Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Plogėshtia digjitale

Vlerėsoje Postimin
Emri:  Screenshot 2025-02-15 at 4.28.04 PM.jpg

Shikime: 916

Madhėsia:  42.0 KB

Njė kolege nė punė mė tha njė ditė, se mbesa e saj qė sapo kish mbaruar kolegjin e po kėrkonte punė, i kėrkoi ndihmė pėr tė gjetur njė punė. Kish 3 muaj qė kėrkonte punė dhe nuk kish bėrė as edhe njė intervistė tė vetme. Mė tha se nė fillim mendova se situata ekonomike ėshtė e vėshtire dhe mbase nuk ka aq mundėsi punėsimi pėr studentėt e sapodiplomuar. Por pasi foli me mbesėn e saj pėr 10 minuta, e kuptoi se ku ishte problemi: mbesa e saj e kish tė vėshtirė tė bėnte njė intervistė tė parė nė telefon me punėdhėnėsin pėr 30-45 minuta. Ajo nuk ishte mėsuar tė fliste nė telefon. Sipas saj, "tė gjithė komunikojmė vetėm me mesazhe tekst nė telefon." Mu desh t'i shpjegoja se nėse nuk pranon qė tė bėsh intervista nė telefon, do ta kesh gati tė pumundur tė sigurosh njė punė pasi gati tė gjithė punėdhėnėsit e bėjnė kėtė gjė si pėr tė pėrzgjedhur kandidatėt mė tė mirė pėr vendin e punės. I ofroi qė tė bėnin edhe njė intervistė provė bashkė, ku t'i mėsonte se si tė sillej dhe ēfarė tė priste nga njė intervistė e tillė. Ajo nė rolin e punėdhėnėsit dhe mbesa si kandidate.

* * *

Njė miku im ishte i shqetėsuar pėr djalin e tij se nuk kish dalė mirė me mėsime. Nė klasėn e gjuhės ku mėsojnė tė lexojnė e shkruajnė, djali kish vėshtirėsitė mė tė mėdha. Nuk e kuptoj tha se pse e ka kaq tė vėshtirė tė shkruajė e lexojė. Eshtė djalė i zgjuar dhe nė matematikė po del mirė, por nė shkrim e lexim ėshtė shumė keq. Mė kėrkoi njė mendje se ēfarė mund tė bėnte ta ndihmonte djalin e tij. U ula tė flisja me djalin e tij 10 vjeēar, dhe gjėja e parė qė vura re ishte qė ai kish njė celular personal nė dorė. Gjithė kohėn sytė e tij ishin tė ngulur nė atė ekran, aqsa edhe njerėzit rreth tij kur u fliste nuk i shikonte nė sy, por u fliste me sytė nga telefoni i tij. I kėrkova qė ta mbyllte telefonin pėr 5 minuta e ta fuste nė xhep se doja tė flisja me tė. Edhe pse nuk i pėlqeu kėrkesa ime, e futi celularin nė xhep. E filluam tė bėnim njė bisedė ku fokusi im ishte tė kuptoja se pėrse ai nuk kish dalė mirė me mėsime nė lėndėn e gjuhės angleze. Pasi dhashė e mora me tė, mė nė fund djaloshi tha diēka qė mė bėri tė kuptoj se ku ishte problemi: "Mėsuesja na kėrkon qė tė shkruajmė 3 faqe ese. Kjo ėshtė ēmenduri!" E pyeta se pse mendon se ėshtė ēmenduri? "Eshtė ēmenduri se mė duhet tė shkruaj njė roman tė tėrė. Dhe pasi ta shkruaj, kush ka durim tė lexojė atė qė unė shkruajta? Asnjė njeri nuk lexon shkrime aq tė gjata sot!" Nga komunikimi me djaloshin kuptova se nė tė gjitha komunikimet e tij me telefon, kryesisht me mesazhe tekst, mesazhet ishin tė shkrurta dhe tė shkruaje njė mendim mė tė gjatė se njė fjali ishte njė lodhje e madhe pėr tė. E pyeta mikun tim se sa kohė ka qė djali ka celular personal. Ia morėm pėr ditėlindje kur mbushi 9 vjeē tha, pasi gjithė shokėt e tij kishin celular personal. I thashė qė problemi me djalin ėshtė se celulari dhe varėsia e tij ndaj tij, ka bėrė qė ai tė ketė probleme me pėrqėndrimin dhe artikulimin e mendimeve. Duke qenė se ēdo orė e minutė celulari i tėrheq vėmendjen, nuk e lė as tė formulojė mendimet nė mendjen e vetė, e jo mė t'i shprehi ato.


* * *

I fortė je se si ke durim qė vazhdon e shkruan akoma nė forumin shqiptar! - tha njė i njohuri im. E pasoi me fjalėt: "Nuk tė duket njė humbje kohe?" Jo, aspak, i thashė. Eshtė njė mėnyrė pėr tė shprehur e artikuluar mendimin tim. Dhe fakti qė forumi ėshtė shqiptar nė gjuhėn shqipe, mė ndihmon qė tė lėvroj kėtė gjuhė e mos ta harroj. Tė drejtė ke - tha i njohuri im. Eshtė mė produktive tė marrėsh pjesė nė njė forum, e tė shkėmbesh mendime me njerėz tė tjerė, se sa tė kalosh gjithė ditėn e Perėndisė nė rrjetet sociale, ku gjithė vėmendja jote shkon se ēfarė janė duke bėrė tė tjerėt nė jetėn e tyre personale, dhe ti nuk shpreh asnjė mendim, vetėm je i lirė tė bėsh "like" postimet e tė tjerėve. Nė kėtė pikė, tė njohurit tim i ndryshoi mimika e fytyrės, ku fjalėt e mia duket sikur e ofenduan dhe shkaktuan njė reagim nė fytyrėn e tij. "Po ajo qė bėjmė nė rrjetet sociale ėshtė argėtuese! Nė forumin tėnd nuk ka argėtim!" E pyeta tė njohuin tim se sa orė nė ditė kalon nė rrjetet sociale? Pyetja e befasoi pasi nuk ia kish bėrė njeri mė parė. Dhe filloi tė mendohet e bėjė llogarinė nė mendjen e tij, dhe pasi renditi 3 rrjetet sociale ku futej gati pėrditė, tha se shpenzon jo mė shumė se 2 orė nė ditė nė rrjetet sociale. Ato 2 orė qė je duke i harxhuar nė rrjetet sociale, duke parė njė ekran kompjuteri, nuk je duke i kaluar duke komunikuar me njerėz, siē po bėjmė unė e ti tani. Nuk je duke i kaluar me familjen tėnde, me njerėzit e dashur pėr ty. E kupton se sa humbje e madhe kohe ėshtė? Tė paktėn nė forum, sa herė qė futesh, do tė mėsosh diēka tė re duke lexuar temat, dhe do tė kesh mundėsi edhe tė artikulosh njė mendim nė mendje pėr atė ēėshtje, e ta shprehėsh atė. Kjo ėshtė ajo qė e bėn forumin interesant. Rrahja e ideve dhe mendimeve tė ndryshme. Nė rrjetet sociale, diskutimet e rrahjet e mendimeve janė tė ndaluara, pasi qėllimi i tyre final ėshtė tė monipolizojnė vėmendjen tuaj dhe t'iu mbajnė tė mbyllur nė kafazin digjital, nė njė gjendje vegjetative, ku nuk je i lirė as tė mendosh lirshėm e as tė shprehėsh lirshėm atė qė mendon. Unė kėtė e quaj "burgu digjital".

Rifreskuar nė datėn 15-02-2025 ora 20:35 nga Albo

Kategoritė
Familja

Komente

Trackbacks