Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për të lexuar mendimet e të tjerëve, duke përdorur një skaner në spital. Ata thonë se është shumë e realizueshme shpikja e një makinerie që mund të lexojë mendimet, pas 10 vitesh. Deklarata u bë pasi ata filluan të kuptonin gjendjen dhe mendimet e njerëzve që shkonin në spital për të bërë skaner truri. Ata mund të dallonin me përpikëri karakteristika të caktuara pasi qelizat e trurit lëviznin në mënyra të ndryshme për mendime të ndryshme. Thuhet se ky zbulim mund të përdoret në të ardhmen për një “detektor gënjeshtrash” shumë efektiv, shkruan revista shkencore, “Current Biology”. Drejtuesja e kij studimi, doktoresha Eleanor Maguire tha se “Me këtë lloj kërkimi, ne po i afrohemi realitetit të leximit të mendjes”.
Krijoni Kontakt