Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 88
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Anthem,

    edhe sllovenia me kroacine, ne fillim i pranoi si shtete Gjermania, per vete influencen gjermane qe kane pasur, po ashtu edhe Maqedonine, qe akoma greqia s'e njeh me emrin qe ka.

    E rendesishme qeshte qe te te njohin fuqite e medha, varjha serbise dhe rusise.

    TAjvanin se njohin si shtet fare, por eshte superfuqi ekonomike.

    Kshu edhe ju ne kosove tani, duhet te punoni, punoni dhe vetem punoni. dueht te jeni te zgjuar qe te mos bini ne kurthet e serbeve dhe te jeni te drjte me njeri-tjetrin, te mos filloni budallalliqet qe bejme ne shqiptaret mes vedit.

    Nese Kosova do zhvillohet dhe do eci me kembet e veta, pra do kete fuqi, kjo fuqi atehere do beje qe edhe kushtet te bien.

    Gezoju Pavarsise vella.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #32
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Anthem,

    edhe sllovenia me kroacine, ne fillim i pranoi si shtete Gjermania, per vete influencen gjermane qe kane pasur, po ashtu edhe Maqedonine, qe akoma greqia s'e njeh me emrin qe ka.
    Dole këtu ku desha unë.
    Të gjitha ato që i përmende janë bërë shtete përmes referendumit. Sepse referendumi çon peshë shumë më të madhe se sa disa pazarllëqe që bëjnë politikanët nëpër Rambuje e Vienë.

    Të vetmit jemi ne nga Ish-Jugosllavia, që nuk e realizuam të drejtën tonë, për të vendosur për fatin tonë.

    Gezoju Pavarsise vella.
    JO ENTUZIAZËM.
    Por mendje prehtë e gjak-ftohtë. Të shqyrtojmë se çka arritëm.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Ju referendumin e keni bere me kohe, por s'jua kane llogarit.

    dueht te dish edhe kete,

    pastaj askush nuk thote qe s'mund te beni nje referendum me vone?

    dhe nje tjeter per bashkim me shqiperine me vone
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #34
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ju referendumin e keni bere me kohe, por s'jua kane llogarit.

    dueht te dish edhe kete,

    pastaj askush nuk thote qe s'mund te beni nje referendum me vone?

    dhe nje tjeter per bashkim me shqiperine me vone
    Asnjëherë në historinë tonë, nuk kemi mundur t'a realizojmë të drejtën tonë për të vendosur për fatin tonë.
    Referendumi njihet nga të gjithë kur të bëhet. Por ne nuk e kemi bërë asnjëherë se nuk na kanë lejuar.
    Prandaj Deklarata për Pavarësi jo vetëm që nuk ka bazë ligjore, por përkundrazi baza e saj ligjore që është rezoluta 1244, ose të paktën Pakoja e Ahtisarit, është kundërta e pavarësisë.

    Pakoja e Ahtisarit, shumë qartë, e ndalon bashkimin me çfarëdo shteti tjetër.

    Juridikisht Pakoja e Ahtisarit nuk ka asnjë gabim, që dmth se për të këqijat që i ka, ne nuk mund t'i gjejmë gabime që të mos i pranojmë. Aty ku është keq për ne, të tjerët nuk lënë vend për interpretime.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    o popull duroni,,, keto mund te nderojne flamurin,emrin,e te gjitha,por historine e kombit shqiptar nuk munden me e nderu, edhe nje dite kemi per tu bashkuar ne shqiperine e madhe ,ilire.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    anthem..

    a prej marsit vjen ti mor djal..

    apo ke qen fut ndoj fishider e nuk di cka bahet kto 100 vjet e je cu tash e po blegerin.. kodra mbas bregut..

    i thuj qati besnik prishtines.. trus be.th e leni ata ne kosov te cojne punen perpara se e din ma mir qat muhabet..

    kosova po ecen mire e kesaj ecjeje serbia me miqt e saje po i zemrohen..


    shkoni ne beligrad e bashkojuni atyne cetnikve qe po djegin flamuj amerikan..

    kosova e ka zgedh rrugen ma te mire e ma te sigurte..

  7. #37
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Qekur ka lindur jeta e deri sa te mbaroje ,demokraci,autokraci diktature e cfare te duash po pate moral vartesi,moral skllavi me ty vetem do lozin...Moralin skllaveror e thith pjesa e dobet e popullit e cila duke pasur ne demokraci te drejten e votes behet penguese per elementet e forte me moral epror dhe perpiqet biles te asgjesoje moralin epror apo moralin dominues qe mbartin gjithmone elementet me te mire te nje bashkesie....

    Shqiptaret e kosoves sidomos neper qytete zoterojne nje moral vartesi i cili po e mbyt ngadale me mjete 'demokratike' moralin epror apo dominues te pjesetareve te UCK-se,keshtu qe rreziku per nje identitet kosovar paralel me ate shqiptar eshte per tu marre ne konsiderate.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #38
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kjo pjesa e pare e fjales "Sot" shkoi qysh dje -e 'lpivi thivi', dmth po mbetet "Kurre".
    Keto jane llafet e shpiunave qe kane nise me u mocmu. Per me thane qe nuk bahet sot me cdo kusht e neser nuk du. E jane do sene qi me "sot" nuk bahen kurre. Asht ma zi se si me thane fmija 5 vjec o du me mu rrite sot, o kurre mos me u ba murre!
    Neser s'i jet tjeter vec me e vra veten. K'to jane alternativat e shpijuanve qi na kane pru ne dite te sodit, ne diten kur 1244-shi ka me iu doke fitore e paimagjinueshme kosovarve mas gjithe shantazheve qe iu bane levizjes per pavaresi. E gjithe kjo tuj perdor parollen "bashkim kombtar", si rrene per me minu pavaresine pa te cilen bashkimi kombtar s'ka si me u ba kurre!
    Ne emer te tradhetise dhe roberise "o sot o kurre" erdh si nuse 1244. 1+2+4+4 = 10, edhe 10 vjet roberi...

    ****************
    Bac, apet po rrejne, se nuk u kry! -Tek ka me ia nise...
    Tek ka me dale tradhtia me e kopilat e saj me u rrezite ne diell ku shihen mire...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-01-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin

    POR: Keto vite qe vijne jane disi vite tranzicioni. Prezenca e EU nuk do jete e perhershme, bile te marrim anen pozitive, me ate prezence vjen dhe kontributi qe do jape. Gjate kesaj periudhe do konsolidohen institucionet ekonomike, politike dhe sociale te Kosoves.
    Shume mire kur njerezit jane optimiste dhe duan te shikojne anen pozitive te situates, por per sa i perket ndikimit te BE dhe nderkombetareve ne nje shtet tjeter me qellim sigurimin e mbarevajtjes se ketij te fundit, shembulli me i mire eshte Shqiperia. E kemi pavaresine ate qe Kosova tani nuk e ka, po perseri nuk jemi ta pavarur ekonomikisht dhe kjo pavaresia e shtetit tone ngelet pavaresi thjesht virtuale. Ja shiko ate qe po bejne me Vloren duke na bindur qe eshte per te miren tone, e sa gjera te tjera kane per te bere. Pse kujton se do ia lejojne Kosoves te fuqizohet ekonomikisht, gjithe ato pasuri qe ka Kosova ia moren Serbise per t’i shfrytezuar per vete jo per kosoven. Do sigurohen qe gjithmone Kosova te mbetet vend i botes se trete dhe qeveritaret do i ndihmojne nese duan te jene ne pushtet.

    Shtoji ketu edhe faktin qe shqiptaret dhe kosovaret jane te varfer e te paditur ne pjesen me te madhe, rrugen ua hapim vete se edhe nacionaliste s’kemi qene ndonjehere(historia e ka treguar se cfare cmimi paguajme akoma sot per kete).
    Don't underestimate the power of stupid people in large groups

  10. #40
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga anthem Lexo Postimin
    Ende nuk kanë përfunduar negociatat. Negociatat përfundojnë kur t'i pranojë Serbia. Dhe Serbia nuk do t'i pranojë asnjëherë. Përderisa Serbia nuk i ka pranuar, lë vend që të suprimohet kjo pavarësi, qoftë nga Serbia qoftë nga EULEX.
    Meqenëse si thu ti se negociatat përfunduan, do të duhej që të rrëzohej rezoluta 1244.

    Me thanë drejtën mjafton ajo Pako, për t'ia nxjerrë bojën këtyre politikanëve.
    Që nga dje në Kosovë JURIDIKISHT nuk ka më shqiptarë. Por vetëm kosovarë.
    Kosova nuk është më vend i shqiptarëve por kosovarëve.
    Gjuha serbe është e barabartë me atë shqiptare. Që të dyja janë zyrtare, ndërsa në komuna të veçanta si gjuhë zyrtare janë edhe gjuha rome, turke dhe boshnjake.
    Kishat ortodokse të kosovës, po na mohohen si trashëgimi e jona kulturore. Ato po mbesin nën jurisdiksionin e Kishës së Beogradit dhe si të tilla Pakoja u ka dhënë të drejtën e Eksteritorialitetit, një të drejtë që mund t'a gëzojnë vetëm ambasadat.
    Për më tepër ky eksteritorialitet nuk shtrihet vetëm në oborr të kishës, por në qindra hektarë jashtë saj, duke përfshi brenda vetes edhe toka e shtëpi e lagje të tëra shqiptarësh, që Kisha në bazë të pakos e ka të drejtë t'i rrëzojë.
    Njohja e kishave si trashëgimi kulturore serbe e mbështet teorinë serbe se ne këtu jemi të ardhur nga Shqipëria, se këtu kanë banuar serbët, dhe se ky vend ka qenë serb por ne paskemi pushtuar.
    Decentralizimi, që vetëm emrin e ka të tillë, u mundëson komunave serbe që të lidhen mes vete si dhe të lidhen me teritoret e kishave dhe të krijojnë krahina të tëra serbe, njësoj sikru republika serbe në Bosne, përveç kësaj u garanton lidhje vertikale me Beogradin, që dmth se kanë të drejtë të qeverisen nga Beogradi.
    Me rastin e decentralizimit në komunat serbe, qeveria e Kosovës nuk asnjë të drejtë, madje kanë të drejtë edhe t'a bllokojnë komunikacionin kur të duan.
    Çdo vendbanim, qoftë edhe një lagje prej 5000 banorësh që prej tyre 4000 janë serbë, u takon t'a bëjnë komunë më vete.
    "Kthimi i qëndrueshëm" që dmth rikolonizimi i Kosovës, poashtu parashihet nga Pakoja e Ahtisarit, serbët mund të kthehen ku të duan, dhe jo vetëm aty ku kanë jetuar, por mund të vinë edhe serbë që këtu kanë qenë si refugjatë lufte nga Kroacia e Bosna, e që kanë qëndruar këtu për pak kohë. Kjo do të shkaktojë ndërrime etnike, ku në anën tjetër faktori ndërkombëtar do t'a shfyrtëzojë varfërinë e madhe për t'a zbrazur kosovën nga shqiptarët, përmes emigrimit.
    Shumica e dyfishtë në parlament, çdo ligj, që miratohet nga parlamenti në përgjithësi, duhet të votohet edhe një herë nga shumica e minoriteteve, dmth vetëm minoritetet votojnë, duhet që 2/3 e tyre të votojnë për t'u miratuar një ligj çfarëdo. Këtë serbët munden, dhe do ta shfrytëzojnë për të bllokuar veprimtarinë politike në Kosovë.
    Ka dhe të tjera.
    Anthem te gjitha keto jane fakte,por duhet te shikojme pak me gjere se kaq....
    Qellimi i Pakos ishte tu tolerohej serbeve qe ti benin te leshonin sovranitetin mbi kosoven pa lufte,pasi nje lufte do sillte serisht ameriken e do largonte europen e do rishkaterronte serbine e mbase edhe kosoven...
    Amerikani ndonje deshire te madhe per nje lufte tjeter ne ballkan nuk e ka,kur ta kete do degjojme prape qe shqiptaret kane zaptuar ndonje mal ne ballkan e duan pavaresi....

    E drejta nderkombetare eshte dicka qe perdhoset vazhdimisht por duhet ruajtur nje minimum i mjaftueshem qe te mos kerkohet eliminimi i OKB-se dhe te mos rrenohet sistemi nderkombetar aktual e te rikthehet bota serisht ne periudhen qe coi ne 2 luftera boterore.

    Tashme megjithe pavaresine e cunguar ,kosova krijon sovranitet te vetin shteteror mbi territorin e Kosoves,cka eshte gjeja kryesore ne raportet nderkombetare te sotme...
    Sovraniteti shteteror eshte i vetmi realitet qe njihet nderkombetarisht... Sovraniteti shteteror eshte gati i padhunueshem nuk ka rendesi nese shteti eshte demokratik apo autokratik a diktatorial dhe minorancat ne te drejten nderkombetare nuk jane te autorizuara te cenojne sovranitetin shteteror,pavaresisht se thuhet e drejta e popujve per vetevendosje ,por kjo nuk njihet nga asnje shtet i botes keshtu qe eshte vene vetem si vazo zbukurimi....

    Kosova cenon sovranitetin shteteror te Serbise,kuptohet pushtetin e serbise e kishte hequr se pushteti varet me shume se cdo gje nga forcat e armatosura qe ke ne nje territor te caktuar,keshtu qe duke cenuar sovranitetin e nje shteti te OKB-se normal qe perpjekjet per ta trasformuar nga heqje e dhunshme e sovranitetit shteteror ne nje heqje konsensuale kane qene keto 9 vjet perpjekjet maksimale te nderkombetareve....

    Sidoqofte gjithcka varet nga Serbia,se si do sillen serbet me shtetet qe do njohin pavaresine....Nese Serbia sillet bute atehere te gjithe do kuptojne se po pranon humbjen e dhunshme te sovranitetit shteteror,por nese reagon keq atehere shume shtete do hezitojne sepse do duhet te zgjedhin o serbine o kosoven ....
    Komuniteti myslyman boteror njohu kosoven sepse zgjedhjen e ka te lehte,nuk ka raporte me serbine,por per shume vende europiane eshte e veshtire te heqin raportet me serbine nese kjo e fundit thote,o mua o kosoven....

    Sapo kosova ta kete te njohur boterisht sovranitetin shteteror atehere kemi krijimin e nje personaliteti te ri boteror....

    Me shume do doja te shihja se ky personalitet i ri cfare te shkuare perfaqeson,a mund te flasim per vijim te interesave te shtetit antik te Dardanise apo duhet te flasim per nje personalitet te perkohshem qe do i garantoje ne te ardhmen shtetit te shqiperise nje zgjerim te sovranitetit te vet shteteror ne territorin e kosoves...

    Qellimi antishqiptar i Europes eshte i qarte...Shteti i Kosoves nuk duhet te ndjeke asnje nga keto 2 rruge ,por duhet te jete vazhdimisht ne nje tension te brendshem,nje tension qe duhet te zgjase sa me shume te jete e mundur ,derisa situata nderkombetare te ndryshoje e kosova ti rijepet serbit apo te jete aq e fuqishme sa te derrmoje serbin..Pra personaliteti nderkombetar i duhet limituar ne maksimum e per kete po kujdesen ne vecanti,e vetmja rruge eshte integrimi europian,eshte e vetmja gje qe kosoves i lejohet si personalitet nderkombetar...Ate e kane vete europianet ne dore keshtu qe ne praktike kosova nuk perben e nuk do perbeje nje personalitet nderkombetar...

    Gjithsesi nuk ka rruge tjeter per castin qe jetojme....Kemi vetem nje rruge shpetimi,zhdukjen e moralit vartes a skllaveror qe ekziston ne kosove dhe trasformimin e tij ne moral dominuesi....Ne jemi dominuesit a eproret dhe serbet jane vartesit a sklleverit tane..Kjo ne lidhje me minorancen serbe ne kosove...Kete moral
    kane pasur shumica e shqiptareve ndaj minoritetit grek ne shqiperi dhe shume e kane akoma..Greku eshte i dores se dyte,po deshi te rrije te rrije urte perndryshe e qeruam me shkelma nga shqiperia....

    Po kete moral europianet nuk duan qe te triumfoje ne kosove dhe kunder ketij po luftojne me teorite e shtetit multietnik,toleranca nderetnike,yjet e flamurit etj

    Ky eshte hap i madh per shqiptaret,tani duhet punuar ne psikologjine e popullit qe te ndalet shkombetarizimi dhe te triumfoje morali i dominanteve...duhet hedhur poshte morali vartes ne menyre qe ne rast lufte cdo mashkull ne gjendje te mbaje armen ne dore te mobilizohet me deshire..... Persa te jetoje qenia njeri ne kete planet duart e tua dhe arma kane per te ngelur fuqia qe nuk te tradhton kurre.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vargjet e dhimbjes!
    Nga DI_ANA në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 28-06-2009, 13:58
  2. Si e fshehin tradhëtinë femrat?
    Nga OO7 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 06:00
  3. Pse ndodh tradhetia bashkeshortore
    Nga Klevis2000 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 20-09-2004, 23:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •