Gjëzëtari - Ndërrimori ( i lirë ) / Nëse ju duket shumë, lexoni vetëm pjesën me të kaltër
Në studimin që kam bërë për ndërrimorët, i cili do të botohet, ndërrimorët ndahen në:
1. Ndërrimorët kuptimplotë ose të kuptimshëmtë dhe
2. Ndërrimorët e lirë
Për ndërrimorët kuptimplotë, miku Agim Metbala ka hapur një temë të tillë në 3 vazhdime.
Unë me këtë rast vetëm po jua përkujtoj definicionin për ndërrimorin, sipas variantit të parë të studimit për ndërrimorin, ku thuhet: ”Ndërrimori është një lloj gjëze i cili sajohet duke ua ndërruar vendin shkronjave të fjalës bazë, për të formuar një fjalë të re të kuptimshme”.
Në të dy llojet e ndërrimorëve fjala bazë mund të jetë një fjalë e vetme a një togfjalësh: një emër gjeografik: emër qyteti, shteti, shteti etj; një emër dhe mbiemër i një personaliteti: këngëtar, shkrimtar, politikan etj; titull vepre: ”Bagëti e bujqësia”, ”Lumi i vdekur”; etapë historike: Kongresi i Manastirit, Rilindja Kombëtare; ose ndonjë shprehje tjetër: Bashkimi Kombëtar, Pranvera Kosovare etj.
Po, për këta ndërrimorë ndoshta do të hap një temë të veçantë pasi ta kem botuar studimin me ndryshimet nga studimi i parë. Aty do të njiheni me të gjitha llojet e ndërrimorëve.
Në këtë rast ne do luajmë me gjëzën ndërrimori i lirë
2. Ndërrimori i lirë
Nga vetë emërtimi kuptohet se në këtë lloj gjëze – ndërrimorit të lirë nuk kërkohet që nga fjala bazë të krijohet një fjalë e re, por renditje e shkronjave bëhet sipas dëshirës së ndërrimimtarit ( sajuesit të kësaj gjëze – ndërrimorit të lirë) që d.m.th është një renditje e lirë.
P:sh. Marrim fjalën bazë “Libri”. Në këtë rast, duek ndërruar vendet shkronjave ju mund të krijoni këta ndërrimorë të lirë, siaps dëshirës: I,I,L,B,R ose I,I,B,L,R ose I,I,B,R,L etj, por nuk bën të sajohet fjala BLIRI ( bli –ri në trajtën e shquar, sepse kështu kalon në grupin e parë të ndërrimorëve të kuptimshëm).
Sqarim 1. Te këta ndërrimorë pjesa sqaruese është e domosdoshme:
a. nëse fjala bazë është një fjalë e vetme, mund të shkruhet vetëm shkronja e parë e fjalës pa dhënë shpjegime të tjera ( vetëm nëse e kërkojnë lexuesit më vonë ), p.sh. thua: fillon me shkronjën A dhe jep ndërrimorin DH,T,E,A ( zgjidhja e këtij ndërrimori është fjala “atdhe”),
b. nëse fjala bazë është një njësi tjetër gjuhësore, doemos duhet të jepet sqarimi.p.sh. qytet shqiptar A,A,A,D,S,R,N ( zgjidhja: Saranda); etapë historike I,I,O,A,A,E,I,I,N,N,M,R,K,G,S,S,T,T,R ( Zgjidhja: Kongresi i Manastirit )
2. Sqarim 2. Këta ndërrimor duhet të ndahen me presje, sepse shkaktohet huti kur takohen shkronjat S dhe H, Z dhe H, G dhe J etj dhe zgjedhësi i gjëzës hamendet dhe nuk di nëse janë shkronja të thjeshta a të dyfishta, st kur kemi fjalë: gajtan ( AATGJN )
Sqarim 3. Shkronjat e dyfishta, se të ndërrimorët e tjerë nuk guxojnë të ndahen, p.sh: J,G,L,N,I,A ( gjilan )
Besoj do të kënaqemi!
Respekt!
Juaji,
Adem Gashi, Danimarkë
Krijoni Kontakt