
Postuar mė parė nga
Seminarist
E ke gabim! Ai qe duhet te ruhet me se shumti eshte pikerisht Rroni01, sepse Kristologjia e tij eshte e dyshimte dhe e pasqaruar mire, mos te them krejtesisht e gabuar.
Ja psh;
Ketu te krijohet pershtypja, sidomos tek pjesa me bold, se Rroni flet sikur identiteti i Krishtit te ishte = nje trup njerezor plus, sic e shkruan ai, Shpirti-Hyjnorja.
Nje kristologji e tille eshte krejtesisht e gabuar.
Tek Krishti kemi Perendine Bir qe merr natyre njerezore (kjo = trup dhe fryme, si tek cdo njeri). Natyra hyjnore e Krishtit domethene nuk eshte prezenca e, sic e perdor Rroni, Shpirtit-Hyjnorja tek Krishti. Natyra hyjnore e Krishtit garantohet nga fakti se Ai qe u misherua eshte vete Perendia Bir. Nqs kemi nje Krisht qe vepron ne menyre te pandare nga Shpirti, kjo vjen pikerisht si rezultat se Krishti eshte vete Personi i Perendise Bir, qe garanton njeshmerine e veprimeve te natyres njerezore te Birit te Perendise me Shpirtin e Shenjte.
Kur Krishti vdiq, nuk shtrohet fare pyetja, nese bashke me te vdiq, sic e perdor Rroni, Shpirti-Hyjnorja. Pikerisht nje ngaterrim i tille nga Rroni, te le te nenkuptosh se Rroni mund te mendoje se, sic e thote ai, Shpirti-hyjnorja luan ne Krishtin rolin qe luan fryma tek njeriu, e cila nuk vdes, kur njeriu vdes.
Nqs eshte keshtu, eshte tejet gabim.
Ajo qe quhet vdekja e Krishtit nuk eshte vecse ndarja e frymes njerezore te Krishtit nga trupi i tij njerezor per tre dite.
Krishti vete si Person i Perendise Bir nuk vdiq as nuk mund te vdese.
Krijoni Kontakt