Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Statistika nga Shqiperia

    Te papune te rregjistruar


    Te papune te regjistruar gjithsej sipas gjinise.

    per vitin 1996:

    Gjithsej = 158.155
    gra = 70.130
    burra = 38.016

    per vitin 1997:

    Gjithsej = 193.256
    gra= 84.564
    burra = 45.606


    -----------------------------------------
    *legjenda e grafikut:

    ngjyra verdhe = total
    ngjyra e kuqe = gra
    ngjyra jeshile = burra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 19-12-2002 mė 08:50

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Niveli i punesimit sipas gjinise

    viti 1996:

    Te punesuar gjithsej = 62.50 %
    Femra = 50.20 %
    Meshkuj = 74.70 %

    viti 1997:

    Te punesuar gjithsej = 60.30 %
    Femra = 47.90 %
    Meshkuj = 72.60 %


    ---------------------------------------
    *legjenda e grafikut:

    ngjyra verdhe = total
    ngjyra e kuqe = gra
    ngjyra jeshile = burra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    INSTAT: Shqipėria, 1.4% pakica etnike

    INSTAT publikon studimin lidhur me minoritetet etnike dhe ento-gjuhėsore dhe tendencat e tyre

    INSTAT: Shqipėria, 1.4% pakica etnike

    Sipas drejtoreshės Milva Ekonomi, nė vendin tonė 42892 banorė i pėrkasin pakicave kombėtare


    Bruna Prifti

    Nė Shqipėri, 1.4% e popullsisė janė pakica etnike, ku padyshim numrin mė tė madh e zė minoriteti grek. Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė INSTAT-it, lidhur me minoritetet nė vendin tonė. Studim nė tė cilin ėshtė pėrfshirė tendenca e minoriteteve, e analizuar nga pikėpamja etnike dhe ajo etno-gjuhėsore. Sipas drejtoreshės sė INSTAT-it, Milva Ekonomi, tė dhėnat mbi numrin e minoriteteve mund tė jepen vetėm tė vlerėsuara nė nivel kombėtar duke marrė nė konsideratė tre hipoteza: “Qė pakicat kombėtare janė pėrqėndruar kryesisht nė po ato zona si dhe gjatė regjistrimit tė vitit 1989, qė struktura e shpėrndarjes sė njė pakice tė caktuar nė nivel kombėtar nuk ndryshon dhe qė llogaritjet pėr pakicat kombėtare bėhen mbi popullsinė prezente”,- thotė Ekonomi. Sipas saj, nė pakicat etnike janė pėrfshirė pakicat greke, maqedonase e malazeze, ndėrsa nė ato etno-gjuhėsore janė pėrfshirė romėt e arumunėt me gjuhėn e kulturėn e tyre.


    Shpėrndarja e minoriteteve

    Sipas studimit, popullsia minoritare greke ėshtė e pėrqėndruar kryesisht nė jug tė Shqipėrisė nė komunat, Dropull i Poshtėm, Dropull i Sipėrm, Pogon, Dhiver, Aliko, Livadhja, Finiq, Mesopotam. Konkretisht nė rrethet Sarandė, Delvinė dhe Gjirokastėr. Nė tė gjitha rrethet e mėsipėrme jetonte 96.1% e popullsisė me kombėsi greke e llogaritur kjo mbi bazėn e regjistrimit tė vitit 1989. Ndėrsa popullsitė e pakicave tė tjera etinike si maqedonas janė vendosur kryesisht nė komunėn e Liqenasit dhe ato serbo-malazeze kryesisht nė Vrrakė. “Gjatė vrojtimeve tė bėra nė vitin 1998 dhe 2002 pranė familjeve nė zonėn e Korēės dhe tė Devollit dhe nė komunėn e Liqenasit, ėshtė vėnė re se minoriteti maqedonas nuk ėshtė prekur nga efekti migrues”,- theksohet nė studimin e INSTAT. Sipas tij, gjatė regjistrimit tė kaluar pėrfaqėsonte 92.8 pėr qind tė kėtij minoriteti nė vend. “Duke supozuar se kjo strukturė nuk ka ndryshuar, minoriteti maqedonas nė vend llogaritet rreth 4.148 banorė”,- sqaron Ekonomi.

    Ulja e numrit tė popullsisė

    Emigrimi ėshtė njė faktor qė ka influencuar nė pakėsimin e popullsisė. Fenomen qė ėshtė ndier mirė nė Gjirokastėr, Sarandė e Delvinė, ku ėshtė shėnuar ulje e popullsisė prej 45%. Kjo po tė kemi parasysh se nė regjistrimin e ’89 popullsia e tre rretheve ishte 154.141 banorė dhe nė 2001 u bė 99.798 banorė. Sipas studimit tė INSTAT-it, nė kėto kushte merr kuptim edhe ulja e prezencės sė popullsisė minoritare greke nė kėto zona. Duhet evidentuar fakti se nėse nė regjistrimin e kaluar popullata e kėtyre rretheve pėrfaqėsonte 4.8 pėr qind tė popullatės gjithsej, pas regjistrimit tė 2001, rezulton 3.3 pėr qind tė popullatės. Prezenca e minoritetit grek nė rrethet e tjera llogaritet duke u bazuar nė ritmet mesatare vjetore tė rritjes sė popullsisė gjithsej. Prezenca malazeze nė Shqipėri, e pėrqėndruar nė komunėn e Gruemire tė Malėsisė sė Madhe dhe kryesisht nė fshatin Grile (Vrakė) vlerėsohet nė 678 banorė. Shifra pak mė tė larta kanė pakicat etno-gjuhėsore arumune, tė cilėt janė vlerėsuar nė 992 banorė. Sipas Milva Ekonomit, kjo shifėr ėshtė bazuar nė regjistrimin e vitit 1989, duke marrė parasysh rritjen e popullsisė me 2 pėr qind dhe faktin se kjo pakicė nuk ėshtė prekur nga efekti migrues.


    Llogaritje tė ngjashme

    Llogaritjet e bėra nga INSTAT, kanė shumė ngjashmėri me tė dhėnat e marra nga njė studim tjetėr LSMS (anketė e matjes sė nivelit tė jetesės pranė familjeve). Kėtė fakt e pohon drejtoresha e INSTAT-it, sipas tė cilės tė dhėnat e vlerėsuara thuajse pėrputhen. Ajo sqaron se tė gjitha tė dhėnat pėr minoritetet nė vend, pėrpara dhe pas regjistrimit tė popullsisė dhe banesave nė vitin 2001 janė bėrė nė bashkėpunim me Drejtorinė e Minoriteteve nė Ministrinė e Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė.


    Pakicat etnike nė vite

    1950, 2.9%
    1955, 3.4%
    1960, 2.7%
    1979, 2.1%
    1989, 2%
    2001, 1.4%


    Pakica kombėtare 42 892 banorė

    35829 grekė
    4148 maqedonas
    678 malazezė
    992 arumunė



    25/02/2004
    shekulli

Tema tė Ngjashme

  1. Valentino Rossi: Honda dhe Yamaha karriera dhe statistika.
    Nga ElMajico nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2005, 15:54
  2. Disa statistika rreth numrit tė muslimanėve nė botė
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 08:35
  3. BBC: Statistika tė migracjonit global
    Nga StterollA nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-05-2004, 16:55
  4. Statistika pėr vizitorėt nė njė faqe
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 14:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •