Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Demokracia vdiq! Tė na rrojė sa malet demokracia!

Vlerėsoje Postimin
Koha qė po jetojmė, do tė njihet nė analet e historisė si epoka e mashtrimit tė madh. Shumė njerėz nuk arrijnė ta shohin kėtė gjė sot, por do tė arrijnė ta bėjnė kėtė gjė nė retrospektivė kur tė ketė kaluar pak kohė dhe kur mendja tė jetė kthjelluar. Ashtu si shiu i rrėmbyeshėm turbullon ujin e njė lumi e nuk tė lejon tė shikosh tabanin e tij, dielli e kthjellon ujin e njė lumi dhe t'i mund tė shikosh nga lart tabanin e lumit me tė gjithė gurėt dhe peshqit qė lėvizin nė tė.

Politika e shqetėsuar nė kulm pėr demokracinė

E kini vėnė re, nė ēdo shtet tė botės sė qytetėruar perėndimore, njerėzit mė tė shqetėsuar e alarmuar nė kulm pėr demokracinė janė vetė politikanėt? Demokracia ėshtė pushteti i qytetarėve tė lirė, e detyrimisht, shqetėsimin mė tė madh pėr demokracinė e rezervojnė vetė qytetarėt e lirė. Politikanėt e pushtetarėt janė vetėm pėrfaqėsuesit e interesave tė sovranit popull. Ata punojnė pėr llogari tė qytetarit. Tė paktėn kėshtu demokracia duhet tė funksionojė.

Por jo, sot demokracia ėshtė kthyer nė njė shqetėsim tė politikės. Njerėzit ne pushtet i dėgjojmė pėrditė tek dalin nė televizor e bėrtasin se demokracia ėshtė nė rrezik. Demokracia ėshtė e kėrcėnuar. Dhe tregojnė me gisht nga kundėrshtarėt e tyre politikė qė kėrkojnė t'i rrėzojnė nga pushteti. Kjo ėshtė mėnyra e tyre pėr tė fshehur frikėn e rrėzimit nga pushteti. Kjo ėshtė edhe mėnyra e tyre pėr tė na treguar se sa tė dehur janė nga pushteti. Nuk duan ta lėshojnė pushtetin as me votėn e qytetarėve tė lirė. Njė nga mekanizmat mė balancuese tė njė demokracie tė suksesshme ėshtė se pushteti nuk ėshtė i pėrjetshėm. Pushteti ndryshon duart nė mėnyrė paqėsore me votėn e qytetarėve tė lirė. Pra pushteti ndryshon duart sa herė qė sovrani popull vendos njė gjė tė tillė. Dhe nė njė demokraci tė mirėfilltė, nuk ka as fitimtarė e as humbės tė pėrjetshėm. Sa herė qė qytetarėt u drejtohen kutive tė votimit, pushteti ndryshon duart e tij.

Kapsllėku i madh i demokracisė

Kur njeriu zihet kaps, zorrėt e tij mbushen plot me ushqim dhe e ka shumė tė vėshtirė jashtėqitjen. Nuk nxjerr dot mbetjet e ushqimit nga trupi i tij. Nėse nuk merr ilaē pėr kapsllėkun, mund tė krijojė probleme akoma mė tė mėdha pėr shėndetin. E gjithė bota e qytetėruar perėndimore po vuan nga njė kapsllėk kolektiv i demokracisė. Qytetarėt e shqetėsuar nė kulm pėr problematikėn e realitetit tė vendit tė tyre, mundohen t'i nxjerrin kėta pushtetarė tė dėshtuar jashtė sistemit tė tyre me votė, por nuk ia arrijnė dot qėllimit tė tyre pavarėsisht se sa shumė pėrpiqen. Dhe kemi arritur nė njė situatė sa groteske edhe kritike pėr tė ardhmen: njerėzit dalin tė votojnė nė zgjedhje, pushtetarėt vinė e ikin njėri pas tjetrit nė njė kohė shumė tė shkurtėr, por asgjė nuk ndryshon nė realitetin e tyre. Problemet e jetės sė tyre ngelen nė vend numėro. Sa zgjedhje janė mbajtur nė Britaninė e Madhe nė 3 vitet e fundit? Po nė Irlandė? Po nė Francė? Po nė Gjermani? Qytetarėt e kėtyre vendeve po e kuptojnė se demokracia e tyre ėshtė zėnė kaps! Vota e tyre nuk i jashtėqit kėta njerėz tė paaftė e korruptuar siē bėntė dikur. Dhe realiteti i tyre shoqėror po bėhet edhe mė i frikshėm nga dita nė ditė, e askush nuk lėviz as gishtin mė tė vogėl pėr tė bėrė diēka.

Qytetarėt po zgjohen nga gjumi letargjik pėr tė kuptuar se nga dita nė ditė demokracia e tyre po vdes. Pushteti i votės sė tyre ėshtė vjedhur. Ata nuk janė mė sovranė nė vendin e tyre. Emigrantėt nga tė gjitha cepat e globit hyjnė nė kėto vende si nė shtėpinė e tyre me pėrkrahjen e hapur tė pushtetarėve tė tyre. Atyre pushtetarėve qė duhet tė vinin interesat e qytetarėve tė asaj shoqėrive para gjithė interesave tė tjera. Sot qytetarėt e lindur nė kėto vende, e gjejnė veten si qytetarė tė dorės sė dytė. Interesat e atij emigrantit afrikan, aziatik janė mė tė rėndėsishme se sa interesat e qytetarėve tė lindur nė kėto vende! Ish ekonomisti me famė botėror Profesori dhe ekonomisti Milton Freidman do t'iu kujtonte politikanėve tė majtė amerikanė nė vitet 1980: "Mes shtetit social dhe emigracionit, mund tė zgjidhni vetėm njė, por jo tė dyja pėrnjėherėsh!". Kjo ishte mėnyra e tij pėr t'i kujtuar kėta politikanė kokėboshė se nėse do t'i zgjidhnin tė dyja, kjo do tė sillte rrėnimin e shtetit social dhe gjithė shoqėrisė, pasi shteti nuk do tė mbulonte dot shpenzimet e mėdha me anėn e taksimit. Sot pėr ēudi, gjithė politikanėt nė Perėndim po e kalojnė me vetėdije tė plotė vijėn e kuqe qė profesori Fridman u caktoi. Qė do tė thotė, kėta pushtetarė janė duke shkatėrruar shoqėritė e tyre me vetėdije tė plotė. Kėta po i bėjnė atentat demokracisė.

Komploti pėr tė vrarė demokracinė

Njė komplot i pėrmasave tė tilla, nuk ndodh brenda ditėsh, javėsh, muajsh apo vitesh. Ky plan ėshtė vėnė nė lėvizje dekada mė parė. Nuk arritėm sot nė kėtė situatė tė frikshme vetvetiu. Dhe skenari ka disa komplotistė, pushtetarėt qė shohim nė ekranet e televizioneve janė vetėm kukullat e kėtij komploti ndėrkombėtar. Mediat dhe gazetarėt ruajnė njė rol primar nė njė demokraci: ata janė pushteti i katėrt, detyra e tė cilėve ėshtė tė informojnė qytetarin me tė vėrtetėn e politikave tė njerėzve nė pushtet qė ata kanė zgjedhur me votė. Gazetarėt luajnė rolin e arbitrit nė demokraci, ku mbrojnė rregullat e lojės demokratike qė sovrani popull ka diktuar pėr pushtetarėt. Lind pyetja: A do tė kishim arritur nė kėtė gjendje qė jemi sot, nėse mediat e pavarura dhe gazetarėt do tė kishin bėrė detyrėn e tyre? Pėrgjigjia ėshtė jo. Por ky realitet na shtyn tė besojmė si fakt tė kryer qė mediat qė ne mendonim se ishin tė pavarura nuk janė aspak tė tilla. Ato janė tė varura dhe komanduara dhe nuk punojnė aspak pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn e interesat e qytetarėve, por janė kthyer nė bashkėkomplotistė nė skenarin e vrasjes sė demokracisė. Tė vrasėsh demokracinė do tė thotė tė vrasėsh votėn e lirė tė qytetarit. Tė vrasėsh demokracinė do tė thotė ta mashtrosh qytetarin e lirė pėrditė me lajmet qė prodhon, duke e lėnė atė nė errėsirė pėr atė qė po ngjet nė shoqėrinė qė ti u linde, u rrite dhe jeton. Qytetarėt sot po e kuptojnė se njerėzit e mediave janė pjesė e kėtij komploti kundėr demokracisė dhe pushtetit tė tyre si sovran nė vendin e tyre.

Shpresa e vetme: Zgjimi nga gjumi i sovranit popull

Epoka e mashtrimit tė madh do tė ekzistojė pėr aq kohė sa e vėrteta do tė mbahet e fshehur nga sytė e veshėt e qytetarėve tė lirė. Sovrani nė njė shoqėri demokratike ėshtė qytetari i lirė. Jo qeveria, jo shteti, jo politikani orator i mirė. Qytetari i lirė! Tė gjithė kėta qė zura nė gojė, punojnė pėr llogarinė tuaj, e jo ju pėr ata. Kemi arritur nė njė situatė tragjike ku pushteti ka ndryshuar duart. Qytetarėt qė duhet tė ishin sovranė nė vendin e tyre e gjejnė veten si skllevėr tė pushtetit. Eshtė e dhimbshme por duhet ta shikojmė realitetin nė sy: demokracia jonė po jep shpirt! Liria jonė si njerėz tė lirė ėshtė mė e kėrcėnuar se kurrė mė parė. Por kjo nuk duhet tė na bėjė tė ndihemi tė pafuqishėm pėr tė ndryshuar situatėn nė tė cilėn e gjejmė veten. Ne kemi mė shumė pushtet se sa mendojmė. Ajo qė nevojitet ėshtė njė zgjim i madh nga gjumi i popullit liridashės. Komplotistėt janė vetėm njė grusht njerėzish qė zbatojnė me pėrpikmėri planet e caktuara djallėzore. Por ne jemi qindra milionė njerėz, njė shumicė absolute. Nėse tė gjithė zgjohemi nga gjumi, dhe protestojmė pėr tė kėrkuar rikthimin e rendit kushtetues ku lirite e qytetarėve respektohen e mbrohen, komplotistėt nė pushtet dhe nė media nuk do tė gjejnė vrimė miu ku tė fshehin kokėn e tyre. Ka ardhur koha qė qytetarėt tė zgjohen nga gjumi dhe tė ulėrijnė fort si ai luani nė stepat e Afrikės, qė tė gjithė pushtetarėt e njerėzit e mediave tė rizbulojnė se ēdo tė thotė tė jetosh me frikėn e sovranit popull. Demokracia duhet tė riktheht nė kuptimin e saj origjinal tė fjalės: pushteti i qytetarėve tė lirė. Qė kjo tė ndodhi, na duhet tė shkatėrrojmė mė parė mitin e ri tė formuar tė demokracisė nėn hundėn tonė: pushteti i njė grushti oligarkėsh qė fshihen pas perdes nė errėsirė e komandojnė gjithēka.

Epoka e mashtrimit tė madh do tė zgjasi pėr aq kohė sa e vėrteta do tė mbahet e mbuluar nėn shoshė. E vėrteta ėshtė si dielli rrezet e tė cilit depėrtojnė kudo e pastrojnė gjithēka. Errėsira e natės tėrhiqet nga frika e rrezeve tė diellit. Nėse do tė arrijmė tė mbijetojmė dhe fitojmė kėtė betejė tė madhe pėr demokracinė e lirinė tonė, na duhet qė ta kėrkojmė, mėsojmė e mbrojmė tė vėrtetėn. Pasi siē na mėson Zoti ynė Jisu Krisht:

"Vetėm e vėrteta do t'iu ēlirojė!"

Ungjilli sipas Joanit 8:31-32

Rifreskuar nė datėn 08-07-2024 ora 17:03 nga Albo

Fjalėt Kyēe: Asnjė Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Politika , Kombi , Demokracia

Komente

Trackbacks