Close
View RSS Feed

Neteorm

Nė kėrkim tė dritės..

Vlerėsoje Postimin
Emri:  1_ku-LmbuE0Dvp1Rs9iWZQ5Q.jpg

Shikime: 5654

Madhėsia:  22.1 KB

Pas kėtyre ditėve ndjej se kam diēka pėr tė shprehur, dhe tė premtoj se ėshtė tėrėsisht ndryshe nga ēfarė ke lexuar mė parė! Dua tė tė rrėfej tė vėrteta qė kam kuptuar. Dua tė tė bėj t’i bluash nė mendje kėto dhe pastaj tė mė shkruash.
Nuk dua tė mė komplimentosh. Dua tė mė pėrgjigjesh. Sepse ēdo argument mė poshtė ėshtė njė pyetje njėkohėsisht.

Brenda burgjeve tė mendjes

Fėmijėrinė time e kam kaluar duke folur shumė pak dhe duke menduar shumė. Nuk ėshtė e shėndetshme. Por, ajo qė nuk ėshtė e shėndetshme, ėshtė vazhdimi i kėsaj sjellje kur rritesh. Ka shumė si unė. Jo pėr tė gjithė ėshtė njėsoj por pėr tė gjithė tė jesh vetja ėshtė mė e mundimshme se zakonisht.
Kemi nevojė tė jetojmė shumė eksperienca dhe pse ka raste kur kthehen nė sfida tė vėshtira, aq tė vėshtira sa na sfilitisin. Humbasim besimin. Pastaj, mbledhim mendjen. Zgjedhim tė pranojmė tė identifikohemi me nofkat qė tė tjerėt na vendosim, ose guxojmė ta ndėrtojmė imazhin qė duam pėr veten.
Tė fundit janė tė rrallė. Unė nuk jam njė prej tyre. Ose tė paktėn nuk kam qėnė gjatė viteve tė fėmijėrisė. Tani i hedh njė shikim tė shpejtė tė shkuarės dhe i’a kuptoj qėllimet. Tė gjitha u bėnė qė tė mė mėsonin. Tė mė mėsonin se ēfarė do tė thoshte tė jetoje njė jetė tė ndrydhur dhe se ē’vlerė ka liria.
Ajo qė shoh kur hedh sytė prapa, janė burgjet e mendjes brenda tė cilėve kam jetuar. Nė disa kam lindur nė mėnyrė tė pavullnetshme. Nė shumicėn e kam futur veten vetė.
Flas kėtu pėr pafuqinė pėr t’u shprehur nė shtėpi, klasė, apo pėrpara miqve tė mi. Gjithė ajo energji e pashprehur qė mpih mendjen e tė paralizon gjymtyrėt; ēdo situatė ishte njė burg sepse unė nuk dilja dot prej kangjellave tė mendjes.
Thoja, “unė i pėrkas kėtij personaliteti dhe nuk mund tė jem ndryshe”.
E kisha gabim. Mund tė jem ndryshe. Ti mund tė jesh ndryshe. Ne mund tė jemi ndryshe. Pėr sa kohė nuk ndjehesh i plotė kėshtu si je, mund tė jesh ndryshe. Ti vendos.

Njė hap

Cili ėshtė hapi i parė pėr tė ndryshuar? E thjeshtė. Lėri gjėrat tė rrjedhin. Lėri veprimet e tua tė burojnė nga veprimet, dhe jo nga skenarė tė mbimenduar. Logjika kontrollon gjymtyrėt, por nuk duhet tė tė shtyjė drejt pavendosmėrisė.
Ti nuk mendon pėr tė ecurėn. Thjesht ecėn. Tė njėjtėn gjė duhet tė bėsh me tė tjerat. Pėr sa kohė ke vetėdije pėr veprimet e tua, asgjė e keqe nuk ndodh. Por dhe nėse ndodh, punė e madhe!
Nėse thua njė fjalė pa vend, sa keq mund tė shkojė? Do tė ndjehesh keq e do tė mėsosh tė mos t’i pėrsėrisėsh. Por, kur e thua, i’u lė vend mendimeve tė tjera mė me rėndėsi.
Kur ti je i sinqertė me familjen tėnde, shtėpia kthehet nė njė oaz lumturie. Mendo pak nėse do tė bėje tė njėjtėn gjė me njerėzit e tjerė, dhe ata me ty?! Bota do tė ishte si shtėpia jote!
Por ēfarė na pengon? Pse nuk mundemi, tani? Ēfarė po bėjmė gabim, tani? Ku kemi ngecur, tani? Ēfarė po harrojmė tė bėjmė?

Kur harrojmė tė duam

Kam lindur i vetėm. Tė gjithė kemi lindur tė vetėm. Ja pse njerėzit e tjerė ekzistojnė. Sikurse ekzistojnė shkollat fillore pėr tė na mėsuar gėrmat e para, njerėzit e tjerė ekzistojnė qė tė na mėsojnė rregulla tė pashkruara pėr jetėn. Por, a je ti i gatshėm tė mėsosh prej tyre?
Kėto qė kam kuptuar, i kam kuptuar falė njerėzve me tė cilėt jam shoqėruar deri mė sot. Pėrpara se tė kuptoja, kam keqkuptuar. Kjo ka tė vetėn rėndėsi. Nė fund tė fundit, ėshtė ēka na bėn njerėz. Por, sa i njohim kufinjtė e tė qėnit njeri? Sa i shohim urat qė na lidhin me njėri-tjetrin, dhe sa i shohim muret qė na ndajnė?
Ka vetėm njė pėrgjigjje: aq sa dashuria e zbuluar brenda vetes na lejon.
Realiteti ėshtė shumė mė ndryshe nga sa e mendojmė. Ata qė duam apo nuk duam, nuk i kuptojnė gjėrat sikurse ne mendojmė se i kuptojnė.
Tė marr njė shembull: hezitoja tė shprehesha nė artikujt e mi sepse mendoja se miqtė e mi do t’i keqkuptonin, do tė me tallnin, e ndoshta merrnin pėr dobėsi ēfarė thosha.
E vėrteta ėshtė tėrėsisht ndryshe.
Shumica e tyre nuk e kanė durimin t’i lexojnė shkrimet e mia deri nė fund. Ēfarė them; njerėzit qė do tė doja tė mė lexonin, as nuk klikojnė linkun pėr tė shkuar tek artikujt e mi.
Pėrfundimi: askush nuk ndjen aq sa ti mendon! Dhe nuk e them kėtė nė inat e sipėr, por pėr tė treguar se sa ndryshe janė gjėrat nga realiteti. Mendja jonė na lodh mė shumė nga ē’duhet.
Tani, lidhja e kėsaj me nėn-titullin mė sipėr.
Duke jetuar kėtė realitetin nė kokėn tonė, jetojmė aty mė tepėr se nė botėn reale. Nuk e kam fjalėn veē pėr leximin e njė copė artikulli, por shumė tė tjera.
Pėr shembull: Mendojmė se tė tjerėt na urrejnė pėr arritjet tona, dhe duan tė na shohin poshtė.
Kėshtu nisim njė luftė ndaj armikut tė padukshėm. Ushqejmė urrejtjen, shpirtin e konkurrencės, dhe e ndajmė veten prej botės.
Por, prit o njeri! Prit! Ke dashuri nė zemėr. A nuk e ndjen teksa rreh? Pse tė ushqejmė kėtė ego tė pafryrė, kur dashuria pėr ekzistencėn mund tė na bashkojė pėr tė arritur lartėsi tė mėdha. Pse tė ushqejmė ndasitė?
Jemi tė gjithė currila uji qė mundohen tė ēajnė mes shkretėtirės. Ja pse shuhemi shumė shpejt nė kėtė betejė. Nėse bashkohemi, krijojmė lumenjė, dete dhe oqeane. Arrijmė ēka as imagjinata jote nuk mundet! Kur dashuria triumfon!
Mos harrojmė tė duam! Lufta nuk mposhtet me luftė, por me paqe. Lėre dashurinė tė rrjedhė brenda venave tė tua, dhe ndjej bukurinė e jetės nė ēdo frymėmarrje.
Kur harrojmė tė duam, konfliktet lindin, etiketimet fillojnė. Mė e keqja: nisim tė fajsojmė. Krijojmė piramida, dhe ngrehim piedestale. Falim detyra, dhe i japim ēdokujt njė rol, duke e hequr pėrgjegjėsinė nga vetja.
Por, s’kemi pse. Jemi unikė, por shumica nuk janė vetvetja sepse mendojnė se ai version i vetes qė duan ėshtė i paarritshėm. Kufinjtė janė gėnjeshtra, dhe ky nuk ėshtė njė shkrim letrar. Rimerr forcėn pėr tė zotėruar tė vėrtetėn. Hierakitė nuk duhet tė ekzistojnė.
Shkrimi nuk i’u pėrket shkrimtarėve, qeverisja nuk iu pėrket politikanėve, dashuria nuk i’u pėrket librave. Tė gjitha i’u pėrkasin njerėzve. Na pėrkasin ne. Jo vetėm disave prej nesh, por tė gjithėve.

Une (ose) dhe ti

Ku i shoh kėto ndasi?
Le tė marrim shkrimin. Shkrimtarėt janė egoistė. Nuk e duan njėri-tjetrin. Respektojnė ata lart vetes, duan t’iu tregojnė atyre poshtė sa tė mirė janė, dhe pėrpiqen tė ngrenė veten nė njė pikė ku tė respektohen.
Kur shkruan, ti jep njė lloj dashurie. Kundrejt lexuesit, apo vetes. Kur shprehesh sinqerisht me qėllimin pėr tė ofruar diēka qė do t’a ndryshonte jetėn e lexuesit tėnd, je duke dhėnė.
Ndėrsa, kur zgjedh ēdo fjalė nė mėnyrė artificiale, je i/e rezervuar, ia shkul ndjenjat shkrimit tėnd, veē pėr t’a bėrė tė duket bukur. Kėtu kėrkon, mė tepėr se sa jep. Kėrkon tė tė duan.
Kjo vijė ėshtė kaq e hollė, sa ėshtė e lehtė tė keqkuptohesh. Por, ti mund t’a kuptosh nėse dėshiron.
Secili do cepin e tavolinės. Tė rrallė janė ata qė duan tė ulen nė njė tavolinė tė rrumbullakėt. Unė besoj se ndasi tė tilla nuk duhet tė ekzistojnė. Mė siguri njė ditė do tė zhduken plotėsisht, por pėr sa kohė ekzistojnė, bota do ta vazhdojė tė ketė njė lloj kaosi tė keq.
Eshtė e vėshtirė ti japėsh kuptim njė botė pa kaos? Nuk mund t’a dish nėse nuk ke jetuar nė njė tė tillė.
Rrugė e gjatė deri atje, ndaj pėr sot, mundem vetėm tė them se ke vetėm diēka nė dorė.

Besoj proēesit

Pavarėsisht zotėsisė pėr tė bėrė pyetjet a duhura, nė rrugėn mė tė rėndėsishme nė jetė: atė tė njohjes sė vetvetes, shumė gjėra do shkojnė pėr dreq. Pavarėsisht sa i kujdesshėm mund tė tregohesh.
Shkruaj nė vetėn e dytė, por kjo nuk do tė thotė se i di tė gjitha. Ēdo fjalė ėshtė njė shėnim drejt vetes nė radhė tė parė.
Ndoshta kjo ėshtė bukuria e proēesit. Tė vraposh dhe tė pengohesh. Tė biesh dhe tė ngrihesh. Tė qeshėsh, dhe tė qash. Kėshtu shpirti ynė pėson metamorfozėn e duhur pėr t’u rritur pa humbur thelbin e vetė.
Gjatė rrugės do tė njohėsh shpirtra tė tjerė. Disa si vullkane pėrvėlues, e tė tjerė tė ftohtė akull. Secili ka mėnyrėn e vetė tė tė dhuruarit dashuri. Dua t’i jap vetes njė shuplakė sepse lė mjegullėn tė mė mbulojė sytė, e shoh ēka dua tė shoh. Por kjo ėshtė pjesė e proēesit. Shkrimi i kėtyrė fjalėve nė vetėvete ėshtė pjesė e proēesit, dhe nuk do tė kishte ndodhur nėse nuk do tė kisha patur kėtė mjegull tė mė vėrtitej pėrpara syve.
Dua tė pėrqafoj tė tashmen fortė, sėbashku me njerėzit qė shoqėrojnė pėrditshmėrinė time. Edhe pse pjesėn mė tė madhe tė kohės jemi duke zgjidhur probleme qė n’a shpėrqėndrojnė nga tė shijuarit ekzistencėn, energjia e gjen rrugėn e saj pėr tek burimi, dhe ēdo ditė ėshtė njė hap.

Mesazhi i gjithė kėsaj?

Tė gjitha shkrimet e mia mundohen tė pėrcjellin vetėm njė mesazh. Nė jetė vijmė dhe largohemi tė vetėm, ama na bashkon njė fuqi e pashtershme dashurie e cila rrjedh nga gjithēka ekziston. Bukuria e ekzistencės qėndron nė tė qėnit tė bashkuar.
Le ti lejojmė gjėrat tė rrjedhin, tė pastrojmė veten nga e keqja, dhe tė duam pa kushte! Jeta ėshtė kaq e bukur pėr tė qėnė jo ti.
Kėtu, po e mbyll kėtė shkrim. Pėrqafime!
Fjalėt Kyēe: Asnjė Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Pa Kategorizim

Komente

Trackbacks