Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Investimet e huaja ne Shqiperi.

    Nano: Mbeshtesim kompanite e huaja ne Shqiperi
    Mberrin ne Tirane kompania nderkombetare "Lockheed Martin" per te financuar ne sistemin e kontrollit te hapesires ajrore. Perfaqesuesi i saj per Evropen, Patrik Baklei: synojme t'i bejme me te preferueshme korridoret ajrore te Shqiperise per fluturimet nderkombetare

    Shoqeria e njohur nderkombetare "Lockheed Martin" mberrin ne Shqiperi, me synimin per te financuar ne sistemin e kontrollit te hapesires ajrore, cka do ta beje ate edhe me te preferueshme per fluturimet nderkombetare. Per te diskutuar rreth ketij projekti mberriti ne Tirane Drejtori Kontinental per Programet e Europes te Nderkombetares "Lockheed Martin", Patrik Baklei, i cili dje u prit edhe nga kryeministri Nano. Duke vleresuar iniciativen e kesaj shoqerie mjaft te njohur ne bote, e cila kohet e fundit eshte angazhuar ne nje projekt per modernizimin e kontrollit te trafikut ajror shqiptar, shefi i qeverise shprehu mbeshtetjen e qeverise per prezencen e kompanive te huaja prestigjoze ne Shqiperi. Ndersa Baklei, duke prezantuar projektin, nenvizoi se kompania po punon prej dy vjetesh per te bere te mundur prezencen e saj ne Shqiperi dhe per t'u fokusuar ne sherbimin e kontrollit te trafikut ajror. Projekti qe do te realizohet nga kjo kompani synon te rrise aftesine dhe sigurine e sherbimit te Qendres se Kontrollit te Trafikut Ajror shqiptar nepermjet modernizimit dhe pajisjes me radare dhe mjete komunikimi te sofistikuara, qe do ta bejne hapsiren ajrore shqiptare te preferueshme per fluturime mbikalim, edhe per vete pozicionin gjeografik qe ka vendi yne. Realizimi i projektit do te perfshije edhe fluksin ne rritje te fluturimeve qe parashikohen ne Lojrat Olimpike te Athines ne vitin 2004, qe pritet te rrise te ardhurat e kompanise ajrore shqiptare. Po dje, zedhenesi i kryeministrit njoftoi miratimin e kontrates me mes qeverise shqiptare ddhe "Lockheed Martin Global INC.". Kontrata bazohet ne projektin e Eurokontrollit dhe studimin e fizibilitetit te pergatitur nga "Lockheed Martin", e cila merr ne konsiderate edhe konceptet europiane te krijimit te nje hapesire te vetme paneuropaine, per ta konsideruar qendren shqiptare te sherbimit te kontrollit te Trafikut Ajror si nje qender virtuale te kontrollit te hapesires ajrore. Financimi i te gjithe projektit do te perballohet nga kompanite ajrore qe mbikalojne ne hapesiren tone, duke u reflektuar ne koston per njesi sherbimi, rritjen e numrit te mbikalimeve nepermjet rritjes se kapacitetit per ore fluturimi si dhe mbeshtetet ne strukturen pozicionale qe kane korridoret ajrore shqiptare.


    Tirane 19/12/2002
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Mos te behet njeri naiv dhe te krijoje kot iluzione qe Nano po lejon investimet e huaja ne Shqiperi. Cilado kompani e huaj qe do te punoje ne Shqiperi duhet te paguaje bakshishin Nanos dhe te majme biles e pastaj mund te diskutohet per pune.
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    UAU VINI T!
    Mė pėlqeu konkluzioni yt i saktė!
    Agimi

  4. #4
    TATAJA Maska e DON_Endri
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Divizioni 44, Batalioni ''Qef-Rehat''
    Postime
    78
    E ke gabim Vini T. Kompanite Amerikane e kane te ndaluar me ligj, te paguajne bashkish, ose ryshfete ne kundrejt te nje favorizimi ekonomik. Kshu qe ate punen e bakshishit harroje ti, te pakten per L. Martin, harroje. Ndersa kur behet fjale per ndonje kompani greke, italiane apo arabe, aty mund te kesh te drejte. Me t'mira. Endri ta ta
    Passwords are like underwear. Change yours often........Don't share yours with your lover.

    TaTaJa

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Tiranė (verės)
    Postime
    19
    Falemnderit per temen qe preke Vinny T.

    DON Endri, besoj se kam te drejte te mendoj se nuk ndodhesh ne Shqiperi (prej 6-7 vjetesh ). Ligji per te cilin ti ben fjale me siguri respektohet me kujdes ne vende te tjera por ketu jemi perpara nje situate krejt tjeter. Pa u bere shume emocional duhet te te jap nje ide te piramides politike ketu. Nuk ka kush ta hedhe ne gjyq Nanon, sepse vetem gjykatat nderkombetare mund ta marrin persiper nje ceshtje te tille. Per sa i perket Shqiperise ai ka (per fatin e mjere te te gjithe shqiptareve) edhe gurin edhe arren.

    Eshte vertet naivitet te mendosh se ajo qe ka shtyre Nanon te veproje astu NUK ka qene per te miren e tij personale te drejtperdrejte ose te ndersjellte. Ne qofte se nuk merr parate, merr nje favorizem tjeter dhe nqs jo per vehten e tij atehere per dike qe i intereson atij ta marre. Prapa shpatullave te tij eshte nje kube shume e fuqishme "biznesmenesh" e cila e nxit ate te marre kete apo ate vendim. Nano per sa i perket atij dhe "familjes" se tij mund edhe te deshiroje te ike nje ore e me pare e te shijoje ato qe ka vjelur deri me tani (larg drejtesise e cila shpresoj nuk do te vonoje) por unk e lene ato qe i terheqin apo i leshojne "fijet" e tij. Shpresoj qe tabloja te jete sadopak me e qarte se ne fillim.

    Me kete nuk dua te perlyej edhe emrin e kompanise ndertuese. Mund te jete shume prestigjoze dhe e ndershme aty ku kjo lypset (dhe vleresohet) por atyre pak u intereson Shqiperia, mbarevajtja e saj apo drejtesia filozofike ne parim . Thjesht po shfrytezojne me urtesi nje mundesi te dhene.

    me respekt
    iliri

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Faktet tregojne pikerisht te kunderten.

    Kompani te huaje (me qindra te tilla) erdhen ne Shqiperi edhe gjate 92-97, por asnjera prej tyre nuk u duk me, dhe asnjera prej tyre nuk paraqiti qofte edhe nje plan apo projekt.

    Sot ndodh e kunderta. Nuk ka asnje evidence deri tani qe Nano u kerkon ryshfet ketyre kompanive, pasi keto kompani jane pare te afroen ne shqiperi gjithmone e me shume, dhe me shume projekte jane parashtruar per realizim se kurre. Ne keto kushte te mendosh se Nano u merrka rryshfet kompanive qe sa vijne e shtohen eshte te aplikosh mendim pervert dhe aspak normal.

    Nga ana tjeter kompani te tilla si GE, AMBO, Lockhed Martin, Banka Boterore, etj etj e kane pothuasje te pamundur te japin rryshfete nga vet menyra sesi funksionojne financat e tyre teper te kontrolluara.

    Deri me sot nuk ka asnje akuze serioze apo te vertetuar per Nanon qe na paska marre para nga firma qe ofrojne investime te tilla strategjike. Sic thashe qysh kur Nano ka qene kryeminister eshte pare nje fluks me i madh se kurre investitoresh serioze ne Shqiperi dhe invetimesh jo pak te vogla. Ju kujtoj ketu TEC-in e Vlores, Aerportin e Rinasit, Portin e Durresit, Investimet e Lockhed Martin, Investimet ne Hidrocentralet dhe Rrjetin Elektrik, si dhe projekte te tilla gjigande si ai i tubacionit te naftes dhe gazit qe parashikohet te kaloje ne shqiperi, ai i autosdrated Durres-Morine, Hidrocentralit mbi Vjose, depozitave te naftes ne Vlore, disa dhjetra fshatrave turistike etj etj. Keto kurre te para me pare.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    240
    Pėrshėndetje,

    o Leshator, po si mund tė ketė akuzė pėr Nanon, kur ēdo akuzė qė ngrihet (pothuaj) kalon nėpėr duar tė tij, se pa dėgjuar hiē se hiē.
    __________________________________________________ __________

    Sa i pėrket investitorėve gjatė viteve 92-97 e ke pak gabim.
    Sepse edhe ne ishim ndėr ata, madje investime shumė tė mira, por nuk e kemi ditur se edhe tė rrezikshme.

    I nderuar, tė jesh i pari nė njė treg pėr 5 vite, e pastaj bankrot total, investime tė kota, nuk ėshtė e lehtė t'i pėrballosh.

    Ne (flas pėr Shqiptarėt e shumtė tė Kosovės, tė cilėt me gjithė rrezikun e eliminimit nga serbia pėr njė vulė tė vetme shqiptare nė pasaportė, se lėre rrahje e maltretime nė vend), investuam nė Shqipėri, tė shtyrė si njė treg mjaft i hapur, sepse Shqipėria mė 1992 i hapi tė gjithė kufijtė ma botėn, vend pothuaj pa kufi fare, pra tregu shqiptar dukej so treg mjaft i gjėrė krahasuar me Kosovėn e sapoizoluar, izolim i cili do tė zgjaste deri mė 1999, e pastaj edhe jashtė Shqipėrisė tregjet europiane dukeshin mė tė afėrta.

    E naytrisht, interesimi kryesor mbetej tregu Shqiptar.
    Tė verbėruar nga atdhetarizmi i ushqyer nė robėri prej 50 vitesh (diktatura komuniste SHQIPTARE ndaloj ēdo kontakt Kosovė-Shqipėri nė emėr tė mos bashkėpunimit me Jugosllavinė si tradhtare e idealve tė marksizėm-leninizmit, apo dokrrave tė tilla tė ngjashme, se lėre mė ne kėtu qė tė pėrmendej Enver Hoxha vetėm si emėr tė merrnin sė paku 48 orė nė burg) dhe qė po hapej Shqipėria edhe pėr ne me gjithė pengesat e serbisė, filluan investimet.

    Por, erdhi 1997. Si njė "tornado" qė rrokullisi ēdo gjė, dhe vlerat i ktheu nė antivlera dhe antivlerat nė vlera. Nė ēdo sferė tė jetės, jo vetėm nė afarizėm.

    Filluan ligjet diskriminuese pėr investitorėt e huaj, taksa tė pafundme dhe mė tė lartat nė Europė dhe atė nė shtetin mė tė varfėr tė saj.

    Si tėrhiqen investitorėt e huaj me taksa tė larta?
    Ata kur hyjnė nė njė treg investojnė, por jo tė mos mund ta rikthejnė investimin nga taksat e larta!
    Epo, tė sishin vetėm taksat problem.

    Natyrisht, pėr stimulim tė bizneseve tė vendit duhet tė ketė mė shumė lehtėsime pėr vendasit dhe tė huajt, si pėr nga taksat ashtu edhe pėr garancione bankare, etj. etj., por se, nėse Shqipėria nuk ka aq kapacitete pėr biznes vendas atėherė mos t'i ndalojė investimet e huaja.

    --------------------------------------------------------------------
    Shqipėria nuk ėshtė askund krahasuar me Turqinė, Greqinė, Kroacinė e Malin e Zi pėr nga turizmi!!!

    Ankonen bregdetarėt se nuk ka turistė...

    Po natyrisht se nuk ka!

    Tė them tė drejtėn apo si thotė populli "dorėn nė zemėr", (si turist qė ka qenė nė tė gjitha vendet bregdetare ballkanike), Shqipėria ka natyrėn mė tė bukur bregdetare, se tė mos flasim pėr pasuritė JObregdetare, bukuritė natyrore brenda Shqipėrisė.

    Shqipėria si pritėse e turistėve SOT, faktikisht, nuk ofron asgjė tjetėr pėrveē pasurive natyrore, krijemeve tė Nėnės Natyrė, sepse sa i pėrket dorės sė njeriut, nuk ka asgjė, edhe ato pak gjėra, si hoteli i famshėm Butrinti apo Adriatik, apo (ndoshta) edhe kompleksi Dora nė Shėngjin, nuk ofron asgjė tjetėr pėrveē bukurive natyrore dhe "gjuhės shqipe".
    Tani, kėto bukuri dhe vendi se flet shqip me tė vėrtetė janė dhe do tė mbeten tėrheqėse pėr turistėt (nga Kosova), por mysafirėve duhet ofruar edhe vende me kushte tė volitshme.
    E jo p.sh. sa paguan pėr hotele luksoze nė Turqi nė Shqipėri tė ofrohet njė hotel Butrint, qė tė njėjtin nė Turqi e gjenė pėr 1/3 e ēmimeve tė kėtij hoteli sarandjot.

    E Shqipėria nuk ka rrugė qė p.sh. do tė shkoshe nė Ksamil apo Dhėrmi nga Tirana e tė kthehesh brenda ditės, apo 24 orėve. Sė paku njė natė duhet fjetur atje. E ku? Kur nuk tė ofrohen as kushtet elementare.

    E di se Turqia dhe vendet tjera kanė 50 vite turizėm e Shqipėria ka 12-13 vite, ndoshta edhe vetėm 5 kur filluan flukset nga Kosova t'ia mėsyjnė me tė madhe bregdetit Shqiptar, por kjo nuk do tė thotė se tani Shqipėria duhet pritur 50 vite pėr tė arritur nivelin e tashėm tė kėtyre vendeve.

    Duhet strategji kombėtare e zhvillimit tė vendit.
    Duhet lejuar investrime nga tė katėr anėt.
    E jo pėr ryshfete tė ndalohen ato.
    --------------------------------------------------------------------------------------

    Kam lexuar diku, edhepse mjaft sipėrfaqėsisht se ROGNER Group dėshiron tė investojė nė Porto Palermo, madje pėrveē fshatit turistik ofron edhe Aeroport lokal.
    E si mund tė vonohet njė projekt i kėtillė?
    Apo edhe rrezikon ndoshta tė mos miratohet?
    Si mund tė vihet nė pyetje kjo ēėshtje?
    Pse a Shqipėria ka aq shumė ofertues qė ka nivelin e refuzimit tė ofertave investuese?
    E sidomos nė turizėm, si treg mjaft fitimprurės!

    Por jo, sepse duhet mbushur xhepin dikujt mjaft majmė, pėr tė fituar diēka.
    E dihet kujt duhet mbushur.
    "SHEFAVE TĖ MĖDHENJ"

    Thonė, pa dhėnė nuk merr!

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    KORRIERI

    2004, bien investimet e huaja direkte
    E Merkure, 14 Korrik 2004
    Raporti i Bankes se Shqiperise

    Investimet e huaja direkte gjate tremujorit te pare te ketij viti kane qene me te ulta se, ato te se njejtes periudhe te nje viti me pare. Banka e Shqiperise ne publikim te bilancit te pagesave per tremujorin e pare te ketij viti beri te ditur se, investimet e huaja direkte gjate periudhes janar-mars, shenuan 35 milione dollare nga 38 milione dollare qe ishin vitin e kaluar. Megjithe disa masa qe institucionet vendase te financave po marrin per uljen e barrierave adminisrative per investimet dhe reduktimin e rriskut, niveli i investimeve te huaja po merr per te kunderten. Renia eshte reflektuar se fundi ne shifrat zyrtare te Bankes se Shqiperise, nderkohe qe shkaqet per kete renie mbeten te paqartesuara. Vitin e kaluar investimet e huaja direkte arriten ne 178 milione dollare ose 32 per qind me te larta se ato te vitit 2002. Keshtu situata ne investimeve ne Shqiperi paraqitet me e perkeqesuar se ne rajon. Ku investimet per fryme jane me te ultat, madje vende te tilla si Sllovenia arrijne te thithin investime ne vlere monetare brenda nje viti sa ne arrijme te observojme per 10 vite. Parashikimet e analisteve ekonomike per zgjidhjen e kesaj situate nuk po merren seriozisht nga institucionet pergjegjese. Ne kuptim te gjetjes se menyrave atraktive per terheqjen e investitoreve te huaj per ta investuar kapitalin e tyre pikerisht ne Shqiperi dhe jo ne vendet fqinje. Menyra per kete ekzistojne, por nevojitet te ndiqen masat dhe instrumentet te cilat kane treguar sukses ne vendet tjera. E te tilla ka shume, si Polonia, Cekia, Sllovakia, Hungaria, Estonia, Finlanda, si dhe shume vende tjera te cilat gjate periudhes se tranzicionit ekonomik kane arritur te terheqin nje nivel rekord te investimeve te huaja.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    SHEKULLI

    Alarmi pėr investimet e huaja
    Nga Gjergj Buxhuku

    Me 137 milionė $ viti 2002 e shėnon Shqipėrinė si vendin me investimet direkte mė tė vogla pėr frymė nė vendet e Europės Juglindore! Ndėrkohė qė nė kushtet e liberalizimit tė tregtisė dhe tė procesit tė integrimit kudo nė vendet e Europės Qendrore dhe Juglindore, janė rritur konsiderueshėm flukset e investimit tė kapitalit tė huaj, nė Shqipėri vazhdojnė tė bėjnė vend numuro prej vitesh. Themi prej vitesh, se edhe pse nė statistika shėnohen p.sh nė vitin 2001 njė shifėr prej 31% mė shumė investime tė huaja nė krahasim me vitin 2002, nėse hiqet shitja e licensės ekskluzive tė telefonisė celulare sė Vodafon-Panafoni-it nė fakt kemi vlera pothuajse tė njėjta. Tė njėjtėn gjė mund tė themi edhe pėr vitin e ashtuquajtur “boom” tė 2000, nėse hiqet shuma e arkėtuar nga privatizimi ekskluziv dhe i privilegjuar i AMC. Nė fakt shitja e licensave ekskluzive ose shitja e bizneseve tė ngritura si rasti i telefonisė celulare, nuk janė tregues pėr tė vlerėsuar aftesinė e vendit pėr thithjen e investimeve tė huaja. Sepse, nė rastet e mėsipėrme u shiten biznese dhe licensa monopolistike, qė ėshtė e mundur tė shiten vetėm njėherė!
    Investimet e huaja kanė njė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr ekonomitė e vendeve ish -komuniste, aq mė tepėr njė vendi me ekonomi krejt tė prapambetur si Shqipėria. Rėndėsia e tyre shikohet jo vetėm nė uljen e papunėsisė, gjenerimin e brendshėm financiar, por edhe nė faktin se kjo ėshtė mėnyra per sjelljen e teknologjisė sė pėrparuar nė ato degė me perspektive afatgjatė, qė do tė bėjnė tė mundur integrimin real tė ekonomisė shqiptare nė atė europiane dhe botėrore. Gjendja e bllokimit “de facto” tė investimeve tė huaja nė Shqipėri ka dy shfaqje kryesore: Klimė e pakėnaqshme dhe jo mikpritėse nga ambienti i vendit dhe legjislacioni pėrkatės jofavorizues. Analiza e dukurive tė mėsipėrme na zbulon shkaqet e vėrteta tė situatės sė pakėnaqshme.
    Sė pari, duket gjatė viteve tė hapjes demokratike tė vendit nė Shqipėri tashmė janė ngritur dhe funksionojnė lobe tė fuqishme ekonomike dhe politike, qė nuk deshirojnė nė tė vėrtetė, pėrveē thirrjeve propogandistike tė zakonshme, tė tėrheqin kapitalet e huaja nė ekonominė shqiptare. Strukturimi i ekonomisė shqiptare ėshtė bėrė i tillė, qė numri mė i madh i bizneseve mund tė ekzistojė vetėm nė kushtet e mbylljes me botėn dhe mungesės sė konkurrencės. Kėshtu, qė kapitali i huaj rrezikon seriozisht “statukuone” aktuale kaq tė pėrshtatshme pėr operatorėt dhe njėkohėsisht kaq tė rėndė pėr shpatullat e qytetarit tė thjeshtė dhe tė varfėr shqiptar.
    Sė dyti, bizneset tregtare nė pėrgjithėsi, qė bėjnė ligjin nė ekonominė dhe politikėn shqiptare, tmerrohen nga thithja e investimeve tė huaja, qė detyrimisht do tė drejtohen drejt sektorėve prodhues duke parė deficitin e madh tregtar tė vendit.
    Sė treti, nė Shqipėri kemi diskriminim real, qė lidhet me origjinėn e ardhjes sė kapitalit tė huaj. Ndėrkohė, qė kapitali grek me mbėshtetjen e drejtpėrdrejtė tė qeverisė sė shtetit tė tyre dhe partnerėve tė tyre politikanė shqiptarė ka mbėrthyer sektorėt mė strategjikė dhe mė fitimprurės tė vendit, si telefonia celulare, karburantet, ēimenton dhe prodhimet bujqėsore dhe ushqimore, kapitali i vendeve tė tjera ėshtė lėnė tė drejtohet vetėm nė sektorėt e parėndėsishėm tė ekonomisė, qė mbėshteten vetėm nė pėrfitimin nga fuqia punetore, siē ėshtė rasti i mallrave tė rieksportit! Ndėrkohė qė tė parat pėrveē se nxjerrin nga Shqipėria me qindra milionė dollarė nė vit si psh. telefonia celulare, shkaktojnė pjesėn mė tė madhe tė vrimės sė zezė prej 1,5 miliardė $ tė deficitit tregtar si psh. produktet e industrisė ushqimore, tė ndėrtimit, etj, por edhe nuk kanė asnjė ndikim tė ndjeshėm nė uljen e papunėsisė masive ose nė sigurimin e tė ardhurave nė buxhetin e shtetit.
    Detyrė parėsore e qeverisė shqiptare del rishqyrtimi i menjėhershėm i ligjit tė investimeve tė huaja, qė ka mbetur i paprekur qė nga viti 1993. Pavarėsisht se pėr kohėn ligji ka qenė nė tėrėsi pozitiv, ndryshimet e mėdha nė ekonominė shqiptare, proceset e hapjes ekonomike me botėn dhe integrimin nė BE, e bėjnė tė domosdoshme rivlerėsimin e tij. Pas kėsaj tė punohet pėr zbatimin me efektivitet tė tij duke luftuar monopolet dhe liberalizuar ekonominė, duke filluar nga sektorėt strategjikė. Duhet ta kemi mirė parasysh se pėrsa i pėrket thithjes sė kapitalit te huaj edhe pėr shumė kohė do tė jemi nė konkurrencė tė hapur me shumė vende tė tjera. Investimet e huaja duan siguri dhe privilegje reale dhe jo demagogji. Deri mė sot alarmi pėr shkaqet e nivelit tė ulėt tė investimeve tė huaja nuk ėshtė ngritur asnjėherė seriozisht nė politikėn, Parlamentin dhe ekzekutivin shqiptar. Le tė shpresojmė se gjendja do tė ndryshojė pėr mė mirė dhe sa mė shpejt!

  10. #10
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E Premte, 30 Korrik 2004


    BB, 15 MILIONE $ PER BURIMET UJORE

    Administrimi i burimeve ujore ne Shqiperi do te behet i mundur nepermjet nje financimi te Bankes Boterore. Ministria e Financave dhe Banka Boterore kane arritur dje ne nje marreveshje per financimin e projektit Menaxhimi i Burimeve Ujore. Banka Boterore do te financoje me 15 milione dollare projektin, kostoja totale e te cilit llogaritet te jete 38.9 milione dollare. Marreveshja eshte nenshkuar per palen shqiptare nga Ministri i Financave, Arben Malaj dhe per BB nga perfaqesuesi rezident i Bankes Boterore ne Shqiperi, z. Nadir Mohammet. "Jam i kenaqur te firmos marreveshjen e kredise ne emer te menaxhereve te Bankes Boterore per projektin e Menaxhimit te Burimeve Ujore, qe ka nje kosto prej 40 milione dollaresh, nga te cilat IDA do financoje 15 milione USD. Projekti, i aprovuar nga Bordi i Drejtoreve te Bankes Boterore ne 3 Qershor 2004 ka tre objektiva: se pari, te vazhdoje rehabilitimin e ujitjes dhe forcimin e Shoqatave te Perdorimit te Ujit ne sektorin e ujitjes; se dyti, te forcoje bordet e kullimit, qe tani jane ngarkuar te bejne mbrojtjen nga permbytjet dhe se treti, te permiresoje administrimin e baseneve ujore", tha ne fjalen e tij z. Nadir Mohammet. Marreveshja e arritur konsiston ne dhenien e nje kredie koncesionale te maturuar per 20 vjet, perfshire nje gracperiode per dhjete vitet e para me interes 0.75 % ne vit. Qeveria shqiptare bashkefinancon ne kete projekt me nje fond prej 6 milione dollaresh. Rritja e te ardhurave te fermereve nepermjet rehabilitimit te sistemeve te ujitjes dhe kullimit, rritja e qendrueshmerise se sektorit te ujitjes permes fuqizimit te shoqatave te perdorimit te ujit si dhe riorganizimi i ndermarrjeve te ujerave perbejne thelbin e projektit "Menaxhimi i burimeve ujore". Ky projekt vjen ne ndihme te rehabilitimit te sistemit te ujitjes dhe kullimit ku do te perfshihet edhe rehabilitimi i disa rezervuareve kryesore. Ministri i Financave e ka vleresuar kete marreveshje si shume te rendesishme per sektorin e bujesise, pasi sipas tij sektori i bujqesise vazhdon te jete nje nga sektoret me peshen me te madhe ne Prodhimin e Brendshem Bruto "PPB), me rreth 24,5 %; popullsia qe banon ne keto zona perben rreth 40 % te popullsise se vendit dhe Strategjia Kombetare e Zhvillimit Ekonomik e Social "SKZHES) synon qe nepermjet politikave te qarta dhe mbeshtetjes se strategjive me burimet e nevojshme, te krijoje impakte te reja zhvillimi ne keto zona.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •