Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Njė kartolinė pėr Vladimir Putin e Rusisė

Vlerėsimi: 88 vota, 5.00 mesatarja.
Njė miku im, qė i pėlqen shakatė, mė kontaktoi me njė kėrkesė tė ēuditshme para njė viti.

- Dua tė mė bėsh njė nder e tė mė gjesh pak adresėn e zyrės apo shtėpisė sė Vladimir Putinit tė Rusisė.

- Seriozisht e ke apo tallesh? Pėrse tė duhet adresa e Putinit?

Emri:  AP22264222692187.jpg

Shikime: 3905

Madhėsia:  37.4 KB

- Dua ti nis njė kartolinė nga ana ime dhe familjes sime.

- Tani mė bėre vėrtet kurioz. Ēfarė do ti shkruash nė kartolinė?

- Do ti them vetėm kaq: "Faleminderit presidenti Putin qė na e vrave covid-19! Familja XXXX"

- Putin vrau covid-19?

Emri:  1583952355.1997.jpg

Shikime: 75

Madhėsia:  50.8 KB

- Po ore, e vrau brenda ditės! Kėta tanėt nė Amerikė kishin 2 vjet e nuk e vrisnin dot!

Unė fillova tė qesh kurse ai pėr ēudi nuk qeshi aspak, ishte vėrtet shumė serioz.

- Pse qesh, kjo nuk ėshtė aspak pėr tė qeshur. Qindra mijėra e miliona njerėz vdiqėn nga covid-19.

- Po qesh me shakanė tėnde.

- Jo pėr kokėn e vajzės e kam shumė seriozisht. Nuk e kam me tė tallur. Ti mbase nuk e vure re por unė e vura re. Sapo filloi lufta nė Ukrainė, covid-19 vdiq! Nuk e dėgjoj mė CNN tė mė thotė se sa amerikanė kanė vdekur nga virusi. Nuk e dėgjoj mė as presidentin e Amerikės qė tė mė thotė se duhet tė vaksinohem me detyrim. Maskat ikėn, mandatet ikėn, jeta u kthye nė normalitet.

Nė atė moment e kuptova qė ai po bėnte njė konstatim shumė tė drejtė, qė mua mė kish shpėtuar nga vėmendja.

- Ka mundėsi tė ma gjesh atė adresėn tani?

- Po, patjetėr. Interneti pėr atė punė ėshtė.

Rifreskuar nė datėn 08-08-2023 ora 11:10 nga Albo

Kategoritė
Politika , Familja

Komente

Trackbacks