Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Nga dallon e mira nga e keqja?

Vlerėsoje Postimin
Njė ditė vajza ime mė bėri njė pyetje tė ēuditshme pėr moshėn e saj. Ajo ėshtė vetėm 9 vjeē. Shpesh nė shkollėn ku shkon kish dėgjuar mėsuesen tė fliste pėr "tė mirėn" dhe "tė keqen". Nė mendjen e saj, e mira ishte ajo qė mėsuesja priste nga nxėnėsit e klasės sė saj. Dhe e keqja ishte diēka e frikshme, e ndėshkueshme si nga mėsuesja edhe nga prindėrit e rritur tė fėmijėve. Me plot kureshtje dhe pafajėsi, ajo mė pyeti:

- Babi, nga dallon e mira nga e keqja?


Mu desh tė heshtja pėr pak momente pėr tė organizuar mendimet e mia nė kokė, dhe pėr t'ia pėrshtatur njė mendje tė brishtė fėmije. Fillova me qetėsi t'ia shpjegoj dallimin mes tė dyjave.

1. E vėrteta pėrballė gėnjeshtrės

E mira, tė keqen babi, ėshtė gjithmonė e vėrtetė dhe asnjėherė nuk tė gėnjen. Kurse e keqja gjithmonė ėshtė e ngritur mbi gėnjeshtrėn qė mundohet tė fshehė apo anashkalojė tė vėrtetėn. Kur e mėson tė vėrtetėn, ti je e fortė! Kur tė gėnjejnė, ti ndihesh e dobėt! Dhe jo vetėm kaq. Por edhe ti vetė kur je duke thėnė tė vėrtetėn, je duke treguar qė je vajzė e mirė. Dhe kur gėnjen, je duke treguar qė nuk je vajzė e mirė.

- Po kur njerėzit mė pyesin dhe unė nuk e di pėrgjigjen, ēfarė pėrgjigje t'iu jap?

- Kur nuk e di pėrgjigjen, pėrgjigju qė nuk e di. Nuk ka asgjė tė keqe tė thuash qė nuk e di. Kjo ėshtė e vėrteta apo jo?

- Po si ta mėsoj unė pėrgjigjen e vėrtetė? Si ta kuptoj qė po mė gėnjejnė?

- Tė vėrtetėn ne gjithmonė e marrim nga Zoti ynė Krisht, prandaj na quajnė tė Krishterė. Sa herė qė shkojmė nė Kishė tė dielave, sa herė qė dėgjojmė predikimin e priftit nė Kishė, sa herė qė lexojmė Biblėn, tė gjitha kėto janė tė vėrteta. Janė tė vėrteta qė Kisha na i mėson ne siē ua ka mėsuar dhe brezave qė kanė ardhur para nesh, babit, gjyshit, stėrgjyshit e kėshtu me rradhe.

Gjėja tjetėr qė duhet tė mbash gjithmonė nė mendje ėshtė qė kur linde ti Zoti tė dha njė mami dhe njė babi, qė tė kujdesen pėr ty, tė tė duan, e tė tė mėsojnė e udhėzojnė pėr ēdo gjė. Dhe ėshtė detyra e mamit e babit qė tė tė mėsojnė ty tė vėrtetėn.

- Edhe mėsuesja nė shkollė apo ajo?

Mėsuesja tė mėson disa tė vėrteta, por mėsuesja nuk tė do ty sa tė do mami e babi. Pastaj mėsuesja nganjėherė ėshtė e detyruar nga shkolla e nga shteti qė tė tė mėsojė ty gjėra qė nuk janė tė vėrteta, e janė nė kundėrshtim me mėsimet qė tė ka dhėnė mami e babi. Kėshtu qė gjithmonė mbaj parasysh mėsimet tona, dhe gjithmonė na pyet ne kur nuk je e sigurt pėr ato qė dėgjon e mėson nė shkollė.


2. E bukura pėrballė tė shėmtuarės

E mira, tė keqen babi, ėshtė gjithmonė e bukur! Kėnaqesh kur e shikon dhe e prek. Kurse e keqja ėshtė gjithmonė e shėmtuar. Tė vjen ndot ta shikosh e prekėsh. Kjo ėshtė njė ndjesi qė ne e kemi tė gjithė si njerėz. Sytė e tu dhe zemra e mendja jote di tė dallojė tė bukurėn nga e shėmtuara. Dhe gjėja tjetėr qė duhet tė kuptosh, edhe pse je akoma e vogėl, ėshtė se ka njė bukuri tė jashtme dhe njė bukuri tė brendshme. Bukurinė e jashtme e shikon syri. Mėnyra se si vishesh dhe e paraqit veten. Por ka edhe njė bukuri tė brendshme, qė e kemi brenda zemrės, dhe kjo ėshtė bukuria e tė sjellurit tė hirshėm. Kur ti e dėgjon mamin e babin e sillesh ashtu si ata tė kanė mėsuar, ti tregon njė bukuri tė hijshme tė brendshme. Por kur ti nuk e dėgjon mamin e babin e bėn tė kundėrtėn e asaj qė ata tė kanė mėsuar, ti e humbet bukurinė e brendshme. Bukuria e brendshme ėshtė mė e rėndėsishme se ajo e jashtme, se bukuria e jashtme tė ikėn kur rritesh por bukurinė e brendshme e ke gjithmonė brenda zemrės tėndė gjithė jetėn tėnde.


3. Besimi pėrballė frikės

Tani ti besoj se je duke menduar nė mendjen tėnde tė vogėl: "A duhet tė kemi frikė nga e keqja?" Nė kėtė botė ka dy lloje njerėzish bija ime. Ata qė jetojnė me frikėn e Zotit. Dhe ata qė nuk jetojnė me frikėn e Zotit. Ata qė jetojnė me frikėn e Zotit dhe i luten Zotit, kanė gjithmonė mbrojtjen e Zotit. Zoti ėshtė i plotfuqishėm dhe ka nėn kontroll gjitēka. Kėta njerėz qė jetojnė me frikėn e Zotit janė njerėz me besim nė Zot. Tė kesh besim nė Zot do tė thotė tė jetosh jetėn tėnde ashtu si tė mėson Zoti. Kurse ata njerėz qė nuk jetojnė me frikėn e Zotit, nuk kanė as besim nė Zot, nuk kanė as mbrojtjen e Zotit. Kėta njerėz frikėsohen kollaj dhe i pushton e keqja. Dhe frika i shtyn qė tė bėjnė gjėra tė kėqija si pėr veten e tyre edhe pėr njerėzit rreth tyre.

- Po pse kėta njerėz nuk i besojnė Zotit si ne? A nuk do tė ishim tė gjithė tė mirė po tė bėnim si na mėson Zoti?

- Po, bija ime. Por disa njerėz kur rriten e bėhen tė mėdhenj, i harrojnė ato mėsimet e Zotit qė mėsuan si fėmijė. I harrojnė edhe mėsimet e prindėrve tė tyre. Tė vėrtetėn nuk e marrin mė nga familja dhe Kisha, e marrin nga shkolla, nga puna, nga televizori, nga Interneti, nga miqtė e shokėt qė takojnė. Dhe kjo i bėn tė huaj jo vetėm pėr Zotin por edhe pėr familjen e prindėrit e tyre. Nė mendjen e tyre ata kujtojnė se janė duke krijuar tė vėrtetat e tyre, nė kundėrshtim me mėsimet e Zotit dhe prindėrve tė tyre.

- E kupton tani dallimin mes sė mirės dhe sė keqes?

- Po.

- (Me tė qeshur) Bėhu vajzė e mirė mos u bėj vajzė e keqe!

Rifreskuar nė datėn 17-07-2023 ora 11:03 nga Albo

Fjalėt Kyēe: e keqja, e mira, familja, feja, morali, prindi, zoti Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Feja , Familja

Komente

Trackbacks