Close
View RSS Feed

abica

’Shtatorja e gjallė e kujtesės” - nga biseda me z. Shemsi Karbunara.

Vlerėsoje Postimin
Rrėfimi i Shemsi Shehut:
“Ishin mbyllur shkollat nė Tiranė dhe unė rrija me gjyshin te xhaxhai im Hyseni . Dhe shkonim shpesh te Kafe Kursali. Atje vinin miqtė e Sheh Karbunarės qė nga Shefqet Beja, Aurel Mamasi, Gani Ēela edhe takoheshin atje. Njė ditė degjoi dikė qė foli nė gjermanisht nė lokal dhe mori vesh qė do ta burgosnin pasi njė kompani ushtarėsh gjermanė rrethuan lokalin. Fuat Halimi dhe Mynyr Halimi i thėrriti tė zotėt e Kursalit, kujdesu pak pėr nipin tim se mė duhet tė shkoj.
E morėn gjermanėt shehun dhe ikėn ndėrsa mbėrriti xhaxhai im dhe mė pyeti ku ndodhej i ati.
“Ishte me Bahri Omarin dhe Hivzi Kokalarin dhe shumė shokė tė tjerė u shprehėn tė pranishmit.”
Mė mori mua xhaxhai Hyseni dhe mė vonė bisedoi me komandantin gjerman.
Shehun e burgosėn gjermanėt. Babai im Rizai takoi kryeministrin e asaj kohe dhe ai e adresoi te njė oficer gjerman me prejardhje sudet i kufirit me Poloninė. Takimi u caktua dhe realizua nė kafen e Alush Kokalarit.
Bisedoi me babain nė orėt e vona dhe oficeri i kėrkoi njė objekt prej floriri dhe 200 naplona ari.
U nisėn me makinėn e drejtorit tė burgjeve dhe shkuan e morėn gjyshin. Pastaj e dėrguan nė shtėpinė e Reiz Selfos dhe prej aty u nisėn nga mali i Dajtit. Pas bisedės me babain ai arriti prej njė kushėririt tė tij qė ishte nė gjendje mė tė mirė ekonomike nga Lushnja tė paguaj shpėrblimin pėr lirimin e gjyshit. Pasi u krye dhe pagesa Sheh Ibrahim Karbunara u largua nga Lanabregasi me shoqėruesit e tij dhe kaloi lart nė Shėn Gjergj nga shpėtoi njėherė e mirė prej arrestit gjerman dhe rrezikut tė kohės.”

Kėshtu e mbylli rrėfimin e fundit Sheh Shemsiu pasi mė pat treguar nė vite versionin e tij dhe disa dokumente e foto tė rralla qė zotėronte nga arkiva familjare pėr hapjen e Kongresit tė Lushnjės, pjesmarrjen e britanikut Eden nė shtėpinė e tyre, qėndresėn e Sheh Karbunarės nė gjyqin e deputetėve, ripushkatimin pasi nuk e zunė plumbat herėn e parė si dhe fatin e hidhur tė familjes dhe vlerėsimin pas ‘90-ės nga Mentor Qoku pėr figurėn e papėrlyer historike.


Dhe duke kujtuar me ngrohtėsi e fantazi ashtu si nė dialogun e Beninjit tek “La Vita e Bella” edhe gjyshi i tij njė prej ish deputetve tė kuvendit tė parė nė Shqipėrinė e liruar nga pushtuesit, diti me dashuri t’ ia fshehė shqetėsimin e asaj qė po ndodhte realisht duke ia pėrshkruar si njė lojė. Njė lojė kukafshehtas ku i duruari qerasej me limonata natyrale dhe pasta me shije nė Barin mė tė bukur tė kryeqytetit tė asokohe.

Ndėrsa familjarėt dhe mbarė lushnjarėt shpresojnė pėr njė shtatore tė Ibrahim Karbunarės nė mes tė qytetit tė Lushnjės nga Bashkia nė shekullin e shtetformimit, monumenti mė i bukur mė ngjan motivi i kthimit tė Shemsi Shehut nė shtėpinė e tė parėve mbi kodrat e Karbunarsė si ballkon i Myzeqesė mes ullishtave nga shijohet njė pamje tjetėr e perėndimi qė dhe shkrimtari Jakov Xoxa nuk do e kish pėrfytyruar nė romanin emblemė “Lumi i Vdekur”.
Deti mė i gjallė i kujtesės mendoj se janė ėndrrat fėminore qė mbeten edhe sot tė paprekura tek vijuesit e vlerave tė familjes.



Nga
Andi Bica

Publikuar tek gazeta AGON, 2012[/QUOTE]
Fjalėt Kyēe: Asnjė Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Pa Kategorizim

Komente

Trackbacks