Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Njė bllog personal falas pėr ēdo anėtar tė Forumit Shqiptar

Vlerėsimi: 2 vota, 4.00 mesatarja.
Kam kėnaqėsinė e veēantė qė tė ndaj me ju njė lajm tė mirė. Duke filluar qė sot, ēdo anėtar/e i/e regjistruar i/e Forumit Shqiptar, do tė ketė mundėsi qė tė krijojė edhe bllogun e tij/saj personal. Njė shėrbim qė ofrohet falas e pėr tė gjithė, si gjithė shėrbimet e tjera qė forumi ofron. Bile edhe rregullat e postimit nė bllogun tuaj personal janė mė tė lira se sa nė diskutimet publike tė forumit. Mėsoni mė shumė mė poshtė.

- Ēfarė ėshtė bllogu personal?

Le tė fillojmė me vetė fjalėn "bllog" pasi ajo ėshtė njė fjalė e rė pėr gjuhėn shqipe. Origjina e kėsaj fjale ėshtė gjuha angleze e Internetit "blog". Bllogu pėrfaqėson njė dritare personale nė Internet, ku njė person shpreh mendimet ose krijimtarinė e tij/saj me njė publik tė gjerė. Tematika e mendimeve tė shprehura ėshtė e shumėllojshme. Dhe ajo qė ėshtė mė e mira ėshtė qė ju vetė vendosni tė shprehni mendimet dhe krijimtarinė tuaj nė njė liri tė plotė.

Ju pėlqen tė shprehni mendimin tuaj mbi atė qė ngjet nė vendlindje apo nė shoqėrinė ku jetoni? Nėse mė pėrpara ju duhej tė dėrgonit shkrimin tuaj pranė njė redaksie gazete apo televizioni shqiptar, sot nuk keni pėrse ta bėni mė kėtė. Mendimi juaj nė faqet e forumit shqiptar do tė lexohet nga mijėra vizitorė nga mbarė bota nė ditėt, javėt, muajt, vitet nė vazhdim. Keni njė prirje artistike? Ju pėlqen letėrsia, muzika, piktura, fotografia, kėrcimi....? Tani mund tė ndani me njė publik tė gjerė shqiptar nė bllogun tuaj personal krijimtarinė tuaj artistike. Dhe jo vetėm kaq, por do tė kini kontroll tė plotė mbi tė. Kontroll mbi njerėzit qė mund ta lexojnė postimet tuaja. Sa gjatė qėndrojnė tė postuara nė forum. Kush mund tė komentojė pėr postimet tuaja. Bllogu personal ju lejon edhe tė krijoni shoqėri tė reja, pasi tė gjithė antarėt e forumit qė ndajnė tė njėjtin mendim apo pasion me ju, do tė abonohen nė bllogun tuaj personal. Dhe sa herė qė ju bėni njė postim tė ri nė bllogun tuaj personal, ata do tė marrin njė njoftim nė forum dhe me email.

- Nga ndryshon bllogu personal nga temat e forumit?

Temat e forumit janė diskutime publike ku tė gjithė antarėt japin mendimin e tyre tė lirė. Kurse bllogu personal ka njė karakter mė individual dhe mė personal. Vazhdoni tė merrni pjesė nė temat e diskutimit nė forum, dhe nė tė njėjtėn kohė postoni edhe nė bllogun tuaj personal. Si shembull, pėr njė temė tė caktuar nė forum, ju keni shumė pėr tė thėnė e shprehur. Nėse doni tė shkruani mendimin tuaj tė plotė mbi ēėshtjen nė fjalė, duke renditur tė gjitha argumentet tuaja, forma e rekomanduar ėshtė bllogu personal. Dhe shumė mirė mund ta postoni lidhjen e postimit tė bllogut nė temėn pėrkatėse nė forum, qė antarėt qė kanė marrė pjesė tė mund ta lexojnė.

Dallimi tjetėr mes bllogut personal dhe temave tė forumit ėshtė bllogu ju lejon edhe qė tė postoni vetėm pėr sytė e miqve tuaj nė forum jo pėr njė publik tė gjerė. Tė gjitha temat e hapura nė forum janė publike, qė mund tė lexohen e komentohen nga tė gjithė antarėt e forumit. Kurse bllogu ju jep ju lirinė qė tė diktoni se kush mund tė lexojė postimet tuaja nė bllogun tuaj personal.

Si mund tė hap bllogun tim kėtu?

Si anėtar i regjistruar nė forum, mjafton qė tė klikoni mbi lidhjen nė krye tė forumit qė lexon "BLLOGJET". Poshtė saj do tė shikoni edhe disa lidhje qė kanė lidhje me blogjet, si njė lidhje pėr blogun tuaj personal, njė lidhje pėr bllogjet e antarėve tė tjerė tė forumit, bllogjet mė tė lexuara, dhe kontrolli qė ju kini mbi bllogun tuaj. Mund tė ndryshoni pėr shembull stilin e paraqitjes sė bllogut tuaj personal.

Emri:  Screen Shot 2021-01-31 at 11.27.14 PM.jpg

Shikime: 746

Madhėsia:  9.2 KB

Pasi tė klikoni mbi "Bllogje", do tė shikoni njė buton nė krye tė faqes djathtas, qė ju lejon qė tė postoni njė postim tė ri nė bllogun tuaj personal.

Emri:  Screen Shot 2021-01-31 at 11.34.17 PM.png

Shikime: 742

Madhėsia:  16.3 KB

Nė postimin e bllogut tuaj, mund tė postoni pak a shumė siē postoni nė temat e forumit. Mund tė postoni foto, video, tekst dhe lidhje tė ndryshme. Ju kujtojmė se fotot tuaja ėshtė mirė ti postoni tek Albumet tuaja personale, dhe ti referoni nė bllogun tuaj kėtu.

- Cilat janė kufizimet e forumit mbi bllogjet personale?

Kufizimet e forumit janė minimale. Moderatorėt e forumit rezervojnė tė drejtėn tė ndėrhyjnė nė postimet e bllogjeve vetėm nė ato raste kur ka shkelje tė Misionit tė Forumit ose tė Rregullores sė Forumit.. Pėr aq kohė sa nuk ka fjalor apo materiale tė pahijshme tė publikuara nė bllogun tuaj personal, stafi i forumit nuk ndėrhyn nė tė. Ne ua ofrojmė kėtė shėrbim falas, me shpresėn se ju do tė prodhoni vlera qė do tė pasurojnė jo vetėm faqet e forumit, por do tė ndriēojnė mendjet dhe sjellin kėnaqėsi zemrave tė lexuesve tuaj.

Nė asnjė kėnd tjetėr tė Internetit nuk keni pėr tė gjetur mbėshtetje mė tė madhe pėr tė lėvruar fjalėn tuaj tė lirė se sa nė Forumin Shqiptar. E kemi tė qartė qė sot ju mund tė keni shumė mundėsi pėr tė shprehur atė qė mendoni. Por ne ju kujtojmė se Forumi Shqiptar ka ekzistuar para se tė dilte njė Google apo Facebook, dhe do tė ekzistojė edhe kur mos ketė mė Google e Facebook. Komuniteti ynė shqiptar nė Internet ėshtė njė stafetė brezash dhe si i tillė ėshtė i pavdekshėm.

Stafi i Forumit

Submit "Njė bllog personal falas pėr ēdo anėtar tė Forumit Shqiptar" to Digg Submit "Njė bllog personal falas pėr ēdo anėtar tė Forumit Shqiptar" to del.icio.us Submit "Njė bllog personal falas pėr ēdo anėtar tė Forumit Shqiptar" to StumbleUpon Submit "Njė bllog personal falas pėr ēdo anėtar tė Forumit Shqiptar" to Google

Rifreskuar nė datėn 01-02-2021 ora 00:59 nga Albo

Kategoritė
Kultura , Kombi , Demokracia , Familja

Komente

Trackbacks