Nano: Mbeshtesim kompanite e huaja ne Shqiperi
Mberrin ne Tirane kompania nderkombetare "Lockheed Martin" per te financuar ne sistemin e kontrollit te hapesires ajrore. Perfaqesuesi i saj per Evropen, Patrik Baklei: synojme t'i bejme me te preferueshme korridoret ajrore te Shqiperise per fluturimet nderkombetare
Shoqeria e njohur nderkombetare "Lockheed Martin" mberrin ne Shqiperi, me synimin per te financuar ne sistemin e kontrollit te hapesires ajrore, cka do ta beje ate edhe me te preferueshme per fluturimet nderkombetare. Per te diskutuar rreth ketij projekti mberriti ne Tirane Drejtori Kontinental per Programet e Europes te Nderkombetares "Lockheed Martin", Patrik Baklei, i cili dje u prit edhe nga kryeministri Nano. Duke vleresuar iniciativen e kesaj shoqerie mjaft te njohur ne bote, e cila kohet e fundit eshte angazhuar ne nje projekt per modernizimin e kontrollit te trafikut ajror shqiptar, shefi i qeverise shprehu mbeshtetjen e qeverise per prezencen e kompanive te huaja prestigjoze ne Shqiperi. Ndersa Baklei, duke prezantuar projektin, nenvizoi se kompania po punon prej dy vjetesh per te bere te mundur prezencen e saj ne Shqiperi dhe per t'u fokusuar ne sherbimin e kontrollit te trafikut ajror. Projekti qe do te realizohet nga kjo kompani synon te rrise aftesine dhe sigurine e sherbimit te Qendres se Kontrollit te Trafikut Ajror shqiptar nepermjet modernizimit dhe pajisjes me radare dhe mjete komunikimi te sofistikuara, qe do ta bejne hapsiren ajrore shqiptare te preferueshme per fluturime mbikalim, edhe per vete pozicionin gjeografik qe ka vendi yne. Realizimi i projektit do te perfshije edhe fluksin ne rritje te fluturimeve qe parashikohen ne Lojrat Olimpike te Athines ne vitin 2004, qe pritet te rrise te ardhurat e kompanise ajrore shqiptare. Po dje, zedhenesi i kryeministrit njoftoi miratimin e kontrates me mes qeverise shqiptare ddhe "Lockheed Martin Global INC.". Kontrata bazohet ne projektin e Eurokontrollit dhe studimin e fizibilitetit te pergatitur nga "Lockheed Martin", e cila merr ne konsiderate edhe konceptet europiane te krijimit te nje hapesire te vetme paneuropaine, per ta konsideruar qendren shqiptare te sherbimit te kontrollit te Trafikut Ajror si nje qender virtuale te kontrollit te hapesires ajrore. Financimi i te gjithe projektit do te perballohet nga kompanite ajrore qe mbikalojne ne hapesiren tone, duke u reflektuar ne koston per njesi sherbimi, rritjen e numrit te mbikalimeve nepermjet rritjes se kapacitetit per ore fluturimi si dhe mbeshtetet ne strukturen pozicionale qe kane korridoret ajrore shqiptare.
Tirane 19/12/2002
Krijoni Kontakt