Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Lidhja pa tela (Wireless) ka sinjal të dobët

    Mirëmbrëma te gjithëve.


    Aktualisht kam nje modem Netopia 3347 me katër dalje rrjeti për pc me kabëll dhe mbi njëqind wireless.

    Problemi fillon kur lidhem wireless. Forca e sinjalit është shumë e dobët dhe si per ironinë e fatit sinjalet e rrjetit te komshinjve janë shkelqyeshem.

    Mendoj të blej një tjetër modem, por jam pak perpleks për zgjedhjen.. nuk kam njohuri ne kete fushë, prandaj do ju isha mirenjohëse për keshillat tuaja ne kete aspekt.


    Falenderimet e mia paraprake

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 15-09-2007 më 15:07 Arsyeja: ...

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Te cepi i ekranit ku eshte ora jane 2 ikona kompjuterash.
    Kur je e lidhur me internetin,po te vendosesh miun mbi ikonat(ose klik i djathte mbi ikonat dhe klik ne menu ne Status) do shohesh shpejtesite "marrje(receiving) dhe derguar(sent).Sa jane ato vlera ne KB ose "bytes".Keto vlera duhen mbajtur shenim dhe kontaktohet serveri qe te
    lidh me internetin ne telefon.Ka shume mundesi qe modemin ta kesh ne rregull,pra nuk ka faj modemi per shpejtesi te vogla,por mund te kete problem ne konfigurim.
    Duhet kontaktuar serveri qe te lidh me internetin ne telefon
    dhe ato te tregojne ne detaje se ku duhet te klikosh dhe ndryshimet qe duhet behen.
    Nje faqe ku behen konfigurimet per modelin e modemit qe ke. Netopia 3347 http://www.netopia.com/support/hardw...s/CQG_121.html
    Edhe sikur te nderrosh modem dhe do te blesh nje tjeter,perseri duhet te kontaktosh me serverin,perpara se te blesh..Ato mund te te rekomandojne model modemi shume te mire qe sipas eksperiences se tyre punon mire me serverin,siguron shpejtesi te mire dhe nuk krijon probleme.Jo cdo lloj modemi qe mund te blesh mund te te beje pune.Ka modele modemi qe serveri qe te lidh me internetin nuk i njef,nuk ka eksperience,pra nuk ka suport.Duhet pyetur serveri qe te lidh me internetin per modemin qe ato e rekomandojne si me te mirin.
    Per sa i takon servisit qe te lidh me internetin,sa me afer te jete ai me vendin ku ti banon aq me mire.Supozojme dikush banon ne Londer,atehere edhe serveri qe zgjidhet per tu lidh me internetin duhet jete ne Londer dhe jo Liverpul,pra gjithmone afer me vendin ku banon,lidhja do jete me e mire me e qendrushme dhe shpejtesia dicka me mire se sa nje server i larget qindra km.
    Te adresawww e serverit qe te lidh me internetin,duhet pare se cfare shpejtesi siguron serveri per DSL,mund te kete plane diferente si dsl 718 kb/sek,dsl 2.1 mbit/sek, me cmime te ndryshme.Keto shpejtesi jane teorike.Praktikisht shpejtesia do jete me e ulet se sa ato te reklamuara ne faqen ne internet te serverit.
    Per shpejtesi dial-in/dial-up keto jane vertet servise me shpejtesi te vogla nen 56kb/sek.
    Nqs serveri thote qe modemi eshte ne rregull dhe konfigurimi eshte ne rregull,atehere duhet te jete problemi
    te pozicioni ne shtepi ku ke vendosur laptopin.pengesa si mure te trasha,interferenca microvalore me pajisje elektrike prane bejne qe shpejtesia te jete e zbehte dhe ka shkeputje lidhjeje shpesh.Duhet qarkulluar me laptop rrotull shtepise dhe shikohet ku sinjali eshte me i forte dhe shpejtesia permirsohet.Mire eshte qe laptopi brenda ne shtepi te jete afer me dritaren,ku sinjali vjen me i forte.
    ose mund te perdoresh antene perforcues sinjali.(signal booster).Ka shume modele perforcusash sinjali.Nje model ketu.http://www.geeks.com/details.asp?invtid=SCB10&cat=NETAntenat,perforcusa sa me lart mbi nivelin e tokes te jene aq me i mire sinjali.Nqs jeton ne pallat dhe e vendos antene ne tarace(ose mbi catine e shtepise) dhe e lidh perforcusin me kabell te gjate me laptopin,sinjali do jete shume here me i mire.Nqs do perdoresh perforcus duhet te zgjedhesh tip outdoor antena i dizenjuar te instalohet mbi cati/taraca.Nqs do perdoresh antene perforcuse per ta mbajt brenda ne shtepi duhet zgjedhur model indoor antena.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 15-09-2007 më 18:30

  3. #3
    Kam kontaktuar shume here me kompanine furnizuese te internetit Bluewin.ch.

    Si fillim u deshen disa muaj dhe shume shume ore ne telefon derisa mundem te krijonim lidhjen wireless. Me pas, morem dhe nje adaptues pa fil per pc statike... I njejti problem. Lidhja me wireless shkeputej cdo dy min.

    Para 3 ditesh blemë nje tjeter laptop dhe per bela prape i njejti problem...edhe perballe modemit signali vjen shume shume i dobet. ...Perfundova prape tek lidhja me tel.

    Keshtu qe pas tre pc me asistante te ndryshem wlan, nje statik Compaq i vitit 2002 me adaptues wireless, dy laptope, nje acser dhe nje hp, te dy prodhim 2006-2007 me karta te integruara wireless e asnje te mos lidhet kenaqshëm ne rrjet pa fil, do te thote qe ka nje problem ose tek modemi ose tek rrjeti furnizues.

    Sa per distanca apo pengesat, pc statike ka qene ketu ne dhomen e ndenjes pra as 5 m larg modemit dhe asnje pengese nuk kishte per kalimin e valeve, por vale s'kishte. Me laptopet njejte sillemi neper shtepi, perseri nuk ka problem pengesash. Pra... nuk dimë më ku ta gjendet problemi qe te mund ta zgjidhim, keshtu qe mendova ti bie shkurt te marrim nje tjeter modem...?!


    Abonimi eshte Dsl 3500. Testova linjen tani dhe dha keto rezultate:

    La vitesse maximale pour votre raccordement est de

    Download 8000 Kbit/s

    Upload 1000 Kbit/s

    .... e linja wireless eshte faible si dhe ndodhem 50 larg modemit ?!


    Nuk di ç'duhet bërë tjeter?! Nëse vertet problemi qëndron tek linja atëherë asnje modem s'i bëka derman .




    Falenderimet e mia Ben per përgjigjen.

    Mbremje te mire

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 15-09-2007 më 19:51

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Nuk duhet harruar te ndryshosh mac adresen qe ka kompjuteri.Nqs nuk i ke bere ndryshim mac adreses atehere,mac adresa eshte nje shprehje default nga fabrika dhe ekziston rreziku qe dikush afer,komshinj te vjedh internetin dhe per pasoje shpejtesia e internetit te bie shume.Si te ndryshohet mac adresa?Ketu eshte nje faqe.Perdoret metoda e pare ose e dyte.http://www.nthelp.com/NT6/change_mac_w2k.htm

    1.Duhet pare te firewalli qe te mos krijoje kufizime ne trafik.Te kjo figure tregohet opsioni me i mire per firewallin duke i vene pike rrethit ne"clear sailing".
    http://i.dslr.net/pics/faqs/image108584.gif
    2.Sigurohu qe te modemi te jesh me llogari administratori per te mos patur kufizime ne internet.Shiko kete faqe konfigurimi per llogarite administrator/perdorus.
    http://i.dslr.net/pics/faqs/image108583.gif
    3.Te kjo dritare konfigurimi perdor veglat +network tools" per te pare nese jep ndonje mesazh gabimi per lidhjen/shpejtesine.Me poshte ke Diagnostik.Edhe kjo duhet perdorur per te pare nese jep mesazhe gabimi.
    http://i.dslr.net/pics/faqs/image108577.gif
    Te kjo figure,kontrolloje me serverin a e ke ne rregull?
    Nuk eshte e thene te jete identike si ne figure.Vetem pyetet serveri qe te sigurohesh qe nuk ka gabime,sidomos te pika restrictions(kufizime) dhe wireless options.
    http://i.dslr.net/pics/faqs/image108562.gif
    4.Ky modem qe ke eshte modem i mire por versioni i programit(firmware) qe ai perdor mund te jete i vjeter(i vitit 2003 psh) dhe duhet azhurnuar.Te kjo figure shiko numrat e versionit te programit.Ne rastin e figures ketu versioni eshte 7.3.3 r0
    http://i.dslr.net/pics/faqs/image108560.gif
    Azhurnimi
    http://i.dslr.net/pics/faqs/image108573.gif
    Nqs versioni aty e ke numer te =, ose me te vogel se
    6.3.0 R9 ,nuk ka nevoje per azhurnim.http://www.netopia.com/equipment/pur...mw_update.html
    Per routerin provo te ndryshosh kanalin.Nqs ne nje tufe komshinjsh te gjithe perdorin routera ne te njejtin kanal psh 5 ose 6 kjo mund te shkaktoje degradim te shpejtesise.
    Faktore te tjere te keqij qe degradojne lidhjen/shpejtesite e internetit pa tel jane pengesat betoni/celiku,telefonat me tel qe punojne ne frekuenca 2.4 ghz,celularet, qe kurre nuk duhen mbajtur afer laptopit,pajisje mikrovale guzhine,abazhure,makina faxi.
    Te duhet nje perforcus sinjali,si antena booster, ose repeater/aktive hub/range extender.
    http://www.nthelp.com/NT6/change_mac_w2k.htm

  5. #5

    Dhe kur anglishtja behet alfabet kinez per mua :( ....

    Mirembrema Ben

    Se pari shume falenderime per kohen qe i ke kushtuar problemit tim, si dhe per sqarimet ne lidhje me te.

    Une u mundova te ndjek udhezimet e mesiperme, por humbem ne gjithe ato terma anglisht..!!!

    Duke qene se vete nuk kuptoj dot gje, po bashkangjis dy foto ketu. Nje me te dhenat e modemit, ndersa tjetren me te dhenat e serverit... Nese detektohet diçka qe nuk shkon, mbase do ta kem me te lehte te kuptoj pse nuk punon wireless...


    Falenderimet e mia paraprake

    Elna.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Versioni i programit te modemit eshte i ri(7.7.1r1) i marsit 2007,nuk besoj te kete azhurnim te ri.Shpejtesite aty i ke 3840/512kb/sek qe do te thote
    3840 eshte shpejtesia e shkarkimit te programeve nga interneti,shpejtesia e futjes se informacionit nga jashte ne kompjuter.512 eshte shpejtesia ne ngarkim ose shpejtesia e informacionit qe del nga kompjuteri jashte,psh kerkon nje faqe ne nje server,ngarkon nje imazh ne forum,ngarkon nje kenge ne youtube etj.Shpejtesia e ngarkimit eshte gjithmone e ulet ne te gjithe kompjuterat.Eshte rreth 8-10% e shpejtesise teorike qe reklamon nje server
    per lidhjet DSL.Pra 3840kb/sek eshte shpejtesia aktuale.Krahaso kete shpejtesi me shpejtesine qe reklamon serveri ne faqen e vet.Nqs plani i serverit eshte 3500 Nqs shpejtesia ne figure eshte e perafert me shpejtesine qe reklamon serveri atehere nuk mund te marresh shpejtesi me te larte pasi aq eshte kapaciteti qe ofron serveri ne shpejtesi.
    Sipas etiketes modemi ne rrezatimin mikrovalor nuk perben ndonje rrezik per shendetin,pra ngarkesa,intensiteti i microvaleve jane ne nivele te uleta qe nuk kercenojne shendetin.Modemi eshte testuar ne laborator dhe sipas rezultateve ka kaluar testin e rrezatimit dhe ka marre certifikate si i sigurte dhe pa rrezik per shendetin.Por kjo nuk do te thote qe ai nuk mund te jape efekt negativ me valet e tij ne pajisjet elektronike rrotull shtepise te njohura si interferenca(nderhyrje valesh).
    Gjithashtu modemi nuk ka imunitet ndaj interferencave valore te pajisjeve te tjera elektronike,pra pajisjet qe ndodhen rrotull modemit mund te dergojne mikrovale shkatojne interference ne modem dhe kjo mund te ndikoje negativisht ne shpejtesine e internetit dhe funksionimin e modemit.


    Faqet me poshte ne frengjisht jane bibla e konfiguracionit te modelit te modemit qe ke.Duhen krahasuar figurat ne faqet me figurat ne konfigurimin qe ke.Per cdo gje te dyshimte futi nje tel serverit ose post ne forum.Nqs e studion komplet mund te arrihet te kuptohen shume gjera,mundet ta gjesh edhe difektin.Sidoqofte per cdo ndryshim ne konfigurim konsultohu me serverin qe ky ndryshim te lejohet.Nqs ti do besh nje ndryshim ne konfigurim,atehere edhe serveri duhet beje ndryshim ne kompjuterin e tij.Konfigurimi jot duhet jete identik ekzakt me konfigurimin qe ka serveri per llogarine tende.Perndryshe konfigurime te ndryshme ne kompjuterin tend dhe ne te dhenat qe ka serveri mund te shkaktojne moslidhje me internetin.





    1)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    2)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    3)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    4)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    5)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    6)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    7)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    8)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    9)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    10)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    11)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    12)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    13)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    14)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    15)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    16)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    17)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    18)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    19)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    20)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    21)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    22)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    23)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    24)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    25)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8

    26)http://www.google.com/translate?u=ht...&hl=en&ie=UTF8
    Ishalla te mbaron pune.

  7. #7
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Mirëmbrëma te gjithëve.

    Problemi fillon kur lidhem wireless. Forca e sinjalit është shumë e dobët dhe si per ironinë e fatit sinjalet e rrjetit te komshinjve janë shkelqyeshem.

    Elna.
    Pershendetje Elna.

    Tani ti thua problemi fillon kur lidhet wireless.
    Nese ne laptop ti shikon sinjalet e komshijve (qe jane me larg se wireless-i qe ti ke) me te fuqishem se sa wirelessi jot atehere e ka fajin wirelessi qe ti ke.

    Megjithate ti mund te besh ca prova te thjeshta:
    Fillimisht gjej IP e getway ( ipconfig /all )
    Pastaj gje IP publike qe ke. Hap internet explorer dhe ne address bar shkruaj www.whatismyip.com

    Ekzekuto ne 3 dritare te ndryshme te command prompt comandat:
    - ping x.y.z.w -t ( getway IP p.sh ping 192.168.0.1 -t)
    -ping x1.y1.z1.w1 -t ( publik IP)
    - ping google.com -t


    dhe ndiq vijushmerine e procesit.
    Nese kur ping getway ke shkeputje ose koha e pergjigjes eshte e madhe ( nuk duhet te jete as 2 shifra ms por zakonisht eshte <1ms )
    atehere wireless-i qe ke nuk ben.
    Nese ping getway dhe ping Publik IP jane constante te qendrueshme dhe pergjigjen shpejt atehere shiko se si shkon procesi kur ping google.com .

    Nese ky proces ka shkeputje atehere lidhja jote e internetit eshte e keqe.( Ne kete rast edhe kur nuk je wireless por lidhur me kabell duhet te kesh perseri te njeten situate)

    -Nje aresye tjeter qe te shkeput wireless-in mund te jete edhe kanali i transmetimit. Zakonisht wireless-et jane te konfiguruara te transmetojne ne kanalin 6 ose 11.
    Nese nje wireless tjeter transmeton ne te njejtin kanal atehere ata mund te "corientojne" laptopin. Ti mund te provosh te ndryshosh kanalin.
    Gjithashu hiq te gjitha wireless-et e tjera nga rrjetat e preferuara qe laptopi perpiqet te konektet dhe ler vetem wireless-in tend.

    Haj shnet dhe euro.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja e dy kompjuterave pa tel (Wireless)
    Nga rachi në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 06:38
  2. Si te shpernfaj sinjal wireless?
    Nga P@R4nOi@C_LorD në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 18:09
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Lidhja pa tela (wireless) shkëputet vazhdimisht
    Nga edion1 në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 16:57
  5. Philadelphia, qyteti me wireless Internet per te gjithe
    Nga Albo në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 11:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •