[QUOTE=kris3006;2046396]ore se ma keni bere ZOGUN si perendi
Po ti lexosh me vemendje ,c'ka jane shkruar ne faqe per A. Zogun, nuk besoj te shkruash keto qe na ke shkruar!
[QUOTE=kris3006;2046396]ore se ma keni bere ZOGUN si perendi
Po ti lexosh me vemendje ,c'ka jane shkruar ne faqe per A. Zogun, nuk besoj te shkruash keto qe na ke shkruar!
Lakrori21;.......................... ...................................... ............................................
.................................................. .................................................. ...............................
Marre nga libri:"SHQIPERIA Odisea e pabesushme e nje populli parahelen" e autorit Mathieu Aref[/QUOTE]
Lakror, me behet qejfi qe ju ka rene ne dore libri i famshem i Aref Mathi-t, po kjo esht pjesa e pare, pjesa e dyte eshte akoma me e ngjeshur me dokumenta e fakte per prejardhjen t'one , si te paret.....
Ne Sheperjotet , sic shkruan diku dhe Serafimi (e them kete per vete me qe jam 100% sheperjot, se ti akoma je ne ilegalitet, e nuk jam i bindur ne je bashkefshatar me mua...?), sikur duam kudo te jemi te paret , e kjo ndoshta se dhe jemi fshati i pare ku nis Zagoria jone, keshtu qe jam i sigurt se e kemi trashegim nga Pellazget....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 08-10-2008 mė 14:58
Nuk ka ne Evrope race me te lashte se shqiptaret.Asnje deshmi klasike nuk flet per epoken kur ata harriten ne ballkan: ata duhet te kene qene vendosur aty qysh ne kohe shume te hershme,perpara se pushtusit sllave te zbriznin nga Danubi:ata pa dyshim kane qene aty shume shekuj me pare...Nen kete emer,Ilire,ata perfshijne popullsite e shumta ne numer qe banonin ne veri te Epirit,midis Adriatikut dhe Maqedonise.Shqiptaret te cilet dikur zinin hapesira shume me te medha-ne te vertete gjenden emra qyteteshqe i perkasin gjuhes se tyre ne zona ku shihen vetem serbe ose bullgare-jane mbetjet e fundit sipas te gjitha gjasave,te kesaj popullsie zanafillore...Shqipetaret e malesive kurre nuk i jane neneshtruar ndonje te huaji.Greket e lashte i pushtuan vetem skajet,atje ku ata kishin qytete te rendesishme si ApoloniadheDurresi.Romaket i lane keto fise te lira;as perandoret e Kostandinopolit as dinastite e Rashive nuk paten pretendime per ti qeverrisur.Sot shqiptaret njohin pushtetin e Portes se Larte,por jetojne sipas menyres se tyre...Perendia eshte nje gjeni bamires, por jo i nje natyre te plotfuqishme:Perendite mund te jene te shumta;eshte kjo qe shpjegon pavendosmerine ndaj besimit fetar,gje qe te befason kaq shume ne Shqiperi,ku shpesh eshte veshtire te dish nese nje banor eshte i krishtere apo myslimanNga kjo kuptohet edhe lehtesia me te cilen u kthyen ne myslimane gjysma e Pashallekut te Shkodresne shekullin e 16 si dhe nderrimet apo heqja dore nga feja ne nje numur kaq te madh
Marre nga Revista e dy Boteve e dates 1/11/1872 te Albert Dymont
Mathieu Aref
Nuk harroj as faik konicen e as gjergj fishten,e thuaj ati spartanasit,se historia apo politika esht e bukur se secili ka mendimin e vet,po ka dhe fakte dhe fakti per AHMET ZOGUN eshte qe deri me sot eshte qeveritari me i mir qe ka nxjer shqiperia.
Ma ha mendja se nuk e ka kuptuar cdo te thot te qeverisesh nje vend,kur ta kuptoj munt te kuptoj dhe AHMET ZOGUN.
E mbasi te ket kuptuar AHMET ZOGUN ateher mund te kuptoj dhe te ardhmen e SHQIPERIS.
mesova qe ka dale dhe gazeta "Nivani", ndoshta dhe te tjere fshatra kane nxjerre gazetat e tyre;kush ka njohuri per to, ju lutemi beni publike ketu ne forum.
"A KA NDONJE NGA ZAGORIA "QE KA DIJENI PER KETO?
Ne librin "Bleta Shqyptare" te Thimi MITKOS, ka nje vjershe te bukur, te gjate qe flet per gjithe Zagorien t'one; po qe se e ka njeri; sa bukur do te jete te na i kujtoje ...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 08-10-2008 mė 23:29
[QUOTE=SERAFIM DILO;2046086]GJUHA ALFABETI E LETERSIA SHQIPTARE.
Ne ELBASAN ku ndodhej kufiri i gjuheve o dialekteve shqiptare si GEGERISHT e toskerisht,letersia shqiptare filloi te merte formen e kulturen qe i takonte.Ndim te madhe i dha patrioti i lindur ne elbasan THEODOR HAXHI FILIPI 1730 1780 o i njohur me mir si THASKAL TODRI,ku u mundua te krijonte nje alfabet shqip,gjithashtu dhe patrioti tjeter KORCAR NAUM VEQILHARXHI 1767 1846 beri nje alfabet shqip,e bashke me shoqerin DRITA,krijoi abetaren e par shqipe 1844.NJe tjeter patriot i lindur ne elbasan KOSTANDIN KRISTOFORIDHI 1827 1895 krijoi abetaren gegerisht 1867 e abetaren toskerisht 1868,e shum vepra te tjera.
Me formimin e LIDHJES TE PRIZRENIT 1879 u be e mundur bashkimi i gjuhes e alfabetit shqiptar.Me gjith pengesat e kohes patriotet e studiozet shqiptar filluan te formonin jashte vendit si ne KOSTANDINOPOJ e BUKURESHT,shoqeri e gazeta shqipetare per perhapjen e patriotizmit gjuhes e letersis SHQIPTARE.
NJe rol te madh letersis e gjuhes shqipe i dhan dhe vellezerit frasheri. ABDYL FRASHERI 1839 1892 deputet i JANINES ne perandorin TURKE,e nje nga krijuesit e lidhjes se prizrenit.Poeti i madh NAIM FRASHERI 1846 1900 qe se bashku me vellain tjeter SAMI FRASHERI formoi shoqerin per shkrimin shqip.SAMI FRASHERI 1850 1904 eshte nje nga figurat qendrore te mrojtjes e perhapjes se gjuhes shqipe.Ai bashke me shkrimtaret e patriotet HASAN TAHSINI 1811 1881 sarandjot,PASHKO VASA 1825 1887 shkodran,e JANI VRETO 1822 1900 permetar,formuan komitetin per mrojtjen e shpetimin e te drejtave SHQIPTARE.SAMI FRASHERI shkruan ne vitin 1899 SHQIPERIA CFAR KA QENE E SI DO TE JET,manifest te rilindjes shqiptare.
Ne ate koh formohen ne BOSTON e ne EGJYPT shoqeri letersie e kulturore nga emigrant e patriot shqiptar.SHkrimtaret folklorist si THIMI MITKO 1820 1890 korcar,SPIRO RISTO DINE 1846 1922,vazhduan vazhduan operen e shkrimtarit arberesh DEMETRIO CAMARDA 1821 1882.
Ne ate periudh nje ndim te madhe letersis e gjuhes shqipe,i dha dhe poeti e komediani shqiptar ANDON CAKUA,ose i njohur me mir me pseudonimin CAJUPI.
CAJUPI LINDI NE FSHATIN NIVAN TE PERMETIT AFER SHTEPIS SE EDUARTIT.
CAJUPI lindi ne 27 mars te 1866 e vdiq ne KAJRO ne 11 korrik te 1930.Ne vitin 1889 shkruan artikullin e rendesishem per letersin shqiptare qe titullohej DUKE KERKUAR NJE ALFABET.
Ne veri, ne SHKODER interesi per gjuhen shqipe morri zhvillim nen kujdesin e priftit katolik franceskan,patriot e shkrimtar GJERGJ FISHTA 1871 1940.Nen drejtimin e te madhit GJERGJ FISHTA u krijuan shoqata letersie nga prifterinjt NDOC NIKAJ qe krijoi shoqerin bashkimi e prifti NDRE MJEDA qe krijoi shoqerin AGIMI,qe te dyja keto shoqeri krijuan nga nje alfabet te ri........
Nje leter qe Jani Dilo,ja dergon vllait te tij Orestit , student per mjekesi ,ne Torino ,me 1938, plot 70-te vjet me pare,aktuale dhe edukative ne c'do kohe,per brezat e rinj:[/B
"..... Te tjeret do te fillonin tuke te porositur mesimin, ndersa une , duke cmuar vullnetin tend per kete pune, po filloj tuke te porositur miresine ,per te cilen te lutem ta ruash si nje thesar pa cmim. Qe tani mendo se shoket e shkolles duhet te jene shoket e gjithe jetes sate. Porsa te beheni te zotrit e vehtes , behen njohje te reja, te shumta qe marrin emrin e miqesise ; por me te vertetat , me te emblat , ato qe mbeten me teper ne zemer, jane miqesite e bera ne moshen e re me shoket e mesimit. Shpirterat e te rinjve te bashkuar nga deshira per te mesuar si duhet te jeni ju aty, jane me te pergatitur per nje miqesi te vertete se sa ato qe jane te bashkuar nga deshira e cregulluar e andjevet.Vec kesaj , afroju nga nje here te gjithe njerezve te cdo moshe per te njohur cfare jane ata e cfare je ti; por ne marrdheniet e imta mbahu kurdohere me ata te moshes sate, e ruaju mire nga ajo marri e me te shumten e herevet mburrje hipokrite , qe kap shpirtin e disave , te cilet duan qe te tregohen pleq perpara se te kene rrudha dhe floke te bardha.
Duaji , pra shoket e tu. Ne qofte se shikon ndonje prej tyre qe ia ve pak veshin mesimit ose nuk ka prirje per te, meshiroje, ndihmoje ne qofte se mundesh dhe gjithnje t'ia dish per te mire natyres qe te ka pajisur me vullnet te mire. Te kesh gjithnje ne mendje se te pelqesh te keqen per te tjeret esht egersi, te nxjerresh ne shesh te metat e te tjerevet, esht keqesi, t'i shpiesh tutje- tu fjalet ose veprat e te tjerevet ose te nje shoku per t'i bere keq esht tradheti: ti nuk je sa keqberes, as tradhetar, as i eger.
Ndero gjithnje ate qe te meson. Ata perpiqen te te japin dituri, te te vene menjane nje pasuri me cmim pa fund, po thuaj se te vetmen pasuri qe njeriu mund ta fitoje e ta ruaje me grykesi pa turp. Giusseppe Giusti , nje nga poetet e shkrimtaret me te medhenj te vendit ku ndodhesh , i shkruante djalit te vet: "Kush jepet pas mesimeve, vendos nje nga tre perfundime: 1.ose fitimin ; 2.ose famen; 3. ose kenaqesine e shpirtit. Ti duhet te perpiqesh per te tria dhe aresyet i kupton vete.
Meso me teper per veten tende , per te mesuar shpirtin me gjera te larta e te buta, per te pasur nje pune te embel e fisnike , e cila nje dite do te mund te jete ndihme e madhe per ty edhe familjen tende. Do te ndjeshe nevoje per keshille, per ngushellim,per ndihme, dhe mbase nuk do t'i gjesh. Ne qofte se nuk mesohesh me kohe per t'i mjaftuar vehtes, per te kerkuar nje strehe neper librat e tua, do te rrosh fatkeq.Keto gjera po t'i them , sepse i kam provuar vete; i ri , i lire sic jam, do ta ndjeja vehten shume te lene, po mos te kisha kujdes per t'u mbyllur ne dhomen time, tuke menduar librat jo per memorien e njerezvet te nje kohe. Me keto nuk kam si qellim te te jap shembull vehten time , por , pasi e kam pare se sa me do e sa besim ke tek une, besoj se, tuke zbuluar ate qe me ka ngjare mua, do te bindesh me lehte per ate qe te keshilloj te besh."[/COLOR].................................................. .................................................. .................................
Keto porosi a keshilla per nje nxenes "qe te kuptosh cfare jane te tjeret e cfare je ti ", na kujtojne thenien:"Njih vetveten"(Nosce te ipsum).Grekerit e vjeter kishin shkruar ne porten e nje faltoreje me shkronja te arta:" Njih vehten tende", me qellim qe kur te hynin ne kete faltore, te ballafaqoheshin me kete keshille. Filozofi i famshem Sokrati, duke pare e njohur veten e tij , arriti lartesimin e tij moral dhe ndikoi ne lartesimin moral te shoqerise se kohes e deri sot e kesaj dite me keto fjale qe kane mbetur proverbiale :" Une nje gje di, qe s'di asgje". ......
Shkeputur nga libri "NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT"- te ETIEN M.DILO-S[/COLOR]
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 09-10-2008 mė 11:02
Krijoni Kontakt