Close
View RSS Feed

Hajrush

Hajrush Idrizi

Vlerėsoje Postimin
[QUOTE=Hajrush;3704647]UNĖ
E di mirė se nuk m’ė njihni.Biles, guxoj tė them se as gruaja ime, e cila ėshtė me mua qe dyzetė e tri vjetė,nuk mė njeh.Nuk m’ė njohin as pesė fėmijėt e mi, katėr djem e njė vajzė tė cilėt, tė gjithė janė tė martuar dhe qė tė pestit kanė fėmijė. Pra, kam katėr reja (nuse tė djemėve), pesė nipėr e tri mbesa,e qė, as kėta nuk mė njohin.Nėnė,babė,vėllezėr, motra,xhaxhallarė e halla nuk kam.
Kėshtu, duke u nisur nga ky fakt, do tė rrėfehem Unė pėr mua, qė sado pak tė mėsoni se kush isha Unė.
Tani, pėrmes meje, do e keni mundėsinė tė shihni gjera qė padyshim se kurrė ama bash kurrė as nė ėndėrr s’i keni parė. Po i bie shkurt.
Motra e nėnės time,Hajrushi(!) (alias Vahide) m’ė tregoi hollėsi dhe saktėsi pėr lindjen time. Lexojeni rrėfimin e saj nė original :
-E mor birė, jam shumė e lumtun , qė sot, mas kaq shumė vjetėsh, do tė kallxoj se kur e si erdhe nė kėtė dynja,-ia nisi rrėfimit me njė zė tė pėrzier me vajė. Ma s’pari po t’kallxoj se ti e ki emnin tem,Hajrush,qė unė e kam majtė rrafsh nizet vjetė,-m’ė tha.
-Teze, ti e ki emnin Vhide,kah tash Hajrush?,- e pyeta pak si me nguti. Tezės iu duk sikur nuk jam i interesuar pėr kėtė muhabet. Nxori njė shami,fshiu lotėt, m’ė kėqyri drejtė ne sy dhe:
-Prit, mos u mėrthe! Ti, veq ngo!,-m’ė qortoi .
Unė e kuptova reagimin e saj dhe vendosa ta pėrcjell rrėfimin e tezėz,tha ēka tha.
-Po teze,po,Fol!,- i thash
-Baba Kadri kishte tri qika, dadėn Razė,dadėn Salė (nanėn tane), dadėn Xhemė dhe vetėm ni djalė,Shabiun. E kur nana Rabė paska kenė me barrė me mu, baba Kadri i paska pasė thanė nanės se ky thmi “ paqare duhet me le djalė, nryshe mos em prit nė shpi,shko kah tė dushė!”. Edhe, vjen koha e lindjes.Po.Nanėn e kapin dhimtė e lindjes, thėrret ni kunatė tė vetėn dhe shkojnė nė sobėn e vogėl . Kėtu ia ban me dije kunatės se ky thmi qė asht tuj le, dashtė Zoti tė jetė djalė,po edhe nkoftė se asht qikė,pėr hatėr tė burrit duhet me thanė se “na leu ni djalė”. Edhe, me nihmėn e Zotit, unė dal nė kėtė dynja, ama jo djalė.Nana menihere merr vesh se lindi qikė,po duhej t’a ep haberin se “ Zoti na fali djalė.”.Tash, kunata e nanės del perjashta dhe me za tė madh thotė : “Pėr hajr, kemi ni djalė!” Dikush nga burrat paska bėrtitė: Hajrli koftė! Kėshtu pasha tezėn, ani se isha qikė,mė shpallėn pėr djalė,bile edhe emnin ma ngjitėn te djemve, Hajrush. Shka asht hala edhe ma interesant,pėr ni kohė tė gatė askush nuk e pat marrė vesh se unė isha qikė, bile-bile edhe unė e kam ditė se jam djalė(!).
Kėshtu, shumė shpejtė lėshova shtat, e pėr ēudi u bana shumė i,(e ) fuēishėm(e). Hale pa i ba dhetė vjetė nisa tė shkojė me dhenė e dhi,pra, u bana ēoban bile ner ma tė mirtė. Dihet,veshėn e kisha tė djemve, me flokė tė rrueme,me plis tė bardhė nė krye,me tirqi, shokė e xhurdi, e kur bante ftohtė me mahramė rreth plisit. Askush pi ēobanėve nuk e ka dit se unė jam qikė-hiq. Nuk ka pasė bir nane qi mė qet nė kokėrr tė shpinės.Asnjani hiq.Vallahi ka ba vaki i kum rreh guxhrajka do do veq qi nuk ngojshin me shku me i trem gjanė prej naj are apo livadhi.Nė lojnat e ēobanisė s’ka pas kush qi m’ė mun,jo. Ka ba vaki me u rreh ēobantė e jerlive me ēobanėt tanė (muhaxher). O,pasha bukėn, qatėhere ish gėzimi ma i madh pėr mue. Menihere kcejsha pi kaēubave e t’ju hisha guxhurajkė ku mujsha veq nė krye jo. ”O, ikni se Hajrush-Kapuēi koka e na myt tetanve”, thojshin jerlitė dhe ikshin,i lshojke toka.(Kapuē m’ thirrshin ēobania se kurre nuk kam shkue pa te).
“Vallė,mos unė qenkam personazh i ndonjė legjende?” -mendova. Jo mo, jo! Jam sikurse ju.Kurrgjė e jashtėzakonshme. E tezja ime (tezja Hajrush), po.Po po,tezja ime, e pranuam apo jo, ajo patjetėr ėshtė legjendė, ama me njė ndryshim,se,legjendat janė shumė tė lashta,tė bartura prej goje nė gojė,brez pas brezi,kėshtu qė saktėsia e tyre deformohet,pra nuk u dihet. E, tezja ime dallon,sepse,kjo ėshtė legjendė e gjallė.Ja,jemi ball-pėrballė. Rrėfen,m’ė pėrqafon, qan.Por,edhe unė nuk mund tė pėrmbahem,i ndihmoj tezes ne vajė.Po, po,edhe unė po qaj. E po, zemra nuk na qenka prej guri,jo.
Po e vėreni se pėr ca ēaste e ndėrpremė muhabetin,dihet, me arsye.
-Teze! Kur e mori vesh babgjyshi se ju jeni qikė?-e pyeta pėr ta vazhduar bisedėn.
-Po, djali jem,baba Kadri e kish marrė vesh qi s’jam djalė kur i kisha pas ba gjashtė vjetė. Dada Salė (nana e jote qė e ka dit punėn teme) i kish pas kallxue pėr kadale.E shka asht pėr me u habit,baba kėt punė nuk e kish ba tė madhe,veq kish pas thanė “Hajr koftė! Djalė kemi thanė,djalė ka me metė teri kur asht kismet,ama rob shpije nuk guxon me kallxu kurrni sen pėr kėtė mesele.” Edhe, pernime,askush nuk ka guxu me qepatė kėtė punė, hiq.
Nuk di,krejtė spontanisht ia shtrova edhe kėtė pyetje,ndonėse nuk po ka nevojė ta pyes fare:

SI U “BANA” SYNET?
-Teze,po kėshtu, a ke pasė naj telashe me ēobantė najherė?
- Po, qysh jo, te paste tezja. Tė thash,asnja nuk kanė menu se unė jam qik. Jo,jo. Pra,llafet i kam ba si djemtė. Kam lu gjithmonė si djemtė,ditė pėr ditė jemi sha si shahen djemtė.Bile unė jav shilojsha anepertej me nanė e me babė e me motra, edhe krejtė robtė. Po, shumė e flliqtė jum kanė pi goje.Ama, ka ba vaki edhe ata m’ė kanė sha mu, veq, ai qi m’ė shajke, kurrė nuk ka pėshtu pa e hangėr naj shtagė. Sikletin ma tė madh e kam pasė kur u rrita qaty kah trekatėrmdhet vjetė. Tash, ēobanija,si ata ma, bajnė llafe,bezbeli edhe te pista. Edhe unė njahit,bile nashta ni katramė ma tepėr. Mocanikėt e mi po edhe ma tė vogjlit ma gjetėn ni behane tė madhe. Behanja ishte se ata krejtė ishin ba synet kurse unė jo. Tash, shpeshėherė m’ė ngucėshin me fjalė ” ti banu synet natėn e darsmės”, m’ė thojshin. Ni ditė pi ditėve i kallxova nanės: ”Nanė,ēobania nuk pom lanė rahat pėr syneti. Unė,shkurt, du me m’a ba ni qare”. E, ni ditė vjeshte kish ardh xharrafi nė katun. Baba shkon, e merr xharrafin,i thotė se e ka ni djalė per synet. Mu m’ė thirren,pi gjave. Shkova nė shpi, po, u marova kishe nuk po du me u ba synet me kėtė xharraf. Xharrafi s’pati shka me ba shkoi dikah.A,te shpija u ba me dije se djalin e banėm synet.Nja ni javė ditė nuk dola me ēoban, po, kur dola, mas ni jave,ēobant bajshin yrysh me m’a kqyrė por unė si lasha “jo se jam hala varrė”, u thojsha.
E dynja he bi! Shka s’po u provojke insani!- fshau dhe sikur u ndal pėr tė pushuar.
-Ma jep ni cigare! Nuk e pi po, hajt ta baj tullug,-m’ė tha.
-Po teze, qe ku e ki paqeten,e jotja asht.
-Falemineres e Zoti t’ ruejtė!
-Edhe ty teze!
-Amin!
-Nashta je lodhė, a teze?
-Jo, djaljem,jo,po, bash jam shlodhė.Nashta edhe po t’shurdhoj,po nashtė.Du me u shfry me ty,du me u knaq, me u shkri me te vetmin shej tė dadės Salė, djalin e saj qi unė ia pata falė emnin tem, pale qe sa vjetė. Tash tė kam pėrpara .Ymri pom shtohet kah po t’shoh.
Serish ēohet,me lot rrėke mė pėrqafon shumė, shumė. Unė kėsaj here u pėrmbajta. Pėr t’a relaksuar sado pak, ia bėra njė pyetje paksa provokuese.


LUFTA E TEREQĖVE
-Mirė teze, ēobania nuk e kanė dit se ti je qikė, po ti, a e dishe se ti je qikė?
-Ha-ha- ha! M’a qite gazin. Me folė kah del shpirti po, e disha se unė jam qikė.Po, pot kallxoj se qikat nuk dojsha m’i pa me sy.Diqysh ato rrishin si qyqajka,tucajka, ma shkurt gjytyrymka. Djemtė i dojsha tepėr shumė.Qysh met thanė tezja, puna e djemve,azganlleku, takatlleku, perlamja(me rrxu njani tjetrin) e kanihere edhe rrehja e tyne, lojnat e shumta,si, “Guxha”, “Kuti-klicka”, ”Sorra”, “Pidpidak”,”Gurapesh” e tė tjera m’a knaqėshin shpirtin. Se, me to isha rritė, isha msu me to.Kėto i dojsha,jo punė granimi, ta zamė, maxhe,lamje, tjerrje apo punė me vek,jo,sen s’kam ditė. Edhe me punė tė fushės nuk jam marrė qaq. Puna e jeme ishte me i kqyr dhitė, kurrė ma pak se pesėdhetė frymė, dikur, kur u rrita, edhe loptė teri pesėmdhet frymė.Pasha tezen, blegėrimėn e dhive tė mija, palljen e lopėve apo byrytjen e tereqėve tė mi i njofsha nė za hiq pa i pa. Diqysh po i bjen si lavd,po pot kallxoj se e kum pas ni tarak fill m’u pėrla me tereqtė e katuneve. Me brisk ja sprihellsha brinat e ja bajsha si maje baskije. Nuk ka pasė tarak nė katėr katunet qi mujke me m’a vra. Nihere, ni djalė pi Gadishit e kish pas ni tarak shumė tė mire e tė fortė. Ky, llaf mas llafi, paska thanė se ka qef me e perla tarakun e vet me tarakun tem.Unė menxe ē’pritsha. Ni ditė i quem gjanė kah Lugu i Qyngave.Aty dolėn edhe ēobania e katėr katuneve sepse,kishin marrė vesh se kemi m’i pėrla tereqtė. Po, tereqtė i qitėm nė livadhe.Si e panė njani tjetrin,nisen me u byrytė e me livru me kam e me brina.Tuj tėrrfatė me hunė,u afruen ngata-ngat. Kur u avyten ball-pėrballė,si insan, e kqyrėn njani tjetrin mrrolshėm,i ngulen kamtė dhe gap-gup,gap-gup!, u rrokėn me brina.Unė nisa me u dridhė, e ēobanija nisen me bėrtitė ”hajde Murro,hajde Kuqo!”. Lufta ishte shumė e barabartė.Asnjani nuk livritke pi veni. Veq shka mujshmi me pa, kamtė ju shrrojshin nė dhe. Gap-gup,gap gup!,kersitshin me brina po asnjani nuk mujshin me e shtye tjetrin. Ēobanija bertitshin e unė dridhesha pi s’tutsh. ”Do tė m’a vranė Murrojen”, menojsha. Tereqtė u lodhėn shumė, bile te dyve u doli shkuma.Njani tha “i dajna se gjynah”. Ni tjetėr tha.”jo kta nuk munet kush me i da, njani paqare ka me mujt tjetrin”. Tuj fol qashtu, Murroja tėrrfati me hunė, m’u dok sikur fishlloj pėr dy birat e hunės,nxorri kamtė pi dheut dhe ju koqit me krejtė takatin. Kuqoja nisi me rreshit te mas, e me hesap se deshti me ik, po, Murroja e pėrlau pėrpara me brina, diqysh i doli anash e t’i bani yrysh e nė mullė te barkut ia futi brinat,e livriti kryet anej e knej dhe ja shkoqi barkun. Kuqoja u pėrplas pėr toke me zorrėt perjashta. Ēobant me minxe qi e larguen Murrojen e pėrgjakt,kurse Kuqojes me brisqi ia prejtėn kryet. Unė meta si hu gardhi ,ēilu gurė-ēilu dru. Veq kqyrsha shka do tė ban .i zoti i Kuqojės . Ai ish kanė burrė i burrave. Veq m’ė kqyri dhe m’a dha dorėn. Te dyve na rrodhėn lotėt.
Unė ngela pa frymė.U befasova me kėtė rrėfim tė jashtėzakonshėm,sidomos me rregullat e pashkruara tė garės, me ferplejin e barinjėve. Po, kuptova se barinjtė e kėsaj ane paskan qenė shumėfishė m’ė tė civilizuar se sa bashėkohanikėt e mi, tė cilėt, vehten po e quajnė qytetarė tė kulturuar tė shekullit njėzet e njė.Po de, po!
ME KOSĖ TA PREU KTHIZĖN
- Tash, ngoje tezen mirė!
Ishte vakti i qurshijave,se, na, pasha tezėn, nuk i kemi ditė datat e as mujtė. Qeshtu, me qurshija, me t’korrme, me Shmitėr e Shingjergj.I qova gjanė nė mengez,nisa pe ha do bukė kur,dikush foli se Sala koka shumė e smutė. Unė nuk prita as ni dakik,me bukėn nė dorė u nisa drejtė e te Dada.Mrrina shumė shpejtė se nuk ishte larg, pe din ma edhe ti. Hina te dada. Si um pa, e pashė u gzue dhe menihere m’ė tha ” hajt bre vlla mrrimi do qurshija e legmi buztė se flaka po don me m’dalė.Menihere hypa n’qurshi, i theva nja dy kalavesha dhe hina mrena e ja shtrydhėsha qurshijat nė buzė. Flaka i dilte. Qazimi u sillke nėpėr oborr.Kanihere u afrojke e kqyrke dhe u largojke.Dada naj bani me dije se e kanė kapė dhimtė e lindjes.Baba yt kish shku e i kish thirrė dy plaka, abėn Hatė dhe abėn Rabė.Besa, ato erdhėn menihere. U fola me to qysh asht adeti. Aba Hatė e muer vesh se po fillon lindja,m’u drejtu:”Hajt djali jem dil perjashta,se kto janė punė granimi. Si te lenė thmija tė thirrmi,e dina qi e ki motėr “. Unė deshta me fol dishka po ajo nuk m’i veti dajtė,ma ngjiti pėr krahu ” hec, dil jasht!”, m’ė qiti. Shkova ner hije tė qurshisė e nisa me ju lut Zotit pėr dadėn me e kurtalisė me tė mira, me ia falė ni djalė e te jet me ymer se dy tė parėt, Fahmiu e Zenuni nuk i rrnuen as ka ni vjet.Nuk e di se sa nejta atje kalli vet se baba yt nuk nejke me mu se ai i ka dite hesapet e mija.Nejse! Dikur e njeva ni poterė,”pėr hajr, pėr hajr!djalė,djalė!” Bile e nijta edhe zanin tan tu kajtė.Pak pa shku te dera, aba Rabė doli me ”pėrhajr o birė!, Zoti na fali ni djalė”. Unė pa e vet kėrkan hina mrena,e pashė dadėn shumė tė gezueme po, tė pashė edhe ty nė duert e abės Hatė. Tė lau nė ni legen,tė qiti nė kokėrr shpine nė ni qarshaf t’pelhurt,nxori pi shervete ni kosė t’a kapi kthizėn dhe me Bismilah,fėėėsht t’a preu kthizėn me kosė (!), nxori edhe ni pej te kuq e edhe kėtu, me Bismilah ta lidhi kthizen. Ti nuk e nalshe vajin bash hiq.
-Po qysh mos me kajt oj teze!.Mė dhimke kthiza.Me kosė ma,-i thash pak si me shaka,por, m’u bė sikur mė dogji kėrthiza.Po,po, bash mė therri.
-Ani de, s’u ba nami.Qe shyqyr, shnosh e mirė je,-ma ktheu,ama nuk munda ta hetoja qeshte apo qante.
-E,qysh kesh tu t’kallxue,shumė shpejtė u dha haberi.Erdh edhe Qazimi,plot u mush shpija. Unė hale nejsha te gratė.Aba Rabė m’ė tha”hajt djalė te burrat!”. Unė i thash ” jo se kam edhe pak punėjalit du me ja lan emnin .M’a merr menja se dada nuk ma prish, a dadė?”-,e pveta.Ajo nuk mujti me folė po me krye m’a bani me shej se pajtohet:NGONI JU GRA,NGO EDHE TI DADĖ,NGONI EDHE JU ANENAJ, KĖTI DJALI QI NAJ FALI ZOTI SOT, UNĖ PO JA NGJES EMNIN TEM, EMNIN - H A J R U SH, qi unė majta pėr hatėr tė babės e nanės plot nizet vjetė, teri ne kėtė dakik. Nipi, emnin tem e bajtė me shnet e u baft iqin vjetė,kurse unė pi kti dakiki po ju kallxoj tetanve se unė jam QIKĖ. Qikė jaaam! Pi kti dakiki du me veshė dimi e pshtjellak, du me vnu shami, ani pse jam pa flokė.Plisin, tirqit, shokėn e xhurdinė po ja la nipit tem.I bajtė me shnet! Kėtė punė e bana me izen e babės ku i kish pas thanė dadės: “Djalė kemi thanė,djalė ka me met-teri nė kismet” Pra, pi qituhit po i kallxoj babės se qėtu koka kanė kismeti.
Boll ma!
Plakat meten tuj ba,Allah, Allah,Subhanallah!
***

SERISH UNĖ

Jeta ime ėshtė tepėr dramatike, shumė interesante,me plot batica e zbatici dhe tejet e bujshme.Tash po jap vetėm pak tė dhėna pėr jetėn time.
Ati im,Qazimi ėshtė rritur jetim,pa asnjėrin prindėr. Ate e rrit gjyshja,tė cilin edhe arrin t’a martojė me time mėmė nė vitin1937. E, pas tetė viteve martesė,mė sakt,mė 25 qershor tė vitit 1945,lindem nė katundin Sllakovci Jerli,komuna e Gjilanit, ndėrsa, pas dy viteve,mė 1947,mamaja ime lind edhe njė djalė, po, menjėherė (pas lindjes) ajo vdes. Babai ngel me tė sapolindurin dhe me mua dyvjeēar.
Dy vite rresht merr rolin e mamasė,pėrkujdeset pėr foshnjėn ama edhe pėr mua. Nė vitin 49 martohet me njė grua nga Tėrpeza, me tė cilėn pati dy vajza.
Po e theksoj ,se, i vetmi njeri i fshatit qė dinte shkrim- leximin (kishte mėsuar nė ushtrinė e Mbreterisė Jugosllave gjatė vitit1935-36) nė gjuhėn serbokroate ishte ati im. Nisur nga ky fakt,hyn nė punė nė njė shitore shtetėrore qė furnizonte katėr fshatra tė Malėsisė sė Zhegocit me artikuj elementar.Tashti,gjatė kėsaj kohe, me sa di unė, pati njė jetė tė qetė dhe tė lumtur.
Mirėpo,ēuditėrisht,kah fundi i vitit 1953, brenda njė muaji i vdesin te dy vajzat, kurse nė prill tė vitit 1954,na ndodhi njė tragjedi edhe mė e tmerrshme: Vėllai im, Ymeri vdes tė shtunėn ndėrsa njerka ime, tė nesėrmen nė mbrėmje(!).Vdekjet nuk ishin nga far akcidenti,por nga smundjet,ku ta di unė se ēfarė.Kėto vdekje na shokuan,sidomos babanė,se unė njė gjė te tillė,pra, vdekjen e prisja me gjakėftohtėsi,ama nuk e dija se cili e kemi radhen, babai apo unė.Dėshira ime ishte qė unė tė shkojė para babait sepse nėse ai shkon para meje,me kė do rri, ku do rri, kush do tė mė lajė,kush do gatuaje, ēka do ha?
E,e, se si i perballoi ati im kėsaj shfarosjeje tė familje sė tij, unė nuk jam nė gjendje tė ju flas,vetėm Njė Zoti e di.Pas kėsaj tragjedie, babai, me sa duket, nuk qe nė gjendje ta mbajė punėn, detyrohet tė pėrkujdeset pėr mua dhe vetėm pėr mua.Kjo perkujdesje e tij, mua m’ė dha forcė dhe vullnet pėr t’a vazhduar mėsimin .
Vjen viti 1956. Serbijanėt fillojnė akcionin famėkeq- “gumbullimi i armėve”. Atin tim e ftojnė dhe ia kėrkojnė hiq mė pak se njė mitraloz tė rėndė duke i thėnė se “ti ke qenė vullnetar i Mulla Idriz Gjilanit gjatė vitit 1944 , madje roje e tij personale nė Kikė”.
Pohimi se na ishte vullnetar i Mulla Idrizit ishte e saktė, ama mitraloz nuk kishte.Mirėpo, qėllimi nuk ishte tek arma,po dihet, rrahja, dajaku. Policia sllave e dėrmon nė mėnyrėn mė barbare, biles, e bėjnė tė paaft edhe fizikisht pėr njė kohė.
Disa plaka tė fshatit e mjekojnė duke e mbėshtjellur me lėkura tė deleve te sapo therrura,dhe me ndihmėn e Zotit, pėrmirsohet dukshėm.
Dhe,mė 6 maj tė vitit 1956, shperngulemi pėr nė Ferizaj mė qėllim tė gjetjes se ndonjė mundėsie pėr tė ikur nė Turqi.-“Tė vetmin ymyt nė kėte dynja e kam nė kėtė djalė dhe nuk due me e lanė ner shka”,- u pat thėnė fshatarėve.
Unė kishja mbaruar shkollėn fillore katėr klasėshe nė vendlindje, por,kėtu nė Ferizaj, dy vite nuk vajta nė shkollė fare,sepse, shpresonim se do ecim pėr nė Turqi. Po, kur e pamė kėtė pamundėsi,babai hyn nė punė nė njė fidanishte kėtu nė Ferizaj, fillimisht si punėtor sezonal,por pas pak kohėsh punėtor i rregullt,ndėrsa unė regjistrohem nė tetėvjeēare, pastaj nė qershorė tė vitit 1962 nė Shkollėn Normale “Zenel Hajdini” nė Ferizaj, dhe me 5 qershor tė vitit 1967 diplomohem pėr mėsues.
Kėshtu, me njė shtator tė vitit 1967 ia fillova punės –mėsues nė Skollėn Fillore nė fshtin Cėrrnillė.
Meqė nė shkollėn normale ishim armatosur me plot dituri profesionale, punės ia fillova me njė vullnet tė pashpjegueshė. Madje, nė fshat shumė shpejtė fitova respekt ndoshta edhe tė tepruar nga tė gjithė fshatarėt pamarrė parasysh moshėn apo gjininė. Pas dymbėdhjetė viteve punė nė Cėrrnillė,transferohem nė Prelezin Muhaxherėve ku punova gjer mė 25.06.2010,kur edhe mė flakėn nė pension.
Jam shumė krenar me punėn time, me angazhimin tim permanent nė pėrkryerjen e metodologjisė nė punė. Synimi im ishte shumė konkret: Arsimimi i nxėnėsve me metodat mė bashkėkohore dhe edukimi i tyre me vlerat mė humane e njerėzore. Caku im kryesor ishte ngritja e vetėdijes kombėtare tek nxėnėsit por jovetėm tek ata por edhe tek mbarė popullata. Zaten, kėtė e kishim edhe porosi nga profesorėt tanė.
Jam shumė krenar me nxėnėsit e mi, njė numėr i madh i tė cilėve kanė mbaruar fakultete e edhe magjistratura,e qė edhe sot pėrulen para meje duke me thėnė-“Mėsues, ne pėrherė jemi tė vegjėl para teje”.
Jam shumė krenar qė deri nė pėrfundimin e karrieres sime si mėsues, deri nė ditėn e shkuarjes sime ne pension,mė 25.06 2010, ASNJĖHERĖ nuk kam patur probleme me asnjė nxėnės dhe poashtu nuk kam patur ASNJĖ konflikt me ASNJĖ prindėr-ama bash me ASNJĖ
Jam fatlum qė pata rastin ta kem nxėnėse nė lasėn e pare(I) Albanė Dushkun, e cila gjtė vitit tė tmrrit,1999, m’ė detyroi, m’ė obligoi apo ndoshta edhe m’ė urdhėroi pėr ta shkruar njė D I T A R, i cili ėshtė publikuar ne gazetėn Iliria-POST si dhe nė shumė faqe tė internetit ku moderatorėt e cilėsuan dhe e publikuan si r o m a n tė titulluar ”Lufta o mėsues, lufta!”

Rifreskuar nė datėn 26-10-2023 ora 11:05 nga Hajrush

Fjalėt Kyēe: Asnjė Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Pa Kategorizim

Komente

  1. Maska e Hajrush
    Forumit

    Ju falemnderit, arrita te regjistrohem
  2. Maska e Hajrush
    M'ė thanė provoj qeta karcyllat e detit!

    -O gjyshmisholla bali Abaz! Vallahi kam nie qi je i smutė ama s'e kam dit bash qeshtu. Koke ba asht e l'kure.Koke ba gati per tabut. Po ēfare sikleti ki? Ku ankon? Moti je qeshtu, a?
    -Bafsh hajr qi erdhe Demush. I "holle" je pi menje. Qeshtu duhet m'i dhanė gajret tė smutit, me ja kallxue tabutin.
    Veq ngo knenaj, nihere kam me t'qitė ty n'abut se tybe sen s'kam. Bsh kerkun nuk me dheme. A njeve!
    -Po, po njeva po diqysh koke terė bre.
    - Po, m'u terė jam terė,ama jo qi m'dhem kun.Krejtė e kam p'i hajes t'ligsht. Po m'i bienė do farė zorrė t'shtremta,s'u m'hahen, bash hiq.Makarona po ju thonė. Ku e di une shka jane makaronat a p'i shkahit janė marue.Sasht mymqim m'i ēue teposhtė.Nisin, kish ma nrrojnė hajen. Ma bien ni tavė me do far skrrajash t'gata. Mi pa kshtu ishin si krane,si thuprra te drejta, po kur p'i pervlojshin pak,po pshtjelleshin pernime bash sikur skrraja.S'e di qysh po ju thojnė, diqysh me sh-sh-sh,
    shtaga. Nal,tash m'u kujtue po ju thojshin shpageta.Ato po pshtjellshin e po lidheshin si lamsh.Qysh m'i hanger ato. Po dufke me marre naj terfurk e me hanger. A hahen senet me terfurk?! Medet per neve shka mrrijtem!
    Ni ditė m'thanė, "babė, pe shohim qi s'pi han as makaranat e as shpagetat, t'kemi prue picė". Nejse, e prunen qat farė picen.P'e kqyri,ni petė e hollė perfuni e permi e kishin sterpike me do poēurka.Menihere m'u zu fryma. E lash edhe picen. masanej mi prunen edhe do karcylla te detit.As ata s'po muj m'i pa me sy e lene ma m'i hanger. M'thanė "asht mirė me t'i prue do kaqika tė zhabave,nashta tė bajnė hajr". -Ani,- u thash, ndashi me m'kurtalis ma shpejtė,bimni qata kaqika nashta te zhabave, nashta heci ma frik te veni"-ju thash.
    -Demo, keq jemi katandisė! Pe hami yshymin e hujė. Boll po tutna qi po na biejne naj yshym pi Kines, mish lakuriqi e pale se shka .
    -A more vesh pse jam ba telef. Me pas kush me m'gatue pogaēe,ha me djath e me gjizė per dhet dit,kneaqna, bahna si molla,po nuk po ka kush me gatue pogaqe. I kam do nuse n'shpi, ama ato nuk kanė lidhje,nuk dijne se shka asht pogaēja.
    Rifreskuar nė datėn 15-11-2023 ora 20:29 nga Hajrush
  3. Maska e Hajrush
    KĖNAQĖSINĖ E GJETA NĖ MESIN E JUAJ !

    Shumica prej jush,nuk me njihni, Ka edhe tė tillė qė mė njohin,por sipėrfaqėsisht.Ose, ka edhe tė tillė qė nuk janė tė imteresuar tė mė njohin. Plotėsisht kanė tė drejtė.Mirėpo, kam ndonjė mik qė dėshiron tė mė njohė akoma mė hollėsisjt.
    Duke u nusur nga kėto fakte,po ua paraqes biografinė time,kuptohet, nė pika tė shkurtėra.
    Se, ta dini, biografia ime ėshtė tepėr specifike.
    I lindur jam me 25 qershor tė vitit 1945,nė Sllakovcin e Jerlive,komuna e Gjilanit. Pas dy viteve,mamaja ime lindė edhe njė djalė, por fatkeqėsisht,thuaja se menjėherė pas lindjes ajo vdes. Tė jatit i humb rruga nė oborr,siē thuhet. Djalin e vogėl,Ymerin e ēon tek halla e tij nė Ballancė pėr t’u kujdesur pėr te. Ne nuk kishim tjerė anėtarė tė familes,as motra, as vėllezėr apo fare gjyshe. Tash,babai duheshte tė kujdesej pėr mua.Ai m’ė la te, m’ė gatuente vet,m’ė ushqente me ēka kishte.
    Pasi fillova me u rrritė pak,disi e kuptova se shtėpia ime nuk ėshtė sikurse shtėpitė tjerat.S’kam nėnė,skam ,motra s’kam halla,s’kam as vėllezėr pėr tė lozur me ta,as mixhallarė. Kam vetėm Babanė.Pse unė jam kėshtu,pse?! Pse s’jam si tė tjerėt me nėnė, me baba, me vėllezėr, me motra,me halla,me kusherinj e kusherira,pse?!pse?! e pyesja vehtėn.Mirėpo, diku thellė ne trurin tim shpresoja se babai do e merr ndonj grua diku, do e marrim djalin nga Ballanca,dhe edhe shtėpia ime do ngjallet,do bėhet si tė tjerat.
    Po. Ashu edhe ndodhi.Pas nja dy viteve,babai e mori njė grua nga Tėrpeza. Shpejtė ajo m’a zėvendėsoi nėnėn. E morėm edhe villain nga Ballanca Tani u bemė katėr anėtarė dhe m’u bė se edhe shtėpia ime po bėhet si te tjerat.Pas njė viti “ gjtėm” njė motėr e pas pak lindė edhe njė motėr tjetėr. U bėmė gjashtė anėtarė. Shtėpia gumėzhinta nga zhurmat tona.Edhe shtėpia jonė u barazua me tė tjerat. I ati hyri nė punė nė njė shitore si kontabilist,pasi kishte mbaruar njė kurs gjashtėmujorė nė Prizren. Diku rreth tri katėr viteve jetuam shumė mė mire se shumica e fqinjtė tone. Kishim gjiė te mirat pėr atė kohė.
    Kur s’e do, se do!
    Diku afėr vitit tė ri 1952, vdiqen dy vajzat . Baba,njerka por edhe une u tronditem shumė.
    Nejse, disi e kaluam dimrin.
    Vini re!!!
    Nė muajin prill tė vitit 1953 vdes edhe vėllia im,ditė e dhtunde na ishte, e, tė nesėmen,ditė e dielė, vdes edhe njerka!!!
    Vdekjet nuk ishin nga farė akcidenti.Ku ta di unė.Ishin vdekje natyrale, natyrish se paraprakisht ishin tė sėmurė. Pale se ēfarė mundje paten?!
    Ngelėm vetėm unė me babanė.
    E se si i pėrballoi ati im kėsaj shfarosjeje tė familjes,unė nuk mund ta di.E din Vetėm Zoti Madh.
    Tani unė u bėra vesėvese se cili e kemi radhen pėr varr .Unė dėshiroja qė tė vdes para babės e pastaj ai.Por, kjo nuk ndodhi. Kaluan do vite.Si i kaluam,nuk po rrėfehem.ndonėse kam perplot gjre tmerruese qė ju nuk mund ta merrni me mend. Po e nėrpres rrėfimin pėr tė mos ju lodhur. Po ndėrroj temė.
    Me gjashtė maj 1958 shperngulemi nga fshati dhe vendosemi nė Ferizaj, me qėllim pėr tė shkuar nė Turqi.
    Fatmirėsisht,bash nė atė kohė u mbyllėn dyert pėr megrim. Mbetėm nė ferizaj. Tash, duheshte pėrvjelur mėngėt pėt t’u adaptuar.Babia punente ku munte.Unė me kėmbngulje, pa vullnetin e babes, pasi mbarova tetėvjeēarėn ne vitin 1962 regjistrohem nė Shkollėn Normal e “Zenel Hadini”.kėtu, nė Ferizaj dhe me 5 qershor te vitit 1967 mora diplomėn e mesuesisė e me njė shtator tė po kėtij viti ia fillova punės kėtu nė Cėrrnillė.
    Punėn e desha shumė por mė shumė i desha fėmijėt,kėta engjuj e engjėlluasha ndoshta pėr shkakun se u rrita pa ta,pa fėmije,pa i shijuar lojėrat lozonjare tė tyre.
    Sot po u tregoj pėrse bertiat nė fund tė manifestimit tė 500 Vjetorit tė vdekjes sė Skenderbeut para tė pranishmėve nė shkollė kur pohova fjalėt e Skkėndrbeut qe ua pat thėnė banoorėve tė Krujės : “Lirinė nuk ua solla unė.Ate e gjeta nė mesin juaj!" Unė e pata ndėrmend t'ua them fshatarėve por mendova mos po e teproiė. Tani po ua them publikisht
    KĖNAQĖSINĖ E GJETA NE MESIN E JUAJ!!!
    Rifreskuar nė datėn 25-10-2023 ora 17:47 nga Hajrush (Gjeta ca gabime dr.shkrimi dhe gabime teknike.)
  4. Maska e Hajrush
    E ndarė me publikun

    JUBILEU I PESQINDĖ VJETORIT TĖ VDEKJES TĖ KĖDERBEUT

    ( 5 5 vjetė mė parė )

    Ishte funviti i vitit 1967.Pas pak ditėsh, mė saktė, mė tėtėmbėdhjetė janar tė vitit 1968 kremtohej ky Jubile Histotik pėr Heroin tonė Kombėtar,Gjergj Kastriot Skėnderbeun.
    Gjatė muajve tetor,nėntor e dhjetor,mediumet shqiptare si, "Rilindja", "Flaka e Vėllazėrimit,", "Ponieri,", "Fatosi" pastaj "Jeta e re"dhe "Pėrparimi " i dhanė publicitet tė madh kėtij Jubileu.Biles "Pėrparimi" botoi njė libėr special pėr kėte ngjarje tė veēantė. “Pėrparimi” ishte i mbushur perplot me punime shkencore,me fakte histsorike nga historianėt e ndryshėm, jo vetėm shqiptarė por edhe tė huaj, shkrimtarė,piktorė si Ibrahim Kodra,fotografi tė panjohura e shumė ēka edhe nga nderkombėtarėt. Pastaj, pėr dinėn e 18 janarit, pėrgatitet njė simpozium i nivelit shkencorė shtetėrorė nė Prishtine.
    Kėto materiale tė shumta,na e mundėsuan t'a njohim Sknderbeun shumė mė mirė.
    Ky rast mė inspiroi edhe mua, mė motivoi pėr ta organizuar njė manifestim, ( sipas kaēikut tim ), njė program modest me nxėnės pėr ta shfaqur para prindėrve tė katundit pikėrisht me 18 janar tė vitit 1968, gjoja se kėtė ditė do ua komunikojė susksesin e nxėnėsve tė gjysmė vjetorit tė parė, edhe pse nxėnėsit kishin mbaruar mėsimet me pesėmbėdhjetė janar.
    Nė janar, "Pionieri" kishte botuar njė poezi mahnitėse pėr Skėderbeun. Ishte njė rrėfim historiko -artitik nė vargje me 26 e strofa nga kaėr vargje. M'ė pelqeu tepėr shumė.
    “Ta mėsoj unė pėr ta recituar para popullit, nuk me dukej e hieshme. Mė mirė ta angzhojė ndonjė nxėnės,por a do t'ia dalin ta mėsonjė terė poezinė gjer me tetėmbėdhjetė janar’?!
    Hyra ne klase dhe ua lexova nxėnėsve poezinė dyherė dhe, i pyeta:
    - Kush guxon (bera shaka) t'a mėsojė kėte vjersh deri me tetėmbėdhjetin?
    Pėrnjėherė u lajmėruan disa nxėnės. Rash nė dilemė,a angazhoj ndonjė nxėnės tė klasė sė katėrt apo tė klasės sė dytė.Pėr tė mos u hidhėuirur i shtina t'a lexojnė katėr nxėnės.
    I pyeta:
    -Tregomėni drejtė,kush e lexoi mė sė miri?
    -Faiku pohuan njėzėrit, ndonese ishte nė klasėn e dytė.
    Faik Grainc ishte ne klasėn e dytė.Ishtė nxėnės shumė intelegjent, i shkathtė,simpatik, bukurosh por ishte shumė i vogėl, madje me i vogli ne klasen e tij. Mirėpo,lexonte dhe recitonte mė mire se nxėnėsit e klasės sė katėrt Kishte njė zė kumbues,dhe foni tė lezetshme.
    -Faik, a mund ta mėsosh vjershėt gjer me tė tėmbėdhjetin?
    -Po mėsues,keta e msoj pėr dy ditė.
    -Tė lumtė! Ja, merre “Pionierin” dhe mėsoje ngadale e mire!.
    Tė nsėrmen u befasova. Gati se kishte mėsuar terė poezinė. E mora me nend se kjo vjersh ka pėr t’I mahnituri gjithė tė pranishmit.
    Meqė kishja punuar shumė pėr kete manifestim, i porosita nxėnėsit qė mė 18-tin tė vijnė tė gjithė prindėrit, madje edhe nga dy e tre.
    Erdhi dita jubilare, 18 janari,Pesėqindėvjetori i vdekjės sė Skėnderbeut. Klasa u mbush spic.Nuk kishte hapsirė as pė gjilperė, siē thuhet.
    Skenarin e kishja te gaēėm. Fillimisht tė parnishmit i njoftova nė pika tė shkurtėra pėr historinė e Skėnderbeut.Nė fund tė fjalimit bėrtita me zė tė lartė fjalėt e heroit ton qė ua pat thėnė nė Krujė qyt3tarėve
    “ LIRINĖ NUK UA SOLLA UNĖ, ATE E GJETA NE MESIN E JUAJ! “
    Duartrokiten gjatė.
    Tash, rreshtova anėtarėt e korit,djemė e vajza,dola para tyre me mandolin,ua dhash tingullin e duhur dhe fillum kėngėn :

    FRYNĖ MURLANI ME STUHI

    Frynė murlni me stuhi,
    Qielli bubullonte,
    Me flamurin kuq 'e zi,
    Ēetės po i printe.
    ***
    Hej trim’o Skėnderbe!
    Oo, krenari shqiptare!
    Pėr t’ēliru atdhenė,
    N’luft’ je nis’ ma'i pari!!!
    ***
    Sa vėrejta,shumica e tė pranishmėve kurrė nuk e kishin dė gjuar kete kėngė. Bertiten: edhe njeherė-edhe njėherė.Ptjatėr ua plotėsuam dėshirėn.Recituam edhe dy –tri vjersha tjera..
    Se fundmi i erdhi radha Faikut pėr ta recituar poezinė e bukur, ku flitej historiia pėrms vargjeve nė mėnyrė tejet artistikie.
    Po i shkėpus disa vargje tė kėsaj poezie tė cilen e recitoi Faiku
    Fare i qetė,pa fije treme,doli para publikut dhe nisi ta recitojė. E recitoi aq bukur sa qė,sikur tė mos shihej,dėgjuesit do thonin ky recitim ėshtė i ndonjė aktori profesionistė.


    IDASHURI BABAGJYSH
    Lexojini!

    O i dashuri babagjysh!
    patjetėr do t'a dish,
    Si luftoi dhe cili qe
    Kryetrimi Skėnderbe?

    Ndaj tė lutem m'ė trego!
    Mirė o nipēe, m'e dėgjo!
    Shum' e shum' vite mė par',
    S'kish liri pėr Shqipėtarė.

    Asi kohe, memėdheu,
    Kish luaj si Skėnderbeu,
    Por sulltani menjėherė,
    N’Stambol na i ēonte jeniqerė.
    ***
    Nė Stamboll, larg atje,
    Mori trimin Skenderbe.
    Me ket trim o trim me flet',
    M'urrej dhe sulltani vet.

    Se sa her' qė luftonte,
    Nuk humbėste, veē fitonte.
    Por njė ditė njiė plak,
    Si shqiponj’ e si shigjetė,

    Shkoi te Skėnderbeu vet e i tha:
    Oooo Skėnderbe,
    Jam shqiptar, por nuk me njef !
    M’ ka dėrguar mėmėdheu

    E m’tha shko te Skenderbeu,
    E i thuaj, ne po vuajmė
    Na coptoi ushtri e huaj!
    Pa u mblodhėn Shqipėtarėt,

    Ngjeshen armet ben’ e ben’,
    Nėn udhėheqjen e Skėnderbeut,
    Do t’i themi botės mbarė:
    Shqipėria ėshtė e gjallė!

    Tė gjithė u fascionuan,duartrokiten gjate-gjatė dhe u ndanė tejet tėkėnaqur.
    .Shumica prej tyre per here tė parė paten rastin tė shohin njė shfaqje te tillė.
    Se funmi ua tregova notat e suksesit tė arritur gjatė gjysmėvjetorit tė parė tė vitit shkollor 1967/1968,
    P.S:
    Po ua bėj me dije lexuesėve,ndonėse kanė kaluar 55 (pesėdhjetė e pesė vjetė),Faik Grainca edhe sot e din pėrmendėsh kėte poezi dhe shpeshėherė e reciton edhe sot me shumė pasion kur gjendet nė ndonjė aheng familjarė ose nė shoqėri tė ngusshtė ,madje edhe kur ishte kryetar i Komunes tė Ferizajt.
    12. 12 .2022,Ferizaj
    Rifreskuar nė datėn 20-02-2024 ora 19:53 nga Hajrush (gjeta ca gabime dr.shkrimi.)

Trackbacks