Gjykimi i njerėzve dhe gjykimi i Zotit
nga
, 09-03-2025 nė orėn 21:59 (2423 Lexime)
Nė njė manastir orthodhoks ku murgjit jetonin e punonin sė bashku, ishte njė murg me emrin David. Tė gjithė murgjit e tjerė e gjykonin murgun David, pasi ndryshe nga murgjit e tjerė, ai ishte dembel. Nuk zgjohej nė orėn e caktuar nė mėngjes pėr tė marrė pjesė nė shėrbesat e mėngjesit. Nuk lutej tėrė kohėn pa pushim siē mundoheshin tė bėnin gjithė murgjit e tjerė. Nuk punonte shpejt nė punėn qė u kish caktuar abati i manastirit. Tė gjithė murgjit e tjerė, sidomos murgjit e rinj nė moshė, e shikonin murgun David si shembullin e keq tė njė murgu orthodhoks. Dhe mes tyre, dėgjoje shpesh tė thoshin: "Mos u bėj edhe ti si murgu David!" Kjo ishte mėnyra e tyre pėr tė thėnė, mos u bėni dembelė dhe tė padenjė nė sytė e Perėndisė.
Nė manastirin orthodhoks, murgjit kishin edhe njė traditė qė e ndiqnin me pėrpikmėri. Sa herė qė njėrit prej etėrve pleq u vinte ora pėr tu ndarė nga kjo jetė, ata i mblidheshin tė gjithė tek koka e krevatit, dhe prisnin tė dėshmonin me sytė e tyre momentin e tyre tė fundit nė kėtė jetė. Vdekjen nė botėn e tė gjallėve, dhe kalimin nė botėn e tė vdekurve. Sipas traditės sė murgjve, nėse shpirti i murgut plak ishte i trazuar nė momentet e fundit, kjo ishte njė shenjė qė Perėndia nuk e kish parė tė denjė pėr ta lartėsuar nė jetėn e amėshuar. Ama nėse shpirti i murgut plak ishte i qetė dhe nė paqe qė po largohej nga kjo botė, nė sytė e murgjve kjo ishte njė shenjė se Perėndia po e shpėrblente shėrbėtorin e vetė me jetėn e amėshuar. Shpirti i tij do ti bashkohej Frymės sė Shenjtė tė Perėndisė!
Vitet kaluan dhe erdhi momenti qė murgu plak David tė ndahej nga kjo jetė. Tė gjithė murgjit e rinj iu mblodhėn tek koka e krevatit tė vdekjes. Nė mendjet e tyre mendonin: "Kush e di se sa do tė vuajė shpirti i tij tani qė do tė ndahet nga kjo jetė!" Pėr ēudinė e tyre, fytyrės sė murgut David i kish rėnė njė ēehre paqeje dhe shpirti i tij ishte i qetė. Jo vetėm kaq, por fytyra e tij rrezatonte dritė dhe dukej sikur po buzėqeshte nga ēfarė po i shikonin sytė e shpirtit nė ato momente tė fundit. Tė tronditur nė kulm nga ajo qė po shihnin me sytė e tyre, njėri nga murgjit e rinj e pyet murgun plak David:
- At Davidi, ēfarė ke bėrė nė jetėn tėnde qė Perėndia po tė dhuron kurorėn e jetės sė amėshuar? Na trego, tė lutemi!
Plaku nxorri kėto fjalė nga goja para se tė jepte frymėn e fundit:
- Bijtė e mi! Ju e dini qė unė nuk kam qenė njė murg i denjė. Por njė urdhėrim tė Zotit jam munduar ta mbaj gjithė jetėn.
- Na trego, cilin urdhėrim? - e pyetėn murgjit me kureshtjen nė kulm.
- Gjithė jetėn time jam munduar tė mos gjykoj njeri.
Kėto ishin fjalėt e fundit tė murgut David nė kėtė jetė.
Nė atė moment, murgjit e rinj morrėn njė mėsim tė madh shpirtėror. Ata e kuptuan mėkatin e tyre qė e kishin gjykuar kėtė murg gjithė jetėn e tij nė atė manastir. Nė sytė e tyre ai ishte njė murg dembel, por nė sytė e Perėndisė ai ishte i denjė. Mėsimi tjetėr i madh qė ata morėn atė ditė ishte se Zoti na ka dhėnė plot 10 urdhėrime. Ne pėrpiqemi qė t'i mbajmė tė gjitha urdhėrimet e Zotit. Por ja qė mjafton qė tė mbajmė siē duhet edhe njė urdhėrim tė vetėm, qė tė fitojmė kurorėn e pėrjetėsisė nga Perėndia!
Mos gjyko njeri, qė tė mos tė tė gjykojė Perėndia!
Krijoni Kontakt