Njė ndėr debatet nė kėtė periudhė tranzicioni nė Shqipėri ka qenė edhe anėtarėsimi e mė pas vijimi i kėsaj anėtarėsie tė vendit nė Konferencėn Islamike. Debatet kanė qenė sa tė pabaza, aq edhe tė painformuara, madje edhe tendencioze. Gjithsesi kėsaj here u duk qartė pse duhej dhe duhet anėtarėsia e thjeshtė e Shqipėrisė nė kėtė organizatė me njė fuqi tė konsiderueshme nė arenėn ndėrkombėtare.
Gjithsesi temė nuk ėshtė mė Shqipėria por Kosova. KI dha shenjat e para se do tė njihte nė bllok pavarėsinė e Kosovės. Por kjo nuk ndodhi fatkeqėsisht pas shpalljes. Anėtari mė i rėndėsishėm i kėtij blloku pėr Ballkanin, Turqia reagoi pozitivisht vetėm 24 orė mė vonė. Por nė
njėfarė mėnyre, entuziazmi u shua aty.
Janė disa arsye qė ēuan nė kėtė ftohje, qė shumė vetė nuk po i kuptojnė, ose thjesht po aludojnė duke akuzuar KI pėr kėtė vonesė. E para dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se brenda KI ka shtete si Irani apo Sudani tė cilat kanė qėndrime kategorikisht tė kundėrta me SHBA. Dhe padyshim, Irani nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės pėr vetė suportin amerikan, ndonėse qytetarėt iranianė ndajnė tė njėjtin besim fetar me ata kosovarė (ndonėse nė sekte tė ndryshme).
E dyta dhe jo mė pak e rėndėsishmja ėshtė ndarja e Sudanit, pra pavarėsimi i krahinės sė Darfurit. Tė gjithė nė KI e dinė qė kjo do tė ndodhė me mbėshtetjen amerikane, ndaj edhe e shohin njohjen e pavarėsisė sė Kosovės si legjitimim tė kėsaj shkėputjeje qė ėshtė nė radhė.
Megjithatė, asnjė nuk i justifikon vendet e KI, lidhur me vendimin pėr Kosovėn. Sė fundi ministri i jashtėm serb Jeremiē u mundua nė Teheran aty ku pretendohet se qeveriset sipas sheriatit- tė marrė mbėshtetjen e atyre qė i quan grup i vendeve tė paangazhuara. Dhe pikėrisht pėrpjekja nis nė Teheran. Ky vend i ēuditshėm qė pėrpiqet tė jetė mik i Shqipėrisė dhe shqiptarėve, ende nuk e ka treguar kėtė mbėshtetje nė kohė tė vėshtira pėr shqiptarėt. Gjithēka shkon deri tė retorika dhe
vargjet e Rumiut dhe Saadiut dhe vepra e Naim Frashėrit. Dhe duket se nė krye tė vendeve myslimane qė janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės
qėndron pikėrisht Irani.
Ftohtėsia e kėtij vendi me SHBA nuk ėshtė njė arsye pėr tė mos mbėshtetur tė drejtėn e njė populli tė shtypur. Aq mė tepėr qė kyshtet ka nė themel ose pretendon ta ketė fenė qė kanė edhe rreth 80-85 pėrqind e kosovarėve. Nuk ėshtė ēudi, qė Irani tė rreshtohet nė krahun tjetėr ndėrsa nė Liban dhe Palestinė mbėshtet Hizbullahun,
ndėrsa nė Ballkan i kthen krahėt Kosovės.
Gjithsesi, njohja e pavarėsisė sė Kosovės, varet shumė edhe nga njohuritė qė kanė kėto vende, nga lobimi dhe kontaktet qė bėhen me to. Pikėrisht kėtu duhet tė shfaqet Prishtina dhe Tirana. Ka patur pėrpjekje, kryeparlamentarja Topalli i vizitoi vendet arabe, por sėrish ėshtė pak. Kosova duket se ėshtė mjaftuar vetėm me njė tur tė kreut tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Naim Tėrnava. Por edhe kjo nuk mjafton. KI ėshtė njė ndėr organizatat mė tė mėdha dhe me peshė nė botė dhe njė ndėr mė ndikueset nė OKB. Ndaj edhe diplomacia e re kosovare e zotit Hyseni por edhe ajo e zotit Basha, kanė shumė pėr tė bėrė. Kur kėtė e bėn zoti Jeremiē i cili ska asnjė lidhje madje asnjė tė drejtė pas asaj qė serbėt u kanė bėrė muslimanėve dekadėn e shkuar- pėrse tė mos dėgjohet edhe zėri i Hysenit dhe Bashės, por edhe zyrtarėve tė tjerė mė tė lartė tė Prishtinės dhe Tiranės nė kėto
vende, qė nga Malajzia e deri nė Marok.
Kjo ėshtė ēėshtje kombėtare dhe shqiptarėt duhet ti bindin liderėt e kėtyre popujve. Ata duhet tu tregojnė se janė tė sinqertė gjė qė nuk e kanė bėrė deri mė sot. Pikėrisht pėr kėtė moment duhet ajo anėtarėsi aq e kontestuar/ debatuar /pėrgojuar/keqtrajtuar e Shqipėrisė nė KI.
Pasi edhe Turqia ėshtė e tillė, por ky vend ėshtė aleati mė i madh i Uashingtonit dhe Brukselit nė Lindjen e Afėrt dhe tė Mesme.
Ndaj, qėndrimit tendencioz o burra tė zhdukemi nga KI, le ti pėrgjigjemi me njė lobim tė fuqishėm nė kėtė organizatė, qė edhe Sudani tė bindet se kjo ska tė bėjė me Darfurin e qė Irani tė bindet se jo ēdo gjė qė e prek Amerika ka shejtanin brenda.
Dhe kjo duhet tė ndodhė shpejt pasi Gjeorgjia po gjėmon, dhe rusė e serbė janė gati tė bėjnė paralelizma nė mes tė ditės e tė natės dhe koha e shkuar punon pėr ta! Nė rast se KI nuk e bėn kėtė, nė rast se ēėshtja zvarritet apo nėse vendet qė shtiren si miq me Shqipėrinė nuk e bėjnė, atėherė Shqipėria ka kėsaj herė plotėsisht tė drejtė qė nė
shenjė proteste tė dalė nga kjo organizatė, pasi ajo do ta ketė bėrė zgjedhjen e saj nė favor tė vrasėsve tė myslimanėve boshnjakė e kosovarė
Krijoni Kontakt