PDSH ANGAZHOHET PËR SHTETIN E SË DREJTËS
Deklaratë për shtyp: Vrasësit të mos përdoren për propagandë politike
Gjatë ditës së djeshme në disa mediume elektronike , u prezentuan pamje nga një video incizim për “dhunën policore” të ushtruar ndaj Ebip Ahmetit në stacionin policor të pëercjellura me komente gazetareske për kinse dhunën policore ndaj banorëve të pafajshëm të fshatit Brodec.Për hir të informimit të drejtë të opinionit na duhet të rikujtojme se :
-Ebip Ahmeti është një vrasës , që vret një gardian në burgun e Tetovës dhe gjatë periudhës së qeverisjes se LSDM-BDI po i njejti person dënohet me burg të përjetshëm . I njejti person që paraqitet në video incizim është një vrasës ordiner që ju ofron strehim bandës kriminele të cilët kohë më parë u arratisën nga burgu i Dubravës - Kosovë dhe me muaj të tërë terrorizuan banorët e malësisë së Sharrit e vecmas banorët e Brodecit . Ky grup që u strehu në Brodec së bashku me Ebip Ahmeti e nxitur dhe e përkrahur nga shërbimet sekrete të Sërbisë, fakt të cilën atëherë e konfirmoi edhe ish Kryeministri i Kosovës, dhe disa qarqe të errëta brenda në Maqedoni, kishin për qëllim të shkaktojnë turbullenca dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë të pengojnë procesin e pavarësisë së Kosovës dhe shqiptarët të paraqiten si element destabilizues.
Policia multietnike e Maqedonisë me sukses të plotë shkatërroj ketë bandë kriminele duke marrë vlerësime maksimale pozitive si nga State Departamenti Amerikan nga Unioni Evropian dhe mbarë opinioni i gjërë, për aksionin e sukseshëm .Gjatë përleshjeve në mes policisë multietnike të Maqedonisë dhe kësaj bandë kriminele të armatosur sigurisht se është përdorur forca në përputhje me standardet e parapara për situate të tilla, ku edhe ka ardhur te lendimi i tyre në këtë rast edhe të Ebip Ahmetit.
Andaj, tentimi i BDI dhe i LSDM që me lansimin e lajmeve të tilla senzacionale që kanë për qëllim diskreditimin e PDSH në vecanti e të qeverisë në përgjithësi nuk paraqet asgjë tjetër por një tentim i rradhës për destabilizim në mënyrë që më lëhtë të arrinë të kycen në qeveri.
Ju rikujtojme se si LSDM ashtu edhe BDI si aleate e saj, gjatë qeverisjes së tyre vritnin femijë 11 vjecar në Brezë, vranë një vajze të rë ne Rakovec, montuan rastin e Sopotit, vrasje të përditshme në Shkup e Tetovë e sot po këta të njejtit na paraqiten si ujq me lëkurë qengji.
PDSH-ja cdoherë do të jetë kundër dhunës dhe terrorit pa marr parasysh nga kush vjen.Do të vazhdoje të angazhohet për një shtet të mirëfilltë juridik ,ku do të zbatohet ligji dhe do te respektohen rregullat demokatike.
Krijoni Kontakt