajon në jug të Serbisë, i banuar kryesisht nga shqiptarët.

    Zgjidhja, sipas kongresmenit Rohrabacher, do të ishte një shkëmbim i ndershëm territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. "Është e nevojshme të arrihet një mirëkuptim i përgjithshëm, një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që të përfshijë një shkëmbim territoresh. Ato rajone që janë pranë kufirit dhe mbizotërohen nga një popullsi shqiptare, të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërkohë, ato zona në Kosovë që ndodhen në veri të lumit Ibër dhe pranë kufirit me Serbinë e që banohen kryesisht nga serbë të bëhen pjesë e Serbisë".

    Qeveria amerikane vazhdimisht i ka hedhur poshtë idetë për ndryshime kufijsh në Ballkan, duke thënë se kjo do të sillte një reaksion zinxhir. Rohrabacher, i cili ka qenë ndër të parët që i kërkoi administratës të armatoste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nuk është dakord.

    "Qeveria amerikane prej kohësh ka qenë kundër çdo ndryshimi në kufijtë e vendeve. Neve na u desh ta kapërcejmë këtë kur u bë mjaft e qartë se populli i Kosovës do të masakrohej nëse do të vazhdonim të mbanim një qëndrim të tillë", tha ai.

    Këtë qëndrim të Rohrabacherit e mbështet edhe lobistja e Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane, ekspertja juridike Shirley Cloyes DioGuardi. Ajo thotë se sugjerimi i kongresmenit Rohrabacher është një ide e guximshme:

    "Status-quoja nuk funksionon. 10 vjet më parë, ishte kongresmeni Rohrabacher i cili qëndronte në linjën e parë bashkë me të tjerë si kongresmenët Tom Lantosh, Ben Gilman dhe Henry Hyde, më pas edhe senatori Joe Biden të cilët bënë thirrje për pavarësinë e Kosovës në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar, madje edhe administratat amerikane ishin kundër. Sot ai është përsëri në linjën e parë. Në qoftë se Beogradi do të insistojë për të marrë veriun e Kosovës atëherë edhe shqiptarët duhet të insistojnë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin", ka vlerësuar ajo.

    Kongresmeni Rohrabacheri referohet një dokumenti të rëndësishëm të historisë amerikane: "Një territor në vetvete nuk ka të drejta. Asnjë vend nuk ka të drejta mbi tokën. Janë vetëm njerëzit ata që kanë të drejta. Dhe nëse shumica e një populli në një territor të caktuar nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie tjetër ata kanë të drejtën që u jep qenia shumicë për të marrë vendim dhe për t'u bërë të lirë e të pavarur. Mos po citoj këtu Deklaratën amerikane të Pavarësisë apo jam duke shpjeguar një parim të qeverisjes? Që të dyja. Mendoj se Amerika duhet t'i kthehet përsëri këtij parimi por ne druhemi shumë se mos bëhen ndryshime të cilat pastaj mund të dalin jashtë kontrollit", ka thënë ai. /VoA/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    sa t'mencem qe paskan qene keto amerikonet mer .....??!! bre bre bre .... ku i paska pase gjith kto mend ?!

    Edveri duhet te mori vesh na i te re atje duke qene se ka shku per "pushime" ..... uroj qe mos te kete qene ky motivi i udhetimit deri pertej oqeanit .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Eshte e vetmja zgjidhje e mundeshme.As ju kosovaret nuk jeni ne nivelin per te bashkejetuar ne paqe me to,por dhe ato nuk do te pranonin kurre qe te mbeteshin si nje minoranece nen meshiren tuaj.Faktet treguan se nga bashkejetesa ne 50 vjet ne federate, mes jush nuk u gjet gjuha e miqesise .Ishalla bien dhe ato dakord.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    kush do te jete ai burre none (kosovar) qe te mari persiper nje gje te tille ....??!! se ne fund te fundit i takon kosovareve me firmos akordin (nqse do te kete) dhe jo amerikoneve ne rast se shkon puna deri ketu ...
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    sa t'mencem qe paskan qene keto amerikonet mer .....??!! bre bre bre .... ku i paska pase gjith kto mend ?!

    Edveri duhet te mori vesh na i te re atje duke qene se ka shku per "pushime" ..... uroj qe mos te kete qene ky motivi i udhetimit deri pertej oqeanit .....
    Dhe ti e llogjikon americanin?
    Do te pyesin ty heren tjeter,i mencur debil.
    Ach mor sumshkeper,e doni buken te thekur ne sofer ju bukeshkale.
    Do hashe shkelma nga Slobodani mor pallavesh..
    Fare e qelbur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Me politiken mjerane qe bejne dy shtetet Shqiptare edhe une them se kjo gje eshte me e mira e mundeshme.Qeveria Kosoves nuk ka kontroll matane Ibrit keshtu qe thjeshte po njohin diçka te vertete dhe do te perfitonin ato territore qe serbia plehre po terrorizon.
    me shpirt do deshironim kufirin deri ne Nish por duhet te jemi me kembe ne toke.
    mjere ata qe jane ne thundren serbogreke rracat me te ndyra qe egzistojne.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Dhe ti e llogjikon americanin?
    Do te pyesin ty heren tjeter,i mencur debil.
    Ach mor sumshkeper,e doni buken te thekur ne sofer ju bukeshkale.
    Do hashe shkelma nga Slobodani mor pallavesh..
    Fare e qelbur.
    po ty mer babilonas te dogji me teper pjesa e pare apo pjesa e dyte e masazhit ..??!! apo te dyja bashke ..??!!
    tregohu me i qarte mer ......
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    po ty mer babilonas te dogji me teper pjesa e pare apo pjesa e dyte e masazhit ..??!! apo te dyja bashke ..??!!
    tregohu me i qarte mer ......
    Ne teresi,bashke te dyja.
    Profesor perse nxehesh,nga mua ta veja lakun ne fyt.
    E more vesh,toleranza ka kufi zero.
    Ju llapupushat,qe doni qiqra ne hell,apo kafsherine tuaj ta kuptojme si patriotisem.
    Shkurt,pa USA(s'jam tifos)beje shurren ne breke nga shkjau.
    Dhe ju qelbaruca,akuzoni shqiptaret e Shqiperise si Serbe.
    Dhe endeerse 98% votojne Sali Kafshen.
    lg

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    Ne teresi,bashke te dyja.
    te dyja ...?! i paskam ra ne koke atehere
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Kjo asht nje IDE e hedhun heret ne diskutim , por kundershtohet RREPTESISHT nga idhtaret e globalizmit ne kongresin Amerikan te cilet i friksohen fenomenit domino ne ballkan dhe krijimit te shteteve komb

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •