Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Thumbs up Haradinaj ndërmjetëson për koalicionin e mundshëm PDSH-BDI

    Haradinaj ndërmjetëson për koalicionin e mundshëm PDSH-BDI


    Shtuar më: 11/04/2008 - 13:29
    • PDSH dhe BDI mund të dalin bashkarisht në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa ndërmjetësues për bashkimin e këtyre dy partive shqiptare do të jetë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bën të ditur agjencia e lajmeve INA, duke u thirrur në burime pranë AAK-së në Prishtinë.



    Siç bëhet e ditur ekskluzivisht për agjencinë INA, opcioni për daljen e këtyre dy partive bashkarisht në zgjedhje është i mundshëm, për shkak se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gëzon autoritet dhe respekt tek dy liderët e partive shqiptare, Menduh Thaçin e PDSh-së dhe Ali Ahmetin e BDI-së.

    Ideja për bashkëveprimin e këtyre dy partive nuk është përjashtuar në Parlamentin e Maqedonisë edhe nga deputetë të dy partive shqiptare. Por deri tani asnjë nga krerët e PDSH-së dhe BDI-së nuk kanë komentuar lajmin. Dy partitë në platformat e tyre politike kanë zgjidhjen e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe, ligjin për simbolet kombëtare, ligjin për përkujdesje institucionale pë UÇK-në, njohjen e Kosovës dhe ndërprerjen e shqyrtimit të katër rasteve të Tribunalit të Hagës, që ngarkojnë ish-drejtues të këtij formacioni të shpërbërë ushtarak lidhur me konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni.

    Në rast të shpërndarjes së Parlamentit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, atëherë kalkulimet partiake nxjerrin në pah se shqiptarët bashkarisht do të mund të fitojnë rreth 35 deputetë.

    BDI inicioi shpërndarjen e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme, ndërsa disa orë më vonë propozimi është mbështetur edhe nga PDSH. (INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    BDK:Në zgjedhje koalicioni i gjërë i shqiptarëve

    Shtuar më: 11/04/2008 - 14:01
    • Bashkimi Demokratik Kombëtar deklaroi se mbështet zgjedhjet e parakohshme, por kërkon formimin e një koalicioni të të gjitha partive politike shqiptare, nën platformën e federalizimit të vendit.


    Këtë qëndrim e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Hisni Shaqiri, sipas të cilit pas dështimit të Maqedonisë që të inkuadrohet në NATO është e qartë se kryeministri Nikolla Gruevski u tregua i frikësuar.

    “Gruevski nuk tregoi gatishmërinë dhe guximin e duhur që ta inkuadrojë vendin në strukturat euroatlantike, por as edhe të zgjidhë kërkesat e shqiptarëve, duke mos ndërrmarrë asnjë veprim për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, apo dy marrëveshjeve të mëvonshme që i nënshkroi me partitë shqiptare”, theksoi Shaqiri.
    Sipas tij, vetëm një koalicion i gjërë i shqiptarëve do të nxjerrë shqiptarët në një pozicion tjetër por duke u mbështetur platforma e federalizimit, duke i bërë të barabartë shqiptarët në këtë shtet.

    Ai poashtu theksoi se kontesti me Greqinë duhet të tejkalohet “duke pranuar propozimin Republika e Re e Maqedonisë,e jo Republika e Maqedonisë(Shkupi), sepse kjo paraqet tendencë për përvetësimin e trashëgimisë historike shqiptare që ka të bëj me Shkupin, si kryeqendër e Dardanisë Antike dhe Kryeqendër e Vilajetit të Kosovës”. (N.S/INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #3
    Vetem Ramushi mund te parandaloj, nje kasaphane mes Shqiptarve, shume lajm i mire.

  4. #4
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    PO ne kosov si ka mbet vend si bardhylit e thaqi ne naqedoni
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  5. #5
    Demokracia e Re Maska e Progres
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    216
    PDSH nuk ben pazar me njerez qe kerkojne vetem pushtet kinse per interesa kombetare.Tash ata frikohen nga ballafaqimi me PDSh-ne sepse do te pesojne debakell politik,si tha z.THACI kasaphane ahahahahaha

  6. #6
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    une mendoj se ky gjest te cilin mund ta beje RAMUSH HARADINAJ eshte nje gje shum historike per shqiptaret e Maqedonise ngase vetem me nje marrveshje te ketille qe dy partite me te medha shqiptare ne Maqedoni te dalin ne zgjedhjet e parakohshme.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  7. #7
    Demokracia e Re Maska e Progres
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    216
    Nuk besoj ne kete qe Ramushi po ben perpjekje per ti bashku PDSH-BDI,une personalisht asnjehere nuk do te identifikohesha me keta DUI-stat te cilet 4 vite shkatruan gjithcka.
    Vota ime HARAM koft nvotofsha per kriminel,vagabone,gastrabajtera si Aliu e Fazliu..
    Keta mund te kerkojne vota vetem ne Kocani,Shtip,Strumice dhe Prilep...aty e mundin PDSh-ne.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anëtarësuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    Citim Postuar më parë nga Progres Lexo Postimin
    PDSH nuk ben pazar me njerez qe kerkojne vetem pushtet kinse per interesa kombetare.Tash ata frikohen nga ballafaqimi me PDSh-ne sepse do te pesojne debakell politik,si tha z.THACI kasaphane ahahahahaha
    Dhe ty te behet qejfi te kete kasaphane ne mes shqiptareve?
    Nuk ke faj ti, frymezimin e merr nga shefi yt kryebanditi Vojvoda.

  9. #9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga ABytyqi Lexo Postimin
    PO ne kosov si ka mbet vend si bardhylit e thaqi ne naqedoni
    Te kishe shkruar se paku nje fjale si duhet...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #10
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Hero I Gjalle!

    Citim Postuar më parë nga ABytyqi Lexo Postimin
    PO ne kosov si ka mbet vend si bardhylit e thaqi ne naqedoni
    Cdo ide bashkimi eshte e shenjte, pa marre parasyshe se nga vjen:

    Sot per sot eshte Hero i gjalle Ramush Haradinaj jo ne Kosove por ne gjithe boten shqiptare , nuk eshte pa vend por per krye vendi nga te shkoje ne cdo shtepi shqiptare.
    Vendin ia ka caktuar vehtes me gjakun e vet qe ka derdh nga plaget e veta qe morri ne Luften e Kosoves.Por edhe nga gjaku dhe jeta e gjithe familjes Heroike Haradinaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 11-04-2008 më 18:01
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  3. Analistët shqiptarë mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •