www.balkanweb.com 07/09/2008
Spiunėt thėrrasin: kapni spiunėt!
Nga Ilir Dhima
Shumė vite mė parė, teksa bėja disa kėrkime nė Arkivin Qendror
tė shtetit, rasti e solli qė tė njihesha edhe me njė dokument,
qė tregonte...
...njė ngjarje, tė cilėn po ua rrėfej shkurtimisht mė poshtė,
pėr aq sa e mbaj mend, nga shkaku i kohės sė gjatė qė ka
kaluar.
Aty nga vitit 1914, kur trupat ushtarake tė Perandorisė sė
Austro Hungarisė hynė nė qytetin e Shkodrės dhe rrethinat e
tij, njė nga veprimet e para qė kryen ishte ngritja e njė
administrate shqiptare me drejtori tė sektorėve tė ndryshėm.
Pėr shembull, Drejtor pėr arėsimin u caktua i mirėnjohuri
Luigj Gurakuqi, kurse pėr financat njė farė Kristaq Kote me
origjinė nga Korēa. Ky, pasi hartoi dhe dorėzoi zėrat e
buxhetit tė administratės u urdhėrua tė shkonte nė Sarajevo
dhe tė paraqitej atje pėrpara komandantit tė armatės, pjesė e
sė cilės ishin edhe trupat e dislokuar nė veri tė Shqipėrisė.
Komandanti austriak i turret Z. Kote, se pėrse ky nuk kishte
planifikuar shpenzime pėr informacionin, por e kishte
shpėrndarė gjithė shumėn e caktuar midis zėrave tė tjerė.
Pėrgjigja e financierit shqiptar ishte se, nuk e shihte tė
nevojshme tė bėheshin shpenzime nė fushėn e informacionit,
sepse siē e njihte ai vendin dhe njerėzit e tij, mund tė
gjendeshin informatorė vullnetarė. Kur, pas gjashtė muajsh
trupat austro hungareze po largoheshin nga Shkodra,
gjeneralit qė komandonte armatėn me qendėr nė Sarajevo dhe qė
po inspektonte tėrheqjen e trupave tė veta i ra nė sy, se pas
rrjeshtave tė ushtarėve vinte njė vargan civilėsh tė veshur nė
ditė tė hallit. Ējanė kėta? pyeti fort i habitur. Dhe nga
pėrgjigja qė mori e kuptoi, se vėrtet nuk paskej qenė e
domosdoshme qė tė bėheshin shpenzime nė fushėn qė ai e kishte
shumė pėr zemėr, ngaqė nuk kishte buxhet qė tė financonte tėrė
ata informatorė qė kishin spiunuar njeri tjetrin dhe qė
prandaj kėrkonin tė gjenin strehė nėn ēadrat e ushtrisė sė
huaj.
Kur filluan tė hidheshin bazat e shtetit shqiptar,
informatorėt erdhėn gjithnjė duke e shtuar numrin e tyre, por
pa i rėnė nė qafė buxhetit tė varfėr tė tij. Ashtu sikurse ky
numėr mori progresione gjeometrike nė periudhėn e komunizmit,
krimet e tė cilit te ne deri tani janė dėnuar vetėm me llafe.
Duke u deklaruar pėr luftėn kundėr kėtyre krimeve, qysh nė
periudhėn e parė tė pluralizmit politik, Partia Demokratike
erdhi nė pushtet. Ajo ngriti, sipas shembullit tė vendeve tė
tjera tė ish Lindjes komuniste, njė strukturė tė veēantė pėr
hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė ish Sigurimit tė
Shtetit nė regjimin e Hoxhės. Por, vėrtet qė nė vendet e tjera
u bė e mundur qė tė hapeshin dosjet, por nuk u lejua nė asnjė
mėnyrė qė kėto dosje tė manipuloheshin ose tė masakroheshin,
siē ka ndodhur te ne.
Tani, edhe pas kaq vitesh vazhdon avazi i ējerrė i hapjes sė
dosjeve. Njė tjetėr projektligj pėr kėtė punė nisi tė trazojė
ujėrat e politikės. Pas njė viti e gjysmė qė ai qėndronte nė
sirtarėt e Kuvendit tė Shqipėrisė, Kryetarja e tij, Jozefina
Topalli ēuditėrisht mori flamurin e miratimit tė kėtij
projektligji, duke deklaruar se do tė ketė tolerancė zero ndaj
bashkėpunėtorėve dhe oficerėve tė ish Sigurimit tė Shtetit.
Them ēuditėrisht, sepse ajo asnjėherė mė parė nuk
pėrgėnjeshtroi shtypin, kur i pėrmendte vazhdimisht
pseudonimin dizenjatorja, qė ajo kishte mbajtur nė vitet
80. Apo se tani ėshtė e sigurt qė dosja e saj ėshtė zhdukur
nga faqja e dheut?!
Krahas saj, edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha bėri tė
ditur para disa ditėsh, se projektligji i ri pėr hapjen e
dosjeve ėshtė mbėshtetur nė variantin ēek tė lustrimit, me
disa modifikime tė diktuara nga koha dhe qė, sipas tij,
normale janė. Mirėpo, ai nuk sqaroi se deri ku ka shkuar ky
modofikim, edhe tani qė shumėkush e di se ai, kur u zgjodh
President i Shqipėrisė qė mė 1992, vuri dorė personalisht mbi
dosjet, duke i shfrytėzuar ato, veē tė tjerash, pėr tė
pėrhapur nė ekipin politik tė tij frymėn e diktimit tė njėsh-it.
Njėherazi, ende rrojnė plot nga oficerėt e ish Sigurimit, tė
cilėt kur shohin nė ekrane tė ndryshme ca politikanė demagogė,
me vete buzėqeshin, duke kujtuar edhe pseudonimet qė ata
mbanin. Madje, disa prej tyre, nė kundėrshtim edhe me parimet
e profesionit qė patėn zgjedhur, nuk nguruan tua bėjnė tė
njohura kėto pseudonime shumė vetėve dhe sidomos pėrfaqėsuesve
tė shtypit. Nė kėtė mjedis tė mjerė moral e material, ēfarė
efekti mund tė kishte miratimi i njė projektligji tė ri pėr
hapjen e dosjeve?
Nė vlerėsimin e autorit tė kėtyre radhėve, diskutimet midis
pozitės dhe opozitės politike pėr miratimin e kėtij projekti,
nė fund tė fundit do tė mbeteshin shterpė, njė lojė e fėlliqur
me spiunė, qė do ta zhvendoste vėmendjen kurioze tė
shqiptarėve nga tėrė ato probleme tė mprehta qė pėrjeton
vendi. Por, sidoqoftė ka njė mėnyrė pėr tė treguar seriozitet
nė kėtė fushė.
Nė vend qė tė miratohet njė projektligj me dispozita tė
formuluara nė mėnyrė krejt tė dyshimtė, le tė hartohet njė
tjetėr projekt, i shkurtėr dhe pa ndėrlikime, me anė tė tė
cilit tė mund tė shfletohet, nė mėnyrė publike apo
konfidenciale, regjistri i bashkėpunėtorėve tė ish Sigurimit
gjatė periudhės sė komunizmit. Ky regjistėr ėshtė i vetmi
dokument i plotė, i pa cenuar. Mos u habit i dashur lexues; ai
pėrmban tė dhėnat kryesore (gjeneralitetet) pėr rreth 600 mijė
njerėz qė i shėrbyen regjimit tė kaluar, ca nga halli e ca nga
malli. Gjenden aty emri, atėsia, mbiemri, vendlindja,
datėlindja dhe pseudonimi pėr secilin prej tyre. Kėta 600 mijė
emra ėshtė e qartė se nuk u pėrkasin vetėm tė gjallėve. Madje,
kėta tė fundit pėrbėjnė mė tė paktėt numra rendorė tė
regjistrit. Por, gjithashtu, pikėrisht kėta nuk duhen lejuar
kėtej e tutje qė tė punojnė nė institucionet dhe entet e tjera
publike, pėr tė mos u ushqyer apo majmur nga taksapaguesit
shqiptarė. Fundja, Kushtetuta jonė e parashikon nė njė
dispozitė tė veēantė, se nė Shqipėri veprimtaria ekonomike
ėshtė e lirė. Pra ka vend pėr tė tėrė qė tė jetojnė me punėn e
tyre, me dinjitet dhe jo nė kurriz tė tjetrit.
Kėshtu, nuk do tė diheshin hollėsira pėr veprimtarinė konkrete
tė kėtyre njerėzve, pėr tė cilėn ėshtė kaq nė merak njė
deputet i Partisė Demokratike, qė megjithėse e ka pohuar edhe
vetė bashkėpunimin me ish Sigurimin dhe pseudonimin qė mbante,
merr kurajo dhe flet publikisht pėr kėtė temė(?!). Kėshtu, do
tė lihej tė vdiste i qetė nė krahėt e sė shoqes edhe ai qė
kurrė se mori vesh, se ishte pikėrisht ajo qė me denoncimet e
saj e shpuri prapa hekurave si tė dėnuar politik dhe qė tani,
po ajo, si shumė tė tjerė, vazhdon tė ulėrasė kundėr ish
sigurimsave. Kėshtu... Me pak fjalė, kėshtu njė herė e mirė
spiunėt nuk do tė thėrrasin mė: Kapni spiunėt!
Krijoni Kontakt