Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 138

Tema: Çamëria

  1. #81
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Naim Frasheri shkroi per dallendyshet:

    Dellendyshe bukuroshe, qe thua mijera fjale,
    Dhe te k'enda vahn' e lumn, qe vjen me vrap e me val,
    A mos vjen nga Shqiperia? Eni vjen pej Camerie
    Me keto milera fjale e me gluhe perendie? ............
    ÇAM 24 KARAT

  2. #82
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Fjalimi i Kryetarit të PDI-së në Qafë- Botë

    Të nderuar pjesëmarrës,

    Të nderuar përfaqësues të mediave Shqiptare dhe të huaja.

    Te nderuar pjesemarrës në këtë aktivitet kulturor dhe politik,

    Në emër të Partisë për Drejtësi dhe Integrim (PDI) do të doja t`Ju falenderoja fillimisht për praninë Tuaj këtu, që së bashku me ne, po përkujtojmë viktimat e pafajshme Çame të genocidit shovenist Grek karshi një popullsie të pafajshme Çame.

    Do t`Ju thoja gjithashtu se PDI-ja si bashkëkoordinatore e këtij marshimi dhe e inagurimit të këtij memoriali në varrezat masive të çamëve këtu në Kllogjer i është kushtuar vetëm dimensionit integrues europian të tij.

    Pa dyshim, që ne këtu jemi për të përkujtuar genocidin Grek kundër Çamëve të pafajshëm, por sot nuk kemi të bëjmë me të njëjtën Qeveri Greke, apo institucion që përfaqëson ato kohë, por me një shtet me detyrime dhe të drejta të plota si vend anëtar i BE-së, ku synon të jetë pjesë integrale edhe Shqipëria.

    PDI-ja në ndryshim nga institucionet e tjera beson se të drejtat e popullsisë Çame nuk mund të zgjidhen vetëm midis Shqipërisë dhe Greqisë, apo institucioneve që përfaqësojnë popullsinë Çame me shtetin Grek, por ato mund të zgjidhen vetëm me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra me ndërmjetësi Ndërkombëtare.

    Me këtë strategji dhe motivacion për herë të parë në historinë politike Shqiptare një delegacion i një Partie politike Shqiptare arriti të shpreh shqetësimin 60-vjeçar të popullsisë Çame në Parlamentin Europian.

    Për herë të parë përfaqësues të Parlamentit Europian dëgjuan drejtpërdrejtë zërin dhe kërkesat e popullsisë Çame nëpërmjet një Partie Politike, e cila ka në betejat e saj kryesore zgjidhjen demokratike të këtij impasi historik të Çamërisë.

    Kur u takuma me Znj. Doris Pack në Strasbourg Tetorin e kaluar ndërmjet të tjerash ajo na premtoi se do të influenconte në mundësimin e vajtjes së popullsisë Çame në Atdhe dhe sigurisht në nderimin e varreve të të parëve të tyre, por megjithëse deri më sot nuk është arritur kjo, mundësitë janë që të realizohet.

    Ashtu si qeveria Greke ka menduar për të rënët e saj të luftës Italo - Greke (28 Tetor 1940 deri në 6 Prill 1941) të zhvilluara në territoret e Shqipërisë, edhe ne Shqiptarët në fakt, të njëjtën gjë dëshirojmë që edhe popullsia Çame, pra të ketë mundësinë të vendosë kurora lulesh në varret e të parëve të tyre të cilët ishin viktima të shovenizmit Grek të atëhershëm, siç po e bëjmë këtu ne Kllogjer ta bëjmë edhe në Çamëri në trojet dhe tokat tona…

    Ne besojmë se vetëm kështu mund të arrihet një zgjidhje demokratike dhe e drejtë e respektimit adekuat të të drejtave themelore të popullisë Çame, popullsi e cila duhet të trajtohet me standartet ndërkombëtare të pakicave etnike.

    Pra, që edhe popullisë Çame ti jepet e drejta e zgjidhjes së lirë dhe demokratike të dyshtetësisë dhe të pronësisë, të cilat janë të drejta të patjetërsueshme. Nëse kjo ndodh edhe ne, si shumë shtetas Grek dhe Europian, do të kemi mundësi të kujtojmë me buqeta lulesh të parët tanë atje ku prehen aktualisht.

    Nëse të gjitha palët e interesuara do të shikonin me këtë dritë vështrimi Integrues Europian, atëherë të rënët e të gjithëve do të preheshin të qetë në varret e tyre dhe do të kishim më shumë stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan.

    Ndërkohë edhe Fortlumturia e Tij Anastasious Janulatos që sigurisht jo me cilësinë e Kreut të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare drejtoi meshën në Kishën e Këlcyrës për ushtarët Grek të rënë në Lufën e Dytë Botërore, duhet dhe është e domosdoshme të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave dhe të drejtave të popullsisë Shqiptare Çame dhe të kontribuojë për zgjidhjen demokratike të tyre, por sigurisht edhe te marrë pjesë personalisht në lutjet ndërfetare që do të organizohen në Hotel Tirana Internation më datë 26 Qershor, në orën 10 : 00, ku do të marrin pjesë edhe tre krerët e komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri, përkatësisht të Komunitetit Musliman, Komunitetit Bektashian dhe të Kishës Katolike.

    Unë Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për pjesëmarrjen Tuaj,

    Tahir Muhedini
    Kryetari i PDI-së

    24 Qershor 2007
    ÇAM 24 KARAT

  3. #83
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Nga Luan Sejdini
    2 Shtator 2007

    Nisi dje Festivali i Parë i Këngeve dhe Valleve për Çamërinë. Në këtë ngjarje marrin pjesë grupe nga më të njohurit e trevave shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë. Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij festivali është shpalosja e vlerave të pasurive etnografike dhe kostumografike të krahinës së Çamërisë dhe të gjithë Shqipërisë si një kulturë e pandarë. I pari ngjiti skenën e Stadiumit të Lojërave me dorë, ku zhvillohet festivali, ishte grupi i këngëve dhe valleve të Markatit. Në repertorin e tij pati kënge burimore te treves çame të interpretuara nga këngëtarë e instrumentistë të zonës së Konispolit dhe Çamërisë, breda kufinjve shtetërorë. Spikatën grupi i këngëve dhe valleve të vajzave, si dhe virtuoziteti i valltarit 14- vjeçar Denis Lekëgegaj, i cili u kthye në fëmijën simbol të festivalit, jo vetëm për gjenezën e tij (me nënë çame dhe baba nga Mirdita), por edhe për bukurinë, plastikën, vrrullin dhe shkathtësinë e të kërcyerit të valles së Osman Takës. Në këtë natë u duartrokitën gjatë nga mijëra spektatorë edhe djemtë valltarë të Vlorës, "Zëri i bilbilit" të zonës së Rrëzomës Sarandë, grupi i Kavajës dhe Rrogozhinës, që solli edhe një herë pas shumë vitesh këngën e mirënjohur "Çelo Mezani" kënduar prej Refat Sulejmani e Shaban Zeneli, të cilët ngritën peshë në duartrokitje frenetike spektatorin. Në sfondin kryesor të dekorit ishte shkruar me të mëdha "Çamëri, më mori malli". Ky, ishte edhe refreni i grupeve që pasuan si shoqata kulturore "Bashkimi" dhe valltarët virtuozë të ceremonialit karakteristik të dasmës tiranase. Dje në këtë kuadër u promovua edhe libri i studiuesit çam Veiz Sejko "Mbi elementet e përbashkëta të epikës shqiptaro-arbëreshe dhe serbo-kroate", ku referuan studiues dhe kritikë të njohur, etnografë, historianë si Prof . dr. Afërdita Onuzi, Shaban Sinani, Adriatik Kalluli, Zymer Neziri etj. Sipas programit, çdo natë do të konkurojnë 6-7 grupe, duke ruajtur një lloj harmonie e larmi kulturash dhe vlerash kostumografie. Do të konkurrojnë 25 grupe polifonike të plota nga gjithë trevat shqiptare dhe më gjerë si Ansambli Artistik Vlorë, Fier, Delvinë, i Dropullit Gjirokastër, Konispol, Përmet, Zëri i Bilbilit, Sarandë, Gramsh, Himarë, komuna Markat, fshati Kastricë – Igumenicë Greqi, grupi i Arbëreshëve të Italisë, Preshevë, Tetovë, Mitrovicë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, ansambli Artistik "Tirana", ansambli "Albania Eagle", Kavajë, "Tre folk" Sarandë, grupi "Ali Pashë Tepelena". Do të marrin pjesë edhe një numër i konsiderueshëm këngëtarësh dhe grupe të vogla. Festivali do të jetë i përvitshëm në Sarandë. Sivjet marrin pjesë 350 artistë nga të gjitha qytetet, ku shtrihet popullsia çame si dhe artistë të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare. Në fund të festivalit juria do të japë çmimet. Festivali organizohet nga Unioni Artistik i Kombit Shqipëtar me mbështetjen e MTKRS, Bashkisë Sarandë, etj.
    ÇAM 24 KARAT

  4. #84
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Nga Luan Sejdini
    4 Shtator 2007

    Kosova vlerësohet me çmim nga Çamëria

    Ansambli artistik "Sharri" Hani i Elezit, fitues i Festivalit për Çamërinë

    Mbrëmja e së dielës mbushi me fishekzjarrë një copë qielli mbi Sarandë. Midis detit dhe qiellit, mes skenës dhe spektatorit u krijua një përzierje ngjyrash, dritash, ritmesh, melodish, lëvizjesh, emocionesh. Ishte Ansambli i Fierit ai që dha gongun e një nate të papërsëritshme në Festivalin e Këngëve dhe Valleve për Çamërinë. Kostumet, vallet, shpërfaqja e një temperamenti tjetër nga ai i zakonshm i myzeqarëve, kalimi në temporitmin e njohur të valleve të veriut dhe atyre "çamiko" i dhanë më shumë frymëmarrje e mundësi shprehëse paraqitjes së trupës artistike. Të gjitha lëvizjet në skenën e futur në "darën e spektatorëve" që vazhdimisht duartrokisnin, u shkrinë në një me atmosferën miqësore.
    Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore shfaqi mjeshtërinë e të kënduarit dhe kërcyerit. Sinkron i mrekullueshëm, melodi, lëvizje, instrument, këngëtar, e ngriti atmosferën ekzaltuese të publikut në pikën e "vlimit". Nuk është e nevojshme të përshkruhet efekti elektrizues i çiftit Cingu-Çeliku. Skena në sytë e spektatorit shndërrohet në kullotë alpine. Bariu si një qënie hyjnore, si ëngjëll, përfaqësues i motmoçmërisë së vetë shqiptarëve që siç do t'i këndonte rapsodi Velo Korkuti "qumësht i kullon kërraba dhe vajza një Zanë mali e cila përgatit "byreqe e lakrorë për dasmën e afërt të tyre". Cingu, si në rininë e saj është "gjethe" në skenë. Dhe më pas vijnë Myfarete Laze e Aleksandër Gjoka që e mbajnë në të njëjta ritme atmosferën. Kënga "Moj Çamëri" e kënduar prej tyre u quajt aty si himniÇamërisë. Tashmë këngëtarët mbështeten nga një kor prej mijëra vetësh, në stadiumin e lojërave me dorë. Dhe kulmi arrin me daljen në skenë të grupit të ardhur nga Kosova. Shoqëria Kulturore Artistike "Sharri", Hani i Elezit. Daullet paralajmërojnë një "shok". Tre tablo përcillen në mesazhin artistik të këtij ansambli: qëndresa e popullsisë kosovare ndaj genocidit serb, terror i ngjashëm me atë që ka përjetuar popullsia çame në mesin e viteve '40; rritjen e parakohshme të të rinjve për tu "burrëruar" e për të hyrë në radhët e luftëtarëve të lirisë dhe simbolika e tre pishtarëve të nisur prej Kosove, kaluar në Shqipëri, përfunduar në Çamëri. Simbolikë që siç u vlerësua edhe nga të pranishmit, është flaka e ndezur dhe e mbajtur gjallë me zjarrin e shpirtrave shqiptarë për t'i parë viset shqiptare të lira dhe që do të komunikojnë pa pengesa mes tyre. Ishte ky grup që juria, me të drejtë e vlerësoi me çmim të parë. SHKA "Sharri", Hani i Elezit, ka për udhëheqës artistik Njazi Dornjanin, kompozitor Skënder Dozhlanin dhe koreograf Deli Metaliaj. Në përfundim të natës së tretë u dhanë nga presidenti i Unionit Artistik, Azgan Haklaj, vlerësime për kontribute me vlerë në kulturën kombëtare të personave që u shquan në këtë Festival. Tre pishtarët e ndezur bënë xhiron përshëndetëse rreth stadiumit, gjë që shënoi edhe mbylljen zyrtare të kësaj ngjarjeje të rendësishme kulturore mbarëkombëtare në Sarandë.
    ÇAM 24 KARAT

  5. #85
    VLORA Maska e klandestini
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Vendndodhja
    po nga vlora qe çke me te
    Postime
    108
    Ka Ndonje Came Nga Italia ? Se Te Shtepise E Duan Came O Hic !!!
    çam 25 karat

  6. #86
    beby Maska e jesu
    Anëtarësuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga summer_babe Lexo Postimin
    Ka ndonje Camer nga New Jersey keteja sepse mamaja me do te marr per burre nje me prejardhje Came.
    Mere mere ta provoshe...
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  7. #87
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Kenge per Celo Mezanin

    Aman doli djelli ne Malavire
    Qisi Celua ne Harile
    Hajde Hajde, qisi Celua ne Harile

    Hisi Celua ne Harile
    Per te shkreten Pajgorile
    Aman Aman, per te shkreten Pajgorile

    Mu te pusi Sulejmanit
    Pusin e Celo Mezanit
    Aman Aman, pusi e Celo Mezanit

    Kur na ra martine pare
    Celua na ktheu surrane
    Aman Aman, Celua na ktheu surrane

    Kur na ra martine dyte
    Celua gremisi syte
    Aman Aman, Celua gremisi syte

    Kur na ra martine trete
    Celua u vra me te vertete
    Aman Aman, Celua u vra me te vertete

    Vane nenes e ja thane
    Se Celon e kane vrare
    Aman Aman, se Celon e kane vrare

    Mos me thoni kete fjale
    Se Celon e kam te gjalle
    Aman Aman, se Celon e kam te gjalle





    Trima Shqiptare, mos me thoni keto fjale se Camerine e kam te gjalle!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pyrrhus_Mollos : 27-10-2007 më 00:34
    ÇAM 24 KARAT

  8. #88
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Cameri moj moter-
    cka te them per Ty,
    zjarri po te shuhet ne voter
    e loti po te shterron ne sy.

    Cameri moj moter
    cka te them per mu,
    asgje , asgje per Ty nuk bera
    e prap kam fytyre te te them
    TE DU.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #89
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shqiptarët e mërguar në botë
    me vuajtje e bëmë këtë jetë
    i këputur, i degëdisur, i huaj
    mërgimi çdo ditë më vret!

    Këtu jam që kur isha tre vjeç
    Tiranën thuaja se nuk e njoh
    kam lexuar për bukuritë tuaja
    për fushat dhe për malet atje

    Plot ishin murtajat që na ranë
    me grusht e me tramundanë
    Shqipërinë e kam zemër,xhan
    mendja më vete, në Tiranë!

    Tokë floriri është Çamëria
    e fortë është ëndrra e çamit
    kur t r a p i në det dremitet
    dhe çami me çamen puthen!...

    Mosha s´më lë të kapi largësi
    Neve po na i përtërinë emrat
    për ata që e kuptojnë mallin
    degën e thyer , era e thanë!...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #90
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Çame , Çame , Çamëri
    ke kraharorin me flori
    I ke krojet mëmë e mbesë
    unë te gjaku do të vdesë

    Çame , Çame , Çamëri
    Plot të vrara ke në gji
    tri të korra në një pemë
    tri të korra në një lëmë!

    Çame , Çame , Çamëri
    tremijë vjet moj i l i r i
    populli ynë është burrë
    është si gjaku në flamur

    Çame , Çame , Çamëri
    ti moj je njëmijë flori
    ti ke çamin që punon
    ti ke çamen që të donë!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  2. Kush janë heronjtë e ÇAMERISE - Batalioni "Çamëria"
    Nga Pyrrhus_Mollos në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-01-2013, 17:21
  3. Çamëria bashkon historianë nga Evropa
    Nga brooklyn2007 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 14:25
  4. Çamëria dhe Palestina
    Nga celyy në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2009, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •