Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Durrës-Kukës, 230 mln. euro borxh te greket

    Durrës-Kukës, miratohet kredia, opozita kundër

    25/04/2008 - gazeta shqiptare
    • Tedi Blushi

    Parlamenti miraton kredinë 230 milionë euro të marrë nga qeveria shqiptare në dy banka greke për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Kontrata, pavarësisht se siguroi "OK"-in legjislativ me 59 vota pro, u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila e cilësoi atë "të rrezikshme" dhe "një vetëvrasje" për ekonominë shqiptare. Por në përgjigje të këtyre pretendimeve, ministri i Financave, Ridvan Bode e mbrojti kredinë duke e quajtur Shqipërinë me fat qe ka përfituar shumën e parave që do të përballojë financimin e këtij segmenti rrugor, pjesë e autostradës kombëtare Durrës-Kukës-Morinë. Por përkundër deklaratës "qetësuese" të ministrit, deputetët e majtë e quajtën të dëmshme kredinë, pasi sipas tyre shifrat e saj janë astronomike.

    Deputeti i PS-së, Andis Harasani theksoi se "kredia do të ishte vetëvrasje e pastër në fushën ekonomike". Sipas tij, procedurat për kredinë nuk kanë qenë transparente, ndërkohë që situata ekonomike në Shqipëri nuk është e mirë. "Kriza botërore e rritjes së çmimeve po ndikon dhe në Shqipëri. Në këto kushte, kredia që po marrim është e rrezikshme", - arsyetoi Harasani. Nga ana tjetër, nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe kërkoi të dhëna shtesë për ofertat e paraqitura për këtë hua si dhe relacionin për procedurën e konkurrimit, ndërkohë që i bëri thirrje qeverisë të mos përfshihet në krizën e kredive. "Qeveria të mos i shtohet radhës së klientëve të këqij të bankave", - tha Braçe.

    Kurse kreu i deputetëve të LSI-së, Pëllumb Xhufi ngriti hije dyshimi në Parlament, se pas kredisë së marrë nga dy banka greke për financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, fshihet sipas tij qëllimi i Greqisë për të sabotuar ndërtimin e kësaj autostrade kombëtare. Duke bërë paralelizëm me Korridorin 8, Xhufi shtoi se "për shkak të lobingut të fortë grek kjo rrugë u nxor nga prioritetet e BE dhe sot siç e dimë, është katandisur në një rrugë e cila nuk mund të bëhet fjalë për atë që ishte parashikuar". I detyruar për t'iu përgjigjur këtyre shqetësimeve e akuzave të opozitës, ministri i Financave rimori fjalën për të mbrojtur kredinë, që e cilësoi si të parën që merret në tregun e lirë. Bode theksoi se kjo kredi nuk do të rëndojë borxhin e Shqipërisë, pasi siç theksoi ai, "huaja mund të përballohet pasi Shqipëria është vend me të ardhura mesatare".

    Bode bëri të ditur se procedura për kredinë ka qenë e hapur dhe me tender ndërkombëtar, duke pretenduar se gjithçka është transparente. "Ne, - vijoi ai, - jemi transparentë dhe jemi gati t'u ofrojmë dokumentet e tetë bankave të mëdha që kanë marrë pjesë në këtë tender". Sipas Bodes, "debati i hapur nga opozita prej kohësh është një debat politik, me të cilin ju nuk duhet të abuzohet". Ndaj për të opozita nëse pretendon të kundërtën dhe disponon fakt për këtë, atëherë ai e ftoi për ngritjen e një komisioni hetimor.

  2. #2
    i/regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Vendndodhja
    Pistoia
    Postime
    580
    aty ësht zotësia... me i morë lekë armikut

    nejse,

    po mirë... në tragjedinë e Gërdecit, qeveria Greke mbas 1 orë dërgoj 2 avion në Rinas 1 avion me mjek në dispozicion të Spitaleve tanë e tjetri avion me ilaçe... hapi një varg ajrorë për të plagosurit

    lind pytja... fare, fare armiq smë duken fundja fare... apo ti do më dalësh me replikë të tipit më mirë vdek se gjall...?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2008
    Postime
    28
    po pse ca po i kushtonte grekut qe coi ato dy avione , tashme dihet qe kto 10 vitet e fundit greku do ta marri kalane nga brenda , jo dy shtetesia , jo shkollat greke pastaj kartat dhe pensionet etj. hiqet si mik po ne te vertet eshte armiku me i madh i shqiptareve sipas mendimit tim

  4. #4
    Bankat greke kane vetem nje interes, fitimin. Dhe nga ky borxh qe i japin Shqipërisë do të kenë fitimet e veta nga interesi që do marrin. Thjesht biznes.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga notorious Lexo Postimin
    aty ësht zotësia... me i morë lekë armikut

    nejse,

    po mirë... në tragjedinë e Gërdecit, qeveria Greke mbas 1 orë dërgoj 2 avion në Rinas 1 avion me mjek në dispozicion të Spitaleve tanë e tjetri avion me ilaçe... hapi një varg ajrorë për të plagosurit

    lind pytja... fare, fare armiq smë duken fundja fare... apo ti do më dalësh me replikë të tipit më mirë vdek se gjall...?
    O PLAKO ME MFAL PO QEKE PAK SA LEPURUSH... PAK SA TE THASHE MOS U RRUDH
    GREKU KA 18 VJET QE NA RRJEP E NA SHTYP, SHFRYTEZON E PERCMON. SKA LENE PLEHER PA NA HEDHUR, NA HAP E NA MBYLL GRYKEN E GURMAZIT KUR TI TEKET.....PO KAQ QOORRRR QEKE PO IA DELIJOGAQI PER CIL PUNONTE E, CILET E KISHIN VENE PRESIDENT KOMPANIE ? KUSH JA KISHTE HAPUR ATIJ E QINDRA TE TJEREVE VEPRIMTARITE TREGTARE .....PO CTE TETHEM TJATER.... ATO MILJONA NE POPULLI DO TI PAGUAJME SE ME C'FAR INTERESI ATE DO TA SHOHIM NE VIJIM.....

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin

    Me atë interes që kanë përcaktuar në kontratë besoj. Nëse çdo gjë është bërë sipas rrgullave, atëherë oferta e grekëve ka qënë më e mira dhe prandaj është zgjedhur.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    O PLAKO ME MFAL PO QEKE PAK SA LEPURUSH... PAK SA TE THASHE MOS U RRUDH
    GREKU KA 18 VJET QE NA RRJEP E NA SHTYP, SHFRYTEZON E PERCMON. SKA LENE PLEHER PA NA HEDHUR, NA HAP E NA MBYLL GRYKEN E GURMAZIT KUR TI TEKET.....PO KAQ QOORRRR QEKE PO IA DELIJOGAQI PER CIL PUNONTE E, CILET E KISHIN VENE PRESIDENT KOMPANIE ? KUSH JA KISHTE HAPUR ATIJ E QINDRA TE TJEREVE VEPRIMTARITE TREGTARE .....PO CTE TETHEM TJATER.... ATO MILJONA NE POPULLI DO TI PAGUAJME SE ME C'FAR INTERESI ATE DO TA SHOHIM NE VIJIM.....
    Me fal o kapedan, por cfare pret ti qe te te PYTHE greku? Ti ke 17 vjet qe shkon e kerkon pune tek greku, dhe qe punon argat per te, qe ke mbushur burgjet greke me kriminele shqiptare. Pse ankohesh ti se greku e ben punen e vet shume mire, dhe pse pret ti meshire dhe miresjellje nga Greku, apo s'ke by_the tia marresh respektin me merite?

    Mjaft na hapet barkun me keto mendesi injorante. C'rendesi ka nese huaja po merret nga banke greke apo gjermane, apo marsiane? U zhvillua nje tender nderkombetar per kete dhe fitoi oferta me e mire. Asnje banke qe mori pjese ne ate tender nuk e kontestoi rezultatin.

    Apo kujt i plasi tra_pi per keto fakte, per aq kohe sa njerezit me kot e me hic te atij vendi te hiqen pak si patriote e nacionaliste.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Me fal o kapedan, por cfare pret ti qe te te PYTHE greku? Ti ke 17 vjet qe shkon e kerkon pune tek greku, dhe qe punon argat per te, qe ke mbushur burgjet greke me kriminele shqiptare. Pse ankohesh ti se greku e ben punen e vet shume mire, dhe pse pret ti meshire dhe miresjellje nga Greku, apo s'ke by_the tia marresh respektin me merite?

    Mjaft na hapet barkun me keto mendesi injorante. C'rendesi ka nese huaja po merret nga banke greke apo gjermane, apo marsiane? U zhvillua nje tender nderkombetar per kete dhe fitoi oferta me e mire. Asnje banke qe mori pjese ne ate tender nuk e kontestoi rezultatin.

    Apo kujt i plasi tra_pi per keto fakte, per aq kohe sa njerezit me kot e me hic te atij vendi te hiqen pak si patriote e nacionaliste.
    NUK PO DU ME E KTHY MENDIMIN TIM NE NJE DEBAT QE PER ATE QE NUK KUPTON OSE BEN SIKUR NUK E MER VESHT MENDIMIN E PARAQITUR ....NE ASNJE FJALE E FJALI QE SHPREHA ME SIPER NUK KA ASNJE ANKESE E AQ ME PAK TE ME PUTHE QOFTE DHE GREKU ...KUPTON BABUC..
    TE MENDIMI IM SHPREH URREJTJE PER ATE QE TE GJITHA STRUKTURAT ME INTERES TE LARTE KOMBETAR PO TI VE NEN KONTROLL...NUK BEHET FJALE PER MESHIRE, PERKUNRAZI , NUK KERKOJ MESHIRE POR KERKOJ (NGA POLITIKANET QE NA QEVERISIN) TE MOS BEHEN KAQ TE SHITUR, NGA DISA (KU MUND TE FUTENI EDHE JU) TI SHOHIN GJERAT ME THELLE E LARG......E MOS KEPUT BROCKULLA PER TENDERA TE VIRGJR E ME NDERSHMERI BUSHRTE.....TE GJITH E DINE (PERVEC TEJE) SE SI BEHEN E SI FITOHEN ATO...
    PO SI KUJTON JUVE SE NUK PAT MUNDESI BANKA OSE KOMPANI INVESTITORE NGA GJERMANIA, FRANCA E KU DI UN TE INVESTONIN NE INFRASTRUKTUREN ME INTERES KOMBETAR TE SHQIPERISE ...
    PA HIDHI NJE VESHTRIM E SHIH SE NE C'VEND ME LIGJ LUFTE ME SHTETIN FQINJ I JEP TE DREJTE KOMPANIVE BANKARE, TELEFONIKE, ETJ TE ZOTEROJNE LLOKMA TE MEDHA NGA TENDERAT QE KA KY VEND???????
    TE PUNOSH PER BUKEN E GOJES ESHTE NDERSHMERI
    DHE PYLL PA DERRA NUK KA, POR GREKET KANE HARRUAR SE C'NDODHI ME TA 60-40 VJET ME PERPARRA..
    NUK SHES PATRIOTIZEM POR KERKOJ REALIZEM DHE NUK I THEM DERRIT DAJE..
    HAJT NJATJETA..

  9. #9
    Në menyrë që të tjerët të ta kuptojnë më mirë mendimin që ke paraqitur, mundohu të shkruash sipas rregullave gramatikore, ose të paktën zbato vetëm rregullin e shkronjave të mëdha dhe të vogla.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    NUK PO DU ME E KTHY MENDIMIN TIM NE NJE DEBAT QE PER ATE QE NUK KUPTON OSE BEN SIKUR NUK E MER VESHT MENDIMIN E PARAQITUR ....NE ASNJE FJALE E FJALI QE SHPREHA ME SIPER NUK KA ASNJE ANKESE E AQ ME PAK TE ME PUTHE QOFTE DHE GREKU ...KUPTON BABUC..
    TE MENDIMI IM SHPREH URREJTJE PER ATE QE TE GJITHA STRUKTURAT ME INTERES TE LARTE KOMBETAR PO TI VE NEN KONTROLL...NUK BEHET FJALE PER MESHIRE, PERKUNRAZI , NUK KERKOJ MESHIRE POR KERKOJ (NGA POLITIKANET QE NA QEVERISIN) TE MOS BEHEN KAQ TE SHITUR, NGA DISA (KU MUND TE FUTENI EDHE JU) TI SHOHIN GJERAT ME THELLE E LARG......E MOS KEPUT BROCKULLA PER TENDERA TE VIRGJR E ME NDERSHMERI BUSHRTE.....TE GJITH E DINE (PERVEC TEJE) SE SI BEHEN E SI FITOHEN ATO...
    PO SI KUJTON JUVE SE NUK PAT MUNDESI BANKA OSE KOMPANI INVESTITORE NGA GJERMANIA, FRANCA E KU DI UN TE INVESTONIN NE INFRASTRUKTUREN ME INTERES KOMBETAR TE SHQIPERISE ...
    PA HIDHI NJE VESHTRIM E SHIH SE NE C'VEND ME LIGJ LUFTE ME SHTETIN FQINJ I JEP TE DREJTE KOMPANIVE BANKARE, TELEFONIKE, ETJ TE ZOTEROJNE LLOKMA TE MEDHA NGA TENDERAT QE KA KY VEND???????
    TE PUNOSH PER BUKEN E GOJES ESHTE NDERSHMERI
    DHE PYLL PA DERRA NUK KA, POR GREKET KANE HARRUAR SE C'NDODHI ME TA 60-40 VJET ME PERPARRA..
    NUK SHES PATRIOTIZEM POR KERKOJ REALIZEM DHE NUK I THEM DERRIT DAJE..
    HAJT NJATJETA..
    Sipas llogjikës tënde qe kompanitë e mëdha duhet te marrin çdo tender, punë apo të japin çdo borxh, i bie që kompanitë e vogla dhe të mesme mos ekzistonin fare. Po ja që kompanitë e medha merren vetëm me një pjesë të punëve dhe gjëra më të vogla ua lënë kompanive më të vogla. Nje kompani e madhe ndërton Kullat Binjake, kurse një e vogël më rregullon banjon mua. A mund ta fitonte një e madhe tenderin per rregullimin e banjos time? Sigurisht! Po atere pse nuk e fitoi? Se kishte korrupsion?

    Derrit dajë nuk ke pse i thua, po dhe borxh me interes më të lart nuk ke pse merr.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 28-04-2008 më 15:12

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  4. Epir + Dardani + Iliri = Shqipëri
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •