Close
View RSS Feed

Neteorm

Karma dhe dharma: Rėndėsia e tyre nė jetėn tonė!

Vlerėsoje Postimin
HYRJE

Kur ndodh diēka shumė serioze nė jetėn e njeriut, disa herė dėgjojmė: Ishte karma e tij, ose, karma e saj!
Njė shprehje e tillė mund tė tregojė se personi ėshtė duke u ndėshkuar pėr ndonjė veprim tė sė kaluarės.
Por mėsimdhėnia e karmės ka mė shumė sesa thjesht njė ndjenjė ndėshkimi.
Krijimi i njė pikėpamjeje mė tė gjerė tė kėsaj ēėshtje do tė na e bėjė mė tė lehtė ta eksplorojmė.
Shumė njerėz sot flasin pėr Unitetin e jetės.
Nė tė vėrtetė, mėsimet e menēurisė sė pėrjetshme, tė njohura tashmė si teozofi, pėrcjellin se universi ėshtė Njė Gjė, se ėshtė i gjallė, inteligjent dhe shumė-nivelėsh, se pėrbėhet nga qėnie tė ndėrlidhura qė i shoqėrojnė ato nė evolucionin e tyre nė njė jetė ose vetėdije mė tė lartė.
Mėsimi teozofik thotė se ekziston njė tėrėsi e vetme, e pandashme nė univers.
Secili prej nesh ėshtė njė pamje e ndryshme e kėsaj tėrėsie dhe jo pjesė tė ndara tė saj.

Karma thuhet se ėshtė pjesė integrale e kėsaj tėrėsie, e kėtij universi.
Jo vetėm diēka universale, por LIGJI i universit, njė zinxhir shkaqesh qė shtrihen si prapa nė tė kaluarėn e pafund por dhe pėrpara drejt sė ardhmes sė pafund.
Prandaj Karma ka kuptimin dhe zbatimin mė tė gjerė nė jetėn e tė gjithė universit.
Ajo prek grimcat, galaktikat, qėniet njerėzore, shoqėritė e tyre, kombet, etj.
Idetė e paraqitura nė kėtė botim vijnė nga njė larmi burimesh dhe unė thjesht po i rendis pėr t’i reflektuar.
Do tė merremi me tre fusha kryesore tė ēėshtjes.

1.Kuptimi i Karmės.

1.Disa tipare kryesore tė Ligjit Karmik sipas mėsimit teozofik.
2.Zbatimin e Karmės dhe Dharmės nė jetėn tonė tė pėrditshme.

Kuptimi i Karmės

Fjala Karma vjen nga rrėnja sanskrite kri qė do tė thotė “bėj” ose “veproj”
Kshuqė lidhet me lėvizjen ose veprimin.
Nuk ėshtė diēka statike.
Nė kėtė kuptim, karma i referohet ēdo lloj veprimi.
Karma pėrmendej gjithmone si Ligj.
Ligjet njerėzore mund tė konsiderohen si rregulla tė kontrollit, por karma, ėshtė njė ligj natyror.
Ėshtė njė lloj tipari i rregullt i Natyrės siē ėshtė graviteti
Nuk imponohet nga diēka e jashtme, por ėshtė e lindur nė jetė.
Zonja Blavatsky nuk e quajti karmėn thjesht njė ligj, por Ligjin Suprem tė universit.
E perceptonte atė si njė ligj qė rikthen vazhdimisht gjendjen harmonike normale tė botės kur prishet.
Le ta mbajmė kėtė imazh nė mendje ndėrsa vazhdojmė studimin e kėsaj ēeshtjeje.

Madje mund ta konsiderojmė karmėn si njė “fillim”.
Njė “parim” (sipas Fjalorit Australian tė Pėrgjithshėm tė Oxfordit) mund tė pėrshkruhet si “njė e vėrtetė themelore qė formon bazėn e logjikės ose veprimit”.
Ose, gjithashtu mund tė mendojmė pėr karmėn si njė proces qė pėrshkon tėrė universin, njė univers qė ėshtė nė tė vėrtetė Njė Gjė me shumė anė.
Nė kėtė mėnyrė karma ka tė bėjė me ēdo veprim, ēdo aktivitet dhe prandaj ka njė “lloj”, njė “formė”.
Ėshtė gjithashtu njė parim rregullues, ligj ose proces dhe pėr kėtė arsye ka tė bėjė me vetėdijen.

Si ta kuptojmė Karmėn?

Ekzistojnė lloje tė ndryshme tė karmės.
Dikur ishte njė kėngė nga John Lennon me titull: “Karma e menjėhershme do tė tė rrėmbejė (Instant Karma)”.
Tingėllon si diēka qė do t’ju shtyjė menjėherė pėr tė bėrė diēka!
Disa njerėz mendojnė se karma ėshtė fatale, se ngjarjet nė jetėn tonė janė tė pashmangshme dhe tė paracaktuara.
Por duket se nė pėrgjithėsi nuk ėshtė kėshtu.
Pėr ēfarė arsye?
Sepse ne vazhdimisht po modifikojmė shkaqet e mėparshme me veprimet tona, dhe efekti karma nuk vjen gjithmonė menjėherė.
Nė fakt, mėsimi teozofik sugjeron se mund tė duhen disa jetė para se efektet e disa veprimeve tona tė bėhen tė dukshme.

Ligji i tretė i lėvizjes sė Njutonit thotė se pėr ēdo veprim ekziston njė kundėrveprim.
Mund tė mendonte dikush se mėlart shpjegohet dhe ligji i karmės, por ka njė ndryshim.
Felix Leighton, njė anėtar i Seksionit Amerikan tė Shoqėrisė Theosophical, shkroi se tre ligjet e Njutonit pėr lėvizjen kishin tė bėnin me forcėn, materien dhe lėvizjen, por vetėm nė sferėn fizike.
Nga ana tjetėr, karma (pavarėsisht nėse konsiderohet si ligj, parim ose proces) pėrfshin nė fushėn e saj tė veprimit fushat mė tė imėta tė materies dhe jo vetėm fushėn fizike, si dhe fusha tė tjera si emocionet, motivet, fushat mė tė imėta tė vetėdijes.
Pra, duket se ėshtė diēka shumė mė e komplikuar.

Cilat janė shkaqet e efekteve karmike nė jetėn tonė?

Nė pėrgjithėsi, mund tė themi se ngjarjet qė ndodhin nė jetėn tonė vijnė nga shkaqe qė ne kemi vėnė nė lėvizje nė tė kaluarėn tonė.
Por secili nga veprimet tona ėshtė njė shkak i ri, dhe kėshtu qė ne mund tė shohim mendėrisht njė zinxhir veprimesh ose ngjarjesh gjithnjė e nė zgjerim.
Vlen tė theksojmė se ėshtė e vėshtirė tė shqyrtohet karma pa ekzaminuar nė tė njėjtėn kohė njė mėsim tjetėr tė Urtėsisė sė Pėrhershme.
Kjo ėshtė, rimishėrimi, i cili vendos karmėn nė njė bazė mė tė gjerė dhe vlen tė merret nė konsideratė.
Thuhet se njė pjesė mė e thellė e jona (tė cilėn mund ta quajmė shpirti) rimishėrohet nė personalitete tė njėpasnjėshme, tė ndryshme nė mėnyrė qė tė pėrshkojnė gamėn e plotė tė pėrvojave njerėzore para se tė kthehemi mė nė fund te Burimi, thelbi i tij shpirtėror.
Meqėnėse rimishėrimi ėshtė pjesė e ekuacionit, atėherė mund tė konsiderojmė qė karma jonė po ndryshon vazhdimisht nėpėr shumė jetė.

Ne shpesh mendojmė pėr karmėn si karma individuale “karma ime”.
Por Madame Blavatsky, bashkėthemeluese e Shoqėrisė Theosophical, gjithashtu shkroi edhe pėr karmėn grupore dhe atė kombėtare.
Shkrimtarė tė tjerė teozofikė e kanė pėrfshirė kėtė thėnie nė shkrimet e tyre.
Sipas saj, jo vetėm qė i pėrjetojmė pasojat karmike tė veprimeve tona tė sė kaluarės por jemi gjithashtu pjesė e karmės grupore tė mjedisit tonė shoqėror, qytetit tonė, vendit tonė, pa lėnė mėnjanė karmėn mė tė gjerė, atė tė planetit tonė.
Na kujton pėrgjegjėsinė tonė personale nė tė gjitha kėto zona – familjen, komunitetin, qytetin, vendin tonė dhe Tokėn.
Ne nuk funksionojmė si qeliza individuale.
Jeta kozmike pėrshkon tė gjitha format e jetės nė planetin tonė.

Analogjia – Njė shembull i Fenomeneve tė Motit

Ndonjėherė ėshtė e dobishme tė adoptojmė njė imazh pėr tė kuptuar diēka.
Mėposhtė ėshtė njė analogji e shkėlqyeshme pėr tė ndihmuar nė shpjegimin e “proceseve tona karmike”.
Imagjinoni imazhin vijues nga teksti i Virginia Hanson (Kthimi ritmik i Karmės nė Harmoni):

“Proceset e karmės mund tė krahasohen me kompleksitetin e fenomeneve tė motit.
Zona tė mėdha tė barometrave tė larta dhe tė ulėta depėrtojnė nė atmosferė, duke zėnė hapėsirėn e njėra-tjetrės, duke shkaktuar erėra dhe kushte tė ndryshme atmosferike.
Lagėshtia ngrihet nga toka dhe formon re, tė cilat mund tė kalojnė qindra milje para se tė lėshojnė lagėshtinė qė mbajnė nėpėrmjet shiut ose dėborės.
Rrymat e erės lart mbi tokė kanė njė farė ndikimi, ashtu si shkretėtirat e krijuara shekuj mė parė, para se fiset nomade tė kullosnin tufat e tyre.
Detet prej betoni nė qytetet moderne luajnė njė rol tė jashtėzakonshėm.
Moti, nė njė ditė tė caktuar, nė njė vend tė caktuar, ėshtė njė produkt i njė kombinimi tė faktorėve tė panumėrt, tė sė kaluarės dhe tė tashmes, lokale dhe globale, dhe ndikime tė reja po hyjnė vazhdimisht nė sistem, duke modifikuar rezultatin”

Nėse e mendojmė mė mirė, sa shpesh mund tė jepet parashikimi i motit me saktėsi absolute?
Kėshtu qė kėtu kemi njė imazh tre-dimensional, “natyror” qė mund tė na ndihmojė tė formojmė njė ide tė mėnyrės holistike nė tė cilėn funksionon karma.
Sidoqoftė, gjithmonė ėshtė thėnė qė karma mbulon mė shumė dimensione sepse ajo funksionon paralelisht dhe nė fusha tė imėta tė ndėrgjegjes.

Si shlyhet Karma?

Nėse karma ėshtė njė proces themelor qė pėrshkon gjithė universin, atėherė ėshtė e nevojshme tė kemi njė “inteligjencė” tė fortė kozmike, e cila rregullon vazhdimisht pasojat e forcave qė vihen nė lėvizje nga shkaqe specifike.
Tė gjitha veprimet (p.sh. fizike, emocionale dhe mendore) thelbėsisht thuhet se janė “tė impresionuara” nė vetėdijen universale dhe rregullohen vazhdimisht nė pėrputhje me Ligjin Karmik.
Nė mėsimet e Urtėsisė thuhet se disa entitete inteligjente “regjistrojnė”, nė njė farė mėnyre, ngjarjet nė Dritėn Yjore, rajon i padukshėm qė rrethon planetin tonė.
Mund tė imagjinojmė njė lloj filmi tė vazhdueshėm kozmik qė ofron mundėsinė e njė regjistrimi tė pashlyeshėm tė tė gjitha akteve qė kanė ndodhur tashmė, ose qė do tė ndodhin nė tė ardhmen.
Kėto entitete inteligjente u quajten nga Elena P. Blavatsky, pėrfaqėsues tė karmės.
Ata quhen gjithashtu “Lipika”, njė term sanskrit qė rrjedh nga rrėnja Lip, qė do tė thotė “shkruaj”.
Kjo ėshtė arsyeja pse Lipika shpesh herė referohen si regjistrues.

Nė fakt, funksioni i procesit karmik ėshtė me tė vėrtetė shumė “i qartė”, por ne nuk kemi domosdoshmėrisht aftėsinė pėr ta perceptuar atė derisa tė pėsojmė njė situatė tė dhimbshme nga ndonjė rezultat i drejtpėrdrejtė i veprimeve tona.
Ndonjėherė, vetėm pas dhimbjes sė pėrsėritur, ose trishtimit tė madh, ose pranimit tė dhimbjes qė i kemi shkaktuar dikujt, dikush mund tė kontrollojė ose modifikojė disa modele tė sjelljes dhe veprimit.

VETITĖ OSE CILESITĖ KRYESORE TE LIGJIT KARMIK SIPAS MĖSIMIT TEOZOFIK

Ndoshta mund tė shtrohet pyetja: Cilat janė cilėsitė kryesore tė kėtij Ligji, kėtij parimi apo procesi qė ne e quajmė Karma?
Procesi karmik ėshtė i pėrgjithshėm, “holistik”.
Megjithėse egziston ajo qė thamė “karma individuale”, nuk jemi tė izoluar dhe as veprojmė kėshtu.
Mos harroni thėnien nė fillim tė kėtij botimi se universi ėshtė Njė Gjė.
Gjithēka qė bėjmė ndikon nė planet nė njė farė mėnyre.
Shihni se si aktet e fundit terroriste kanė prekur tė gjithė planetin.
Karma ėshtė plotėsisht “e lėngshme” dhe “elastike”, thotė Madame Blavatsky.
Rezultatet azhornohen vazhdimisht.
Procesi karmik nuk ėshtė vijor por “shumėdimensional”.
Virginia Hanson shkroi: “Karma ėshtė gjithashtu shumėdimensionale, jo vijore.
Ndikohet nga veprimet nė nivelin fizik, mendor dhe shpirtėror, nė tė gjitha nivelet dhe fushat e Natyrės.
Aktivizon ndikime nga e kaluara e largėt dhe e tashmja.
Edhe pse e ardhmja ėshtė e ndikuar nga e kaluara, ajo ende nuk ka pėrfunduar.
Ėshtė njė produkt i shkaqeve tė panumėrta”.
Ashtu si shembulli i parashikimit tė motit!

Karma ėshtė “e saktė” dhe “inteligjente” (pėrshtat “me pjekuri, inteligjencė dhe drejtėsi ēdo rezultat ndaj kauzės sė saj”) (Ēelėsi i Teozofisė).
Ėshtė “objektive” ose “e paanshme”.
Mund tė themi se kemi njė karmė tė mirė ose tė keqe (dhe ky mund tė jetė njė lloj qėndrimi bestytni), por nėse e studiojmė ne njė kėndvėshtrim mė tė gjerė, egzistojnė vetėm shkaqe karmike dhe rregullime karmike, ose ato efekte qė rivendosin harmoninė.
Kėshtu, mund tė pėrmbledhim disa tipare tė Ligjit Karmik duke theksuar se ai ėshtė holistik, i rrjedhshėm dhe elastik, shumėdimensional, i saktė dhe inteligjent, neutral ose objektiv.

Karma dhe Dharma nė jetėn e pėrditshme

Tashmė kemi folur pėr karmėn grupore dhe atė individuale.
Kėshtu, karma punon jo vetėm kolektivisht, por thellėsisht dhe plotėsisht edhe pėr ēėshtje individuale.
Prandaj, le tė analizojmė prezantimin e temės sonė pėrmes rrethanave tė jetės sė pėrditshme.
Duke pėrdorur njė metaforė artistike, le tė mendojmė pėr veten si njė statujė nė procesin e skalitjes.
Secili prej nesh ėshtė njė krijim nė progres, nė procesin e njė udhėtimi, kthimin drejt Burimit tonė.
Njerėzit mė tė pėrparuar nė rrugėn e kthimit, ose nivritti marga, mund tė frymėzohen mė shumė nga dhembshuria, njė natyrė morale, njė vlerėsim i sė mirės, ​​sė vėrtetės dhe sė bukurės, njė menēuri e pazakontė, etj.
Mėsimi i rimishėrimit na mėson se ne e zbusim veten pėrmes shumė jetėsh.
Duke pėrpunuar anet tona negative dhe duke i zbuluar ato gradualisht, ne gdhendim dhe lustrojmė atė qė ėshtė brenda nesh.
Ėshtė e mundur qė tė ketė bukuri dhe art nė ēdo veprimin tonė, nė marrėdhėniet tona, nė mjedisin e punės, etj.

Autorja Shirley Nicholson thekson se nuk ėshtė e mundur tė eliminojmė ndikimet qė kemi aktivizuar nė tė kaluarėn, por mund tė ndikojmė nė rrjedhėn e jetės sonė nė ēdo kohė, duke kanalizuar “energji tė reja nė drejtime tė reja”.
Bukuria nė veprim mund tė jetė pjesė e kėsaj energjie tė re qė ndihmon rritjen tonė tė brendshme.
Mund tė shtrohet pyetja: A ka gjendje karmike qė ēojnė kryesisht nė zhvillimin e brendshėm tė njė qėnie njerėzore?
Kjo kėrkon shqyrtim.
Njė dėgjues, dikur duke iu pėrgjigjur me theks kėsaj pyetjeje, tha se pasuria mund tė prodhonte njė mjedis pozitiv pėr zhvillimin e brendshėm.
Por a ėshtė padyshim kėshtu?

Siē vėrejti Virginia Hanson: “Pak, nė tė vėrtetė, duken tė aftė tė pėrballojnė efektet e pasurisė sė tepėrt pa pėrfituar nga mundėsitė dhe detyrimet qė ofron ose kėrkon pasuria”.
Prandaj, pasuria e tepėrt dhe fuqia kozmike qė e ndjek atė, nuk mund tė konsiderohen sinonime me rrethanat qė ēojnė nė zhvillimin e brendshėm njerėzor, qė ėshtė zhvillimi i njė Shpirti.
Edhe pak pasuri mund tė ēojė nė njė predispozicion pėr tė kėrkuar mė shumė pasuri, nė dėm tė rritjes sė brendshme.

Joseph Goldstein, duke cituar njė pikėpamje Budiste tė karmės, tha: “Perceptimi ynė i menjėhershėm se si ligji i karmės funksionon ēdo minutė mund tė jetė njė motivues i fuqishėm pėr tė zhvilluar gjendjen e zgjuarsisė qė do tė na sjelli lumturi nė atė moment, por gjithashtu tė prodhojė frytin e prosperitetit nė tė ardhmen.”
Kėto fjalė na ēojnė tek tema tjetėr e kėrkimit tonė – Dharma.

DHARMA

Termi zakonisht pėrkthehet si detyrė, por ky interpretim nuk ėshtė i mjaftueshėm sepse dharma ėshtė shumė mė tepėr.
Ėshtė njė fjalė sanskrite qė rrjedh nga rrėnja dhri, qė do tė thotė ‘vendos’, ‘mirėmbaj’, ‘mbėshtes’, ‘mbaj’. ‘sjell’
Dharma ka shumė nuanca tė kuptimit, duke pėrfshirė fenė, borxhin, drejtėsinė, hirin yjnor, korrektėsinė dhe sjelljen e mirė.
Prandaj ka dimensione tė forta morale.
Gjithashtu ka njė kuptim dytėsor qė mund tė mos jetė i njohur mirė.
Qė ėshtė, “cilėsi karakteristike thelbėsore ose veēanti”.
Kėshtu qė mund tė mendojmė pėr dharmėn si ajo qė ruan cilėsinė tonė thelbėsore ose karakteristike, ose vendoset nė tė Vėrtetėn se kush jemi.
Prandaj dharma ėshtė jashtėzakonisht e vlefshme!
Nė fakt, dharma ėshtė pėrshkruar si e vėrteta e qėnies sonė.
Secili prej nesh ka dharmėn e vet, tė njohur si Svadharma.

Zbatimi i Karmės dhe Dharmės nė jetėn e pėrditshme

Thuhet se karma ėshtė shkaku dhe pasoja, dhe dharma ėshtė fuqia e studimit tė kujdesshėm dhe vendimit.
Prandaj, si karma, ashtu edhe dharma janė tė pranishme nė zgjedhjet dhe veprimet tona nė ēdo situatė nė tė cilėn jemi pėrfshirė.
Dharma ėshtė e pranishme tė paktėn potencialisht nė tė gjitha situatat sepse karma dhe dharma janė tė lidhura dhe nuk mund tė shkėputen.
Por rastet nė tė cilat dharma ėshtė thelbėsisht e pranishme nė jetėn tonė ndryshojnė nė mėnyrė dramatike.
Mund tė mendojmė pėr karmėn si njė gjendje horizontale ose domosdoshmėri, dhe dharmėn si njė mundėsi vertikale.
Nė diagramin vijues, boshti horizontal pėrfaqėson karmėn dhe vertikali dharmėn.

Karma = kufizimet tona,
Dharma = zgjerim pėrtej kufizimeve tona,
Karma = vendi ku jemi tani.
Dharma = vendi ku mund tė gjendemi,
Karma = kufizimet tona, kufijtė e aftėsisė sonė pėr t’iu pėrgjigjur nė njė situatė.

Dharma = kapėrcejmė kufijtė tona duke shprehur natyrėn tonė thelbėsore, kudo qe gjendemi
Prandaj, jetesa e pandėrprerė nė dharmė mund tė konsiderohet si njė zhvillim progresiv brenda njeriut, i shoqėruar me zhvillimin mė tė lartė mendor dhe shpirtėror.
Dharma gjithashtu ka njė dimension moral, sepse ēdo veprim qė pasqyron natyrėn tonė thelbėsore si qėnie njerėzore, ka nė themel moralin e tij.
Le ta shohim dharmėn nė njė mėnyrė praktike.
A ka pasur ndonjėherė njė detyrė nė jetėn tuaj qė dukej shumė e vėshtirė?
Ndoshta, herė pas here, ndihemi keq brenda kufizimeve tona, por gjejmė guximin pėr tė vazhduar me njė detyrė tė veēantė, pėr ta bėrė atė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, duke e ditur se gjatė procesit kemi tejkaluar kufijtė tanė normalė.


Kjo detyrė mund tė ketė sjellė njė ndryshim tė madh nė jetėn tonė.
Kėto janė rastet nė tė cilat ne zgjerohemi pėrmes kėtyre mundėsive vertikale, duke iu afruar mė shumė asaj qė jemi nė tė vėrtetė.
Le tė shqyrtojmė vėshtirėsitė dhe dharmėn.
Pėr shembull, merrni parasysh njė person nė burg.
Ka tė ngjarė tė revoltohet dhe tė pėrballet me vėshtirėsi tė mėdha pėr tu pėrshtatur me kushtet e reja.
Por i njėjti i burgosur mund tė jetė nė gjendje tė meditojė thellė, tė pėrdorė kohėn e tij nė burg nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme dhe tė bėhet njė person mė i mirė.
Mendoni pėr Nelson Mandela.
Njė person krejt tjetėr doli nga burgu, dhe jo personi i zemėruar qė ishte dikur.
Ai nuk u keqėsua por vazhdoi tė pėrfitonte nga mundėsia qė iu dha pėr tė ndihmuar njerėzit.
Ai u pėrball me disa vėshtirėsi karmike, por mund tė themi se nė njė farė mėnyre ai arriti t’i kthehej mė shumė qėnies sė tij, natyrės sė tij thelbėsore, dharmės sė tij.

Thuhet se dharma jonė nuk ėshtė njė detyrė ndaj vetes, familjes, punėdhėnėsit tonė, apo edhe atdheut tonė veēmas nga tė tjerėt.
Ndoshta ėshtė detyra jonė ndaj tėrė jetės, e cila tejkalon modelet mė tė kufizuara karmike qė kemi trashėguar.
Gjithashtu, dharma nganjėherė quhet ‘detyrė e drejtė’.
Pėrveē interpretimeve tė tjera tė zakonshme tė fjalės, dharma mund tė konsiderohet si:
· Njė probabilitet vertikal qė zgjerohet pėrtej kushteve tė tij kufizuese.
· Vendosja e vetvetes sonė mė nė brendėsi ose natyra jonė thelbėsore, me sjellje pėrkatėse.
· Dimension i fortė moral
· Detyra jonė ndaj gjithė jetės, pėrmes ndėrgjegjėsimit tė cilėsive tona mė tė larta, siē janė inteligjenca e pjekur dhe dhembshuria.

Karma dhe dharma mund tė duken se janė nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn, veēanėrisht kur zgjedhjet tona, nė disa raste, mund tė jenė tė kufizuara ose tė vėshtira.
William Metzger, vuri re se kundėrshtimi midis tė dyjave duhet tė pėrjetohet ndoshta si njė vallėzim, dhe jo si njė luftė!
Nė njė vallėzim vėrehet se vullneti dinamik dhe imagjinata e valltarit vazhdimisht lufton kundėr gravitetit.
Por valltari gjithashtu pėrdor gravitetin, si dhe dyshemenė pėr tė pėrcaktuar fushėn e kėsaj beteje tė kėndshme ose tragjike.
Ēėshtja ėshtė se, ne mund tė pėrdorim kufizimet tona karmike si njė pikėnisje pėr t’u afruar me atė qė jemi nė tė vėrtetė.
Ne mund tė kėrcejmė me situata, nė vend qė tė provokojmė intensitetin e njė lufte.
Prandaj, ndėrsa shqyrtojmė efektet karmike tė shkaktuara nga shkaqe qė u vunė nė lėvizje mė parė, na ėshtė dhėnė njė “mundėsi” e mrekullueshme pėr t’u afruar me atė qė jemi vetvetiu, pėr t’u vendosur nė natyrėn tonė tė brendshme.
Duke manifestuar dharmėn tonė, borxhin tonė ndaj gjithė jetės, ndihmojmė nė pėrparim, drejt qėllimit tė Njė Jete.

PERMBLEDHJE

Pėrmbledhje, kemi shqyrtuar tashmė disa pika tė rėndėsishme:

Kuptimi i karmės
Disa tipare kryesore tė ligjit karmik sipas mėsimit teozofik
Zbatimi i karmės dhe dharmės nė jetėn e pėrditshme.
Ēelėsi drejt Jetės Shpirtėrore

Njė mendim interesant, i dobishėm nė jetėn e pėrditshme, u shpreh nė mėnyrėn vijuese: “Ēelėsi drejt jetės shpirtėrore ėshtė… shndėrrimi i karmės nė dharmė ”(William Metzger).
Thuhet se gjendjet karmike mund tė trajtohen nė mėnyrė kreative, si njė vallėzim.
Sidoqoftė, gjatė gjithė ditės, na jepet njė mundėsi e shkėlqyer kreativiteti, tė pėrqafojmė situatėn me tė vėrtetėn e qėnies sonė dhe tė pėrgjigjemi nė pėrputhje me rrethanat.
Pra, mund t’i kthejmė efektet e sė kaluarės nė njė tė ardhme fisnike, nė tė cilėn i shėrbejmė qėllimit tė njė tėrėsie mė tė gjerė.
Tė gjithė jemi tė lidhur pazgjidhshmėrisht me njeri-tjetrin.
Thuhet se asnjė qėnie njerėzore nuk mund tė ngrihet mbi gabimet e tij individuale pa ngritur, tė paktėn, tėrė trupin e tij, pjesė e sė cilės ai ėshtė e pashkėputshme.
Ēdo lėvizje, ēdo veprimi jonė, ndikon nė tė gjithė elementėt e tjerė tė botės sonė.
Ndėrsa pėrmirėsohemi si qėnie njerėzore, bota jonė ngrihet pak mė lart.
Pra, le tė veprojmė gjithnjė e mė shumė nga natyra jonė mė e thellė kur fillojmė ta transformojmė karmėn nė dharmė.

Burimi:

Australian Concise Oxford Dictionary

Barker, E. Trevor (comp. & transcr.), The Mahatma Letters to A.P. Sinnett

Blavatsky H.P., The Key to Theosophy

Hanson, Virginia (ed.), Karma Rhythmic Return to Harmony
Fjalėt Kyēe: Asnjė Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Pa Kategorizim

Komente

Trackbacks