Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 104
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Kuriozitete dhe te reja nga mjekesia

    Mjekėsi dhe shkencė: Terapia me hormone; Transplantimi i gjymtyrėve

    Terapia me hormone

    Shumė gra qė kalojnė nė periudhėn e menopauzės pėrjetojnė efekte anėsore si prishtje e gjumit me djersitjeve, vėshtirėsi nė frymėmarrje e skuqje lėkure. Pėr vite mjekėt kanė rekomanduar terapi me hormone estrogen e progestin pėr tė larguar kėto simptoma. Por nė vitin 2002 dhe pėrsėri mė 2004, mjekėt u kėrkuan grave pjesmarrėse nė njė studim nė shkallė tė gjėrė nė Amerikė qė tė mos marrin mė hormone sepse ato rrezikojnė shėndetin. Tani, njė fazė e dytė e tė njėjtit studim tregon se pėrdorimi vetėm i estrogenit nuk sjell ndonjė rrezik pėr gratė e reja qė ndodhen 10 vjet pėrpara periudhės sė menopauzės, ndėrsa terapia me hormone nuk rekomandohet pėr gratė e moshuara.

    10 vjet mė parė, Xheri Bogs ndodhej nė fillim tė fazės sė menopauzės. Si pjesmarrėse nė Nismėn pėr Shėndetin e Grave, ajo pranoi tė merrte hormone. “Ne tė gjitha mendonim se marrja e hormoneve do tė ndihmonte shėndetin e do tė mbronte zemrėn nga sėmundjet”, thotė Xheri.

    Por gjatė 15 vjetėve tė studimit me pjesmarrjen e 27 mijė grave amerikane, shkencėtarėt zbuluan se hormonet nuk mbronin zemrėn. Nė studimin e botuar kėto ditė nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė, thuhet se disa gra qė ndodhen mė pranė fazės sė menopauzės mund tė trajtohen me hormone pa shtuar rrezikun pėr sėmundje nė zemėr.

    Doktor Zhak Rossou thotė se tė dhėnat deri-diku sigurojnė edhe njė herė pėr gratė e reja qė duan tė pėrdorin terapinė me hormone se kjo terapi parandalon efektet anėsore tė menopauzės pa shtuar rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Pėr gratė e moshuara qė vazhdojnė tė ndeshen me simptoma 10 vjet pas menopauzės, rreziku pėr sėmundje tė zemrės ėshtė mė i lartė kur pėrdoren hormonet. Doktor Rossou pranė institutit kombėtar pėr sėmundjet e Zemrės, Mushkėrive dhe Gjakut, nė Meriland thotė se rekomandimi pėr terapi me hormone ka tė bėjė vetėm me pėrdorimin e estrogenit dhe jo estrogen plus progestin. Doktor Rossou shton se terapia me estrogen plus progestin ėshtė mė shume e dėmshme pėr shėndetin sesa terapia vetėm me estrogen. Pėrsa i pėrket goditjeve nė tru, si terapia me estrogen plus progestin ashtu edhe terapia vetėm me estrogen, shtojnė rrezikun e goditjes. Ndėr probleme tė tjera shėndetėsore qė lidhen me terapinė me hormone pėrfshihen kanceri i gjirit dhe kanceri nė uter. Kjo ėshtė arsyeja qė ekspertėt rekomandojnė se tė gjitha gratė duhet t’i peshojnė rreziqet dhe tė mirat e terapisė me hormone.

    Transplantim i njė dore

    Nė Luivill tė shtetit Kentaki, njė njeri me dorė tė transplantuar doli nga spitali pas njė qėndrimi prej disa muajsh. Ai erdhi nė spital me njė dorė, por sot shkon nė shtėpi me dy. David Savage e humbi dorėn e djathtė 30 vjet mė pare gjatė punės nė njė uzinė automobilėsh nė Miēigan.

    Savage ėshtė personi i tretė nė mbarė vendin qė dora e dikujt tjetėr i ėshtė ngjitur suksesshėm nė vendin e prerė. Operacioni u krye nėntorin e kaluar dhe pėr disa muaj atij iu desh tė qėndronte nė spital. Operacioni pėr ngjitjen e dorės sė huaj zgjati 14 orė dhe nė tė morrėn pjesė 34 specialistė. David thotė se sapo i doli narkoza, menjėherė e ndjeu dorėn e re. Truri nuk i harron lehtė instinktet, thotė ai. Disa mendojnė se dora e re nuk do tė funksionojė 100 pėrqind. Po me kėmbėngulje e ushtrime tė pėrditėshme fizike asgjė nuk ėshtė e pamundur. David tani niset pėr nė shtėpinė e tij nė Miēigan, ku do t’i nėnshtrohet njė terapie fizike intensive. Ai ka edhe njė djalė basketbollist. David nuk e pėrmban gėzimin kur mendon se pas 30 vjetėsh, ai do tė jetė nė gjendje tė duartrokasė pėr t’i dhėnė kurajo djalit tė vet nė fushėn e basketbollit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Kamboxhia njofton rastin e shtatė tė vdekjes nga gripi i shpendėve

    Njė vajzė 13 vjeēare nė Kamboxhia ka vdekur nga gripi i shpendėve, duke e ēuar nė shtatė numrin e njerėzve qė kanė vdekur nė kėtė vend nga ky virus.

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe Ministria e Shėndetėsisė Kamboxhiane konfirmuan se vajza ishte e infektuar me virusin H5N1 tė gripit tė shpendėve. Gjithashtu dhe nė Indonezi ėshtė konfirmuar njė tjetėr rast i vdekjeve nga gripi i shpendėve.

    Vdekja e njė vajze 15 vjeēe e ka ēuar nė 73 numrin e tė vdekurve nga ky virus nė Indonezi. Por Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nuk e ka konfirmuar kėtė shifėr, dhe thotė se vetėm 63 perona kanė vdekur nga gripi i shpendėve nė Indonezi. Indonezia ka pasur rastet mė tė shumta tė vdekjve nga gripi i pulave.

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se 171 njerėz kanė vdekur deri tani nga gripi i pulave, qė nga viti 2003, kur u shfaq ky virus. Shumica e rasteve tė vdekjve kanė ndodhur nė vendet Aziatike //rd//

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Rezistenca ndaj antibiotikėve i bėn ato mė pak tė efektshme

    Penicilina dhe eritromicina janė shembuj antibiotikėsh qė dikur shėrbenin si kura tė mrekullueshme pėr sėmundjet e ndryshme. Por kėto lloj ilaēesh dhe antibiotikė tė tjerė janė tani mė pak tė efektshme, pėr shkak se bakteriet janė bėrė mė rezistente ndaj sėmundjeve.

    Njė studim i kryer nė Belgjikė tregon se ka njė lidhje mes pėrdorimit tė antiobiotikėve dhe bakterieve qė ndryshojnė vetitė, pėr t’i rezistuar trajtimit me antibiotik.

    Studimi u bazua tek disa persona tė shėndetshėm dhe nė pėrdormin e dy antibiotikėve. Pas njė kure tė vetme, tek personat e pėrfshirė nė studim, ndodhi njė shtim i bakterieve nė gojėn e tyre, tė cilat ishin rezistente ndaj ilaēit qė kishin marrė.

    Nė disa raste, bakteria rezistente ndaj antibiotikut, qėndroi nė gojėn e tyre mė shumė se 6 muaj. Studime tė tjera tregojnė se pėrdorimi pa kriter i antibiotikėve po i bėn ato mė pak tė efektshme. "Eshtė pikėrisht pėrdorimi pa masė i antibiotikėve qė e shkakton kėtė problem,"- thotė mjeku Mark Lipsitch.

    Njė pjesė e problemit ka lidhje me vetė pacientėt, tė cilėt nuk e ēojnė deri nė fund kurėn me antibiotikė. "Kur mė dhemb gryka dhe filloj antibiotikė, asnjėherė nuk e pėrfundoj kurėn", - thonė pacientėt. Kjo bėn qė bakteriet qė mund tė kenė mbetur gjallė tė ndryshojnė vetitė, dhe tė bėhen mė rezistente ndaj antiobiotikut tė marrė nga pacienti. Shkaktarė tė kėtij problemi janė edhe mjekėt, tė cilėt e teprojnė dhėnien e recetave pėr antibiotikė.

    Njė tjetėr studim tregon se ekziston mė tepėr mundėsia qė spitalet qė kontrollojnė pėrdorimin e antibiotikėve, tė kontrollojnė mė tepėr edhe ata antibiotikė, pėr tė cilėt pacientėt kanė krijuar rezistencė.

    Mjekėt shpesh u japin receta pacientėve pėr antibiotikė, para, ose pas operacionit, pėr tė parandaluar infeksionin. Por disa mjekė japin receta pėr antibiotikė pa marrė mė parė kulturėn. Sipas kėtij studimi, pikėrisht kėtu qėndron problemi. "Ne po krijojmė, pa e ditur, armėt tona tė shkatėrrimit nė masė. Kjo do tė thotė, se ato mund tė marrin jetė njerėzish, ngaqė ne nuk jemi nė gjendje t’i kurojmė sėmundjet", thotė mjeku Stuart Levy.

    Bakteriet rezistente mund tė shkaktojnė sėmundje vdekjeprurėse dhe shumė komplikacione. Ekspertėt belgė thonė se studimi i tyre duhet tė shėrbejė si njė paralajmėrim me rėndėsi jetike pėr mjekėt qė japin antibiotikė pa kriter, gjė qė mund tė ketė pasoja tė rėnda te pacientėt.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Shkencėtarėt arrijnė tė krijojnė nė laborator inde tė zemrės

    Shkencėtarėt britanikė, thonė se pėr herė tė parė, arritėn tė pėrftojnė nė laborator, inde tė zemrės nga qelizat embrionale. Ky zbulim mund tė shėrbejė njė ditė pėr t’u ardhur nė ndihmė pacientėve qė janė nė pritje tė transplantimit tė zemrės.

    Ekipi i mjekėve, biologėve, inxhinierėve dhe specialistėve tė tjerė kanė punuar gjatė 10 vjetėve tė fundit pėr pėrftimin nė laborator tė indit, qė ėshtė i njėjtė me atė tė njė valvole tė zemrės sė njerėzve.

    Nė se ky zbulim do tė provohet i sukseshshėm nė eksperimentimin tek kafshėt, specialistėt thonė se indi i krijuar nė laborator, do tė mund tė pėrdoret nė operacionet pėr zėvendėsimin e valvolave tė zemrės, nė 3 deri 5 vjet.

    Ekipi u studjuesve kryesohej nga kardiokirurgu i njohur Magdi Jakub, gjithashtu profesor i kardiologjisė nė Kolegjin Perandorak tė Londrės. Ai thotė thotė se pėrftimi nė laborator i njė zemre tė plotė nga qelizat embrionale, “ėshtė njė projekt ambicioz, por jo i pamundur”. Njė arritje e tillė, sipas mjekėve do tė mund tė jetė e mundur ndoshta brenda 10 vjetėsh. Sipas tė dhėnave tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, nė vitin 2005, vdiqėn 15 milionė njerėz nga sėmundje kardiovaskulare.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Tė papriturat pėr pacientin, kur kanceri pėrsėritet

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se po shtohen rastet e vdekjeve nga kanceri nė botė. Mbi 70 pėr qind e 7,5 milionė vdekjeve nga kanceri gjatė vitit 2005, ndodhėn nė vendet me tė ardhura tė pakta dhe mesatare, ku trajtimi prandalues ėshtė i kufizuar. Nė anėn tjetėr, nė saje tė kujdesit tė mirė shėndetėsor, miliona njerėz tė tjerė mund tė thonė se kanė mundur ta luftojnė kancerin, sidomos kur kanė kaluar tė paktėn 5 vjet pa patur mė shenja tė sėmundjes. Materiali nė vazhdim ju njeh me njė tjetėr aspekt tė kėtij ekuacioni, pėr tė cilėn pak ekspertė duan tė flasin: ē’ndodh kur sėmundja pėrsėritet, pra kur kanceri rikthehet?

    Muajin e kaluar amerikanėt panė dy raste tė njerėzve tė njohur, tė cilėt pranuan publikisht se u ishte rikthyer kanceri. Nė fund tė marsit, Sekretari i Shtypit i Shtėpisė sė Bardhė, Toni Snou, tha se i ishte rikthyer kanceri, pasi i shte trajtuare me operacion nga kanceri nė zorrėn e trashė dy vjet mė parė. Mjekėt thonė se kanceri i Snout ndodhet nė fazėn e 4, ndėrsa kur arrin fazėn e pestė, shkalla mė e lartė e sėmundjes, atėherė shanset pėr t’u shėruar pakėsohen.

    Gruaja e kandidatit presidencial, Xhon Eduards, ndodhet nė tė njėjtėn situatė, nė luftėn e saj me kancerin e gjirit. Tani ajo ndodhet nė fazėn 4 tė sėmundjes, pasi zbuloi se kanceri i ėshtė pėrhapur. Ndėrsa sėmundja ėshtė ende e mjekueshme, ajo nuk ėshtė e kurueshme. Nė shumė raste njė kombinim i kimioterapisė dhe ilaceve tė fuqishme, mund ta zgjasin jetėn. Por doktor Majkėll Fish i Qendrės sė Kancerit Anderson nė Hjuston tė Teksasit, thotė se nuk ka garanci pėr kėtė.

    "Nuk ėshtė e mundur tė parashikosh saktė pėr njė individ nė se kanceri do t’i kthehet, apo jo", - thotė ai.

    Ritmet e vdekjeve nga kanceri nė Shtetet e Bashkuara kanė rėnė gjatė dy vjetėve tė fundit. Ky ėshtė njė lajm shpresėdhėnės pėr tė mbijtetuarit e kancerit, tė cilėt kanė kaluar 5 vjet nga mjekimi i sėmundjes dhe mė pas, edhe 5 vjet tė tjerė. Por doktor Majkėll Fish thotė se nuk ėshtė diēka e pazakontė qė pacientėve t’u kthehet pėrsėri kanceri edhe shumė vjet mė vonė.

    "Rreziku i rishfaqjes sė sėmundjes tek kėta pacientė nuk largohet pas 5-6, apo 10 vjetėsh. Sigurisht, qė sa mė shumė kohė tė kalojė, aq mė mirė ėshtė.",- thotė ai.

    Sipas studimeve, pacientėt shumė tė sėmurė nė fazat e avancuara tė sėmundjes, shpesh mendojnė se shanset e tyre pėr tė shpėtuar janė mė tė mira, nga sa janė, nė fakt. Ndėrsa mjekėt thonė se shpresojnė tė ndihmojnė, kjo mund t’i bėjė pacientėt t’u nėnshtrohen trajtimeve instensive qė shpesh shoqėrohen me pasoja si dhimbje, e tė tjera.

    Mjekėt thonė se vdekja vjen mė shpejt nga sa pacientėt mendojnė. Por kur realiteti i vdekjes bėhet i dukshėm, shumica e pacientėve thonė se mė mirė duan tė dinė tė vėrtetėn
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Pėrhapja e kancerit tė gjirit dhe kurat pėr trajtimin e tij

    Ēdo vit kanceri i gjirit zbulohet i pranishėm nė mė shumė se 1 milion gra nė botė dhe mė shumė se 400 mijė gra vdesin nga ēdo vit nga kjo sėmundje. Instituti Kombėtar Amerikan i Kancerit thotė se numri i grave qė diagnostikohen me kancerin e gjirit po shtohet. Dje, kandidati presidencial John Edwards dhe bashkėshortja e tij Elizabeth njoftuan se asaj i ėshtė pėrhapur kanceri i gjirit. Por si pėrhapet ky kancer dhe cilat janė mundėsitė e kurimit tė tij?

    Nė vitin 2004, Elizabeth Edwards mėsoi se kishte kancer tė gjirit. Bashkėshorti i saj ishte nė garė si kandidati pėr nėnpresident i Partisė Demokrate. Eduardėt pritėn deri pas zgjedhjeve pėr tė njoftuar publikun rreth sėmundjes sė saj. Dje, ajo dhe bashkėshorti i saj, ish senatori John Edwards pėrsėri bėnė njė njoftim. "Rezultati pėrfundimtar nga tė gjitha analizat tregon se kanceri ėshtė rikthyer dhe ėshtė pėrqėndruar nė kockė", tha zoti Edwards.

    Kanceri mund tė fillojė nė ēdo organ apo ind tė trupit. Por qelizat mund tė pėrhapen nga tumori fillestar dhe tė lėvizin pėrmes rrjedhjes sė gjakut nė pjesė tė tjera. Nė rastin e zonjės Edwards, qelizat e kancerit tė gjirit po rriten tani nė brinjėn e saj.

    Mjekja e saj tha se tumori ėshtė i vogėl, gjė qė i jep asaj shans mė tė mirė pėr tė jetuar. Mbijetesa do tė varet edhe nga mėnyra se si do tė reagojė ndaj kimioterapisė. Gjatė viteve tė fundit, studiuesit kanė krijuar ilaēe qė pėrmirėsojnė shanset e grave me kancer nė gji.

    Vetėm kohėt e fundit, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaēeve miratoi njė medikament tė ri, tė quajtur Tykerb pėr tė trajtuar format e avancuara tė sėmundjes. 18 muaj mė parė, Marsha Brekke zbuloi se kanceri i saj i gjirit ishte pėrhapur. Mjekėt mė pas i dhanė Tykerb. "Ishte shansi im i fundit. Ėshtė shumė e frikshme kur je e ulur nė dhomėn e mjekut dhe e di se je nė prag tė vdekjes", thotė ajo.

    Sot Brekke ėshtė plotėsisht e shėruar. Tykerb ėshtė i lehtė pėr t'u marrė – vetėm njė kokėr nė ditė. Nė provat klinike pacientėt kishin mė pak raste tė sėmundjeve tė zemrės nga Tykerb sesa nga ilaēi tamoxifen. "Ėshtė ndoshta zbulimi i pestė mė i rėndėsishėm gjatė karrierės sime pėr trajtimin e pacienteve me kancerin e gjirit", thotė Blackwell.

    Ka disa lloje tė kancerit tė gjirit. Studiuesit thonė se trajtimi varet gjerėsisht nga terapia e pėrdorur, pėrdorimi i ilaēeve qė reagojnė mbi qelizat specifike tė kancerit. Doktor Cliffoerd Hudis shpjegon. "Kemi zbuluar tani sekretin e arsyes sė rritjes sė kancerit dhe po krijojmė kura qė shfrytėzojnė disa dobėsi tė kancerit". Tani ka disa ilaēe qė vėnė nė shėnjerstėr lloje tė veēanta tė kancerit tė gjirit. Studiuesit thonė se hapi tjetėr ėshtė kombinimi i terapive specifike nė mėnyrė qė pancientet me kancer tė gjirit tė mund t’i mbijetojnė sėmundjes.

  7. #7

    Rrėzimet aksidentale - rreziku kryesor pėr tė moshuarit

    Studimet tregojnė se rrėzimet aksidentale janė shkaku kryesor i lėndimeve dhe vdekjeve tek tė moshuarit. Shkencėtarėt nė Universitetin e Mizurit po zhvillojnė teknologji pėr t’u dhėnė ndihmėn e shpejtė tė lėnduarve dhe pėr tė gjetur njė mėnyrė pėr tė parandaluar rrėzimet.

    Ish zonja e parė Nancy Reagan u shtrua nė spital pėr pak orė pasi u rrėzua me 17 shkurt nė shtėpinė e saj nė Los Angeles. 85 vjeēarja, Nancy Reagan duket fizikisht e dobėt por mjeku i saj tha se nuk ka pėsuar dėmtime. Neurologėt thonė se rrėzimi nuk ėshtė pjesė normale e pleqėrisė.

    Shumė njerėz rrėzohen. Por tė moshuarit janė mė nė rrezik dhe gjysma e atyre qė rrėzohen ka tė ngjarė tė rrėzohen pėrsėri. Njerėzit rrėzohen kur pėsojnė hemoragji cerebrale ose goditje nė zemėr. Ndihma e shpejtė mund tė shpėtojė jetė dhe tė parandalojė dėmtime tė mėtejshme tė zemrės dhe trurit. Njerėzit rrėzohen edhe pėr arsye tė tjera. Dhe nga kjo shkaktohen fraktura tė legenit, dėmtime tė trurit dhe tė tjera dėmtime qė e bėjnė rrėzimin shkakun kryesor tė vdekjeve nga plagėt e marra tek tė moshuarit.

    Rėnia ėshtė gjitashtu shkaku i dėmtimeve jo vdekjeprurėse mes tė moshuarve dhe shkaku numėr njė i shtrimeve nė spital tė kėsaj grupmoshe pėr shkak tė traumave qė pėsojnė. Marilyn Rantz nė Univeristetin Mizuri pėrdor dublantė kaskaderė nė studimin e saj. "Miliarda dollarė shpenzohen pėr tė mbuluar koston e kujdesit shėndetėsor pėr mjekimin e tė dėmtuarve nga rrėzimet. Prandaj puna jonė ėshtė pėrqėndruar jo vetėm nė gjetjen e shkaqeve qė shkaktojnė rrėzimin por edhe nė vlerėsimin e rreziqeve qė vijnė prej tyre. Nėse studiuesit do tė arrijnė tė zbulojnė se kur njė person ėshtė mė nė rrezik tė rrėzohet, para se kjo tė ndodhė, ata mund tė ulin koston e mjekimeve dhe mund tė parandalojnė shumė dhimbje dhe vuajtje."

    Zonja Rantz punon me Marjorie Skubic dhe shkencėtarė tė tjerė nė Univeristetin e Mizurit. "Mund ta pėrdorim kėtė pėrvojė pėr tė ndėrtuar programe kompjuterike nė mėnyrė qė tė jemi nė gjendje tė njohim automatikisht si ndodhin kėto rrėzime nė jetėn e pėrditshme."

    Studiuesit marrin tė dhėna nga kamerat dhe sensorėt dhe i hedhin nė kompjuter pėr tė zbuluar shenja paralajmėruese para se tė ndodhė rėnia. Pėr studimin, kamerat u vendosėn nė njė azil pleqsh. Eva Olweean po mėkėmbet nga thyerja e legenit. Ajo thotė se do tė donte tė parandalonte ndonjė aksident tjetėr si ky. "Nuk ėshtė e lehtė tė kalosh tėrė kėto dhimbje."

    Profesor Skubic thotė se kompjuterat mund tė dallojnė ndryshimin midis shtrirjes nė dysheme dhe asaj nė divanė. Kur dikush rrėzohet, bie alarmi dhe ndihma vjen menjėherė. Programi kompjuterik mund tė paralajmėrojė infermjeret kur ka ndryshim nė mėnyrėn e ecjes sė tė moshuarve. Nėse dikush ėshtė mė nė rrezik pėr t’u rrėzuar, infermierėt mund t’i mėsojnė atij teknika pėr tė parandaluar rėnien. //ad//




    Nuk e di a eshte tema ne vendin e duhur!!


    ______
    Inter Campione d'Italia!!
    2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013... 2500

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    1 nė 10 shqiptarė i prekur nga veshkat.

    Semundjet e veshkave duket se kane vene nen kthetra shqiptaret. Ne diten boterore te kesaj semundjeje raportohen edhe shifra alarmante, ku nje ne dhjete persona mbi moshen 30 vjec ka probleme me veshkat. Ndonese sot nuk ka te dhena te sakta per numrin e te prekurve, qe nga shtatori i vitit te kaluar ka filluar te mbahet nje regjister kombetar per keta te semure. Sipas mjekeve nefrologe, megjithese kjo semundje avancon ngadale, pasojat qe mund te lene ne shendetin e njerezve jane te medha. Prandaj keshillohet parandalimi i tyre. "Semundjet e veshkave jane nga ato semundje kronike me te perhapura. Por e rendesishme eshte qe me mire te parandalosh ato sesa t'i mjekosh", eshte shprehur shefi i nefrologjise, Nestor Thereska. Sipas tij, ajo qe ia vlen te theksohet eshte se ne vitet e ardhshme ne te gjithe boten priten "epidemi" te semundjeve te veshkave. "Ne ndodhemi para nje fakti, vitet e ardhshme do te jete dekada e epidemise se semundjeve ne veshka. Kjo do te thote se do te kete nje rritje katastrofale, te numrit te semureve me semundje kronike te veshkave", ka nenvizuar Thereska. Te dhenat tregojne se ne vitin 2015, ne bote 36 milione persona do te vdesin nga kjo semundje.

    Shkaktaret

    Mjeket shqiptare ende nuk mund te saktesojne se cilet jane shkaktaret kryesore qe shkaktojne keto semundje, por me i rendesishmi mbetet trashegimia. Semundjet ne vesha shkaktohen edhe nga semundje te tjera kronike sic jane diabeti, tensioni arterial si dhe semundje te zemres. "Trashegimia familjare mbetet nje nga shkaktaret kryesore te shfaqjes se ketyre semundjeve. Ka sinjalizime ne te gjithe boten, por edhe te ne se eshte rritur ne menyre te konsiderueshme numri i te prekurve nga diabeti nje semundje qe prek organin e veshkes", ka nenvizuar shefi i nefrologjise, Nestor Thereska. Sipas tij, rritja e sasise se sheqerit ne gjak ndikon drejtpersedrejti ne shfaqjen me sasi te albumines, duke te cuar drejt semundjes kronike te veshkave.

    Diabeti

    Rreth 40 per qind e diabetikeve jane te predispozuar te vuajne nga semundje te veshkave dhe kerkojne transplantim, dialize apo hemodialize. Por ky grup pacientesh eshte edhe me i rrezikuari per te humbur jeten me shpejt se ata persona qe vuajne nga semundje te tjera kronike. Sipas mjekeve, jetegjatesia e personave te cilet mosfunksionimin e veshkes e kane "dhurate" nga nje semundje tjeter, mund te jetojne 5 deri ne 10 vjet. "Nje nga keto komplikacionet me te veshtira per pacientet eshte nefropatia diabetike, pra prekja e veshkave nga diabeti", pohojne mjeket nefrologe. Sipas tyre, kjo lloj semundje ne fillimet e saj ka vetem disa shenja te lehta, si pak albumine, proteina dhe manifestohet me rritje te kratinines.

    Dializa

    Pacientet, te cilet vuajne prej vitesh nga veshkat dhe kjo e fundit kur humb funksionin e kane te nevojshme kryerjen e dializes. Sot, ne Shqiperi, numerohen rreth 164 paciente, te cilet marrin kete sherbim ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". "Gjate ketyre dy viteve eshte rritur mbi 100 per qind numri i te semureve qe trajtohen me dialize ne Shqiperi", ka thene Thereska. Por, pervec qendrave te pakta ajo qe mbetet shqetesim per keta paciente eshte edhe kurimi, qe duhet te bejne me turne. Kjo per shkak te aparaturave, te cilat jane te pakta ne numer.

    Kurimi, 15 mije euro per nje pacient

    Kalkulimet e bera nga Drejtoria Ekonomike ne Ministrine e Shendetesise kane nxjerre se duhen 15 mije uro per te kuruar nje pacient, i cili vuan nga semundje te veshkave dhe kryen dialize. Nderkohe qe kurimi per pacientet e tjere, qe nuk marrin kete sherbim, por mjekime te tjera, shkon deri ne 5 mije euro ne vit. Edhe vete mjeket nefrologe pranojne per cmimet e shtrenjta te medikamenteve qe kurojne ate, si dhe pamundesite e buxhetit per te mbuluar te gjitha keto shpenzime. "Keto semundje jane te kushtueshme per buxhetin e qeverise ne vendin tone. Megjithese nga viti ne vit buxheti eshte rritur, sidomos tre vitet e fundit", eshte shprehur shefi i nefrologjise. Por nga ana tjeter eshte rritur ndjeshem edhe numri i pacienteve, te cilet kerkojne trajtim. Vetem ne QSUT trajtohen 103 persona, kurse ne te gjithe vendin jane 164 persona. E vetmja menyre shpetimi per keta te semure eshte kryerja e transplantimit te veshkes, por qe kjo eshte e pamundur. Ne vendin tone deri me sot vetem 3 persona kane perfituar transplantim te veshkes falas nga shteti dhe kjo fale marreveshjeve te nenshkruara me vendet fqinje. Pas, ngritjes se salles se operacionit, rreth muajit qershor mendohet se do te kryhen edhe transplantimet e para ne QSUT.

    Kontrolli i albumines nje here ne vit

    Mjeket nefrologe rekomandojne per kryerjen e analizave per te gjithe ata persona, te cilet jane mbi 30 vjec. Kjo per vete faktin se ata jane me te predispozuar per t'u prekur nga semundjet e veshkave. "Qellimi yne sot, ne Diten Boterore te Veshkave, eshte sensibilizimi i popullates, sidomos te asaj mbi 30 vjec. Ketyre personave iu rekomandohet qe te pakten nje here ne vit te kryejne analizat e urines per te zbuluar pranine e albumines ne urine", ka nenvizuar shefi i nefrologjise. Po keshtu, kryerja e analizave rekomandohet edhe per zbulimin e infeksioneve te ndryshme qe mund te shkaktojne semundje te renda. Nderkohe qe ata persona, te cilet kane edhe histori familjare, sepse kjo semundje eshte e trashegueshme. Shefi i nefrologjise eshte shprehur se "personat me te rriskuar jane ata qe kane nje familjar te tyre me semundje te veshkave. Ndaj duhet te kryejne keto analiza, sepse nje mjekim i hershem do te parandaloje semundjen". Nderkohe qe per personat mbi 50 vjec rekomandohet kryerja e analizave dy here ne vit, pasi kjo kategori eshte me e predispozuar.

    Dializa, nevojiten 3 qendra trajtimi

    Mjeket e pavijonit te nefrologjise kane kerkuar shtimin e tre qendrave te tjera per kryerje te dializes dhe hemodializes. Duke pare numrin e pacienteve te rretheve, te cilet jane shtuar gjate viteve te fundit dhe rretheve nga vijne, ata i kane drejtuar Ministrise se Shendetesise kerkesen per shtimin e tyre. "Kerkojme hapjen e nje apo dy qendrave te dializes ne Pogradec, pasi pacientet ne keto qytete e marrin sherbimin ne Maqedoni", ka thene shefi i nefrologjise. Nderkohe qe nevojitet ngritja e dy qendrave te tjera ne Fier dhe Durres, per te lehtesuar punen e pavijonit te QSUT-se. Nga ana tjeter edhe hapja e qendrave private te dializes pritet te ndikoje ne zbutjen e mbingarkeses se mjekeve dhe infermiereve ne spitalin terciar.


    Koha

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Sdiskutohet qe do jene te prekur, me kte uje qe po pime, eshte normale qe do na shkaterrohen veshkat, na eshte ber shtylle betoni brenda ne veshka.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Sdiskutohet qe do jene te prekur, me kte uje qe po pime, eshte normale qe do na shkaterrohen veshkat, na eshte ber shtylle betoni brenda ne veshka.
    mos u qa se eshte e trashegueshme

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •