"Zoti Thaçi ka thënë se mund të ketë patur individë që e kanë "keqpërdorur uniformën e UÇK-së", por ka shtuar se UÇK-ja e ka distancuar vetveten nga këta individë."
Ta thuash një gjë të tillë si Kryeministër i një shteti për dy mandate: njëri jolegjitim e tjetri legjitim është më tepër se miopi politike sepse pyetja e parë që do ti shtrohej kryeministrit aktual mund të jetë:
kush janë ata individë zoti Kryeministër?
pse nuk ndërmorrët asnjë proces hetues apo gjyqësor ndaj tyre në kohën kur u vetëshpallët kryeministër dhe në kohën kur fituat zgjedhjet politike në Kosovë?
Natyrisht se thelbi i përgjigjes së tij nuk ka të bëjë fare me faktin nëse pati apo jo krime gjatë e pas luftës. Intenca kryesore e tij është dobësimi i të rrebeluarve nga ana e ish luftëtarëve qoftë në procesin e formimit të FSK-së apo tash që ish luftëtarët e tij kanë ngritur një tendë për "siting" pranë zyrave të Qeverisë së tij në kërkim të të drejtave të tyre të mohuara padrejtësisht. Të vjen keq ti shikosh luftëtarët e lirisë në atë gjendje në të cilën i dërgoi një klasë politike e korruptuar deri në palcë.
Me të njëjtën hipokrizi dhe lakoni u përgjigj edhe dora e djathtë e tij e të pabërave morale, politike e njerëzore, Xhavit Haliti. Ndërkaq nga presidenca e Kosovës erdhi një përgjigje dinjitoze dhe mohim kategorik, bile u kërkua që të mos kishte hetime fare. Eulexi sot u deklarua se nuk ka ende prova të mjaftueshme për të nisur hetimet...
Përfundimet nxirrni vetë...!
Krijoni Kontakt