Shqiptarët, viktima te nje feje tjeter ?
Mos ka pasur fjalen per ata qe ende se tradhtuan Krishterimin ?
C'presni ore ?
Shqiptarët, viktima te nje feje tjeter ?
Mos ka pasur fjalen per ata qe ende se tradhtuan Krishterimin ?
C'presni ore ?
Rikthimi i Haxhi Qamilit
Nga Arbër Mehmeti*
Lëvizja Haxhi Qamilste nga pjesa më përparimtare e vendit tonë është konsideruar si simbolika më domethënëse e humbjes së identitetit të atyre shqiptarëve që u unifikuan me pushtuesin, me kulturën e tij, me fenë e tij, madje edhe me kombësinë e tij. “Baba” me ndjekës ishte në kundërshtim me përpjekjet e gjithë atyre patriotëve si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Gjergj Fishta etj., që donin një Shqipëri të pavarur e europine duke u frymëzuar nga moti i madh i Skënderbeut.
Kjo përpjekje vazhdon edhe sot e kësaj dite, sigurisht e mbështetur nga shumë më tepër shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës por kundërshtarët e saj vazhdojnë gjithashtu punën e tyre me zell, në kërkim të mbështetësve të hapur e të fshehur. Ndihmën e parë këta vazhdues të Haxhi Qamilit e kanë marrë pikërisht nga shteti shqiptar, nga politika e tij, në kohen kur thirrej “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pikërisht atëherë anëtarësoheshim në Konferencën Islamike duke demonstruar hipokrizinë ndaj Perëndimit dhe cenuar karakterin laik të shtetit. Sot njeriu që më shumë se kushdo përfaqëson këtë hipokrizi është Rexhep Qosja.
Fjalori dhe mënyra që ai ka zgjedhur për këtë rol e barabisin me Haxhi Qamilin. Sulmi i tij është përqendruar tek qytetari dhe shkrimtari europian Ismail Kadare i cili më shumë se kushdo tjetër gjatë jetës dhe krijimit të veprës së tij ka ushqyer ëndrrën europiane të shqiptarëve, duke mos pranuar për asnjë çast, të identifikohej me kulturën dhe besimin e pushtuesit, kushdo qoftë ai. Kadare shkruan një letërsi të madhe të përbotshme e njëkohësisht letërsi shqiptare, gjë që e bën atë një nga shkrimtarët dhe personalitetet e kulturës botërore më në pah e shqiptarin më të preokupuar e të përgjegjshëm për fatet e vendit të tij. Halli nuk është tek Kadareja si person, por tek kontributi i tij proeuropian.
Atje ku nuk arrinte zëri provincial i politikanëve shqiptarë, andej e këtej kufirit arrinin bisedat e Kadaresë, librat e tij, intervistat e tij, letrat e tij me presidentë e kancelari të SHBA e Evropës për Kosovën dhe luftën e saj historike duke u shndërruar në paladin të kësaj kauze. Ai ka bërë detyrën ndaj kombit të tij. Atje ku propaganda serbe i paraqiste shqiptaret si “shpata” e terrorizmit islamik në Europë, si shpresa e të ardhmes islamike, si kujtim i keq i mundjes së një pjese të Europës apo të princërve mesjetare nga Osmanët, aty paraqitej lideri më europian i Ballkanit Ibrahim Rugova i mbështetur fort nga populli i tij, ku me Nënë Terezën, ku me Papa Gjon Palin, duke fituar gjithnjë e më tepër simpatinë e të fuqishmëve të globit.
Për Kosovën qe një mësim i madh historik, marrëdhënia ndërkombëtare që u krijua pas shpalljes së Pavarësisë. Ata kanë rastin të kuptojnë më afër kujt ndodhen, shpirtërisht e politikisht, e nga duhet të orientohet shteti i ri.
Shqiptarët kanë bërë rrugë të gjatë, andej e këtej kufirit, për të realizuar ëndrrën e tyre europiane si një nga kombet themelues të kontinentit dhe nuk mund t’i lejojnë vetes më tej të viktimizohen nga politika serbe. Edhe në vitin e mbrapshtë shqiptarët gjetën forcë për t’u ndarë nga murtaja e Haxhi Qamilit, por kujtimi i tij na mbet. Historia është bujare në prodhimin e dordolecëve.
Qosen e mbetur pa punë, n.q.s., mjekrën e ka hazër, formimin shpirtëror taze, gjithashtu, e këshillojmë të konkurrojë pasi të kalojë provën e zërit për Hoxhë në Kandahar. E, nëse ata nuk e marrin, kurojeni Qosen që të rrijë këmbëkryq në paqe, mbi shiltet apo minderet e veta!
*Doktorant në Universitetin e Bolonjës, Itali
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Kjo pjes eshte me e rendsishme:
"Atje ku nuk arrinte zëri provincial i politikanëve shqiptarë, andej e këtej kufirit arrinin bisedat e Kadaresë, librat e tij, intervistat e tij, letrat e tij me presidentë e kancelari të SHBA e Evropës për Kosovën dhe luftën e saj historike duke u shndërruar në paladin të kësaj kauze. Ai ka bërë detyrën ndaj kombit të tij"
Besoj se ne te ardhmen kosoven do e mbulojne buste te Kadares, emra te shkollave por edhe nje Fondacion me emrin e tij....shpresojmi njeherit te ket jete te gjate.
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Te nderuar debatues e lexova te gjithe kete teme nga fillimi ne fund dhe nuk e kuptoj dot dufin qe kemi kunder vetvetes.Ne kete debat me sa shoh diskutohet per identitetin kombetar ku dy figura jo te vogla te keti kombi (me gjithe kmpleksitetet qe kane)pergojohen pa te keq si te ishin pjesa me e keqe e jona si komb.Kisha nje pyetje per palen qe kembegulin se Kadareja ka te drejte per Katolicizmin,a jeni te bindur se katolicizmi perfaqeson fillesat e krishterimit ne bote??? dhe eshte aq i denje sa per te cilin ne duhet te harrojme GENOTIPIN. Kaqe shpejte po harrojme ne shqipetaret se Serbia dhe Greqia nuk munde te bejne asedhenje levizje ne ballkan pa lejen e Italise (Se mos kaloni Salarine mbasi te mbaroje lufta midis nesh se pastaj do tu kthehemi keq)keto jane fjalet e kryetarit te delegacjonit Italjan ne mbledhjen e protokollit te Korfuzit. Cfar donte te thoshte ky dipllomat gati 16 vjete perpara se te hynin ne lufte keto dy shtete duke perdorur Shqiperine si fushe beteje???
Per cilin kristjanizem ne mund te harojme GENOTIPIN cili prej tyre eshte interesuar ne kete histori te gjate qe ky popull dhe kjo gjuhe te mos zhduket??????.
Po Fese Islame kure ju hap barku per kete popull vece se kur i duheshin nizame e bimbashe,(ME KUPTONI FLAS PER KLERIKET JO PER FENE)
Une personalisht nuk kisha degjuar per kete artikull dhe shpreh keqardhjen qe nje
figure si Kadareja arrin te flase brockulla te tilla(Gjithmon nese ku artikull eshte real).Akujt asnje here nuk i jepet e drejta te gjykoje se cfar zgjedh tjetri per te besuar ndryshe jemi hipokrite ne radhe te pare me veteveten dhe shkelim ato parime baze mbi te cilat eshte ndertuar karta e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.
Tani mendoj me sa mundem te gjykojme ne rrafshin historik.
PSE U PRISH DHE U DOGJ BIBLOTEKA E PRIMATIT TE OHRIT NE 1210 CFARE NUK I INTERESONTE NE KETE BIBLOTEKE KRISTJANIZMIT??????????????????????????????
PSE ISLAMIZMI KISHTE KAQ FRIKE NGA GJUHA SHQIPE SAQE PER TE ZHDUKUR ATE KISHTE PER BORXH TE BEHEJ MIK DHE DJALLIN E PA FE KRISTJAN????????????????
Mendoj qe keto pyetje kush ka mundesi mund tua drejtoj Kadarese dhe Qoses, dhe pasi ata tu pergjigjen do te kuptojme se sa te afte jane ata te dy qe te analizojne PSENE.
Mos haroni Plakun e Vlores
Mos haroni Fishten cfare ka thene per Europen
Mos haroni Vaso Pashen
Mos haroni Frashellinjte
Mos harroni qe per te ardhur ne kete dite eshte derdhur shume gjak idealistesh.
Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.
Kerkoni (google) dhe do gjeni te vertetat ashtu si jane e jo si serviren (aka "shqiptaret jane viktima te nje feje te caktuar")
" 3 besimet në Shqipëri janë të lidhura me kombin me vetë ekzistenën e tij. Neve nuk na lejohet asnjë sjellje e pandërgjegjshme asnjë harresë, asnjë pakujdesi për mirëmbajtjen e kësaj ngrehine. Aq më pak na lejohen pasionet meskine, për të mos përmendur provokimet dhe provokatorët. Themeli i themeleve për çështjen fetare në Shqipëri është që tre besimet kryesore dhe komuniteti i katërt, ai bektashian, janë të gjitha barazisht të rëndësishme e barazisht të ligjshme.
Katolikët, edhe pse janë të paktë në numër përfaqësojnë fenë e parë të shqiptarëve, ata janë një zbritje vertikale në historinë dhe kulturën shqiptare. I kanë dhënë kombit shenja dhe simbole themelore nga Gjergj Kastrioti tek Nënë Tereza, ura më e vjetër që lidh Shqipërinë me Evropën.
Muslimanët shqiptarë ndonëse feja më e re në Shqipëri, kanë të njëjtin legjitimitet. Ai sigurohet jo vetëm nga prania e tyre numerike, por edhe nga kontributi rrjedhimisht i fuqishëm në gjithë rrugëtimin e popullit shqiptar drejt lirisë dhe emancipimit.
Ortodoksët, si muslimanët, si katolikët, kanë qenë pjesë e pandarë e korpusit kombëtar. Keqkuptimet e pafalshme lidhur me kombësinë, ata i kundërvunë kontributin kolosal krahas vëllezërve katolikë e muslimanë.
Ky drejtpeshim është një realitet, thelb. Shqipëria është një vend me tri fe. Ajo nuk mund të identifikohet me asnjërën prej tyre. Nëse ne nuk besojmë në këtë, nuk besojmë në arsyen tonë të të qenit. Respekti i ndërsjelltë midis feve duhet të jetë i shenjtë në këtë vend. Asnjë ngacmim i laikëve kundër fetarëve, asnjë ngacmim i fetarëve kundër laikëve, së fundi, asnjë ngacmim i të tri besimeve kundër shtetit."
Nga Fjalimi i Ismail Kadarese per Fete ne Shqiperi ne nje koference nderkombetare per harmonine fetare.
http://www.trepca.net/2003/1103/0311...e.shqiperi.htm
Shqiptarit pa ia q'i nanën, nuk të thërret babë - Fjalë e urtë popullore
Te gjykosh dhe fyesh figura kombetare qe kane bere cmos per shkeputjen e Kosoves nga zgjedha Slave, te vendosesh fjale ne goje te patroneve te kombit me qellim denigrimin e tyre dhe te agjendes se tyre kombetare nen petkun e besimit personal, te nxisesh edhe me tej percarjen e filluar nga figura te dyshimta (Qosja) eshte nje veprimtari per te cilen Serbet te dekorojne me Urdherin e Shen Nikolles.
Ca ketu duket qarte qe kane adoptur tiparin me te ulet Serb. Kamuflimin e agjendes se vet si pune te oponentit.
Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 16-07-2009 më 06:46
Krijoni Kontakt