I Nderuari Z. Ate Nikolle Marku!
Shume here kam planifikuar qe t'u shkruaj Juve dhe t'u pergezoj per kurajon tuaj kombetare si dhe per perpjekjet tuaja dhe sfidat qe keni kaluar, si klerik orthodoks shqiptar dhe si nje patriot i rralle dhe i shquar shqiptar, ne perpjekje te vazhduar per ta ruajtur Pavaresine e Kishes Orthodokse Shqiptare nga gllaberimi Greko Helen!
Shume here kam deshiruar t'u takoj dhe t'u njoh se afermi, por akoma nuk kam pasur rastin per te qene fizikisht ne Shqiperi...
Une jam nje shqiptar nga Kosova (Therande Suhareke) dhe se qe 10 vite jetoi me familjen time ne Viene te Austrise, ku edhe kam doktorruar, por si shqiptar qe jam dhe akademik vazhdimisht jam i interesuar per percjelljen e fateve te kombit tone dhe vazhdimisht lexoj mbi zhvillimet dhe levizjet politike fetare kombetare shqiptare ne te gjitha trojet tona etnike, kudo qe jane.
Ju Z. Ate Nikolle Marku, jeni i njohur per ne te gjithe shqiptaret, per te gjithe ata shqiptare te cilet kane ne trupin e tyre se paku "nje damar te gjakut shqiptar"!
Me besoni Z. Ate Nikolle Marku, kur une lexoj ne shtyp ose mediume elektronike (qe fatlumnisht he per he ne kemi bere mjaft te tilla), dhe ne informohemi lidhur me perpjekjet titanike tuaja me shoke si dhe sfidat te cilat Juve vazhdimisht me ardhjen e Janullatosit edhe iu rrethojne, mua si akademik, intelektual dhe si shqiptar, me vjen shume keq qe ne misionin tuaj historik te deritashem fetar dhe kombetar, jeni mjerisht nje ze i paket dhe i kercenuar vazhdimisht nga shovenet greke e grekoman!
Po ashtu eshte per te ardhur shum keq qe akoma, intelektualet tane, elita, shteti dhe shoqeria shqiptare, akoma nuk e ka degjuar mire me veshe te hapur "klithmen tuaj kombetare e fetare", dhe nuk e ka vene ne vend te merituar misionin tuaj historik!
Ju punoni perpiqeni dhe mbroni cdo dite ate ceshtje madhore kombetare e fetare, ku Ju dhe Kisha Orthodokse Shqiptare e meritoni te jeni, e pa shantazhuar dhe pa e perdhosur dinjitetin kombetar dhe fetare qe imponone hegjemonizmi e shovenizmi grek, nen petkun e Janullatosit, aty ku dikur Kisha Orthodokse Autoqefale udhehiqej nga atdhetari, shkrimtari dhe fetari Fan Noli!.
Eshte e mjerueshme e dhembshme dhe e turpshme, qe pas kaq vitesh te Pavaresise se Kishes Autoqefalle Orthodokse Shqiptare, ne Shqiperi tani te sjellim dhe te importojme per Kishen Orthodokse Shhqiptare dhe besimtaret Orthodoks ne krye te saj Klerikun Famekeq me nr.666 Janullatos nga Greqia, madje ate ta shpallim edhe "Qytetare nderi te Tiranes"!...
Keshtu qe dajllin Janullatosin me nr.666, e morem ne Shqiperi "per shpetimtar" dhe per "engjell"! te orthodoksise duke pasur aq klerike dhe aq njerez tane per t'i prire fese Orthodokse ne Shqiperi, bile madje ndoshta nje dite ne Shqiperi misionarin politik grek Janullatosin me nr.666, ne Shqiperine meme do ta shpallim pse jo edhe "te shenjetė"!
Po ne Shqiperine Nene keshtu ndodhi edhe kete vit kohet e fundit edhe me Kengetarin Serb Goran Bregoviqin. Ate pushtetaret e Tiranes e ftuan, e nderuan, madje edhe e shpallen "hero dhe qytetar nderi" te Tiranes!!!
Goran Bregoviqit ia dorezuan pushtetaret e Tiranes madje edhe "Celesin e Tiranes", (me mire me thene: "celesin e tradhetise kombetare", ne emer te shqiptareve).
Ne momentet kur Bregoviq krekosej dhe kendonte ne Sallet e Tiranes, po ato dite po ato momente, ne kufirin Serbi Kosove (Merdare), dorezoheshin dhe vinin nga Serbia, trupat e masakruar dhe te pa jete, te dhjetera shqiptareve te vrare te masakruar te Kosoves!
Keto jane paradokset e lidereve shqiptare, ky eshte dinjiteti dhe kjo eshte politika a tyre ballkanike e politikajve vendore apo lokal, politikajve te majte apo te djathte!...
Ju Z.Ate Nikolle, nga lideret e tille natyrisht qe nuk do te gezoni mbeshtetje institucionale, sepse po te ishte nje vetedije e tille e tyre ata edhe nuk do ta sjellnin fare Janullatosin me nr.666 ne Shqiperi qe te beje vazhdimisht punet e djallit nen lekuren e engjellit!
Ju me punen tuaj, me perpjekjet tuaja dhe me pathyeshmerine kombetare, fetare e shpirterore, me frymezoni pa mase dhe Ju m'i rikujtoni te ndriturit tane te pavdekshem qe u bene flijim per gjuhen dhe atdheun tone si: Naum Veqilharxhin, Ate Kristo Harallambin, Gerasimo Qiriazin, Dhaskal Thodrin, si dhe shume patriote te tjere te panumert orthodoks shiptare, te cilet u helmuan, u vrane dhe u persekutuan deri me pagim te jetes se tyre, nga Greqia, vetem e vetem se donin: shkronjat dhe Gjuhen e Embel Shqipe, Kombin dhe Trojet Shqiptare, duke mos lejuar asnjehere tradhetine kombetare, perballe presioneve e kercenimeve, mallkimeve dhe shovenizmit te Kishes Orthodokse Greke, por duke e kundershtuar fuqishem politiken djallezore greke, qe plasohej e plasohet ne Shqiperi, nen petkun e orthodoksizmit!
Emri i tyre qofte i pa harruar nga Historia Kombetare Shqiptare, ndersa sakrifica dhe veteflijimi i tyre patriotik ne te mire te atdheut, qofshin te bekuar nga Perendia dhe te shejte per shqiperine dhe shqipetaret!...
Leter e hapur nga Prof. Mag. Dr. Eqrem Zenelaj
Marre nga Shkodra.net
Krijoni Kontakt