Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Liria si sfida mė e madhe

Vlerėsoje Postimin
Kujtesa historike

20 shkurt 1991 ėshtė njė ditė historike nė historinė e popullit shqiptar. Sot mbushen plot 30 vjet nga ajo ditė. Nė Shqipėr ka sot 30 vjeēarė qė kanė lindur nė atė ditė e nuk e pėrjetuan atė moment historik. Shqiptarėt e kujtojnė me fjalėt "dita e rrėzimit tė bustit tė Enver Hoxhės nė mes tė Tiranės". Por nė fakt, kjo nuk e pėrshkruan siē duhet atė moment historik. Nė atė moment, akti i tubimit tė njerėzve nė shesh dhe rrėzimi i bustit tė njė diktatori tė vdekur vite mė parė, bėnte tė qartė se shqiptarėt edhe pse njė popull i shtypur, izoluar, indoktrinuar nė kulm, e mundėn mė nė fund frikėn. Dashuria pėr tė jetuar e mundi frikėn ndaj vdekjes. Tė gjithė ata njerėz qė u mblodhėn nė shesh atė ditė ishin duke treguar me aktin e tyre pėrballė njė prej rregjimėve mė gjakatare nė historinė e njerėzimit, se ishin gati tė vdisnin dhe vdekja pėr ta do tė ishte mė e lehtė se sa njė ditė mė shumė nė skėterrėn 50 vjeēare shqiptare.


Emri:  1582183346_busti.jpg

Shikime: 1887

Madhėsia:  49.7 KB

Dy fjalėt qė dolėn nga goja e njerėzve nė atė shesh, pasi rrėzuan simbolin e frikės e izolimit, ishin Liri dhe Demokraci. E para ishte njė fjalė shqiptare, qė njerėzit i kishin harruar kuptimin e mirėfilltė. E dyta njė fjalė e huaj, si njė shprehje e dėshirės sė atyre njerėzve nė shesh pėr ti treguar botės se Shqipėria nuk ėshtė mė njė enigmė, njė bunker nė mes tė Evropės, ėshtė njė popull i gjallė me njė dėshirė pėr tė jetuar e pėr t'iu bashkuar botės sė tė gjallėve. Bota qė shqiptarėt jetuan pėr 50 vjet ishte bota e tė vdekurve qe njihej si bota komuniste. Kurse bota e tė gjallėve, ajo bota e mohuar pėr shqiptarėt, jetonte nė demokraci. Ato dy fjalė u kthyen nė klithma mbijetese. Por ishin shumė kuptimplote edhe pse pėr momentin shumė nga ata qė morėn pjesė nė atė histori nuk e kuptuan. Pėr herė tė parė nė 50 vjet, ata tė rinj dhe ai popull i mbledhur nė atė shesh, bė deklaratėn mė tė fortė tė mundshme: duke filluar qė nga ky moment, vendosim vetė pėr jetėt tona. Diktatorėt dhe falangat e njė rregjimi tė kalbur nuk na trembin mė!

Akti i dytė qė pasoi aktin e parė tė rrėzimit tė bustit tė diktatorit Hoxha, ishte akti i largimit nė masė nga Shqipėria drejt botės Perėndimore. Liria e parė qė shqiptarėt provuan, ishin liria e lėvizjes sė lirė. Liria e daljes nga burgu apo ēmendina e pėrbashkėt 50 vjeēare. Pa asnjė lek nė xhep, me fytyra tė zvenitura nga varfėria e mjerimi, vėrshuan drejt anijeve nė portet shqiptare dhe drejt kufijve me vendet fqinje, pėr tu larguar me ēdo kusht nga ai vend. Askush nuk e dinte ku shkonte. Askush nuk i priste krahapur nė brigjet e huaja. Askush nuk e dinte nėse i priste jeta apo vdekja. Por tė gjithė e dinin se ēfarė po linin pas, ferrin komunist 50 vjeēar qė dogji dy breza shqiptarėsh. Nuk donin tė pėsonin fatin e baballarėve e gjyshėrve tė tyre.

Emri:  vlora-vincenzo-arcieriueb.jpg

Shikime: 2026

Madhėsia:  55.8 KB

Siē e zura nė gojė mė lart, sot ka 30 vjeēarė nė Shqipėri qė nuk i pėrjetuan kėto ngjarje historike. Dėgjuan apo mėsuan pėr to nga goja e prindėrve tė tyre. Por ėshtė e rėndėsishme qė tė pėrkujtojmė kėto momente historike, pasi njė popull qė harron historinė e tij, ėshtė njė popull i destinuar pėr tė pėrsėritur gabimet e sė kaluarės.


Njė shpirt i tjetėrsuar

Kujt do t'i kish shkuar nė mendje nė ato vite, se rrėzimi i njė busti dhe njė rregjimi gjakatar, do tė ishte sfida mė e lehtė pėr historinė qė rrodhi mė pas nė kėto 30 vjet. Shumė ėshtė shkruajtur pėr periudhėn post-komuniste shqiptare, qė njihet si periudha e tranzicionit tė madh. Tranzicionit nga njė sistem politik njė-partiak, nė njė sistem politik shumė-partiak. Tranzicionit nga njė ekonomi e komanduar nga shteti, nė njė ekonomi tė inisiativės sė lirė private. Pa harruar edhe tranzicionin mė tė madh dhe mė tė rėndėsishėm, tranzicionin shpirtėror nga populli i vetėshpallur ateist i botės, nė njė popull ku njerėzit janė tė lirė tė ndėrtojnė jėtėn e tyre shpirtėrore. Nuk ėshtė qėllimi im tė ndalem shumė mbi periudhėn e tranzicionit, pasi shumė ėshtė shkruajtur pėr tė. Por dua tė ndalem nė dy perspektiva, qė mendoj se nuk janė eksploruar sa duhet nga shqiptarėt. Tranzicioni shpirtėror dhe pasojat e 50 vjetėve komunizėm mbi shpirtin e shqiptarėve. Dhe liria si sfida mė e madhe 30 vjeēare pėr shqiptarėt.

Njė profesor universiteti nė Amerikė, njohės i shkėlqyer i historisė dhe kulturės ruse (ish-Bashkimit Sovjetik), i vuri synim vetes qė tė jetonte nė vitet 1990 nė tė gjitha vendet e bllokut lindor, vendet ish-komuniste. Ēdo verė e kalonte nė dy apo tre shtete tė ndryshme, dhe kalonte njė muaj nė ēdo vend. Donte qė tė njihej nga afėr me mentalitetin njerėzve dhe problematikėn e jetės sė tyre. Dhe pas njė dekade, ai kish vizituar gjithė vendet e lindjes, pėrfshi Shqipėrinė e Kinėn. I pėrmblodhi gjithė vėzhgimet e tija nė njė raport tė shkurtėr tė cilin e ndau me njė grup tė vogėl akademikėsh nė Amerikė. Dy pėrfundimet e tija ishin shumė domethėnėse. Pėrfundimi i parė ishte se tė gjitha ish-vendet komuniste janė duke u pėrballur mė tė njėjtat probleme. Pėrfundimi i dytė ishte se disa vende kanė mundur ti zgjidhin e tejkalojnė kėto probleme mė mirė se sa vendet e tjera. Dhe arsyeja pėrse kėto vende kanė ecur mė mirė se sa vendet e tjera, nuk ka lidhje me resurset natyrore apo gjeopolitikėn, por me njė vėzhgim tė thjeshtė: vendet komuniste qė vunė dorė mbi botėn shpirtėrore tė popullit tė tyre, janė vendet qė do tė kenė njė tranzicion tė vėshtirė e tė gjatė. Vendet komuniste qė nuk vunė dorė mbi botėn shpirtėrore tė populit tė tyre, do tė kenė njė tranzicion mė tė lehtė e mė tė shkurtėr. Dhe shembulli qė merrte ishte Rusia pėrballė Kinės. Edhe pse nė tė dyja vendet rregjimet komuniste prodhuan propagande e indoktrinim masiv, rregjimi komunist rus e dhunoi dhe sulmoi botėn shpirtėrore tė popullit rus, kurse ai kinez nuk e preku botėn shpirtėrore pėr aq kohė sa popullata nuk pėrbėnte njė kėrcėnim pėr rregjimin. Dhe profesori e lidhi ngritjen ekonomike tė Kinės nė kėto 30 vitet e fundit me vitalitetin e shpirtit tė popullit kinez. Kur e lexova kėtė pėrfundim pėr herė tė parė, mė erdhi nė mendje populli im, shqiptarėt. Asnjė prej popujve ish-komumiste nuk u pėrdhunua shpirtėrisht mė keq se shqiptarėt. Rregjimi komunist nuk u mjaftua me nxjerrjen jashtė ligjit tė gjithė besimeve fetare tradicionale tė vendit, por arriti deri atje sa e vėtėshpalli Republikėn Socialiste tė Shqipėrisė si republikėn e vetme ateiste tė botės, duke hyrė edhe nė librin e rekordeve Guiness. Ateizmi ishte feja kolektive e shqiptarėve nėn komunizėm! Dhe forma mė e keqe e ateizmit, forma e imponuar me dhunė dhe indoktrinim qė fillonte nė barkun e nėnės e pėrfundonte nė varr.

Duke qenė i apasionuar pas historisė sė popullit tim, nuk kish se si tė mos hiqja njė paralele tė madhe mes asimilimit fetar osman gjatė 500 vjetėve tė pushtimit osman dhe 50 vjetėve tė ferrit komunist. Nė tė dyja rastet, njė klikė njerėzish nė pushtet, luanin me shpirtin e shqiptarit. Dhe kur i mendon kėto gjėra, ėshtė shumė e lehtė tė tė pushtojė dėshpėrimi e keqardhja. E kupton se ēfarė tjetėrsimi shpirtėror kėto rregjime kanė shkaktuar nė kėtė popull dhe ēfarė plagė tė prekshme edhe sot e kėsaj dite. Ashtu siē e kupton edhe se sa gjatė shqiptarėt kanė pritur e duruar pėr tė ardhur ajo ditė kur liria troket nė derėn e tyre. Krahas dėshpėrimit, e kupton edhe sa i fuqishėm dhe triumfues ėshtė shpirti i shqiptarit! Osmanėt e komunistėt i mbuloi pluhuri i historisė, por shqiptarėt janė gjallė e tė lirė edhe sot e kėsaj dite!


Liria si sfida mė e madhe

Karakteristikat dalluese tė shqiptarit post-komunist, janė mbijetesa dhe pasurimi me ēdo kusht. Jemi ndėr popujt me shkallėn mė tė lartė tė emigracionit nė botė nė kėto 30 vjet. Nėse i shikon shifrat e emigracionit mes shqiptarėve, tė krijohet pėrshtypja se ke tė bėsh me njė vatėr konflikti tė armatosur. Vetėm vendet afrikane ku ka gjenocide dhe konflikte tė armatosur, kanė shifra mė tė larta emigracioni se ne. Edhe pse nuk na vjen mirė kur pėrballemi me kėto statistika, unė pėrsonalisht nuk shqetėsohem shumė pėr to. Kur njė popull izolohet pėr 50 apo 550 vjet nga bota e qytetėruar, ėshtė afėr mendjes qė kėta njerėz do tė duan tė eksplorojnė botėn e tyre tė ndaluar. Tė gjithė kėta emigrantė shqiptarė, unė dhe familja ime njė prej tyre, zgjodhėm rrugėn e mbijetesės. Llogjikė e thjeshtė: kur vendlindja jote nuk tė krijon kushtet pėr njė jetė mė tė mirė, e kėrkon kėtė shans pėr njė jetė mė tė mirė nė njė vend tjetėr tė huaj. Dhe nė rastin e shqiptarėve, mėrgimi masiv nuk ėshtė diēka e re. Ai filloi me arbėreshėt e arvanitasit nė shekullin e XV, e vazhdoi pa ndėrprerje deri nė shekullin e XX. U frenua me forcė nga rregjimi komunist, pėr tė rifilluar mėrgimin nė masė nė Shqipėrinė post-komuniste. Ja edhe njė statistikė tjetėr pėr shqiptarėt: mė shumė shqiptarė kanė jetuar e jetojnė nė diasporė se sa nė trojet etnike!

Nėse largimi nga ai vend nėpėrmjet emigracionit u pa si njė rrugėzgjidhje pėr shumė shqiptarė, njė tjetėr fenomen lindi qė nuk ka marrė vėmendjen e duhur nga opinioni publik shqiptar. Shumė shqiptarė e barazuan lirinė me pasurinė e tyre. Je i lirė vetėm nėse je i pasur, e nuk je i varfėr. Dhe ajo qė bie nė sy mes shqiptarėve, morali shqiptar i 30 viteve tė fundit, ka qenė morali i njeriut tė babėzitur, qė i duhet tė pasurohet me ēdo kusht, si pėr ti treguar vetes dhe botės se ai ėshtė po aq i denjė e i qytetėruar si ata. Dhe ky fenomen pėrshkruan mė sė miri tranzicionin shqiptar. Ky fenomen pėrshkruan mė sė miri edhe moralin e shumicės sė shqiptarėve nė periudhėn post-komuniste. Pasurimi me ēdo kusht solli pjesmarrjen e rinisė shqiptare si kontigjent krimi tė organizuar si brenda edhe jashtė vendit. Nėse pasurimi me ēdo kusht ėshtė morali yt si njeri, rruga e krimit tė rrugės e korrupsioni shtetėror janė dy zgjedhjet e tua. Kemi arritur nė atė pikė, sa eksporti mė i madh i Shqipėrisė sot ėshtė hashashi qė prodhohet nė vend, dhe shqiptarėt njihej si drejtuesit e rrjeteve mė tė mėdha tė drogės nė Evropė.

A mundet pasurimi me ēdo kusht tė mbushi boshllėkun shpirtėror tė njeriut? Dhe ndalemi tek thelbi i kėtij shkrimi. 30 vjet mė parė shqiptarėt e kėrkuan me plot zė lirinė, por nuk e njihnin lirinė e vėrtetė. Tė jesh i lirė nuk do tė thotė tė bėsh gjithmonė zgjidhjen e duhur nė jetė. Pėrkundrazi, tė gjithė njerėzit e lirė gabojnė nė momentė tė caktuara. Nuk ka asgjė tė keqe tė gabosh, pėr aq kohė sa nxjerr mėsimin e duhur nga ai gabim dhe nuk e pėrsėrit mė. Liria pėr shqiptarėt ėshtė njė sfidė e jashtėzakonshme. Nga njė popull me asnjė fije lirije, ku tė gjitha vendimet e jetės sė tyre merreshin nga Partia e Pushteti Popullor, nė kėto 30 vjet shqiptarėt janė pėrballur me njė realitet ku ēdo vendim nė jetėn e tyre duhet ta marrin vetė. Dhe ajo qė e bėn tė frikshme lirinė ėshtė fakti se jemi vetė pėrgjegjės pėr vendimet qė marrim nė jetė. Nuk mund tė bėjmė mė askush me faj pėr vendimet tona.

Pėrpiqem tė kujtoj atė ditė shkurti, kur unė isha vetėm 11 vjeē nė njė qytet tė vogėl nė jug tė vendit, por njė qytet me tradita. Mė kujtohet euforia dhe gėzimi i pashpjegueshėm qė ndjemė tė gjithė si familje teksa shihnim atė qė po ndodhte nė ekranin e televizoret dhe nė valėt e radiove tė huaja qė i dėgjonim fshehurazi. Por ajo qė mė ėshtė fiksuar nė kujtesėn time ėshtė ndjesia e njė shpresėtarie tė madhe. Gėzim e shpresė se ditėt qė do tė vinin mė pas, do tė ishin mė tė mira se ato qė lamė pas. Edhe pse njė fėmijė 11 vjeēar, qė e kaloi gjithė fėmijėrinė e tij nė rradhė qumėshti e buke, pėrjetimi i asaj dite nuk ishte pėrjetimi mė i fortė pėr mua. Duhej tė kalonin 3-4 vjet nga ajo ditė, ku unė tė mund tė vija nė perspektivėn e duhur nė jetėn time atė qė kish ndodhur. E keqja qė lamė pas nė tė cilėn unė kalova gjithė fėmijėrinė time. Dhe bota e re e ndaluar qė tani mund ta pėrjetonim pa frikėn e persekutimit nga rregjimi komunist. Mė kujtohet edhe njė ndjesi e ēuditshme pėr moshėn. Krahas urrejtjes qė ndjeja ndaj rregjimit komunist dhe gjėmės qė i sollėn atij populli pėr 50 vjet, bėja me faj edhe brezat para nesh, brezin e babait tim. Babai im i pėrkiste brezit tė lindur pas Luftės sė Dytė Botėrore, brez qė u lind dhe u thinj nė atė rregjim komunist. Nė mendjen time 11 vjeēare, bėja me faj kėtė brez, duke pėrsėritur fjalėt: Pėrse e lejuan kėtė tė keqe tė mbijetojė pėr 50 vjet?! Sot jam baba vetė dhe i gjykoj gjėrat mė thellė se atėherė. Liria e gjen kuptimin dhe domethėnien e saj tė vėrtetė vetėm kur e vendos Krijesėn pėballė Krijuesit. Njeriu qė nuk ka besim nė Zot, nuk ka njė botė shpirtėrore, ėshtė si njė pemė pa rrėnjė. Rrėnjėt janė tė padukshme kur shikon njė pemė, por janė ato rrėnjė qė i japin asaj peme jetė. Janė ato rrėnjė qė e rikthejnė pėrsėri nė jetė, kur i ftohti e acari i thajnė degėt e trungun. Liria pėr mua ėshtė e shenjtė dhe e pazėvendėsueshme me asgjė tjetėr. Nėse do tė mė duhej tė zgjidhja mes njė jetė tė varfėr por me liri dhe njė jete tė pasur por pa liri, do tė zgjidhja jetėn e varfėr me liri. Varfėria e lartėson shpirtin e njeriut. Pasuria e rėndon shpirtin e njeriut.

Dhe dalim tek njė prej paradokseve shqiptare tė kėtyre 30 vjetėve. Shqiptarėt janė sot mė tė lirė, e mė tė pasur se kurrė ndonjėherė mė parė nė historinė e tyre. Por jemi edhe njė prej popujve mė tė pakėnaqur tė Evropės. Njė pakėnaqėsi kolektive qė e has edhe nė faqet e forumit shqiptar pėrditė. Njė pakėnaqėsi qė pėrpiqet tė bėjė me faj politikėn, botėn, gjithēka qė na rrethon, si pėr tė fshehur mungesėn e kurajos pėr tė pranuar se ato janė vetėm njė reflektim i jetės sonė, i atyre njerėzve qė jemi sot. Nuk tė pėlqen pamja qė reflekton pasqyra? Nuk ėshtė vonė pėr tė bėrė njė ndryshim pėr mirė nė jetėn tuaj. Kjo ėshtė bukuria e lirisė dhe demokracisė. Gabimet nuk janė tė pėrjetshme dhe tė patjetėrsueshme.

Rifreskuar nė datėn 27-02-2021 ora 11:08 nga Albo

Fjalėt Kyēe: Asnjė Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Kultura , Feja , Kombi , Demokracia

Komente

Trackbacks