
Postuar mė parė nga
Jorgo Telo
Nga shkrimi ne shkrim po vrojtoj kendshem, aftesite zhbiruse te tuat, z. Serafim ne shkrimet e te tjereve, duke u rrekur te zberthesh si nje studiues i mirefillte e me doza jo te pakta filozofimi qofte nje fraze, nje idiome apo edhe nje fjale te vetme, duke dashur te japesh shpjegime per kontekstin e saj, per nuanca e per dometheniet e drejpedrejta apo te terthorta te tyre... Dihet qe shpesh midis njerezve komunikimi realizohet disallojesh, por ai permes gjuhes se shkruar e te rregjistruar si ze arrin te ruhet e kesisoj ju, z. Serafim, perpiqeni qe mbi bagazhin kulturor qe kini, te mundet te zbertheni edhe nentekstet e mendimit te bashkebiseduesit. Per keto aftesi te mrekullueshme te pergezoj, se kuptoj tek ju qemtuesin e palodhur, lexuesin e vemendshem, komentuesin e perpikte e sqaruesin bindes te te tjereve, per ato dukuri qe i sheh te arsyeshme pergjat nje komunikimi bilateral apo brenda nje kolektivi te zgjeruar. Pershendetje e pergezime, Serafim, plus dhe nje sugjerim te vogel: Te mundohemi te perftojme dhe nga anet e mira te jetes e mjedisit qe na rrethon e sidomos kur behet fjale per mjaft tradita te vyera te krahines sone. Shpesh kam konstatuar mall tek ty per vendlindjen, por jo ne ato permasa sic e verej te Edi e te lakrori, apo te tjere qe na e lavderojne krahinen e qe ua dime per falenderim e mirenjohje si dashamires te sinqerte e jo si njefaresoj Piliu. qe nuk e kuptoj pse ende ruan doza helmi ne vetvete ndaj nesh...
Enrergjite pozitive le t'i veme ne sherbim te nje krahine qe vuan, se i kane ikur bijt e bijat e qe ndihet deridiku edhe e penduar qe nuk ka arritur t'i mbaje dot sic duhet kllocka zogjt e saj. Faji duhet kerkuar gjetke per kete e persa i perket arsyeve te verteta, ato jane aq te shumta, sa edhe ne po i nxjerrim perhere, e midis atyre qe dine te nxjerrin shkaqet negative te koheve te shkuara, qe nuk i dhane force Zagorise, por e demtuan ate shpirterisht e materiaklisht, je dhe ti mjaft produktiv brenda ketij forumi te vecante sidomos.
JORZ[/B][/COLOR][/SIZE]
Krijoni Kontakt