Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 39 prej 45 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 450
  1. #381
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot Lexo Postimin
    I gjithe ky postim eshte nje grumbullim i lezetshem justifikimesh, qe per fat te keq nuk shpjegon faktin pse ne shtete si Michigan, Florida, Pennsylvania dhe Ohio...Obama nuk ka pasur sukses.

    Dhe kur them nuk ka pasur sukses, vertete qe nuk ka pasur sukses. Ka humbur me 10-15%. Kjo eshte nje shifer teper e larte per nje kandidat i cili kerkon te fitoje shtete te cilat dominohen nga klasa punetore ose latinot. Klasa punetore dhe latinot kane votuar 60-70% per Clinton, pavaresisht perkrahjes qe ka pasur Obama nga sindikata apo politikane.

    Obama ka fituar neper shtete jo-konkurruese. 4 shtetet te cilat tradicionalisht vendosin fituesin ne Nentor jane Michigan, Florida, Pennsylvania dhe Ohio. Keto shtete Obama i ka humbur bindshem, dhe fakti eshte qe demokratet e moderuar nuk kane antipati per John McCain. Dhe fakti eshte qe keto 4 shtete te medha jane te dominuara nga demokrate te moderuar, te cilet duan qe Clinton te fitoje, dhe ne cdo sondazh kane premtuar ne shuma te larta qe do te votojne per McCain nese Obama fiton nominimin.

    Keshtuqe justifikimet ne kete loje nuk te cojne gjekundi, pasi Clinton ka fituar fuqimisht ne shtetet e medha kyce! Pa ato te katerta, Obama s'ka asnje shans. As edhe nje kokerr te vogel shansi.
    Te lutem...mos thuaj kumbulla tani. Ne Michigan dhe Florida Obama nuk beri fushate sepse shtetet levizen arbitrarisht datat e primarieve. Klinton fitoi zgjedhejt atje si partia punes qe fitonte zgjedhjet ne shqiperine e diktatures. Fitoi duke pasur si kundershate vetveten.

    Une nuk e di nqs Obama mund te mposhti makinen republikane. Di qe me mire te humbesh me nder sesa me nje kandidate interesi.Nuk e di nqs Obama do ndryshoje historine. Di qe eshte me njerezor se Mcain dhe Hillary.

    Nuk kuptoj pse kjo zonja insiston me kumb te qendroje ne nje gare qe E HUMBI.

    Me vjen keq po Hillani nuk ka karizmen e Billit. Dhe me shqeteson fakti qe njerezit me te afert te Hillarit, ish-anetare te kabinetit te shoqit, e dezertuan. Kjo tregon qe ka dicka shume te frikshme ne karakterin e kesaj gruaje.ETJA PER PUSHTET....

  2. #382
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Master, nuk e di ne je shkolle per drame dhe te duhet te dish permendesh artikujt e revistave/gazetave lool. Mos ekzagjero kaq shume se s'ka lezet. Pastaj meqe e ke permendur, te tjeret qe marrin pjese ne kete nen-forum (problematika nderkombetare), nga e di ti qe nuk shfletojne shtypin? Une jam e abonuar ne Foreign Affairs, The Economist, dhe lexoj te tjera. Pastaj po flet per "The Economist". Para dy javesh cfare kishte kopertina e asaj reviste? Obama ne kopertine dhe titulli me shkronja te medha: "But can he deliever?" Dhe lexoje me kujdes fjaline e fundit te atij artikulli. (Do thuash ti qe i paske mbajtur dhe ti permendsh lol. Jo de, po ca gjera edhe te fiksohen kollaj.)

    Pastaj do te keshilloja dhe pak modesti ne shprehje. "Kam te njejtin mendim me shumicen e amerikaneve" e jo "shumica e amerikaneve kane te njejtin mendim me mua." Meqe permende mentalitetin/komplekset ballkanase, s'i ke lene dhe aq manget jo .
    Nuk te njoh po te lutem leri ironite menjane. Ate numrin te The Economist e mbaj mend shume mire megjithese kane kaluar muaj. Kishte nje artikull shume interesant per suksesin e implementimit te teknologjise se informacionit ne vende te ndryshme te botes.

    Ndersa sa per modestine. Une nuk jam figure qe diktoj tonin e politikes se vendit. Nqs ti e nxjerr jashte kontekstit dhe ben supozime eshte thjesht nje gabim ne anen tende. Prandaj po te them lirshem "shumica e amerikane kane mendimin tim".

  3. #383
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Postime
    5
    obama sepse dota nershon metalitetin e amerikanve sepse obama ka kulture, fe dhe nuk genjen si ajo hilari klinton

  4. #384
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2008
    Postime
    5
    me zgjell ni krua asht shum nershim i madh per ameriken por me zgjell ni zezak asht nershim shum ma i madh dhe mas zezakut dot ket nje INdJAN AMERIKAN per prezident

  5. #385
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    faktikisht,
    gjithe kjo fushate ishte teper informuese mbi mentalitetin bageti qe ndodhet ne amerike. njerezit presin median te mendojne per to se cili kandidat eshte 'cool' dhe 'sexy' dhe i denje per ti udhehequr.

  6. #386
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga master Lexo Postimin
    Te lutem...mos thuaj kumbulla tani. Ne Michigan dhe Florida Obama nuk beri fushate sepse shtetet levizen arbitrarisht datat e primarieve. Klinton fitoi zgjedhejt atje si partia punes qe fitonte zgjedhjet ne shqiperine e diktatures. Fitoi duke pasur si kundershate vetveten.

    Une nuk e di nqs Obama mund te mposhti makinen republikane. Di qe me mire te humbesh me nder sesa me nje kandidate interesi.Nuk e di nqs Obama do ndryshoje historine. Di qe eshte me njerezor se Mcain dhe Hillary.

    Nuk kuptoj pse kjo zonja insiston me kumb te qendroje ne nje gare qe E HUMBI.

    Me vjen keq po Hillani nuk ka karizmen e Billit. Dhe me shqeteson fakti qe njerezit me te afert te Hillarit, ish-anetare te kabinetit te shoqit, e dezertuan. Kjo tregon qe ka dicka shume te frikshme ne karakterin e kesaj gruaje.ETJA PER PUSHTET....
    Michigan dhe Florida jane dy shtete te cilat jane shume pro-Clinton.

    Edhe pa bere asnje fushate ne keto shtete, Clinton i fitoi me perqindje jashtezakonisht te larta. Florida ka latinot dhe pensionistat, Michigani ka klasen punetore. Dihet qe keto te dyja do fitoheshin nga Clinton me shifra te larta.

    Dhe arsyeja pse Clinton po qendron ne gare eshte pikerisht ne menyre qe te detyroje partine qe te numeroje votat e Florides dhe Michiganit. Nuk mund te lejohet nje teknikalitet qe te anulloje 2 milion e ca vota!

    Humbesit e vetem ne kete loje jane njerez si ti qe mendojne te kunderten.
    As qe du me dit!

  7. #387
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Une nuk jam ne gare.

    Klintoni eshte ne gare. Ose me mire te them ishte sepse tani eshte formalitet humbja e saj. Atehere cfare do bejne militantet e flakte si ty? Mos u merzit.!!Pse duhet te behet presidente e USA nje femer qe asetin me te madh ne politike ka faktin se ka fjetur ne nje krevat me William Clintonin. Edhe ate nuk dinte ta bente mire derisa e detyroi te shoqin te bridhte me stazhiste.

    Mbeshtjetja qe ka senatorja ne komunitetin portorikan me emocionon. Portorikanet ne pergjithesi jane njerez inteligjente dhe te kulturuar....

    Yes We Can

  8. #388
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga master Lexo Postimin
    Une nuk jam ne gare.

    Klintoni eshte ne gare. Ose me mire te them ishte sepse tani eshte formalitet humbja e saj. Atehere cfare do bejne militantet e flakte si ty? Mos u merzit.!!Pse duhet te behet presidente e USA nje femer qe asetin me te madh ne politike ka faktin se ka fjetur ne nje krevat me William Clintonin. Edhe ate nuk dinte ta bente mire derisa e detyroi te shoqin te bridhte me stazhiste.

    Mbeshtjetja qe ka senatorja ne komunitetin portorikan me emocionon. Portorikanet ne pergjithesi jane njerez inteligjente dhe te kulturuar....

    Yes We Can
    Ti mbase nuk je ne gare, por menyra jote e te folurit tregon shume gjera rreth teje, dhe garen e vetvetes e ke humbur bindshem.

    Per sa me perket mua, nese Obama fiton nominimin, atehere une do te ndryshoj voten time dhe do votoj per McCain. Mendoj se ka miliona votues dhe votuese si puna ime qe do te bejne te njejten gje, sondazhet kane folur qarte, ne shifra mbi 50% madje.

    Do te shpresoj qe te jemi mjaftueshem per ta mposhtur Obamen ne shtetet kyce si Ohio, Pennsylvania, Florida dhe Michigan.

    Do te ishte vertete depresuese nese presidenca do te fitohej nga nje kandidat diletant i cili kerkon te pije caj me diktatoret e botes, dhe qe ka ndejtur per 20 vjet duke degjuar fjalimet e nje pastori te mbushur me mllefe. Gjithashtu do te ishte shume depresuese nese presidenca do te fitohej nga nje kandidat i cili mbrohet vetem nga mbeshtetes te cilet kulmin e inteligjences se tyre mund ta shprehin vetem duke sulmuar mizorisht dhe duke bere humor me karakterin e nje gruaje te tradhetuar nga i shoqi, dhe qe i eshte dashur te kaloje momente aq te veshtira nen driten e prozhektoreve dhe kamerave, nderkohe qe nje oqean me tutje po behej nje lufte per te mbrojtur bashkeatdhetaret tane.

    E pra, ky eshte Obama, dhe keta jane mbeshtetesit e tij. Nje grup percmuesish te pakonsiderate dhe pa pike mirenjohjeje te cilet te tmerrojne vetem kur flasin, jo me te votosh per ta.
    As qe du me dit!

  9. #389
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Me lejo te them dhe une dy fjale per Klintonin tani.

    Znj.Klinton hyri ne gare si kandidatja me e fuqishme. Ajo gezonte mbeshtetjen e shume donatoreve dhe gjithe lidhjet e vjetra te trasheguara nga i shoqi i saj. Pak kush mund ta vinte ne dyshim qe ajo do gllaberonte emerimin ne zgjedhjet e Nentorit.

    Familja Klinton i ben llogaritjet ne politike me nje precizion kirurgjikal. Si the para disa ditesh "kur nje Clinton ben politike, gjithmone keshtu ndodh...pikerisht kur duket se s'ka me shanse, fiton". Kesaj here dolen bllof dhe per kete ka dy arsye.

    1. Klintoni vete eshte nje kandidate e dobet. Eshte nje kandidate pa substance. Gjithe ato vite ne Shtepine e Bardhe dhe nuk mesoi asgje kjo femer nga i shoqi i saj? Bill Clinton do mbahet mend si nje nga presidentet me te sukseshem te Amerikes moderne. Hillarit nga ana tjeter i mungon karizma dhe personaliteti i te shoqit. Kjo nuk eshte nje tradjedi. Politikane si Bill vine nje here ne 50 vjet. Problemi qendron kur mundohesh te bindesh ameriken qe ke nje resume te shkelqyer dhe kundershtari eshte nje diletant ndonese asnjeri nuk e njihte burrin e saj kur hyri ne gare per 92-shin.Atehere vijne bllofet e Sarajeves ku zonja pretendoi qe e priten cetniket serbe me plumba ndersa ne filmime pame vogelushe me trendafile. Me kujtohen fjalet e Karl Rove para 1 viti: "Hillary Clinton's high negatives make her "fatally flawed" as a presidential candidate".Cfare te shtoj?

    2. Amerika nuk eshte nje ciflik qe kalon nga nje dore ne tjetren. Kete ti e ke te veshtire ta kuptosh sepse vjen nga nje shoqeri ish-diktatoriale, pa te drejta dhe ku lirite e dhunuara nuk perbejne nje cudi. Deshperimi qe te ka kapur te ka erresuar syte dhe nuk gjen dot shpjegimin e asaj qe po ndodh.Mos u merzit!!
    Klima aktuale ne politike eshte e tille qe njerezit jane te lodhur me eksperimentin e dinastive. E provuan me Bushet dhe i pane rezultatet. Tani eshte koha per ndryshim.

    Ndryshe nga ty une nuk mendoj qe mbeshtetesit e Klintonit jane mizore dhe bejne gare te ndyre. Nuk e mendova kete kur Klintoni u mundua te luante karten e rraces duke frikesuar amerikanet e bardhe me nje negro ne zyren ovale. Kjo ka qene ne pergjithesi nje gare shume e ndershme. Obama insistoi qe nuk do bien ne niveline republikaneve. Vete Klinton e ka pranuar kete disa here. Pse llap nje militant i verbuar ne internet nuk do te thote asgje.

    Politika eshte nje treg ku idete jane ne shitje. Produkti Klinton nuk u ble nga konsumatori. Ne Greqi,Siri,Shqiperi,Rusi,Kine,Itali,France eshte normale qe tedrejtosh me dekada. Ne jetojme ne djepin e demokracise. Me e shumta te japim 8 vjet dhe pastaj te gjykon historia.

    Une nuk e di nese Obama do fitoj ne Nentor. Loja ka filluar. Mendoj qe Obama do fitoje demokratet e vertete. Do kete nje pjese te vogel qe eshte e indoktrinuar me viruset e politikave te urrejtjes. Do kete disa qe do na behen republikane se i pelqen lekura e bardhe. Do kete disa te tjere qe Fox News i ka bere lavazh truri dhe jane te mendimit qe duhet te bombardojme c'do popull qe mendon ndryshe. Do kete ekstremista qe mbeshtesin Mcain vetem sepse eksitohen shume nga ideja e nje lufte tjeter aventuriere me Iranin. Do kete individe qe akoma mbartin semundjet e botes se trete megjithese kane vite qe jetojne ne amerike.

    Koha do ta tregoje. Une nderkohe mbeshtes Obamen sepse mendoj se fuqia e Amerikes buron jo nga Krahet e F-18 po nga sa te drejta jane pozicionet qe ka marre ne bote.
    Mbeshtes Obamen sepse roli i liderit eshte te drejtoje shtetin ne lufte po te kete perdorur perpara dipllomacine. Ata qe jane edukuar me Cable News mendojne se nuk ka rol per politike. Ka te tjere qe e konsiderojne anormale qe edhe ne kulmin e luftes se ftohte kishte kontakte me sovietiket ose me Kinen komuniste.

    Delegatet e Fla dhe Michi do ulen po vetem gjysma. Duket se Obama e fitoi garen e pare.Te presim Nentorin tani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga master : 01-06-2008 mė 13:27

  10. #390
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Ahhhh, delegatet e Florides dhe Michiganit do ulen po vetem gjysma...

    Hahahaha, dhe ti e konsideron nje fitore kete???

    Qe dy shtete si Anglia dhe Franca te pergjysmohen nga fuqia votuese dhe te kene aq fuqi sa Cekia apo Greqia?

    Kjo nuk na qenka diktatorjale?

    Qe Obama te fitoje delegate nga Michigani, nderkohe qe ai e hoqi emrin me doren e vet nga fleta e votimit? Dhe tani te fitoje delegate nga ajri? Kjo nuk na qenka diktatorjale?

    Dhe ti ke guximin qe te vish ketu dhe te na flasesh per dinastira, ekstremizma apo karizma?



    Une nuk jam e deshperuar aspak, nuk eshte se Obama apo Clinton apo McCain do vine ne shtepine time te me kerkojne llogari per qendrimet e mia.

    Une thjeshte simpatizoj nje kandidate, dhe nese ajo nuk fiton, atehere do votoj per McCain. Obama nuk rezulton aspak ne listen e kandidateve per mua.

    Me e forta eshte qe nuk jam e vetmja. Sondazhet tregojne, ne shifra super-gjigande, qe nqs Obama fiton nominimin, votuesit e Clinton do te votojne per McCain.

    Keto shifra jane 45-55% e votueseve te Clinton.

    Sikur edhe te pergjysmohen keto numra ne Nentor, gjithesesi numri i votuesve Clinton qe do votojne per McCain do jete serish teper i madh. Sidomos ne grupin e klases punetore, grupin e grave dhe grupin e latinove.

    Gje qe perben edhe demografine e shteteve kyce si Michigan, Florida, Ohio dhe Pennsylvania.

    Ti na thua se "Obama do fitoje demokratet e vertete".

    Nje tjeter shenje diktatorjale. Demokratet, republikanet, demokratet, republikanet.

    Ne fund te dites, te gjithe keta quhen votues. Dhe shifrat jane ato qe kane rendesi, jo kush eshte demokrat e kush eshte republikan. Te gjithe jane zgjedhes, dhe te gjithe kane te njejten fuqi votuese.

    Tani, sigurisht, ata qe jetojne ne shtete kyce kane me shume fuqi, kuptohet, sepse zgjedhjet ne Amerike fitohen me ane te shteteve kyce, dhe Obama nuk favorizohet nga 4 shtete te medha. Atij do i duhet te fitoje zgjedhjet me ane te Cekise dhe Greqise, nderkohe qe McCain do te fitoje Angline, Francen, Gjermanine, Spanjen dhe Italine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sa Kot : 01-06-2008 mė 17:34
    As qe du me dit!

Faqja 39 prej 45 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •