Close
View RSS Feed

Ad'Anderseni

Pesė Shokėt

Vlerėsimi: 2 vota, 2.50 mesatarja.
Citim Postuar mė parė nga Ad'Anderseni Lexo Postimin
(Alegoria e luftės pėr pushtet)

Shumė kohė mė parė ,pėrpara se njerėzit tė krijoheshin ,pesė kafshė jetonin mbi rruzullin tokėsor. Qeni,dhelpra,lepuri,miu,dhe milingona. Ishin shokė tė mirė ,por pėr fat tė keq,sejcili prej tyre kėrkonte tė bėhej sundimtar i tokės.

"Jam kafsha mė e fuqishme",tha qeni,"unė duhet tė jem sundimtari".

"Ti je i fuqishėm,por unė jam mė dinake",tha dhelpra,"unė duhet tė jem sundimtari".

"Jeni tė fuqishėm ,dhe dinakė ,por unė jam mė i shpejtė ",tha lepuri,"unė duhet tė jem sundimtari".

"Jeni tė fuqishėm,dinake dhe tė shpejtė ,por unė jam mė i zgjuar",tha miu,"unė duhet tė jem sundimtari".

Milingona nuk fliste. Pėr shkak se ishte shumė e vogėl ,askush nuk e shihte atė si njė rival. Grindja shkoi gjatė ,dhe,meqenėse tė pesė shokėt nuk donin tė luftonin me njėri-tjetrin,ata vendosėn tė udhėtojnė pėr nė malin e Tomorit, tė gjejnė Perėndinė dhe ti kėrkojnė tė caktojė njėrin prej tyre si sundimtar. Qeni,dhelpra,lepuri dhe miu nuk morėn ushqime me vete,ndėrsa milingona mori pesė kokrra gruri. Miqtė udhėtuan gjithė ditėn,dhe kur erdhi mbrėmja ,ata gjetėn njė vend tė bukur dhe ranė pėr tė fjetur. Por lepuri nuk mund tė flinte. I gjori,ishte shumė i uritur. Ndėrkohė milingona aty pranė po pėrtypte njė kokėrr gruri. Lepurit i shkuan jargėt curk.

"Unė jam shumė i uritur",tha lepuri duke u lėpirė,"nėse nuk do tė ha diēka ,mė siguri kam pėr tė ngordhur nga uria ,dhe njė nga miqtė e mi do tė bėhet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjetėr ,duhet tė ha njė nga miqtė e mij".

Meqenėse qeni ishte tepėr i fuqishėm ,dhelpra tepėr dinake,dhe milingona tepėr e vogėl pėr ta ushqyer,lepuri hėngri miun. Tė nesėrmen ,kur miqtė e tjerė u zgjuan,ata panė se miu ishte zhdukur.

"Ēfarė ndodhi me miun?",tha qeni.

"Ai duhet tė jetė kthyer nė shtėpi",tha dhelpra.

"Tradhtari",tha lepuri.

Edhe pse milingona kishte parė gjithshka,ajo nuk foli. Natėn e dytė qeni dhe lepuri ranė tė flinin,teksa dhelprėn nuk e zinte gjumi. Ishte shumė e uritur. Ndėrkohė milingona aty pranė po pėrtypte njė kokėrr gruri.

"Unė jam shumė e uritur",tha dhelpra,"nėse nuk do tė ha diēka,do tė ngordh nga uria, dhe njė nga miqtė e mij do tė bėhet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjetėr,mė duhet tė ha njė nga miqtė e mij".

Meqenėse qeni ishte tepėr i fuqishėm ,dhe milingona tepėr e vogėl pėr ta ushqyer,dhelpra hėngri lepurin. Tė nesėrmen ,kur qeni u zgjua nga gjumi,ai pa se lepuri ishte zhdukur.

"Ēfarė ndodhi me lepurin?",tha qeni.

"Ai duhet tja ketė mbathur",tha dhelpra.

"Frikacaku",tha qeni.

Edhe pse milingona kishte parė gjithshka,ajo nuk foli. Natėn e katėrt dhelpra ra tė flinte ,teksa qenin nuk e zinte gjumi. Ishte shumė i uritur. Ndėrkohė milingona aty pranė,po pėrtypte njė kokėrr gruri.

"Unė jam shumė i uritur",tha qeni,"nėse nuk do tė ha diēka,me siguri do tė ngordh nga uria,dhe atėherė dhelpra do tė bėhet sundimtar. Nuk kam zgjedhje tjetėr ,mė duhet tė ha dhelprėn".

Dhe kėshtu qeni e hėngri dhelprėn. Milingona pa gjithshka,por nuk foli. Natėn e katėrt qenin e mori pėrsėri uria,dhe vendosi tė hante milingonen,por milingona u fsheh nėn tokė. Qeni nisi tė gėrmonte,duke shpresuar tė gjente milingonen ,por milingona hapi njė tunel dhe rrėshqiti pas qenit. Ndėrkohė, qeni vazhdonte tė gėrmonte e tė gėrmonte,dhe bėri njė gropė aq tė thellė ,sa tani nuk mund tė dilte mė prej andej.

"Ah,sikur miqtė e mij tė ishin ende gjallė",tha qeni me dėshpėrim," ata me siguri do tė mė kishin ndihmuar".

Befas,ai e pa milingonen e vogėl tek hyrja e gropės ,dhe I lehu pėr ndihmė. Por milingona i ktheu shpinėn qenit,dhe vazhdoi udhėtimin. Kur mbėrriti nė malin e Tomorrit,Perėndia u shfaq pėrpara saj.

"Ju ishit pesė kur e filluat udhėtimin,"tha Perėndia,"dhe tani ke mbetur vetėm ti. Ku janė katėr tė tjerėt"?

Milingona foli,dhe i tregoi gjithshka.

"Ti u tregove mė e zonja,milingonė e vogėl",tha Perėndia,"ti mbijetove,dhe si shpėrblim ,kėtej e tutje ti do tė sundosh tokėn. Por,pėr shkak se nuk fole kur miqtė e tu u masakruan,dhe e braktise qenin nė gropė,nga tani e tutje do tė hapėsh gropa dhe do tė jetosh brenda tyre nė pėrjetėsi. Nė terr do tė lindėsh ,dhe nė terr do tė ngordhėsh,derisa unė tė jem Perėndia. Shko tani milingonė e vogėl, dhe mos harro se ata qė i hapin gropėn shokut ,bien vetė brenda.

Dhe kėshtu ,qė nga ai moment ,milingonat u bėnė sundimtarėt e tokės ,dhe jetuan nė gropat e tyre nė pėrjetėsi.
Fjalėt Kyēe: Asnjė Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Kultura

Komente

  1. Maska e Neteorm
    Te then te drejten, si perralle eshte e degjuar po me personazhe te ndryshme duke sjelle pak a shume te njejten mesazh, miqte vlejne me shume se cdo gje tjeter, gjithsesi e ke pershkruar bukur, mos ndalo te shkruash.

    Suksese!
  2. Maska e Ad'Anderseni
    Ma thonė tė gjithė shqiptarėt se ėshtė pėrrallė e dėgjuar ,dhe unė gjithmonė pyes "ju lutem,nėse e kini dėgjuar,ma thoni ku? Nėse ekzistonte si pėrrallė ,pėrpara se unė ta krijoja ,atėherė duhet ta lexojė njėherė. Nėse e dini ku ndodhet njė pėrrallė e tillė ,ose e ngjashme me tė,ma ēoni linkun. Unė kėtė pėrrallė e kam krijuar nė 2019,e kam publikuar online nė anglisht,dhe asnjė lexues i huaj nuk me ke ka thėnė se ekzistonte si pėrrallė. Perkundrazi,tė gjithė e kanė quajtur njė krijim origjinal.Nėse unė ,pa dashur,kam shkruar njė pėrrallė e cila ekzistonte mė parė ,atėherė mė duhet ta di. Unė kam kėrkuar nė internet,por nuk kam gjetur asnjė pėrrallė tė ngjashme me tė. Nėse ju dini dicka,atėherė ju lutem mė ndihmoni. Nuk dua kurrsesi tė kopjoj tė tjerėt. Nėse mund tė mė dėrgoni njė pėrrallė si kjo,do t'u isha shumė mirėnjohės.
  3. Maska e Neteorm
    Nuk them se kam pare ekzaktesisht kete perralle, po historia eshte e degjuar pak a shume me kete qe ke postuar ti, e kam kohe qe nuk lexoj me perralla ose filma vizatimore

Trackbacks