Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Kė tė besoj?

Vlerėsoje Postimin
Nė dy vitet e fundit tė pandemisė globale, tė gjithė njerėzit e kėsaj bote e kanė gjetur veten tė papėrgatitur pėr njė skenar tė paimagjinueshėm ndonjėherė nga mendjet e tyre. Njė pandemi virale qė pushton botėn, ku megafonet e mediave tė botė nė mėnyrė tė mirėorganizuar trembin njerėzit pa pushim duke u kallur frikėn e vdekjes, edhe pse virusi merr jetėn e mė pak se 1% tė njerėzve tė infektuar. Por sikur te mbaronte me kaq, do te ishte gjysma e sė keqes. Krahas mediave, kompanive farmaceutike qe e kishin vaksinen gati ne kohe rekord sikur ta dinin qė virusi do tė dilte nė skenė, kemi edhe qeveritė e pushtetarėt e botės, qė sillen ndaj qytetarėve tė tyre me nje sjellje totalitare dhe autoritare, duke u imponuar me forcė mbylljen nėpėr shtėpi, mbylljen e punėrave e bizneseve private, e deri tek ndalimi i lėvizjes sė lirė dhe shkollimi i fėmijėve tanė. Brenda ditės, po nė unison, qė nga Australia e larget e deri ne cepat e Kanadasė, gjithė bota u zgjua nėn kėrcėnimin e pushtetarėve qė imitojnė Adold Hitlerin e Gjermanisė sė viteve 1930. Pas dallgės sė mbylljeve nė shtėpi e shtetrrethimit, i erdhi rradha edhe valės tjetėr tė vaksinimit nė masė. Pasi u kallėn njerėzve tmerrin se do tė vdesin nga virusi, ju ofruan njė vaksinė qe sipas tyre ju ofronte mbrojte "95% nga virusi". Kanė kaluar plot 10 muaj tashmė nga vala e madhe e vaksinimeve nė mbarė botėn, dhe njerėzit e varfėr sot e gjejnė veten para njė realiteti tė frikshėm: edhe pse shumica dėrrmuese e qytetareve janė tė vaksinuar, numri i vdekjeve dhe urgjencave nga virusi nuk eshte ulur por eshte rritur. Vaksina jo vetem qe nuk e ndali virusin, ashtu sic pritej nga qytetaret e frikėsuar, por numri i vdekjeve nga virusi nė 2021 ėshtė disa herė mė i lartė se numri i vdekjeve nė vitin 2020 ku nuk kish vaksinė e vaksinim.

E keqja pushton botėn

Si rrallė herė nė historinė 5000+ vjeēare tė regjistruar tė njeriut mbi tokė, i ligu po na e tregon tė plotė fytyrėn e tij dhe tė gjitha veglat e mjetet e tij. Mediat vizive dhe tė shkruara janė kthyer nė megafonė propogandistike tė sė keqes, dhe pėr ēudi, lexon dhe dėgjon tė njėjtat lajme, tė njėjtat mendime kudo. Mendimi ndryshe nė media jo vetėm qė mungon, por kanė arritur nė atė stadin tjetėr ku nuk lejohen as pyetjet e sinqerta nga qytetarėt pėr atė qė po ndodh me jetėn e tyre. Kemi edhe Internetin, ku tė gjitha rrjetet sociale janė kthyer nė platforma censurimi masiv, ku mendimi i lirė ėshtė i ndaluar, dhe monopolin e sė vėrtetės e kanė njė grusht njerėzisht qė "tė vėrtetat" e tyre po mundohen t'ua imponojnė me forcė nė fyt 6 miliard banorėve tė kėsaj bote. Dhe ajo qė ėshtė edhe mė e frikshme, ėshtė fakti se nuk kursejnė as njerėzit e shkencės, mjekėt e specialistėt qė tė shprehin lirshėm atė qė mendojnė pėr virusin e vaksinėn. Shkenca ėshtė e kapur rob nga i njėjti grup njerėzish. Kemi edhe kompanitė farmaceutike, qė prodhojnė e shesin miliarda vaksina, pa qėnė nevoja qė tė bėjnė reklama nė televizione apo radio, pasi kanė pushtetaret nė krye tė qeverive tė botės qė me njė zė u ckėrmiten qytetarėve tė tyre se duhet ta bėjnė vaksinėn me pahir, pėrndryshe humbasin edhe lirinė e lėvizjes, edhe punėn, edhe jetesėn e katandinė e tyre. Me pak fjalė, e keqja i ka shtrirė duart e veta nė mbarė botėn dhe ėshtė gati tė skllavėrojė 6 miliard shpirtra tė lirė njerėzish me artin e mashtrimit apo me anėn e forcės.

Si arritėm nė kėtė ditė?

E keqja hedh valle vetėm nė atė vend ku njerėzit e kanė braktisur tė mirėn. E mira ėshtė Zoti.

Emri:  is-god-dead-time-magazine1.jpg

Shikime: 1303

Madhėsia:  29.9 KB

Nė vitin 2014, njė revistė amerikane, nxorri njė kopertinė ku shtronte njė pyetje: A ka vdekur Zoti? Qėllimi i artikullit ishte nxjerrja nė pah e faktit se besimi i njerėzve nė botė ishte zvenitur, njerėzit nuk kishin mė nevojė pėr Zotin, nuk ia kishin mė frikėn Atij, nuk kishin as nevojėn pėr mbrojtjen e Tij, pasi tė gjitha kėto tė mira njeriut ia garantonte Qeveria dhe Shkenca. Tempulli i ri i adhurimit tė njeriut modern nuk ishte mė Kisha apo Xhamia, apo Teqeja. Tempulli i ri i adhurimit ishte Qeveria qė na mban me para pėr pension, na mbulon mjekėsinė e plot shėrbime sociale. Kurse besimin ne Ungjill e Kuran e zėvendėsuam me besimin tek shkenca. Shkenca ėshtė ajo qė ka monopolin e sė vėrtetės dhe ne nuk na ngelet gjė tjetėr veēse tė besojmė ato gjėra qė shkenca na mėson nė bankat e shkollės ku edhe kalojmė njė pjesė tė mirė tė jetės sonė.

Njeriu modern nuk ka nevojė pėr Zotin. Njeriu modern nuk ka nevojė tė besojė nė Zot. Njeriu modern nuk ka nevojė as ti lutet Zotit. Njeriu modern nuk ka as pse bėn ashtu siē e mėson Zoti dhe siē kanė bėrė plot 100 brezat qė erdhėn para nesh. Jo! Njeriu modern bėn ashtu siē do vetė! Nuk ia ka frikėn Zotit, pasi ėshtė vetė zot! Shumė gjėra me kalimin e kohės filluan tė ndryshojnė pėr njeriun modern, por ndryshimi i madh, ai qė i vuri kupėn ēdo gjėje, ėshtė kur fėmijėt filluan tė mos dėgjojnė e respektojnė jo vetėm Zotin, por as prindėrit e tyre! Bankat e shkollave u kthyen nė qendra indoktrinimi, dhe mėsuesve dhe profesorėve tė universiteteve iu besua puna e vėshtirė e indoktrinimit tė brezit tė ri nė atė pikė, sa as prindėrit e tyre tė mos i njohin dot mė fėmijėt e tyre!

Zgjimi nga gjumi i madh

Thonė qė karakteri i njeriut formohet vetėm kur njeriu pėrballohet me vuajtje dhe peripeci nė jetė. Ata njerėz qė nuk njohin vuajtje apo vėshtirėsi nė jetėn e tyre, detyrimisht nuk kanė njė karakter tė tyren tė formuar. Ata janė si plastelinė, qė mund tu japėsh ēdo formė qė tė duash. Thonė gjithashtu se njeriu fillon tė fitojė urtėsi vetėm kur fillon tė mendojė e pėrballet me vdekjen tij. Pėr njė kohė tė gjatė tashmė, bota ka qenė relativisht nė paqe, pa shumė vuajtje e vėshtirėsi. Por dy vitet e fundit, kanė mjaftuar pėr tė testuar durimin, besimin dhe karakterin e secilit prej nesh. Pėr herė tė parė nė jetėn tonė, e gjejmė vetėn tė braktisur, tė vetmuar, tė izoluar, tė frikėsuar, ku vdekja nuk ėshtė mė njė tabu por njė realitet i pėrditshėm qė askush nuk i shpėton dot mė. Dhe nė kushte tė tilla, tė gjithė ne po pėrballemi me njė pyetje ekzistenciale qė i bėjmė vetvetes: Kė tė besoj? Ēfarė besoj unė si tė vėrtetė? Ku i var unė shpresat e mia? Kujt ia besoj jetėn time dhe tė familjes sime?

Njė proverb i vjetėr hebre thotė: "Njeriu bėn plane. Zoti qesh." Nė 5000+ vjet histori tė njerėzimit, ka patur disa raste tė tjera si sot, ku njė grusht njerėzish tė dehur nga pushteti dhe etja pėr pushtet absolut, kanė bėrė plane qė ta shtien gjithė botėn nė dorėn e tyre, dhe ta shpallin veten e tyre Zot, nė mėnyrė qė njerėzit tė mos i nderojnė mė si njerėz por si zotėr tė vėrtetė mbi tokė. Nė ka njė konstante nė historinė e njerėzimit ėshtė pikėrisht pėrsėritja e historisė. Dhe nė tė gjitha kėto raste, kėta njerėz qė binin tė flinin me ėndėrra tė mėdha, dėshtuan qė ti bėnin kėto ėndėrra realitet. Arsyeja? Ngjarjet gjithmonė rrodhėn nė njė mėnyrė tė tillė, kur nė momentin qė ata menduan se ia arritėn qėllimit tė tyre final, ishte nė fakt fundi i tyre. Disa njerėz me besim spekullojnė, se Zoti ėshtė gjithmonė i pranishėm mes njerėzve tė Tij me besim, dhe asnjėherė nuk i braktis ata. Thonė gjithashtu se e keqja ėshtė e pafuqishme pėrpara Zotit, prandaj edhe i duhet tė zgjedhi rrugėn e mashtrimit e gėnjeshtrės.

Njė zgjim i madh nga gjumi po ndodh nė mbarė botėn. Njerėzit po e kuptojnė se kanė jetuar pėr vite tė tėra nė njė realitet komod qė i zhveshi njerėzit nga liria e vendimarrjes mbi jetėn e tyre, familjes sė tyre, fėmijėve tė tyre. Zoti i lejon tė gjitha kėto tė ndodhin, pėr ti zgjuar njerėzit nga gjumi pėr tė mbrojtur lirinė e jetėn e tyre. Dhe pėr tė kuptuar se njė jetė pa Zot ėshtė pėrkufizim i ferrit. Dhe njė jetė me Zotin ėshtė parajsa e vėrtetė. Vdekja ėshtė momenti ku ne marrim pėrgjigjen e testit tė jetės sonė.

Nga tė gjitha krijesat qė Zoti krijoi mbi tokė apo nė qiell, vetėm njeriu mori dy dhuratat e mėdha tė Zotit. Njeriu ėshtė e vetmia krijesė qė u krijua nė ngashmėrinė dhe shėmbėlltyrėn e Vetė Zotit. Njeriu ėshtė e vetmja krijesė sė cilės Zoti i dha jetė me Frymėn e Tij. Dhe ajo Fryma e Shenjtė Jetėdhėnėse e Zotit, na fal ne njerėzve njė liri dhe njė fuqi qė nuk e ka asnjė krijesė tjetėr mbi tokė apo nė qiell. Lirinė e vullnetit tonė tė lirė qė e respekton edhe Zoti. Fuqine e dashurisė qė ėshtė vetė Zoti qė jeton brenda nesh. Ky ėshtė edhe dallimi i madh mes tė mirės dhe sė keqes. E mira tė ofron tė vėrtetėn, respekton vullnetin tėnd tė lirė, ndjell dashuri mes njerėzve. E keqja tė ofron gjithmonė gėnjeshtrėn/mashtrimin, tė mohon vullnetin e lirė duke tu imponuar, dhe ndjell gjithmonė urrejtje e luftė mes njerėzve.

Kė besoni?
Ku i varni shpresat e jetės suaj?
Jeni mik/e i virtytit apo tė fatit?

Rifreskuar nė datėn 23-11-2021 ora 17:14 nga Albo

Fjalėt Kyēe: Asnjė Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Politika , Feja , Demokracia , Familja

Komente

  1. Maska e Erjon Hyseni
    Per dikon ka qen pandemia e nevojshme

Trackbacks